23. Muminun · Ajeti 74 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 23:53–23:74

Edhe pse të gjithë pejgamberët mësuan për të njëjtin besim dhe njerëzit qenë thirrur të jenë të bashkuar, ata u ndanë në shumë grupe, si: mexhusë, jehudi, të krishterë, etj., dhe kështu morën rrugë të gabuara, duke pretenduar secili grup se rruga e tij është më e mira. Ata mendojnë se janë të privilegjuar pse Ne u kemi dhuruar pasuri e fëmijë, por e ta dijnë se janë të mashtruar.

Janë për t'u krenuar ata të cilët i kanë frikë madhërisë së Zotit, ata që i besojnë shpalljet e tij, ata që nuk adhurojnë tjetër pos Zotit, ata që duke e ditur se do të kthehen të Zoti kanë frikë në zemrat e tyre, dhe nga pasuria e tyre japin zeqat. Të pajisurit me këto virtyte, sigurisht do të arrijnë shpërblimin e merituar, e arritja e virtyteve të tilla nuk është e pamundshme.

Dënimi i zë zakonisht së pari ata që jetojnë në komoditet, ngase ata janë prijësit e punëve të këqia, e prandaj atyre nuk u pranohet as lutja për shpëtim, pse përveç se nuk ua vënin veshin mësimeve të Kur'anit, ata me kryelartësi fyenin si Kur'anin ashtu edhe vendin e shenjtë, Qaben, edhe pse e njihnin mirë besnikërinë dhe drejtësinë e Muhammedit, madje e quanin edhe i të çmendur. Kur'ani nuk përputhej me dëshirat e tyre, sepse ajo do të ishte shkatërrim. Megjithatë, qe Kur'ani ua shtonte atyre i famën dhe autoritetin, sikur ata ta besonin, ata e refuzonin, edhe pse Muhammedi nuk kërkonte nga ata ndonjë tagër, por vetëm i udhëzonte në rrugën e drejtë e të shpëtimit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 23:68–23:75

Allahu i Lartësuar na tregon poshtërsitë dhe ligësitë e idhujtarëve, pastaj i qorton ashpër ata për mosmeditimin rreth Kuranit dhe mospërpjekjen e tyre për të kuptuar mesazhet e tij. Ata i kthyen shpinën Librit dhe refuzuan të mësonin prej tij. Zbritja e Kuranit ndër ta ishte një mirësi shumë e madhe, me të cilën u dallua ai popull mbi të gjithë popujt e tjerë. Kurrë nuk i ka zbritur ndonjë profeti, libër më i përkryer dhe më i plotë sesa Kurani. Prandaj do të ishte më parësore për ta që t’i përgjigjeshin kësaj mirësie, që Zoti ua dha dhe me të cilën i veçoi mbi gjithë botën, me një mirënjohje të thellë dhe me përpjekje të sinqertë e të vërtetë, për ta kuptuar këtë mesazh dhe për të punuar dhe jetuar gjatë gjithë kohës, me atë që ai udhëzon. Kështu vepruan të mençurit dhe të urtët nga me si i tyre. Ata e pranuan Islamin dhe e pasuan Profetin e Allahut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). - “A nuk mendojnë ata thellë mbi Fjalën e Allahut, apo mos u ka ardhur diçka , që të parëve të tyre të lashtë nuk u pati ardhur?” - Nëse vërtet do të meditonin në këtë fjalë hyjnore, kishin për të gjetur shumë paralajmërime, të cilat ndalojnë nga poshtërsitë. Nëse do të meditonin, do të gjenin urdhëresa të dobishme, por ata e braktisën atë, prandaj dhe e lëshuan veten drejt shkatërrimit. Më pas, Allahu i Lartësuar qorton mohuesit kurejshë: - “Apo mos nuk e njohin të Dërguarin e tyre, prandaj edhe e refuzojnë atë? ” - Mos vallë, ata nuk ia njohin Muhamedit sinqeritetin dhe besnikërinë e tij?! Ata kishin dëshmuar vetë për këto cilësi të tij që para Islamit, në kohën e injorancës së tyre. - “Apo mos thonë për të se "është i çmendur"? - Allahu i Lartësuar na tregon shpifjet e idhujtarëve kurejshë për Muhamedin. Me këto shpifje, ata mëtonin të tregonin se Kuranin e trilloi Muhamedi nga mendja e vet, ose se ai ishte i xhindosur dhe ishte pikërisht xhindi ai që ia jepte të tilla mesazhe. Ata mëtonin se ishin të bindur për kotësinë e fjalëve të tij. Por Allahu i sfidoi të gjithë ata, madje të gjithë banorët e Tokës, që të sillnin një libër të ngjashëm, nëse do të mundeshin. Por, sigurisht, kurrë nuk kanë për t’ia arritur kësaj, sa të jetë kjo botë. - “Jo, kurrsesi! Ai u ka sjellë at yre të Vërtetën, por shumica e tyre e urrejnë të Vërtetën.” - Katadja thotë se i kanë treguar që: 1900. “Profeti takoi njëherë një burrë dhe i tha atij: “Prano Islamin!” Ai burri i tha: “Ti po më fton tek diçka, të cilën unë e urrej?!” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “Edhe nëse ndien urrejtje në vetvete, pranoje Islamin përsëri!” Ky është një hadith mursel. - “Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to.” - Sikur Allahu i Lartësuar të shkonte pas orekseve dhe dëshirave të të shfrenuarve, duke i bërë urdhëresat sipas atyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka mes tyre, sepse të tilla janë epshet, dëshirat dhe shfrenimet e tyre. Ato janë të shumta dhe kontradiktore me njëra - tjetrën, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kuran një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Mekë dhe Taif) ?!” Mos vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! ...” [Zuhruf 31, 32]. Ose:

“Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë, nga frika se po shpenzohen. Njeriu është dorështrënguar.”” [Isra 100], ose: “A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një fije byku ” [Nisa 53]. Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar është i Ploti në të gjitha cilësitë e Tij, në fjalët, veprat, Sheriatin e Tij dhe në kaderin që ka përcaktuar të zbatohet në këtë gjithësi. I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu i Madhëruar. - “Ne u sollëm atyre Këshillën, por ata i kthyen shpinën. ” - Fjala “Këshillën” i referohet Kuranit. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos, vallë po u kërkon atyre ndonjë shpërblim?” - Mos, vallë, u kërkon atyre shpërblim apo ndonjë pagesë? - “Por shpërblimi i Zotit tënd është më i miri dhe Ai është Furnizuesi më i Mirë. ” - Haseni e shpjegon: “Domethënë, ti nuk u kërkon atyre asnjë shpërblim apo pagesë, kundrejt ftesës së tyre në udhën e drejtë. Përkundrazi, ti synon veçse shpërblimin e Zotit, siç thotë i Lavdëruari: “Thuaj “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve. Shpërblimi im është vetëm prej Allahut dhe Ai është dëshmitar për gjithçka”.” [Sebe’e 47]. Ose: “Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kuran) ndonjë shpërblim dhe unë nuk jam prej atyre që hiqen për çfarë nuk janë.”.” [Sad 86]. Ose: “Prej skajit më të largët të qytetit erdhi një burrë, duke vrapuar dhe tha: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” Bindjuni atyre që nuk kërkojnë asnjë shpërblim prej jush dhe janë të udhëzuar (nga Zoti)!” [Ja sin 20, 21]. - “E vërtetë, ti po i fton ata në rrugë të drejtë.” - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se: “N jëherë, të Dërguarit të Allahut i erdhën në ëndërr dy melekë, njëri prej të cilëve u ul tek këmbët e tij e tjetri tek koka. Ai i cili ishte ulur tek këmbët i tha atij që ishte ulur tek koka: “Sill një shembull për këtë dhe umetin e tij. Ai tha: “Ai dhe umeti i tij shëmbëllejnë me një grup njerëzish, që janë në udhëtim. Atyre u shfaqet një hapësirë shumë të madhe toke e shkretë. Ata nuk kanë furnizim të mjaftueshëm, që ta kalojnë atë distancë të madhe, por as edhe që të kthehen. Në këtë gjendje, vjen një burrë i veshur me një rrobë të ngjyer me bojë, dhe u thotë: “Nëse ju udhëzoj që të shkoni në një vend të mbushur me gjelbërim e burime të shumta uji, a do të më ndiqnit?” - “Po”, - thonë ata. Atëherë, ai i udhëzon në atë vend të mbushur me gjelbërim e burime të shumta uji, ku ata hanë e pinë mirë dhe marrin veten. Atëherë, ai u drejtohet sërish atyre dhe u thotë: “Kur ju gjeta në atë gjendje të vështirë e të pashpresë, a nuk më premtuat se, nëse unë ju udhëzoj në një vend të mbushur me gjelbërim e burime të shumta uji, ju do të më ndiqnit?” - “Po, është e vërtetë.” - “Atëherë, unë po ju tregoj se, diku është një vend tjetër, më i pasur dhe me më shumë gjelbërim e burime uji sesa ky ku jeni. Më ndiqni pas, që t’ju çoj atje!” Disa prej tyre thanë: “Për Zotin, ai tha të vërtetën herën e parë, prandaj ne do ta ndjekim sërish!” Ndërsa të tjerët thanë: “Ne jemi të kënaqur me këtë vend ku jemi, prandaj po qëndrojmë këtu.” Hafizi Ebu Jeala el Meusili sjell hadithin nga Ibn Abasi e ky nga Umer Ibn Hatabi, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Unë përpiqem që t’ju kap prej rrobës tuaj: “Ejani të shpëtoni nga zjarri, ejani të shpëtoni nga zjarri!” Por ju përpiqeni të shkëputeni prej meje dhe bini në zjarr, ashtu si fluturat dhe karkalecët. Ju do të më shkëputeni prej duarsh e unë do ta lëshoj rrobën, nga e cila ju kam kapur. Por unë do t’ju paraprij tek Haudi. Aty do të vini drejt meje në grupe dhe të vetmuar dhe unë do t’ju njoh nga shenjat tuaja dhe me emrat tuaj, ashtu siç i njeh robi devetë e veta mes deveve të huaja. Ju do t’ju hedhin sa majtas sa djathtas, ndërsa unë do t’i lutem shumë Zotit të botëve për ju: “O Zoti im, ata janë njerëzit e mi! O Zoti im, ata janë umeti im!” Do të thuhet: “O Muhamed! Ti nuk e di se çfarë

