21. Enbija · Ajeti 29 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 21:16–21:29

Krijimi i qiejve dhe i tokës me të gjitha dukuritë dhe fenomenet në to, janë argument i fuqisë pakufishme të Zotit. Në bazë të një studimi serioz të tyre, njerëzit do të arrijnë ta kuptojnë dhe ta besojnë Krijuesin e tyre. Ky është një fakt që asgjëson çdo gënjeshtër.

Duke qenë pronë e Zotit çdo qenie e send që ekziston, disa mendjelehtë i përshkruajnë Zotit edhe fëmijë, e dihet se melaiket që janë më afër Tij, e ndjejnë veten rob të Tij, e adhurojnë pa ndërprerë dhe pa u lodhur. Edhe përkundër të gjitha këtyre fakteve, idhujtarët vazhduan të adhurojnë zota të tjerë që nuk kanë kurrfarë fuqie, po janë vetëm trupa të ngurtë. më I Sikur të ekzistonin shumë zota, do të shkatërrohej rregulli që mbretëron në botë dhe do të shkatërrohej e tërë gjithësia, pse ekzistimi edhe i ndonjë zoti tjetër, vetvetiu jep të kuptohet se ai është i nevojshëm, e zoti që ka nevojë edhe për ndonjë tjetër, ai nuk është zot, sepse paaftësia e tij shkakton ekzistimin e tjetrit, e tjetri duhet të ketë kompetencë, e dy kompetenca nuk mund të realizohen njëkohësisht, e realizimi i njërës e i tjetrës jo, mohon aftësinë e të dytit, kështu pra, ekziston vetëm një Zot dhe vetëm rregulli i Tij mbretëron në gjithësi. Meqenëse vetëm Ai është i Zoti çdo gjëje, Ai nuk përgjigjet pse punon në këtë mënyrë ose në atë.

Në asnjë libër para Kur'anit e as në Kur'an nuk ka fakte se pos Zotit që është një, ka edhe zota të tjerë, prandaj është për t'u habitur se si mashtrohen idhujtarët dhe adhurojnë sende të kota"

Besimi në një Zot të vetëm, nuk është risi prej Kur'anit ose prej Muhammedit. Çdo pejgamber ka porositur e mësuar të njëjtin besim, ka mësuar se engjëjt janë rob të Zotit dhe nuk mund ta ndihmonjë askë, pos atij, që e pelqen Zoti e për atë që mënjanon atë besim, vendi i tij do të jetë xhehenemi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 21:26–21:29

Disa arabë thoshin që melekët janë bijat e Allahut, por Allahu i Lartësuar e përgënje - shtron: - “Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” I lartësuar qoftë Ai! Jo, ata (melekët) janë veçse rob adhurues të nderuar!” - Melekët janë me gradë të lartë tek Allahu i Lartësuar. Ata janë terësisht të bindur në fjalët dhe veprat e tyre për Allahun e Lartësuar: - “Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai dhe veprojnë (për gjithçka) veçse me urdhrin e Tij. Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre ...” - Ata nuk veprojnë kurrë jashtë vullnetit të Allahut,

përkundrazi, nxitojnë që të zbatojnë me përpikmëri çdo urdhër që marrin prej Tij. Dituria e Allahut të Lartësuar është gjithë - përfshirëse e tyre. Allahut të Lartësuar nuk i fshihet asgjë. - “... dhe ata (melekët) nuk ndërmjetë - sojnë (për asnjë), përveçse për ata me të cilët është i kënaqur Ai ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ai e di të tashmen dhe të ardhmen. Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di. ...” [Bekare 255], ose: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) ...” [Sebe’ 23]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26]. Ajetet me këtë kuptim janë të shumta. - “... dhe ata, nga frika prej Tij, janë shumë të kujdesshëm. ” - Domethënë, prej drojës së Tij. - “Nëse dikush prej tyre do të thoshte “Unë jam zot (e meritoj adhurime) veç Tij ...” - Domethënë, ata të cilët pretendojnë se meritojnë të adhurohen së bashku me Allahun e Lartësuar. - “... këtë do ta ndëshkonim me Xhehe - nem. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërë - sit.” - Këtë ndëshkim do ta meritojnë të gjithë ata që pretendojnë diçka të tillë. Kjo është një fjali kushtore dhe dihet se pohimi në një fjali kushtore, nuk do të thotë që patjetër do të ndodhë. Kështu, melekët kurrë nuk do ta pretendonin diçka të tillë, por sikur të supozohej se dikush prej tyre do ta bënte, atëherë do ta meritonte ndëshkimin e përmendur. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaju (o Muhamed) : “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.” Por kjo është diçka e pavërtetë, prandaj thuhet në vijim: “I lartësuar dhe larg të metave është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo që ata i përshkruajnë!” [Zuhruf 81, 82]. Ose: “Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.” [Zumer 65]. Dihet se profetët e Zotit nuk do të bënin kurrë idhujtari, por kjo është thënë për të treguar ligësinë dhe ndëshkimin e madh, që sjell idhujtaria.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 21:26–21:29

- Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! I lartësuar qoftë Ai! Jo, ata janë veçse rob adhurues të nderuar. - Allahu i Madhëruar na tregon rreth mendjelehtësisë së idhujtarëve, të cilët nuk i besojnë profetët e Tij. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Jo vetëm që mohojnë profetët dhe mesazhin e tyre të përbashkët, por shpifin dhe trillojnë gjëra të paqena për Zotin. Thonë se Zoti ka bir dhe se melekët janë bijat e Zotit. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu nga trillimet e tyre të ulta! Allahu na tregon melekët se janë rob të nënshtruar dhe të përulur të Tij. Ata nuk kanë asnjë lloj pushteti në dorën e tyre. Ata janë rob të nderuar, që Zoti i ka dalluar me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ai i ka pastruar dhe ruajtur melekët nga mangësitë. Ata janë në gradë shumë të lartë të edukatës me Allahun dhe në zbatimin e urdhrave të Tij. Ai thotë: - Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai... – Melekët nuk thonë asnjë fjalë që ka lidhje me administrimin dhe rregullimin e

çështjeve të gjithësisë, derisa të jetë vetë Zoti që të flasë, sepse ata janë në gradën më të lartë të edukatës me Të. E si ta bëjnë këtë, kur ata e dinë mirë se Allahu është Absolut në urtësinë dhe diturinë e Tij. - ... dhe veprojnë (për gjithçka) veçse me urdhrin e Tij. - Çfarëdo detyre që Ai u jep, ata i nënshtrohen dhe nuk e bëjnë dysh fjalën e Tij, qoftë edhe një çast sa hap e mbyll sytë. Ata nuk bëjnë punë me mendje apo të shtyrë nga dëshira e tyre, por veçse me urdhër nga Allahu i Madhëruar. - Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për askënd) përveçse për ata me të cilë është i kënaqur Ai. - Allahu i Lartësuar di gjithçka rreth tyre. Ai e di atë që ka shkuar dhe atë që do të vijë në lidhje me melekët dhe gjithë botën. Asgjë e tyre nuk është jashtë diturisë së Tij. Pjesë e edukatës së melekëve është edhe fakti se ata nuk bëjnë ndërmjetësim për asnjë pa dhënë leje Allahu dhe pa qenë Ai i kënaqur më parë. Vetëm pasi Ai u jep leje dhe është i kënaqur me atë për të cilin ata do të bëjnë ndërmjetësim, vetëm atëherë ata flasin dhe ndërmjetësojnë. Por dihet mirë se Allahu nuk kënaqet me asnjë fjalë dhe vepër, derisa ato të jenë me sinqeritet vetëm për kënaqësinë e Tij dhe sipas udhëzimit të Profetit të Tij. Ky ajet provon vërtetësinë e ndërmjetësimit dhe faktin se melekët janë ndër ata që do të bëjnë ndërmjetësim. Një tjetër cilësi e melekëve është se: - Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm. – Melekët qëndrojnë të drojtur dhe kokulur para Zotit, para Ngadhënjimtarit dhe madhështisë së Tij të pashembullt. Allahu i Madhëruar na qartëson se melekët nuk kanë ndonjë cilësi hyjnore dhe nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi. Në vijim, i Madhëruari na tregon se edhe nëse do të supozohej që dikush prej tyre të pretendonte dhe të thoshte: “unë jam zot tjetër, veç Atij”, ai do të meritonte ndëshkimin më të rëndë: - Nëse dikush prej tyre do të thoshte "Unë jam zot (e meritoj adhurime) veç Tij, këtë do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërësit. - Ai do ta ndëshkonte në Xhehenem. Ky është ndëshkimi i të gjithë të padrejtëve e keqbërësve. Në fakt, nuk ka padrejtësi më të madhe që një krijesë e dobët dhe nevojtare për Zotin në çdo aspekt, të pretendojë se i ngjan Zotit në aspektet e uluhijes dhe rububije-s së Tij.

← Enbija 21:29