25. Furkan · Ajeti 49 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 25:35–25:49

"As-habur ressi" - banorët e Resit ishin një popull që i adhuronin idhujt. Zoti e dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur, u shemb toka edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije ku e mbytën Habib En Nexharin, apo se ishte diku në Azerbejxhan etj.

Arabëve iu ishte mëshiruar besimi ndaj idhujve, andaj ishte vështirë të binden se ai ishte besim i kotë, sepse kishte edhe të atillë që kur shihte ndonjë gur të mirë, e përvetësonte si zot për vete. Ata nuk dëgjonin me vëmendje Kur'anin, e as nuk e studionin domethënien e tij, ata ishin si kafshët, prandaj Pejgamberit i thuhet se ti nuk je përgjegjës për rrugën e tyre të gabuar.

Të mirat e dhuruara prej Zotit siç janë: hija, dielli, nata, gjumi, dita, shiu etj. përpos që dokumentojnë për Krijuesin e madhëruar, meritojnë të jenë shkas për mirënjohje e falënderim ndaj Fuqiplotit, por vazhdimësia dhe përsëritja e të mirave, bën që dikush të mos i vlerësojë sa duhet.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 25:48–25:50

- “Është Ai që i lëshon erërat si lajmëtare për gëzim, përpara se të vijë mëshira e Tij.” - Edhe kjo konsiderohet si mirësi gjithëpërfshirëse e Allahut të Lartësuar dhe treguese e sundimit, pushtetit dhe mbretë - rimit të Tij madhështor. Kështu, Allahu i Lartësuar i dërgon erërat si përgëzuese për ardhjen e reve pas tyre, të cilat vijnë me shiun, aq të dëshiruar. Erërat janë të llojeve të shumta. Disa prej tyre mbushin retë e bëjnë që të bjerë shiu. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Ne lëshojmë ujë pastërtie prej qiellit ...” - Nëpërmjet këtij uji bëhet pastrimi. 111 - “Me të cilin Ne i japim jetë tokës së vdekur ...” - Tokës që ka pritur gjatë për ujin dhe jetën. Kur është e çarë nga thatësia, pa asnjë bimësi dhe pa asnjë shenjë jete, bie shiu, i cili i rikthen jetën, me gjelbërim dhe lloje të ndryshme lulesh dhe ngjyrash, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun, ajo trazohet (nga bimët), mbufatet, gjelbërohet dhe nxjerr lloj-lloj çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. - “...dhe ua shuajmë etjen atyre që kemi krijuar: kafshë e njerëz të shumtë. - Prej ujit të shiut pinë gjallesat, bagëtitë e njerë - zit, të cilët kanë nevojë jetike për të pirë, por edhe për t ë vaditur të mbjellat e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është (Kujdestari) Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” [Shura 28]. Ose: “Shikoji, o njeri, gjurmët e mëshirës së Allahut, se si Ai e ngjall tokën, pasi është shkretuar! Kështu do t’i ngjallë Ai të vdekurit; Ai ka fuqi për gjithçka.” [Rum 50]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne e shpërndajmë atë, me qëllim që ata të mendojnë ...” - Ne lëshojmë shi në një vend dhe nuk lëshojmë në një vend tjetër. Allahu i Lartësuar i bën që të kalojnë retë mbi një tokë të caktuar, pa lëshuar shi atje, derisa shkojnë në një vend tjetër të caktuar, ku bie shi, që është i begatshëm dhe i mjaftueshëm për ta kthyer atë në jetë, plot bimësi dhe mirësi, ndërsa toka e parë vazhdon akoma e etur për pikën e ujit. Pa dyshim, të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i bën me urtësinë e Tij absolute dhe të pakundërshtueshme. Këto janë argumente të qarta për njerëzit që mendojnë. Ibn Abasi dhe Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) kanë thënë: “Nuk ndodh që një vit të ketë më shumë reshje se një vit tjetër, por Allahu i Lartësuar i shpërndan reshjet në Tokë ashtu si Ai dëshiron”. Pastaj kanë lexuar këtë ajet, ku mbështeteshin për këtë: “Ne e shpërndajmë atë (shiun) që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit.” Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e shpërndajmë atë (shiun), me qëllim që ata të mendojnë...”. Domethënë, që ata të meditojnë, të përkujtojnë dhe të nxjerrin mësime prej faktit se si Allahu e ringjall një tokë nëpërmjet ujit dhe lë të vdekur një tokë tjetër. Kështu, Allahu e përhap mëshirën e Tij mes njerëzve, që ata të përkujtojnë mirësitë e panumërta dhe pushtetin e Tij absolut. Megjithatë, shumica e njerëzve

