27. Neml · Ajeti 14 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 27:1–27:14
Kur'ani është udhërrëfyes për të gjithë ata që me vëmendje përcjellin domethëniet e tij, që besojnë bindshëm se është shpallje e Zotit, që besimit, imanit të tyre ia bashkojnë edhe veprat e mira, pse janë të bindur se do të dalin para Zotit në botën tjetër dhe do të shpërblehen për to. Vetëm një bindje e plotë ndaj botës tjetër, forcon moralin për përballimin e vështirësive në kryerjen e detyrave dhe të veprave të mira.
Para se të fillohet me tregimin e mrekullive të Musait, përmendet mrekullia e Muhammedit që është Kur'ani, i shpallur prej Zotit.
Musai ishte duke u kthyer prej Medjenit për në Egjipt te nëna e te vëllai. Ishte natë e errët dhe e ftohtë, e kishte humbur rrugën, e gruan ia kishin kapur dhembjet e lindjes. Kur shkoi te ai zjarri që vërejti, nuk gjeti zjarr, por gjeti një dru të gjelbër në të cilin sa rritej flaka aq i shtohej i gjelbërimi. U thirr prej Zotit, u njoftua me mrekullitë, të cilat do t'i paraqesë para faraonit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 27:7–27:14
Allahu i Lartësuar i tregon Profetit të Tij ndodhinë e Musait (a.s). Në këto ajete tregohet se si Allahu i Lartësuar e dalloi dhe e zgjodhi Musain ndër të tjerë, për t’i folur drejtpërdrejt me fjalën e Tij dhe i dhuroi atij mrekulli të pashembullta dhe shenja të jashtëzakonshme. Ai e dërgoi Musain tek Faraoni dhe rrethi i tij, por ata mohuan dhe nuk e pranuan mesazhin e tij, mrekullitë dhe shenjat që ai solli nga Zoti, duke u treguar mendjemëdhenj dhe kryeneçë. - “Kujto kur Musai i tha familjes së vet: “Unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell ndonjë lajm prej andej ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. - Gjatë udhëtimit për në Egjipt së bashku me familjen e tij, ata humbën rrugën natën. Musai tha: “Unë po shoh një zjarr e shpresoj t’ju sjell prej andej ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. Pra, shpresoj që t’ju sjell ndonjë lajm e udhëzim për rrugën nga duhet të ecim, ose t’ju sjell dicka që të ngrohemi. Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse ai tha. Ai u kthye prej andej me një lajm madhështor dhe me një dritë të mrekullueshme, me të cilën do të ecte në rrugën e Zotit. - “Kur arriti tek zjarri, u dëgjua një zë: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” - Atje, Musai pa një zjarr që digjej në një pemë të gjelbër. Zjarri sa vinte e shtohej, ndërsa pema sa vinte e gjelbërohej dhe zbukurohej. Ai ngriti kokën dhe pa se drita që shpërtheu prej saj tashmë ishte e lidhur me skajet e qiellit. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Dome - thënë, nuk ishte zjarr, por dritë që vezu - llonte fort si zjarr. Musai u shtang nga ajo pamje. Në atë çast u dëgjua një zë: “I
bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” Pra, është i pastër, i dëlirë, ai që ndodhet pranë zjarrit dhe melekët që janë rreth e rrotull. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Ikrime dhe Seid Ibn Xhubejr. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Amër Ibn Murate, se ai e ka dëgjuar Ebu Ubejden, i cili përcjell nga Ebu Musa, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - se Profeti i Allahut ka thënë: 2025. “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e ul peshoren (e drejtësisë) dhe e ngre atë. 124 Punët e bëra natën ngrihen tek Ai para punëve të ditës, dhe punët e ditës para punëve të natës.” Mesudiu shton një detaj në këtë hadith: “Perdja e Tij është nur (dritë) ose nâr (zjarr). Nëse Ai do ta zbulonte atë, ndriçimi i Fytyrës së Tij do të përvëlonte dhe digjte çdo gjë ku mbërrin shikimi i Tij.” Pastaj Ebu Ubejde lexoi këtë ajet: “Kur arriti tek zjarri, u dëgjua një zë: “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” Baza e këtij hadithi