26. Shuara · ajete 191–196

سورة الشعراء
191

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

We ‘inne rebbeke lehuwel-’azizu er-Rehimu

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përmes këtyre tregimeve për pejgamberët, që u përmendën në këtë kaptinë, duket qartë se të gjithë pejgamberët ishin të dërguar me të njëjtin qëllim, se thirrja e tyre ishte një, se ata ua treguan njerëzve qëllimin e të mirës së thirrjes së tyre, nuk kërkuan prej njerëzve kurrfarë shpërblimi. Veset e popullit të Lutit ishin më të shëmtuarat; ata çonin dashuri me meshkuj (bënin livata), gjë që nuk e bëjnë as shtazët, pra e merituan dënimin, e së bashku me ta edhe gruaja tradhtare e Lutit. Popullin e padëgjueshëm të Shuajbit e pat kapur një vapë shumë e madhe dhe e padurueshme. Zoti çon një re të madhe e të dendur, e kur hyjnë nën hijen e saj gjejnë freski dhe fillojnë ta thërrasin njëri-tjetrin e të tubohen nën atë hije, atëherë i kap zjarri dhe rrufeja që të gjithë, prandaj edhe i thuhet dënimi i hijes.
192

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We ‘innehu letenzilu rabbil-’alemine

E edhe ai (Kur'ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.

193

نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ

Nezele bihi er-ruhul-’eminu

Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).

194

عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

‘Ala kalbike litekune minel-mundhirine

(E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).

195

بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ

Bilisanin ‘arebijin mubinin

(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.

196

وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ

We ‘innehu lefi zuburil-’ewweline

Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.