28. Kasas · Ajeti 13 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 28:1–28:13

Shkronjat e ndara në fillim japin për të kuptuar se ky libër i mrekullueshëm dhe i pashoq, është i përbërë prej shkronjave të tilla. Përmes engjëllit Xhibril, Muhammedit i lexohet tregimi rreth Musait e faraonit në mënyrën më të vërtetë e më të sigurt, por për atë popull që e beson Kur'anin.

Faraoni i kohës së Musait ishte aq kryelartë sa që veten e quante zot, e popullin e kishte ndarë në grupe dhe atë të beni israilve e shtypte pa masë, ua mbyste meshkujt e ua linte të gjalla femrat sa për shërbime. Mëshira e Zotit ishte ta ndihmojë atë popull të shtypur, e faraonit dhe ministrit të tij, Hamanit që ishin zullumqarë, t'u tregojë se e ardhmja do të jetë në duar të atyre të shtypurëve, të cilës gjë ia kishin frikë.

Faraoni kishte urdhëruar të mbytet çdo fëmijë mashkull që lind ndër beni israelitët. Nënën e Musait e kishte frymëzuar Zoti që për një kohë t'i japë ajo gji, e kur t'i kërcënohet rreziku për te, ta hedhë në lumë e të mos frikësohet as të mos pikëllohet se Zoti do ta ruaj atë, madje edhe do ta shpallë pejgamber. Lumi e barti, e çoi kah dera e faraonit dhe atë e gjeti familja e tij. Gruaja e faraonit, Asijetu, u gëzua dhe kërkoi që të mos mbytej, ta rrisnin dhe ta adoptojnë për fëmijë. Nëna e Musait gati u çmend kur kuptoi se ai kishte rënë në duar të faraonit, por besimi në Zotin e përforcoi. Ajo i tha bijës së vet, motrës së Musait që të vështrojë prej së largu, të mos hetohet që po e përcjell se ç'po ndodh me të.

Familja e faraonit u interesuan për një grua që do t'i japë gji, por Musai si foshnjë nuk merrte gjinin e asnjë gruaje. Atëherë motra e Musait shfrytëzoi rastin dhe u tha se di për një grua që do të mund t'i jipte gji dhe se është e një familjeje të mirë e të ndershme. Ata çuan dhe e thirrën atë grua, në të vërtetë vetë nënën e Musait, por nuk e dinin se ajo ishte nënë e tij. Fuqia e Zotit bëri që ta shpëtojë fëmijën, ta gëzojë nënën e tij dhe t'i japë të kuptojë se udhëzimi i Zotit është i vërtetë, i sigurt dhe i pathyeshëm. Për nënën e Musait thuhet se e kishte emrin Juhaze, e për motrën Merjem ose Katime apo Kylsum. Thuhet se faraoni dyshoi kur pa se foshnja po e thith gjinin e asaj gruaje, andaj e pyeti: çka është puna që asnjë gji tjetër nuk pranoi e tëndin po" Ajo tha: Jam e tillë që çdo fëmijë më thith mua, si duket e kam qumështin të mirët la dhanë foshnjën ta mbajë në shtëpinë e vet dhe e shpërblyen me gjëra të çmueshme.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 28:10–28:13

- “Nëna e Musait ndjeu një zbrazëtirë në zemër ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për dhimbjen, frikën dhe ankthin e madh në zemrën e nënës së Musait, kur biri i saj ishte duke lëvizur në ujë. Allahu i Lartësuar na