është në Sahih-un e Muslimit prej Amër Ibn Murrates.125 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve!” - I pastër, i dëlirë është Allahu i Madhëruar nga çdo mangësi e nga çdo përgjasim me krijesat. - O Musa! Unë jam Allahu, i Plot - fuqishmi, i Urti. - Allahu i Madhëruar i bëri njohur Musait se Ai që ishte duke i folur ishte pikërisht Zoti i Tij, Allahu, Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai është i Urti në të gjitha fjalët dhe veprat e Tij. - “Hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si gjarpër, ai u kthye, duke mos vështruar pas.” - Allahu e urdhëroi Musain që të hidhte poshtë shkopin e tij. Kur ai e hodhi shkopin, ai menjëherë u shndërrua në një gjarpër jashtëzakonisht të madh, i cili lëvizte shumë shpejt. El Xhân (i përmendur në ajet) quhet një lloj gjarpri, që është më i shpejti në lëvizje nga gjarpërinjtë. Profeti ﷺ na ka ndaluar në një hadith, që të vrasim gjarpërinjtë e shtëpive ( xhanu el bujut ). Në këtë hadith, fjala xhan ka pikërisht kuptimin ‘gjarpër’. Kur Musai (a.s) e pa atë që po ndodhte para syve të tij, u kthye, duke mos vështruar pas, pra, u largua me të shpejtë, nga frika e madhe. Atëherë, Allahu i Lartësuar i tha: - “O Musa! Mos u frikëso, se të dërgua - rit nuk frikësohen pranë Meje! ” - Mos u frikëso nga ajo qe sheh. Jam Unë Ai që të zgjodhi, të dalloi dhe të nderoi duke të bërë Profet të dërguar dhe të respektuar ndër njerëz. - “Në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah, e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirë, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Kjo pjesë nuk ka të bëjë me fjalitë e mësipërme, pasi jep një mesazh të veçuar. Ajo përmban një përgëzim të madh për njerëzimin, se të gjithë ata që bëjnë punë të këqija, pastaj heqin dorë prej tyre, duke u penduar tek Allahu, të gjithëve atyre u premtohet falje dhe mëshirë, dhe Ai është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë. Kjo i ngjan fjalës së Allahu t të Lartësuar: “Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë.” [Ta ha 82]. Ose: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë.” [Nisa 110]. Ajetet që japin këtë mesazh janë të shumta. - “Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! ” - Edhe kjo ishte një shenjë tjetër dhe një argument i jashtëzakonshëm, që tregonte pushtetin e madh të Allahut të Lartësuar dhe Krenar. Kështu, sa herë që Musai fuste dorën në gjoksin e tij, e pikërisht nën sqetull, ajo dilte e bardhë si të ishte një copë hëne, që vezullonte dhe shndriste fort. Ajo dritë ishte si një rrufe, që të verbon. - “Këto janë dy nga nëntë shenjat për te Faraoni dhe populli i tij, sepse me të vërtetë, ata janë një popull keqbërës .” - Këto janë dy nga ato nëntë shenja të mëdha, nëpërmjet të cilave Zoti të ndihmoi dhe
forcoi në përballjen me Faraonin dhe palën e tij, të cilët ishin njerëz që shkelnin çdo kufi. Për sa u përket 9 shenjave, janë pikërisht ato që i përmend i Lartësuari kur thotë: “Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Pyeti bijtë e Izraelit, kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” [Isra 101]. I kemi përmendur këto shenja në ajetin përkatës.126 - “Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është, pa dyshim magji.” - Kur ata panë shenjat e qarta, thanë: “Këto janë magji e qartë!” Ata tentuan që t’i kundërviheshin shenjave të sjella nga Musai, nëpërmjet magjive të tyre, por ata u mposhtën të nënçmuar dhe Faraoni nuk e arriti dot qëllimin e tij. - “Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to .” - Në pamje të jashtme, ata treguan se nuk i pranonin të tilla shenja dhe nuk i besonin se ishin prej Zotit, ndërsa në shpirt e dinin shumë mirë se ato ishin të vërteta prej Allahut të Madhëruar, por thjesht tregonin inat dhe këmbëngulje në arrogancë n dhe mosbesi-min e