21. Enbija · Ajeti 86 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 21:74–21:86

Pasi qe larguar Ibrahimi me të birin e vëllait të vet, Lutin, prej Irakut e vajtën në Palestinë, Zoti xh. sh. e dërgoi Lutin pejgamber te populli i Sedumit, por për shkak se ai popull ishte shumë i prishur, Zoti e shkatërroi, ndërsa Lutin e shpëtoi. Edhe Nuhun e shpëtoi prej atij populli që ishte shumë kokëfortë, ngase nuk pranonin asnjë këshillë të pejgamberit, andaj e merituan përmbytjen në ujë, Në kohën e Davudit kishte ndodhur që delet e dikujt kishin dalë natën dhe meqenëse nuk kishte bari ato kishin kullotur e rrafshuar I tërë bimën e mbjellë të njerit, Davudi e pleqëroi këtë duke ia dhënë delet të zotit të bimës. Duke dalë ata prej Davudit i takoi Sulejmani, I e kur kuptoi gjykimin e babait, i tha: O i dërguar i Zotit, do të ishte më i arsyeshëm ky gjykim: delet 'i jepen të zotit të bimës që t'i shfrytëzojë I deri sa i zoti i tyre la përgatiste arën, ta mbjellte bimën, e kur të vijë koha e korrjes, delet t'i kthehen të zotit, ndërsa fryti nga korrja të zotit të bimës. Me këtë gjykim u kënaq edhe Davudi.

Edhe në tjera vende në Kur'an përmendet se çdo gjë që ekziston madhëron dhe lartëson Zotin në gjuhën e vet, edhe pse ne nuk e kuptojmë. Thuhet se Davudi e kishte zërin shumë të këndshëm, e kur e lexonte Zeburin, ndaleshin edhe shpendët në ajër dhe e shoqëronin atë. Po ashtu bënin edhe malet. Gjithashtu për Davudin thuhet se ishte i pari mjeshtër që punonte prej hekuri këmisha mbrojtëse për luftë. (Përmendet edhe një gjykim mes dy nënave për një fëmijë).

Sulejmani e kishte nën sundimin e vet erën, me anën e të cilës udhëtonte për një kohë shumë të shkurtër prej Jerusalemit në Sham - Siri, vend për të cilin thuhet se ishte tokë e bekuar për arsye se në të kishte llojlloj frutash, ujërash etj. Xhinet të cilët nuk ishin besimtarë quhen edhe shejtanë, e fjala është për të tillët, të cilët ishin të detyruar të punonin për Sulejmanin. Për pejgamberin Ejub thuhet se ishte europian e kishte pasur edhe fëmijë e pasuri. Më vonë ai mbeti pa pasuri, ndërsa fëmijët i vdesin, por ishte shumë i durueshëm. Dhe, e kap sëmundje e rëndë edhe atë, por prap ai ishte i durueshëm. Kur populli filloi ta përgojojë duke thënë se ka bërë mëkat të madh ndaj Zotit derisa po provohej ashtu, ai iu drejtua Zotit që t'ia largojë atë mundim. Sipas një transmetimi thuhet se gruaja e vet i paska thënë se përse nuk po i lutet Zotit që t'ia largojë atë sëmudje të gjatë, që sipas disave ka zgjatur tetë vjet, e sipas disa të tjerëve tetëmbëdhjetë vjet, ai i paska thënë gruas: "Sa vjet isha i shëndoshë" Ajo i thotë, tetëdhjetë, atëherë ai paska thënë: Më vjen turp prej Zotit të ankohem pa i bërë po aq vite sëmundjeje sa kam qenë i shëndoshë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 21:85–21:86

Për sa i përket Ismailit, ai është biri i Ibrahimit, të dashurit të Allahut të Lartësuar. Ngjarjen e tij e përmendëm dhe e shtjelluam në suren Merjem. Po kështu kemi folur edhe për Idrisin (paqja e Zotit qoftë me ta!). Për sa i përket Dhul Kiflit, është e dukshme nga konteksti dhe është e kuptueshme se, dikush që përmendet së bashku me profetët, ka qenë gjithashtu profet. Megjithatë, disa të tjerë kanë dhënë mendimin se ai ka qenë vetëm një burrë i mirë, një mbret i drejtë, një gjykatës që mbante drejtësi dhe barazi mes njerëzve. Ibn Xheriri nuk ka dhënë mendim në lidhje me këtë çështje, pra, është rezervuar. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 21:85–21:86

Kujto robërit dhe adhuruesit Tanë të zgjedhur. Kujto të dërguarit Tanë me respekt e nderime. Kujto Ismailin, birin e Ibrahimit, kujto Idrisin dhe Dhulkiflin. Të gjithë këta ishin ishin të dërguar të nderuar të Zotit. Allahu i përshkruan ata si të durueshëm. Durimi është përmbajtja dhe frenimi i vetes nga ato gjëra të ndaluara që ajo i kërkon, me natyrën e saj gabimtare. Këtu bëhet fjalë për të tre lloje të durimit: 1. Durimi për të kryer urdhëresat në bindje ndaj Allahut. 2. Durim për t’iu larguar dhe përmbajtur veten ndaj ndalesave e mosbindjes ndaj Zotit. 3. Durimi në caktimin e Zotit, si dhe fatkeqësitë e dhimbshme. Kështu, nuk e meriton që të quhesh i durueshëm, derisa t’i plotësosh të treja këto lloje të durimit. Kjo tregon se profetët i arritën të gjitha llojet e durimit, sepse Allahu i përshkroi me këtë emër. Zoti i përshkruan ata edhe si të mirë. Ky cilësim është për të gjitha aspektet. Ata ishin të mirë dhe përmirësuan më shumë zemrat e tyre. Këtë e bënë duke njohur Zotin dhe duke marrë dituri për Të, duke e dashur Atë dhe duke u kthyer drejt Tij të nënshtruar e të penduar në çdo kohë. Ata ishin të mirë edhe në fjalët e tyre dhe përmirësuan më tepër gjuhën e tyre, sepse gjuha e tyre gjithmonë kujtonte Zotin dhe e lëvdonte Atë. Ata ishin të mirë dhe përmirësues në veprat e trupit. Ata e përdorën trupin e tyre për të bërë punë në bindje ndaj Allahut dhe e përmbajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë. Kështu, prej durimit dhe mirësisë së tyre, Allahu i përfshiu në mëshirën e Tij dhe i tuboi së bashku me të gjithë vëllezërit e tyre profetë, për t’i shpërblyer në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Vetëm për mendja që Allahu u bën këtyre të zgjedhurve ndër shekuj e ndër

brezat e popujve, do të mjaftonte si nderim e shpërblim i madh për ta.

← Enbija 21:86