22. Haxh · Ajeti 10 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:1–22:10

Thirrja në fillim të kaptinës u drejtohet të gjithë njerëzve që t'u përmbahen urdhërave të Zotit e të largohen prej gjërave të ndaluara, sepse prapa e kanë tmerrin e ditës së kijametit, kur nëna harron foshnjën që e ka për gjini dhe që e ka më të dashurin në botë, shtatëzëna barrën e hedh para kohe prej frikës, kurse njerëzit duken si të ishin të dehur prej momentit të llahtarshëm.

Gjithnjë ka pasur njerëz që nga mendja e vet kanë trilluar shpifje ndaj Zotit dhe kanë ndjekur rrugën e dreqit, i cili e ka për detyrë ta humbë dhe ta orientojë për xhehenem atë që i bashkohet dhe vepron sipas mësimeve të tij.

I Njerëzit duhet ta vështrojnë fuqinë e Zotit në krijimin e njeriut të parë prej dheu, madje në krijimin e njerëzve të tjerë fazë pas faze, duke filluar prej një pike uji e me radhë, pastaj përsosjen e krijimit të disave në bark të nënës dhe mospërsosjen e të tjerëve, të cilët dështojnë e nuk linden të shëndoshë. Kurse ata që linden, disa vdesin heret e të tjerët jetojnë gjatë derisa të matufosen. Toka që duket e vdekur nga të thatit, kur t'i bjerë shiu ngjallet e zbukurohet. Këtë e bën Allahu i që ka mundësi të ringjallë edhe të të vdekurit, pas kijametit, për të cilin s'ka dyshim se do të ndodhë.

Disa arrogantë e horra lakojnë qafën, i ikin të vërtetës, duke mos pasur kurrfarë dije e argumenti, por me qëllim që të bëjnë shokë për rrugën e shëmtuar. Të tillët Zoti i poshtëron edhe në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata do t'i dënojë me zjarr, ngase vetë e fituan atë, sepse Zoti nuk ua imponoi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:8–22:10

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi gjendjen e të paditurve e të humburve, të cilët ndjekin verbërisht shejtanët: “Ka njerëz që diskutojnë për Allahun pa patur asnjë lloj diturie dhe që ndjekin çdo shejtan kryeneç. ” Ndërsa në këto ajete, Ai na tregon rreth gjendjes së mohuesve të së vërtetës, të cilët janë aktivë në devijimin e njerëzve dhe në tërheqjen e tyre drejt rrugëve të humbjes, atyre që janë krerë e udhëheqës në mohimin e të vërtetës ose në ndryshimin e fesë së Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: - “Megjithatë ka njerëz që polemizojnë rreth Allahut, pa patur aspak ditur, pa udhëzim dhe pa libër të ndritur. ” - Domethënë, pa u mbështetur në logjikë të pastër e të saktë, dhe as në dritë e shpallje të qartë nga Zoti, por thjesht në arsyetime boshe, që u janë nënshtruar dëshirave pa fre. - “Ata kthejnë kokën mënjanë ...” - Duke refuzuar në këtë mënyrë ftesën për të pranuar të vërtetën e për t’iu nënshtruar asaj, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Edhe Musain, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta. Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”” [Dharijat 38, 39]. “Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja, që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën.” [Nisa 61]. “Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”, ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodu - llëk.” [Munafikun 5]. Lukmani i drejtohet djalit të tij dhe i thotë: “Mos ua kthe shpinën njerëzve me mëndjemadhësi dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç, sepse Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec!” [Lukman 18]. Pra, mos trego shpërfillje dhe mos ua kthe shpinën. “E kur ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre, ai u kthen shpinën me mendjemadhësi dhe bën sikur nuk i dëgjon ato dhe sikur në të dy veshët e tij ka një shurdhim të rëndë. Përgëzoji ata me një dënim të dhembshëm!” [Lukman 7], - “... e përpiqen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut.” - Përpiqen për të penguar njerëzit nga rruga e Allahut. - “Ata do të poshtërohen në këtë jetë ...” - Ata do të poshtërohen e përçmohen. Për shkak të mendjemadhësisë dhe refuzimit të argumenteve të Allahut, Ai i bën që të shijojnë poshtërimin në jetën e kësaj dynjaje. - “... ndërsa Ditën e Kijametit, Ne do t'i bëjmë që të shijojnë dënimin me djegie .” - Ky është dënimi për ata që refuzojnë ftesën e Zotit për besim dhe tregohen kryeneçë. - “Kjo, për shkak të asaj që bënë duart tuaja ...” - Këto fjalë do t’u thuhen për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe dëshpërimin. - “Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve.” - I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit, pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 47 - 50].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:8–22:10

