26. Shuara · ajete 204–210

سورة الشعراء
204

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

‘Efebi’adhabina jesta’xhilune

E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).

205

أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ

‘Efere’ejte ‘in metta’nahum sinine

Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,

206

ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ

Thumme xha’ehum ma kanu ju’adune

e pastaj t'u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,

207

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ

Ma ‘egna ‘anhum ma kanu jumetta’une

çka do t'u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?

208

وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ

We ma ‘ehlekna min karjetin ‘illa leha mundhirune

Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.

209

ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Dhikra we ma kunna dhalimine

Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është fjalë e Zotit e komunikuar Muhamedit a.s. përmes Xhibrilit, i shprehur në gjuhën e pastër arabe, në mënyrë që ta kuptojnë më lehtë. Dijetarët e Beni Israilëve e kanë ditur, se do të jetë edhe një shpallje për pejgamberin e fundit, sepse përmendej në librat e mëparshëm. Po edhe sikur t’ia bënim të mundshme ndonjë joarabi,- thotë Zoti, - t’ua lexonte kufarëve mekas në gjuhën e pastër arabe, e të dukej mrekullia e atij njeriu dhe e Kuranit; ata nga kokëfortësia e tyre nuk do të besonin deri sa ta shihnin me sy dënimin nga Zoti. Atëherë do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, e harrojnë se vetë ata i thonin pejgamberit na sill atë dënim me të cilin po na kërcënohesh.
210

وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ

We ma tenezzelet bihi esh-shejatinu

Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).