tyre. - “Shikoje se si qe fundi i shkatërrimta - rëve!” - Përfundimi ishte një shkatërrim i plotë, përmbytje nga i pari, deri tek i fundit. Të gjithë u shfarosën brenda një mëngjesi. Mesazhi i gjithë këtyre ajeteve është paralajmërim dhe kërcënim për kurejshët, për idhujtarët në përgjithësi, për të gjithë mohuesit nga ithtarët e Librit dhe të tjerët, që mohojnë Muhamedin ﷺ si profet dhe Shpalljen që ai solli nga Zoti. Ky është një kërcënim për të gjithë ata, që do t’i godasë e njëjta gjë, si ata që kaluan para tyre. Madje, këta të sotmit e meritojnë më tepër ndëshki - min e Allahut, për shkak se ata mohojnë më të zgjedhurin e profetëve. Muhamedi është më i madh dhe më i rëndësishëm se Musai; shenjat dhe mrekullitë e tij janë më të mëdha dhe më të fuqishme se mrekullitë e çdo profeti tjetër. Për Muhamedin ﷺ janë sjellë përgëzime dhe paralajmërime nga të gjithë profetët e shkuar dhe prej tyre u mor premtimi që do ta mbështesnin atë e do të porosisnin popujt e tyre për ta besuar, pasuar dhe mbështetur Muhamedin, kur ai të vinte në këtë botë. Salavatet, mirësitë, paqja dhe begatitë e Zotit qofshin për të gjithë profetët dhe më të mirët salavate dhe më të plotat përshëndetje qofshin për Muhamedin ﷺ , më të zgjedhurin e të dërguarve të Zotit!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 27:7–27:14
- Kujto kur Musai i tha familjes së vet: - Kujto këtë pjesë të bukur dhe madhështore të historisë së Musait, të birit të Imranit. Në këtë pjesë të historisë flitet për fillesat e shpalljes dhe për faktin se Zoti e përzgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të tjerët, duke i shpallur dhe duke i folur drejtpërdrejt. Musai qëndroi në Medjen për disa vite dhe më pas u nis së bashku me familjen e vet për t’u kthyer në Egjipt. Gjatë këtij udhëtimi, ai humbi rrugën në një natë të errët dhe të ftohtë. Në këtë gjendje, ai i thotë familjes së tij. - “Unë po shoh një zjarr, prandaj shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. - Unë pashë një zjarr për së largu dhe shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni. Pra, shpresoj që atje të gjej ndonjë udhërrëfyes, që të gjejmë rrugën dhe të marr ndonjë dru të ndezur, që edhe ne të ngrohemi. Kjo tregon se ai nuk po e gjente dot rrugën dhe gjithashtu po ndiente ftohtë, e po ashtu edhe familja e tij. - Kur arriti te zjarri, u dëgjua një zë: - Atë e thirri Allahu i Lartësuar, që e njoftoi se ai ishte një vend i pastër, i shenjtë dhe i bekuar. Do të mjaftonte si bekim fakti që Allahu i Lartësuar e zgjodhi për t’i folur Musait (a.s) dhe për ta bërë atë Profet. - “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve! - I Dëlirë dhe i Pastër është Zoti nga çdo mendim i keq ose mangësi në përshkrimin dhe veprat e Tij. - O Musa! Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti! - Allahu i Madhëruar e njofton atë se Ai është i vetmi që mertiton të adhurohet. Ashtu siç ka ardhur në një ajet tjetër: "Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Ai është El Aziz - i Plotfuqishmi , Krenari, Ngadhënjimtari, i cili i ka nënshtruar të gjitha gjërat dhe çdo krijesë është nën pushtetin e Tij. Allahu është El Hakim - i Urtë. Ai është i urtë në çdo gjë që ka krijuar. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti se Ai e dërgoi si Profet Musain, birin e Imranit. Allahu e dinte mirë se Ai vlente dhe ishte i duhuri për të mbajtur peshën e profetësisë dhe për t’i folur drejtpërdrejt. Allahu është Krenari e Ngadhënjimtari, dhe për këtë tregon edhe fakti se zemra e robit anon tek Ai dhe ndien qetësi e siguri pranë Tij edhe kur robi është i vetmuar e kundër armiqve të shumtë, të ashpër, tiranë dhe të pamëshirshëm. Edhe sikur kundër teje të jetë e gjithë bota, je i qetë dhe në prehje pranë Allahut, që është Aziz, Krenar Ngadhënjimtar, sepse të gjitha krijesat janë në dorë të Allahut dhe nën pushtetin e Tij. Asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Zotit të Plotpushtetshëm. - Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, (nga frika) ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. - Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë:
“Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe) ." [Kasas 31]. - (I'u tha) O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! - Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet. - Por në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Këta janë ata që frikësohen dhe duhet të frikësohen për shkak të gjynaheve dhe padrejtësive të shkruara. Ndërsa të dërguarit nuk kanë pse të kenë frikë vetminë dhe asgjë tjetër. Megjithatë, edhe ata të cilët kanë bërë padrejtësi e gjynahe, por pastaj janë penduar dhe i kanë zëvendësuar gjynahet me sevape e punë të mira, mosbindjen ndaj Zotit me bindjen ndaj Tij dhe nënshtrim, le ta dinë se Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Për këtë arsye, askush nuk duhet t’i humbë shpresat nga mëshira dhe falja e Zotit. Allahu i fal dhe mbulon të gjitha gabimet. Ai është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa një nënë me fëmijën e saj. - Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! - Pra, pa ndonjë të keqe e sëmundje, si lebra etj. Madje, ajo do të ketë një bardhësi vezulluese, që mrekullon shikuesit nga rrezatimi i saj. - Këto janë dy nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij... - Këto shenja, shkopi që shndërrohet në gjarpër të shpejtë dhe dorës e bardhë vezulluese, ishin dy nga nëntë shenjat që Zoti i dha Musait për të shkuar tek Faraoni dhe populli i tij e për t’i ftuar në rrugën e drejtë. - ...sepse ata janë popull keqbërës. - Ata i kanë kaluar të gjitha kufijtë me shirkun dhe kufrin e tyre, me arrogancën dhe tiraninë ndaj robve të Zotit. Ata tregohen kryeneçë dhe tiranë në tokë, pa asnjë arsye. Kështu, Musai (a.s) shkoi tek Faraoni dhe rrethi i tij për t’i ftuar të nënshtrohen në Allahun dhe për t’i treguar shenjat e mëdha të Zotit. - Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Këto janë sigurisht magji.” - Ato ajete ishin ndriçuese dhe tregonin për të vërtetën. Ato i jepnin dritë njeriut që të shohë të vërtetën, ashtu si dielli që i jep dritë shikimit. Por ata të mjerë thanë: “Kjo është magji e qartë.” Nuk u mjaftoi të thoshin se është magji, por shtuan dhe fjalën “ mubin” – pra, e qartë dhe e dukshme lehtësisht për çdo kënd. Kjo është vërtet çudia më e madhe! Ato shenja të mëdha që të hapin sytë dhe që të ndriçojnë shpirtin e zemrën, t’i krahasosh me magjinë dhe punët e shëmtuara?! A nuk tregon kjo për më të madhen poshtërsi dhe më të shëmtuarin mohim e përmbysje të realitetit?! - Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi... - Ata i mohuan ajetet e Allahut, duke e ditur që nuk kishin të drejtë. - ...edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to (se ishin nga Zoti). - Mohimi dhe refuzimi i tyre nuk ishte për shkak të ndonjë dyshimi e paqartësie nga ata, sepse ata kishin dije të plotë dhe siguri se ato shenja ishin të vërteta nga Zoti dhe se Musai ishte i sinqertë. Kështu, ata me vetëdije po tregoheshin të padrejtë, duke shkelur mbi hakun e Zotit dhe të padrejtë në vetveten, duke zgjedhur me vetëdije ndëshkimin. Ata ishin të padrejtë edhe me robërit e Zotit, duke i penguar nga e vërteta. Gjithashtu, ishin të padrejtë edhe me Profetin e Zotit, prej hakut të të cilit është pasimi e bindja ndaj ftesës së tyre. - Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve! - Ky ishte ndëshkimi i atyre që shkatërrojnë. Ai ishte më i keqi përfundim. Allahu i shkatërroi dhe i mbyti në det. Ai i poshtëroi dhe pasurinë dhe
mbretërimin e tyre ua la popullit të përvuajtur, që ishin adhurues të Tij.