- E megjithatë ka prej njerëzveqë polemizojnë rreth Allahut, pa kurrfarë diturije, pa udhëzim dhe pa Libër të Ndritur. - Këtu bëhet fjalë për polemikën e shejtanëve të mallkuar dhe të rebeluar kundër Zotit. Në ajete e mësipërme u fol për ata që janë pasues të shejtanëve, ndërsa në këto ajete flitet për shejtanët që polemizojnë kundër të vërtetës dhe ftojnë në devijime e bidate. Allahu i Madhëruar na tregon se: “Ka njerëz që polemizojnë rreth çështjes së Allahut, pa ditur asgjë, pa patur udhëzim

dhe libër të ndritur.” Ata polemizojnë nëpërmjet të kotës kundër profetëve të Zotit dhe pasuesve të tyre të denjë. Nëpërmjet të kotës, ata duan të mposhtin të vërtetën. Ata polemizojnë, siç thotë Zoti, pa patur dituri të saktë dhe pa pasur udhëzim dhe dritë nga Ai. Në polemikat e tyre nuk mbështeten në ndonjë udhëzues, as në logjikë të pastër dhe as në ndonjë njeri të udhëzuar, që ndjek Shpalljen e Zotit. Ata nuk kanë as “libër të ndritur”. Ata nuk kanë as argumente logjike dhe as fetare. Ata ndjekin veçse hamendësime e dyshime, që ua inspiron shejtani i mallkuar, siç thotë i Madhëruari: “Shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata." [En’am 121]. - Ata kthejnë kokën mënjanë (me mospërfillje), e përpiqen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut. - Ata kthejnë shpinën, duke treguar mendjemadhësi ndaj të vërtetës dhe duke nënçmuar të tjerët. Ata janë kryeneçë, të fryrë me mendjemadhësi dhe të vetëkënaqur me ato njohuri të padobishme që zotërojnë. Ata nënçmojnë pasuesit e së vërtetës dhe atë që ata pasojnë. Kështu sillen këta fatzinj, për t’i humbur njerëzit nga rruga e Zotit. Ata ftues në të kotën. Të tillë janë të gjithë udhëheqësit e të kotës dhe të mohimit. Allahu i Madhëruar na tregon më pas për ndëshkimin e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, duke thënë: - Ata do të poshtërohen në këtë jetë,... - Ata do të turpërohen që në këtë jetë, para jetës tjetër. Kjo është një nga shenjat më të habitshme, që Zoti na jep në këtë botë: çdokush që fton në kufër dhe humbje është shumë i urryer nga njerëzit dhe mbulohet nga mallkimet dhe poshtërimet e tyre, që është mëse e meritueshme për të. Çdokujt i jepet ndëshkim sipas gjendjes së tij. Ndërsa për ahiretin, Allahu thotë: - ... ndërsa në Ditën e Kijametit Ne do t'i bëjmë që të shijojnë dënimin e djegies (nga zjarri i ndezur fort) . – Të tillët do të vuajnë djegien më të madhe të padurueshme dhe përvëluese të Xhehenemit. - (E do t'u thuhet) Këtë (e merituat) , për shkak të asaj që bënë duart tuaja dhe Allahu nuk është i padrejtë ndaj robve. - Kjo është ajo që e meritove nga duart e tua, o njeri i padrejtë! Allahu është i Drejtë dhe do ta shpërblejë njeriun sipas veprave që ka bërë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, as duke ia cenuar të mirat dhe shpërblimin për to dhe as duke ia shtuar të këqijat e ndëshkimin për to.

← Haxh 22:10