إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ
‘Inne rebbeke jekdi bejnehum bihukmihi we huwel-’azizul-’alimu
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ
‘Inne rebbeke jekdi bejnehum bihukmihi we huwel-’azizul-’alimu
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ
Fetewekkel ‘ala Ellahi ‘inneke ‘alel-hekkil-mubini
E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ
‘Inneke la tusmi’ul-mewta we la tusmi’u es-summe ed-du’a’e ‘idha we llew mudbirine
Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.
وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ
We ma ‘ente bihadil-’umji ‘an delaletihim ‘in tusmi’u ‘illa men ju’uminu bi’ajatina fehum muslimune
E as që mund t'i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë.*
۞ وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ
We ‘idha weka’al-kawlu ‘alejhim ‘ehrexhna lehum dabbeten minel-’erdi tukellimuhum ‘enne en-nase kanu bi’ajatina la jukinune
E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t'ju flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ
We jewme nehshuru min kulli ‘ummetin fewxhæn mimmen jukedhdhibu bi’ajatina fehum juza’une
E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar.
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Hetta ‘idha xha’u kale ‘ekedhdhebtum bi’ajati we lem tuhitu biha ‘ilmæn ‘emmadha kuntum ta’melune
Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)?"
وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ
We weka’al-kawlu ‘alejhim bima dhelemu fehum la jentikune
Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin.
أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
‘Elem jerew ‘enna xhe’alnal-lejle lijeskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ju’uminune
A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson.
وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ
We jewme junfehu fi es-suri fefezi’a men fi es-semawati we men fil-’erdi ‘illa men sha’el-lahu we kullun ‘etewhu dahirine
(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t'i vinë Atij të gjithë të përulur.
وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ
We teral-xhibale tehsebuha xhamideten we hije temurru merre es-sehabi sun’a Ellahil-ledhi ‘etkane kulle shej’in ‘innehu habirun bima tef’alune
E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ
Men xha’e bil-heseneti felehu hajrun minha we hum min feza’in jewme’idhin ‘aminune
Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.