tregon se zemra e saj u zbraz nga çdo gjë përveçse dashuria e madhe për Musain, frika dhe ankthi për jetën e tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur.” - Ajo gati e shprehu dëshpëri-min dhe merakun për birin e saj, që i iku nga duart. Ajo do ta shfaqte gjendjen e saj, nëse Allahu i Lartësuar nuk do ta forconte zemrën e saj. - “Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” - Ndiq gjurmët dhe merr vesh rreth tij! Dhe kështu, motra e Musait doli për këtë qëllim. - “Kështu ajo (e motra) e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. ” - Ajo e vëzhgoi dhe ruajti djepin nga larg, që të mos binte në sy. Kur gruaja e Faraonit shfaqi dashurinë e madhe për fëmijën dhe e shpëtoi atë, shërbëtoret i sollën gjidhënëse për ta ushqyer, por ai nuk e pranonte. Kështu, ata dolën në treg me shpresën që të gjenin gjidhënëse që ai ta pranonte. Motra e tij e pa në duart e tyre dhe e njohu atë, por nuk u shfaq në sytë e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” - Zoti i Madhë - ruar e kishte përcaktuar në kaderin e Tij, që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse. Allahu i Lartësuar deshi kështu, që ta nderonte dhe qetësonte zemrën e nënës së tij dhe ta bënte këtë si shkak që foshnja të kthehej në gjirin e nënës e ajo të ndiente erën e tij, pas asaj frike dhe ankthi të papërshkrueshëm. Motra e Musait, kur i pa ata që ishin të çoroditur dhe nuk po gjenin gjidhënëse, tha: “A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” Ata patën besim tek ajo, edhe pse filli - misht dyshuan. Kështu, e ndoqën e shkuan pas saj, deri tek shtëpia e tyre. Atje, kur nëna ia dha gjirin, ai menjëherë e pranoi. Ata u gëzuan shumë dhe ia çuan lajmin e mirë gruas së Faraonit e cila e ftoi nënën e Musait, i dha asaj dhurata të shumta, duke mos e ditur se cila ishte ajo, madje, i kërkoi që të qëndronte në pallat, në mënyrë që të ushqente me gji fëmijë n. Nëna e refuzoi diçka të tillë, duke i thënë se kishte burrin dhe fëmijët në shtëpi, për të cilët duhej të kujdesej. Megjithatë, nëse ata pranonin, ajo mund t’i jepte gji foshnjës në shtëpinë e saj. Gruaja e Faraonit e pranoi këtë ofertë. Kështu, shpenzimet dhe furnizimet shkuan në shtëpinë e Musait. Veshjet dhe dhurata të shumta e mbushën atë shtëpi. Nëna e Musait u kthye me djalin e saj të vogël e kënaqur dhe e lumtur. Pas asaj frike të madhe, që kishte zënë vend në zemrën e saj, Allahu i Lartësuar ia mbushi me siguri dhe qetësi, madje i dha krenari dhe respekt ndër njerëz, bashkë me një furnizim të pashe - mbullt. Në një hadith thuhet: 2036. “Ai që bën punë të mira, duke llogaritur shpërbli - min nga Zoti për veprat që ai bën dhe përfiton prej tyre edhe në këtë jetë, i shëmbëllen nënës së Musait (profetit), e cila i jepte gji djalit të saj dhe merrte pagesën si gjidhënëse.” I Pastër, i Lavdëruar dhe i Dëlirë nga çdo mangësi është Ai, në dorën e të Cilit është e gjithë çështja! Çdo gjë që Ai dëshiron ekziston dhe përmbushet; çdo gjë që Ai nuk dëshiron, kurrë nuk ka për të ekzistuar. Allahu i Pastër dhe i Lavdëruar, çdokujt që i frikësohet dhe është i devotshëm ndaj Tij, pas çdo vështirësie i sjell lehtësimin, pas çdo frike e ankthi i sjell qetësi dhe siguri, dhe pas çdo ngushtije i sjell zgjerim, rrugëzgjidhje dhe rehati: - “Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma, që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej ...” - Domethënë, që të kënaqej me të, të rehatohej, të qetësohej dhe të mos kishte asnjë shqetësim dhe frikë. - “... dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. ” - Premtimi i Allahut se do ta kthente Musain në gjirin e nënës dhe do ta bënte atë prej profetëve të zgjedhur ishte i vërtetë. Kështu, në mo - mentin kur u përmbush premtimi i Allahut

se do ta kthente djalin në gjirin e saj, po kështu do të përmbushej edhe premtimi se ai do të ishte një i dërguar i dalluar i Tij. Më këto premtime, ajo do të sillej me Musain ashtu si i shkonte atij, qoftë nga natyrshmë - ria e trajtimit të tij si nënë, qoftë edhe nga mënyra që ligji i Zotit përcakton se si duhet të trajtohet një profet i ardhshëm. - “Por shumica e tyre nuk e dinë.” - Ata nuk i dinë urtësitë e Allahut në veprat e Tij dhe në përfundimin e çështjeve. Ata nuk e dinë përfundimin e mirë dhe të lëvduar të asaj që Zoti e vendos që të realizohet. Pa dyshim që Allahu është i lavdëruar për çdo gjë që ka vendosur dhe për çdo gjykim që ka zbritur ndër njerëz; Ai është i lëvduar në dynja dhe në ahiret. Ndoshta mund të ndodhë diçka, e cila është e urryer për shpirtin, por përfundimi i saj është i lëvduar dhe i mirë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Juve ju është bërë detyrim lufta, ndonëse e urreni atë. Por ndodh që ju ta urreni diçka, por ajo të jetë e mirë për ju, siç ndodh që ju ta doni diçka, por ajo të jetë e keqe për ju. Allahu di e ju nuk dini.” [Bekare 216]. Ose: “... ndodh që ju ta urreni diçka dhe Allahu, nëpërmjet saj, të japë mirësi të shumta.” [Nisa 19].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 28:7–28:13

- Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: "Jepi gji atij! - Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë. - Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... - Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur. - ...sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. - Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të. - Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit... - Pra, ishte familja e Faraonit që e gjeti këtë fëmijë, kur lumi e solli në portën e tyre. Por Zoti dëshironte diçka: - ...që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. - Pikërisht nga dora e këtij fëmije, që ata gjetën, do të vinte fundi dhe mjerimi i tyre. Ai do të bëhej armiku dhe shkatërrimi i tyre, që ta kuptonin se asnjë forcë njerëzore dhe masë e marrë nga ata nuk mund të thyente kaderin dhe vullnetin e Zotit. Pikërisht ai, nga i cili ruheshin, do të bëhej shkaktari i fundit të tyre. Do të ishin ata vetë që do të kujdeseshin për të, do ta rrisnin dhe edukonin. Po ta mendosh me kujdes, do të

shohësh se, me Musain në pallat, bijtë e Izraelit përfituan shumë të mira. Shpeshherë ligësia ndaj izraelitëve zbutej, sepse ai ishte në pallat dhe me pozitë në oborrin mbretëror. Si i tillë, ai mund të mbronte shumë nga të drejtat e popullit të tij, duke mos harruar këtu përkushtimin dhe xhelozinë e madhe të tij për popullin e vet, si edhe natyrën e tij ambicioze dhe këmbëngulëse në arritjen e të mirës. Pas përpjekjeve të tij, gjendja dhe prestigji i bijve të Izraelit kishte ndryshuar në atë shoqëri. Nga një popull i dobët, i shtypur dhe pa asnjë fuqi në shoqëri, tashmë ishte shndërruar në një popull që kërkonte të drejtat e veta dhe konfliktohej me grupet e tjera të popullsisë së Egjiptit, ashtu siç do të sqarohet më pas. Këto janë hapat e parë të fuqizimit në vend. Allahu i Lartësuar e ka bërë si ligj që çështjet të realizohen pak e nga pak e hap pas hapi. Ato nuk realizohen menjëherë. - Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. - Pra, prandaj vendosi që t’i ndëshkojë e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë. - Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. - Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat. - Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. - Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta! - Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin . - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi. - Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) - Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt. - dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), - Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj. - ...sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) - Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte. - dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij.

- Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” - Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi: - Kështu ajo (e motra) e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. - Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit. - Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet) dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” - Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj. - Kështu, Ne e kthyem atë tek e ëma... - Kështu, Allahu e ktheu atë tek e ëma, ashtu siç premtoi. - ...që t'i kënaqej syri e të mos pikëllohej... - Ai do të rritej në gjirin e nënës së vet dhe ajo do të kënaqej me të, e qetë dhe e sigurt për birin e saj. Jo vetëm që do të gëzohej dhe kënaqej me të birin, por do të merrte edhe shpërblime e furnizim të bollshëm nga obori i Faraonit për djalin. Ky është përkujdesi i Allahut të Madhëruar. - dhe që ta kuptonte se premtimi i Allahut është i vërtetë. - Prandaj Zoti i tregoi asaj përmbushjen e disa premtimeve që i dha, që zemra e saj të qetësohej, imani t’i shtohej e forcohej dhe për të qenë e qetë me premtimet e tjera të Allahut, se edhe ato do të përmbusheshin. Allahu i Madhëruar do ta ruante Musain (a.s) dhe do ta bënte një profet të madh. - Por, shumica e tyre nuk e dinë. - Shumë njerëz, kur shohin kushte jo të favorshme dhe të pashpresa, dobësohen në imanin e tyre. Kjo ndodh sepse dituria e tyre është e mangët dhe nuk e dinë se Allahu i Madhëruar, para se të plotësojë e përmbushë çështjet e mëdha, sjell e vendos sprova e pengesa të mëdha, vështirësi dhe sfida, në dukje të pakalueshme. Kështu vazhdoi Musai të jetonte në familjen e pallatin e Faraonit, të edukohej në mbretërinë e tij dhe të merrte pjesë në rrethin e tyre. Ai vishej si ata dhe kishte trajtimin dhe mirësitë që gëzonin ata. Në këtë gjendje, nëna e Musait ishte e qetë dhe e sigurt. Tashmë të gjithë e shihnin atë si nënën e Musait nga gjiri dhe askush nuk e shihte me dyshim përkujdesin dhe dhembshurinë e dashurinë e saj për Musain. Mendo pak për butësinë dhe përkujdesjen e mëshirshme të Zotit për Musain deri në atë

masë saqë e ruajti edhe nga gënjeshtra. Ai ia lehtësoi çështjet, pasi edhe pse të tjerët mendonin se lidhja mes tij dhe nënës së vet ishte për shkak të gjidhënies, kur ai i thërriste asaj "nënë" dhe mes tyre kishte dashuri dhe afrimitet të madh, gjithçka ishte e vërtetë e jo gënjeshtër. Pra, Zoti bëri që situata të krijohej në atë mënyrë që të mos detyroheshin të gënjenin dhe të mos takoheshin dhe kujdeseshin për njëri tjetrin fshehtazi.

← Kasas 28:13