23. Muminun · Ajeti 22 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 23:12–23:22
Pas përshkrimit të cilësive të besimtarëve, kjo pjesë i bën një vështrim fuqisë krijuese të Zotit. Përmenden nëntë etapa, nëpër të cilat kalon njeriu dhe përfundon me ringjalljen. Origjina e njeriut të parë ishte prej balte, e për njerëzit e tjerë ajo zëvendësohet me një pikë uji dhe kështu vazhdon krijimi i tyre. Përmenden shtatë palë të larta që ne i quajmë qiej, e gjenden mbi ju, megjithse kur u krijuan ato, ne ende nuk ishim krijuar. Më pas, përmenden të mirat që vijnë pas shiut e edhe dobitë që kemi prej kafshëve, prej të cilave përfitojmë qumështin, leshin, mishin, e edhe bartjen e tyre. Të gjitha këto do të duhej t'i shërbenin njeriut si argument për respekt dhe falënderim ndaj Krijuesit fuqiplotë, që ta meritojë shpërblimin e madh në jetën e amshueshme. Duhet vërë veshin thënies: Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. E dihet se mbikëqyrja, kujdesi i Zotit ndaj çdo sendi e krijese, nuk përfundon me krijimin e tij, po kjo mbikëqyrje e ky kujdes janë të përhershme: Ai gjithnjë dhe në çdo çast udhëheq dhe orienton krijesat e veta, nuk i krijoi I e pastaj t'i lë pa mbikëqyrje të përherëshme.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 23:18–23:22
- “Ne lëshojmë ujë nga qielli me masë të caktuar dhe Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në tokë për ju. ” - Allahu i Lartësuar na tregon mirësitë e Tij të shumta mbi robërit e Tij, mirësi të cilat nuk mund të numërohen dhe përkufizohen. Ndër mirësitë më të mëdha të Tij, madje baza e të gjitha mirësive është shiu nga qielli, të cilin Ai e lëshon: “me masë të caktuar”, pra, aq sa duhet. Kështu, Ai nuk e lëshon shiun me furi, që të shkatërrojë tokën, bimësinë dhe ndërtesat, por as edhe me pakicë, që të jetë i pamjaftueshëm për bimësinë. Allahu e jep atë aq sa duhet për të ujitur, për të pirë dhe për të përfituar krijesat. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në tokë për ju.” Domethënë, ka bërë që shiu të rezervohet në tokë, e cila është bërë e përshtatshme për ta mbajtur atë, me qëllim që të ushqehet çdo gjë që mbin në tokë, si farëra, bimë, pemë dhe çdo gjallesë. - “Por Ne, sigurisht mund ta bëjmë atë (ujin) që të humbë ...” - Nëse do të dëshironin që të mos binte asnjë pikë shiu nga qielli, Ne do ta kishim bërë diçka të tillë. Po të dëshironim t’ju dëmtonim, do t’ju privonim nga ky ujë, dhe kështu nuk do ta lëshonim atë atje ku ju e keni të nevojshme, por do ta shpërndanim nëpër lugina dhe toka të humbura. Gjithashtu, nëse do të dëshironim që të mos përfitohej prej tij, mund ta bënim atë të kripur ose të papërdorshëm për t’u pirë dhe për të vaditur. Po të dëshironim që ai ujë të mos binte fare në tokë ose që të binte dhe të humbiste në thellësitë e saj, që ju të mos mundeshit që ta nxirrnit në sipërfaqe dhe të përfitonit prej tij, edhe këtë mund ta bënim. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë, përkuj - desin dhe mëshirën e Tij të pakufishme, bëri që ky ujë të jetë i pijshëm, i ëmbël, i pastër, që ruhet në tokë dhe që lëviz në sipërfaqen e saj, me qëllim që ju të mund të vadisni tokat, të pini dhe të laheni vetë! Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë që ka dhuruar! - “Me anë të tij (ujit), Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi.” - Këto kultura ishin më të përhapura dhe më të njohura nga banorët e Hixhazit. - “Në ato kopshte, ju keni fruta me mbushulli, me të cilat ju ushqeheni. ” - Ai ju mundësoi që të përfitoni nga të gjitha llojet e drufrutorëve dhe bimëve të ushqyeshme. - “Dhe një dru, që rritet në Turi Sina ...” - Flitet për pemën e ullirit, e cila rritet në malin Tur, atje ku Allahu i Lartësuar i foli Musait (a.s). - “... e që jep vaj ...” - Nga ajo pemë që nxirrni vajin. - “... dhe mëlmesë, për ata që e përdorin si ushqim. ” - Ai është një ushqim i mirë, për të gjithë ata që e hanë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Usejdi (emri i tij është Malik Ibn Rabia el Saidi el Ensari - Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1895. “Hajeni vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai del prej një peme të bekuar, plot mirësi!” - “Edhe te bagëtitë ka shenja për të medituar. Nga barku i tyre, Ne ju japim
të pini. Ju keni edhe shumë dobi të tjera. Me mishin e tyre, ju ushqeheni. ” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon mirësitë e shumta që u ka dhuruar njerezve përmes këtyre krijesave të Tij, pra, bagëtive. Kështu, ata përfitojnë dobi të shumta nga këto kafshë të krijuara nga Zoti për ta: përfitojnë duke pirë qumështin, duke ngrënë mishin e tyre, duke u veshur nga rroba të prodhuara prej leshit, gë zofit dhe lëkurës së tyre. Njerëzit mund t’i përdorin kafshët për të ngarkuar e bartur pesha të rënda në vende të largëta, siç thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet: “Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre, ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera. Prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë) . Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që t’i përdorni si kafshë barre dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.” [Nahl 5 - 8]. - “Dhe mbi to, ashtu si edhe mbi anije, ju udhëtoni.” - (Allahu i Lartësuar tregon mirësinë që u ka dhuruar robërve të Tij me krijimin e këtyre kafshëve, të cilat i përdorin edhe për të udhëtuar në vendet e largëta. Po kështu, i Lartësuari na tregon përkujdesin, butësinë dhe mëshirën e Tij të madhe me lehtësimin që u bëri krijesave për të udhëtuar me anije në rrugë detare.) 71
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 23:21–23:22
- Dhe te bagëtitë ka (gjithashtu) shenja për të medituar. - Ndër mirësitë e tij të shumta janë edhe bagëtitë, të cilat Allahu i Madhëruar jua nënshtroi dhe i vuri në shërbimin tuaj. Në to ka mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dobi të shumta për njerëzit. - Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini (qumësht). - Ju merrni prej tyre qumësht të këndshëm dhe shumë të vlefshëm, që del nga barku i tyre. - Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni. - Ju përfitoni edhe nga leshi apo puplat e gjësë së gjallë, siç thuhet në ajete të tjera: "Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë) . Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini." [Nahl 5-8]. Ose: "Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë (për të menduar) . Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë." [Nahl 66]. Ndër ushqimet më të mira janë mishi dhe dhjami, që përfitohen prej kafshëve. - Dhe mbi to ashtu si edhe mbi anije ju (ngarkoni dhe) udhëtoni. - Ju bëmë të
mundur mjete transporti tokësore, nëpërmjet të cilave lëvizni mallrat e gjërat tuaja të rënda në vende të largëta. Zoti jua mundësoi këto mjete e ju mësoi si të punoni. Ai ju mësoi të ndërtoni edhe anije e mjete lundrimi, për udhëtimet detare. Atëherë, Ai që begaton me të tilla mirësi dhe dhuron nga bujaria e Tij, Ai e meriton mirënjohjen e plotë dhe të gjitha lavdërimet. Njeriut duhet të përpiqet me gjithçka që ka për t’i përkryer adhurimet për Allahun e Lavdëruar dhe t'i përdorë të gjitha mirësitë që Ai i dhuron veçse për t’iu bindur Atij dhe asnjëherë për ta kundërshtuar e për gjynahe.