26. Shuara · Ajeti 209 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 26:192–26:209

Kur'ani është fjalë e Zotit, i komunikuar Muhammedit përmes Xhibrilit, i shprehur në gjuhën e pastër arabe, ashtu që ta kuptojnë I më lehtë. Dijetarët e beni israilve e kanë ditur se do të jetë edhe një shpallje për pejgamberin e fundit, ngase përmendej në librat e mëparshëm. Po edhe sikur t'ia bënim të mundshme ndonjë joarabi,- thotë Zoti,- t'ua lexonte kufarëve mekas në gjuhën e pastër arabe, e të dukej mrekullia e atij njeriu dhe e Kur'anit, ata, nga kokëfortësia e tyre nuk do të besonin deri sa ta shihnin me sy dënimin nga Zoti. Atëherë do të kërkojnë i t'u jepet afat e të besojnë, e harrojnë se vetë ata i thonin pejgamberit na sill atë dënim me të cilin po na kërcënohesh.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 26:200–26:209

- “Kështu e futim atë në zemrat e keqbërësve ...” - Kështu, Ne bëjmë të mundur që mosbesimi, refuzimi i të vërtetës, inati dhe arroganca të zërë vend në zemrat e keqbërësve. Kjo vjen si një shpagim i drejtë dhe i merituar, për shkak të refuzimit nga ana e tyre të së vërtetës dhe ftesës së Zotit, kur iu ofrua për herë të parë. Për këtë arsye, ata nuk mund të besojnë. - “... dhe ata nuk do ta besojnë atë, derisa ta shohin dënimin e dhembshëm. ” - Ata do ta refuzojnë të vërtetën, derisa të shohin dënimin e dhembshëm të Zotit. Pranimi i të vërtetës në atë kohë është i padobishëm dhe atë ditë keqbërësve nuk u vlen asnjë justifikim. Ata i mbulon mallkimi dhe do të futen në vendin më të keq. Në vijim, duke na treguar për dënimin e frikshëm që pritet t’i gllabërojë, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ai do t’u vijë befas dhe pa e ndier ...” - Ata do t’i kapë dënimi i Allahut papritur dhe ata as që do ta kuptojnë kur t’u vijë. - “... dhe atëherë, ata do të thonë: “A do të na jepet afat?” - Kur të shohin ndë - shkimin, ata do të dëshirojnë shumë që t’u jepet afat dhe një mundësi e dytë, që të bëjnë vepra të mira në bindje ndaj Allahut të Madhëruar, siç na tregon i Lartësuari: “Prandaj paralajmëroji njerëzit për Ditën kur do t’u vijë dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasojmë të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga mirësitë e kësaj dynjaje)?” [Ibrahim 44]. Çdo mohues i besimit të drejtë e të vërtetë, çdo keqbërës e zullumqar, kur të shohë ndëshkimin e Zotit, do të dëshpërohet e do të pendohet, do të ndiejë një keqardhje të thellë e të dhimbshme, por tashmë nuk është koha e pendimit dhe atyre nuk u pranohet ai pendim. Kur Musai (a.s.) u lut kundër Faraonit dhe shpurës së tij, tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej

rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!) . Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”” [Junus 88, 89]. Kjo lutje e kapi Faraonin dhe në të vërtetë ai nuk besoi, derisa e pa ndëshkimin me sytë e vet. I Lartësuari thotë: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.” (I'u tha atij:) Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërsh toje dhe ishe prej shkatërrimtarëve?!” [Junus 90, 91]. Gjithashtu: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.”” [Gafir 84, 85]. - “A mos po kërkojnë, vallë, shpejtimin e dënimit Tonë?!” - Ky është një paralajmë - rim dhe kërcënim i ashpër për ta, për shkak të atyre fjalëve shprehëse të mosbesimit të tyre për ndëshkimet e kërcënimet e Zotit, që janë të vërteta e të pashmangshme. Të njëjta kanë qenë fjalët e tyre me popullin e Lutit, sikurse na tregon i Lartësuari: “Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Na e sill dënimin nga Allahu, nëse thua të vërtetën!” [Ankebut 29]. Po kështu edhe populli i Muhamedit: “Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e dënimit (për ta) . Sikur të mos ishte afati i caktuar (nga Allahu) , dënimi do t’u vinte menjëherë. Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit (dhe ai do t'u vijë) . Dhe, sigurisht Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët.” [Ankebut 53, 54]. Ndërsa në këto ajete, Ai thotë: - “Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë për pak vite, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan? ” - Edhe nëse Ne i afatizojmë, duke i lënë të jetojnë për njëfarë kohe, edhe nëse do të ishte kohë e gjatë, pastaj të vinte urdhri për dënimin e tyre, për çfarë, vallë, do t’u vlejë gjithë ajo kohë që dëfryen në këtë dynja? Le të mendojnë për këtë fakt dhe të kthejnë rrugë. I Lartësuari thotë: “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” [Naziat 46]. "Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata." [Bekare 96]. Gjithashtu: “Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.” [Lejl 11]. - “Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues, që t'u kumtojnë të Vërtetën. Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi. ” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon për drejtësinë e Tij absolute dhe të pacenue - shme. Kështu, Ai kurrë nuk do ta ndë - shkonte një popull, pa i sjellë paraprakisht shpallje, qortime e paralajmërime nëpërmjet të dërguarve, duke u qartësuar të vërtetën, pa u lënë asnjë justifikim e arsye për refuzim. I Lartësuari thotë: “Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë, ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon, ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve.” [Isra 15]. Ose: “Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull para se të kishte dërguar ndër ta Profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi.” [Kasas 59].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 26:208–26:212

- Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues, që t'u kumtojnë të Vërtetën. - Allahu i Lartësuar na njofton për drejtësinë e Tij të plotë, në lidhje me ndëshkimin e mohuesve. Ai asnjëherë nuk ka ndëshkuar ndonjë popull dhe ta shkatërrojë pa dërguar fillimisht ndër ta paralajmërues e qortues, që të mos kenë më asnjë justifikim në Ditën e Llogarisë. Ai u dërgoi atyre qortues me ajete të qarta, për t’i ftuar në udhën e drejtë dhe për t’i ndaluar ata nga poshtërsia e mosbesimi. Të dërguarit u kujtojnë njerëzve shpalljet dhe mesazhet e Zotit dhe i kujtojnë se është Zoti Ai që zbret mirësitë dhe ndëshkimet ndër njerëz, me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij. Ai ka ligje dhe rregulla në zbritjen e ndëshkimit dhe shpërblimit, që nuk thyhen. Ai i dërgon profetët ndër popuj "...që t'u kumtojnë të Vërtetën." Të gjitha këto janë argumente, që ata të mos kenë asnjë arsyetim para Zotit. - Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi. - Kurrë nuk do të ndëshkonim dikë pa i dërguar paralajmërues. Allahu nuk ndëshkon asnjë pa i tërhequr më parë vërejtjen, sikurse thuhet në këtë ajet: "(Ne dërguam) Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë." [Nisa 165]. Pasi përmendi madhështinë dhe rëndësinë e madhe të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë se ky Libër është i pastër nga çdo e mangësi dhe është i ruajtur nga duart dhe ndërhyrjet e shejtanëve, qoftë gjatë kohës së shpalljes, qoftë pas shpalljes. Ai thotë: - Atë (Kur'anin) nuk e sollën shejtanët. - Ai është i ruajtur nga ndërhyrja e shejtanëve njerëz dhe xhindë. - Atyre nuk u takon (kjo mirësi) e as që kanë mundësi për këtë. - Madhështia e këtij Kur'ani është shumë larg gjendjes së ulët të këtyre shejtanëve, prandaj nuk është e mundur dhe as u përshtatet natyrës së tyre që të sjellin një Libër të tillë. - Madje, ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar! - Ata nuk mund as të përballojnë dot dëgjimin e tij, prandaj dhe i rrinë larg.

Për ta ruajtur këtë Kur'an, Zoti lëshon kundër tyre shkëndija të zjarrta. Pjesë e ruajtjes së Kur'anit është edhe fakti se ai që e solli nga Zoti tek Muhamedi ishte meleku Xhibril. Ai është më i forti i melekëve, që shejtani nuk mund as t’i afrohet ose të vërtitet pranë sinorit ku gjendet ai. Kjo i ngjan ajetit: "Ne e shpallëm Mesazhin (Kuranin) dhe, sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij." [Hixhr 9].

← Shuara 26:209