sajuan ata pas teje!” Ata u prapësuan, që kur u largove prej tyre!” Pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Gjykimit, duke patur të varur në qafë një dele që blegërin, dhe pastaj të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” “Askush të mos më vijë Ditën e Gjykimit duke patur të varur në qafë një deve që pëllet, dhe pastaj të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë kalë, që hingëllin, dhe të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë një çalik lëkure dhe të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut! Të lutem, më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit.”73 - “Por ata që nuk besojnë në botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë. ” - Ata vazhdojnë të largohen e t’i shmangen rrugës së drejtë, duke zgjedhur shfrenimin në kënaqësitë e kësaj jete të shkurtër. - “Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqësinë që u ka rënë, ata do të ngulmonin me kryeneçësi në shfre - nimin e tyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon për vrazhdësinë e mohimit të tyre, ashpërsinë e inatit dhe tiranisë së tyre, si dhe shfrenimin e tyre për të dalë jashtë kufijve dhe për të shkelur çdo rregull të Tij, siç thotë edhe në ajetin tjetër: “Nëse Allahu do të kishte parë tek ata ndonjë të mirë, do t’i kishte bërë, vërtet të dëgjonin. Por edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të sprapseshin dhe do të kundërshtonin.” [Enfal 23]. Ose: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja) ! Atëherë nuk do t'i mohonim argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë.” Por atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë. Ata thonë: “Veç jetës sonë në këtë botë, nuk ka gjë tjetër dhe kurrë nuk do të rigjallemi.”” [Enam 27 - 29]. Kjo është dituria e Allahut të Lartësuar, i Cili di edhe për ato gjëra, që nuk ekzistojnë, që, nëse do të ekzistonin, si do të ishin. Allahu është i Gjithëdituri.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 23:73–23:74