refuzojnë të besojnë dhe nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të mohojnë Zotin dhe mirësitë e Tij. Kur njerëzit shohin se si Allahu ringjall tokën e vdekur me shiun që sjell, ata duhet të nxjerrin mësim dhe të kuptojnë se Allahu është i plotpushtetshëm që t’i ringjallë të vdekurit dhe që t’i sjellë në jetë kockat e zbardhura ose të tretura nga koha e gjatë. Gjithashtu, ata duhet të përkujtojnë, të nxjerrin mësim dhe të kuptojnë se privimi i tyre nga pika e ujit dhe nga mëshira e Zotit vjen pikërisht për shkak të gjynaheve që ata kanë bërë. Le të jetë ky një mesazh i qartë, që t’i bëjë të pendohen dhe t’i nënshtrohen Allahut, për t’u përfshirë në mëshirën e Tij. - “... por shumica e njerëzve nuk duan gjë tjetër, veç refuzimit. ” - Ikrima shpje - gon se ky ajet ka për qëllim ata njerëz, të cilët thonë: “Shiu ra për shkak të filan ylli.” Pra, i lidhin reshjet me yjet e jo me mëshi - rën dhe dëshirën e Allahut të Lartësuar.” Në hadithin që imam Muslimi e sjell nga Zejd Ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të), ky i fundit rrëfen:1994. “Vitin e Hudejbijes, rrugës me të Dërguarin e Allahut, ra shi një natë. Pasi fali namazin e sabahut, P rofeti ﷺ u kthye në drejtim të xhematit dhe tha: “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!”, - thamë ne. - “Allahu tha: “Disa robër të Mi u gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ai që tha: “Ra shi nga mëshira, furnizimi dhe mirësia e Allahut, më ka besuar Mua dhe ka mohuar besimin në yje. Ndërsa ai që tha: “Ra shi, për shkak të filan ylli”, i ka besuar yllit, e më ka mohuar Mua”, - tha Profeti ﷺ.112

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 25:48–25:50

- Dhe është Ai, që i lëshon Erërat si lajmëtare për gëzim përpara se të vijë mëshira e Tij (shiu). - Allahu është i vetmi që mëshiron krijesat e Tij. Ai u dërgon erërat si paralajmërim për ardhjen e mëshirës së Tij. Nëpërmjet erërave, mblidhen retë dhe bashkohen, e kështu fillojnë të zbresin pikat e shiut, me urdhrin e Atij që kujdeset për gjithçka dhe rregullon çdo çështje. Atyre u vjen paralajmërimi për shiun me aq butësi dhe bukuri. - Dhe Ne lëshojmë ujë të pastër prej qiellit,... - Ky ujë pastron prej papastërtisë rituale dhe asaj fizike, pra, i pastron njerëzit prej papastërtive e ligësive. Allahu i Lartësuar e lëshon shiun, gjithashtu, që të ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Kur bie shiu, toka merr jetë, sepse mbi të dalin bimët e pemët plot fruta, nga të cilat hanë njerëzit dhe kafshët. - ... Me të cilin Ne i japim jetë një toke të vdekur dhe ua shuajmë etjen atyre që kemi krijuar, - kafshë e njerëz të shumtë. - Nga ky ujë, Ne ju japim të pini juve dhe kafshëve tuaja. Kështu, është Allahu i Vetmi Ai që i dërgon erërat si paralajmëruese dhe i bën të kenë funksione nga më të ndryshmet. Ai lëshon nga qielli ujin e bekuar e pastrues, nëpërmjet të cilit u siguron krijeave ushqimin për vete dhe për kafshët e tyre. A nuk e meriton që të

adhurohet vetëm Allahu, pa i shoqëruar asgjë në adhurim?! - Ne e shpërndajmë atë (shiun) që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit. - Edhe pse Allahu i Lartësuar u sjell krijesave këto shenja, që mund t’i shohin me shqisat e tyre dhe që mund t’i njohin ato hollësisht, edhe pse u ka bërë të mundur t’i shprehin Atij mirënjohjen dhe ta kujtojnë me adhurime, megjithatë shumica e krijesave nuk dinë gjë tjetër veç mohimit. Kjo ndodh për shak të moralit dhe natyrës së tyre të prishur dhe të përlyer.

← Furkan 25:49