- Me të vërtetë, ti po i fton ata në Rrugë të Drejtë. - Në këto ajete të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar na tregon të gjitha ato rrugë e shkaqe që sjellin imanin në zemër dhe ato gjëra të cilat e pengojnë imanin të hyjë në zemër. Ai na tregon, gjithashtu, dëmin e madh që ato i sjellin zemrës së njeriut. I Lartësuari i shtjellon ato njëra pas tjetrës. Një pengesë që i Lartësuari përmend është fakti që zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e padrejtësi. Së dyti, ata nuk meditojnë mbi Fjalën (Kur'anin) që po u shpallet. Së treti, ata pasojnë verbërisht rrugën e të parëve të tyre. Së katërti, ata i quajtën profetët e tyre të çmendur, siç u përmend më parë. Ndërsa ndër ato vepra që sjellin dhe bëjnë të mundur imanin e pastër, i Madhëruari përmend: 1. Të medituarit rreth Kur'anit. 2. Mirënjohja për mirësitë e Allahut.

3. Njohja e Profetit (a.s) dhe gradës së tij të lartë, e sinqeritetit dhe besnikërisë së tij të plotë, dhe faktit se ai nuk kërkoi asnjë shpërblim për profetësinë dhe sjelljen e Shpalljes te njerëzit. 4. Bindja se të gjitha përpjekjet e Profetit synonin mirësinë për njerëzit dhe dobinë e tyre. 5. Bindja në faktin se ajo ku na fton ky Profet është e vetmja rrugë e drejtë, që na ofron lumturi në të dyja jetët. Kjo rrugë është e thjeshtë për t’u ndjekur, e kuptueshme për të gjithë që ta ndjekin. Ajo është e vetmja rrugë që të mundëson arritjen e synimeve. Rruga e Muhamedit është e njëjtë me rrugën e Ibrahimit (a.s) dhe feja e tij është hanifijetun semhatun . Hanifijetun d.m.th: rruga e teuhidit të sinqertë për Zotin; ndërsa ‘ semhatun’ është tolerante në veprat që kultivon dhe sendërton tek robërit. Vetëm duke medituar me kujdes në rrugën e drejtë që të fton Muhamedi, do të ishte mëse e mjaftueshme për të krijuar bindjen e plotë në zemër se ajo është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Ajo të jep vullnetin e mjaftueshëm për t’u nënshtruar dhe për ta ndjekur atë. Kjo rrugë është në sinkron të plotë me natyrën e pastër dhe të papërlyer të njeriut dhe me logjikën e ftohtë dhe objektive. Çdo mendje e drejtë dhe natyrë e pastër gjykon për bukurinë dhe vërtetësinë e rrugës së Muhamedit (a.s). Ajo i ofron njerëzimit çdo të mirë në formën më të plotë dhe e ruan nga çdo e keqe. Atëherë, ku shkojnë këta të mjerë, nëse nuk të pasojnë dhe nuk të ndjekin ty në rrugën tënde të drejtë? Ata nuk kanë asnjë mundësi për të gjetur rrugën e drejtë, nëse heqin dorë nga rruga jote. Kurrë nuk kanë për të gjetur mirësinë, sepse: - Por, ata që nuk besojnë në Botën Tjetër, i shmangen Rrugës së Drejtë. - Ata e kanë braktisur rrugën që të çon tek Zoti dhe në vendin e bujarisë dhe shpërblimit të Tij. Ata kanë veçse kotësira, që të largojnë nga rruga e Zotit, sepse janë të ndërtuara mbi paditurinë. I tillë është çdokush që kundërshton të vërtetën. Ai është i devijuar dhe i çoroditur në të gjitha çështjet e tij, siç thotë i Madhëruari: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata thjesht ndjekin dëshirat e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë. " [Kasas 50].

← Muminun 23:74