30. Rum · Ajeti 19 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 30:1–30:19
Për shkronjat me të cilat po fillojnë disa sure thuhet se janë fshehtësi e pazbuluar, se janë betime të Allahut se janë emra të Allahut etj. "Rrum" quhej një kabile sipas emrit të një stërgjyshi të saj, e mendohet se ai ishte RRum bin Is-hak, bin Ibrahim, përndryshe vëlla binak me Jakubin, prej të cilit rrjedhin të gjithë pejgamberët beni israilë Rumët quhen edhe beni "Esfer", i takonin fesë greke që atëherë adhuronin yjet, deri nja treqind e sa vjet pas ardhjes së Isait, kur i pari prej rumëve pranon fenë e krishterimit, Kostantin dhe nëna e tij Kerjeme Hejlanije. Sunduesit që sundonin Shamin dhe pjesën nga Iraku quheshin "Kajsar". Në një luftë që zhvillohet ndërmjet bizantinëve dhe persianëve, në afërsi të tokës arabe, bizantinët humbin, kurse persianët fitojnë. Persianët ishin zjarrputistë (mexhusi), e bizantinët, edhe pse me disa devijime, ishin monoteistë. Idhujtarët arabë u mbanin krahun persianëve ngase nuk besonin në një Zot, e i urrenin si myslimanët ashtu edhe bizantinët e krishterë të asaj kohe. Ndërsa myslimanët përkrahnin bizantinët si monoteistë. Për disfatën e bizantinëve u gëzuan idhujtarët, kurse myslimanët u dëshpruan. Në atë kohë shpallet kjo I pjesë e Kur'anit, e derisa paralajmëron se brenda disa vitesh bizantinët do të triumfojnë kundër përsianëve, myslimanët u gëzuan, e u gëzuan veçanërisht ditën kur bizantinët ngadhënjyen. Si duket kjo ngjau pas nëntë vitesh. Besimtarët myslimanë u gëzuan për fitorën e bizantinëve, por u gëzuan edhe më shumë për fitorën e vet kundër bizantinëve dhe kundër persianëve, e cila brenda nja pesëmbëdhjetë vjetëve u realizua. Në këtë pjesë të Kur'anit shihet mrekullia e tij, duke paralajmëruar për një ndodhi në të ardhmen, e thyen perdën mbulesë të fshehtësive për të ardhmën, e një premtim i tillë i sigurt mund të jetë vetëm premtim i Allahut që në dijen e Tij nuk ekzistojnë kufij të kohës. Njerëzit duhet kuptuar se çdo gjë ndodh sipas dëshirës së Zotit, sepse Ai është i vetmi Krijues i çdo sendi. I e shko, por me një Nuk krijoi asgjë shkel e shko, por me një qëllim të caktuar dhe për një kohë të caktuar, e pas përfundimit të kohës së caktuar të kësaj jete, pason jeta tjetër. Të gjitha përpjekjet e njeriut në këtë jetë duhet të kenë për qëllim fitimin e shpërblimit dhe shmangien e ndëshkimit për në botën tjetër, ditën kur njerëzit ndahen për në xhennet, ose, ruana Zot, për në xhehenem. i Njerëzit janë të obliguar të madhërojnë, ta lartësojnë dhe t'i shprehin falënderim Zotit, çdo mëngjes e çdo i mbrëmje, natën e ditën, sepse vetëm Ai ka fuqi ta nxjerrë të gjallin prej të vdekurit dhe anasjelltas dhe t'i nxjerrë i njerëzit prej varrezave në ditën e mahsherit dhe t'i vëjë para vete e t'u japë atë që u ka premtuar.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 30:17–30:19
Këto ajete janë tesbih (madhërim e përlëvdim), që Allahu i Lavdëruar i thur Vetes së Tij dhe një udhëzim për robërit e Tij, që ta lëvdojnë Atë me tesbih (Shprehja “subĥânall-llah”) dhe taĥmid (Shprehja “el ĥamdu li-llah”), në katër kohë të ditënatës, të cilat vazhdimisht zëvendësojnë njëra - tjetrën e që tregojnë për pushtetin e plotë dhe sundimin e gjerë të të Madhërishmit. - “Madhërojeni Allahun kur afron mbrë - mja dhe kur agon dita! ” - Bëjini tesbih dhe tahmid Zotit kur afron akshami dhe në kohën e sabahut, kur qielli fillon të zbar - dhet. Pasi përmendi këto dy kohë, i Madhë - ruari e lavdëron Veten e Tij duke thënë: - ‘I lavdëruar është Ai në qiej dhe në tokë!” - Ky lavdërim është mëse me vend. Allahu e meriton madhërimin e krijesave, për emrat dhe cilësitë e Tij absolute dhe Ai është i pastër e larg çdo mangësie. Ai është i lavdëruar për gjithçka që ka krijuar në qiej dhe në tokë. Më pas përmenden edhe dy kohë të tjera, kur njerëzit duhet ta madhërojnë, dëlirësojnë e lavdërojnë Allahun: - “Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës.” - Domethënë, gjatë natës, kur errësira ka mbuluar gjithçka; dhe gjatë ditës, kur dielli shkëlqen fort. I Lavdëruar, i Madhëruar, i Dëlirë dhe larg çdo mangësie është Ai që i krijoi këto, Ai që e bën ditën të ndriçojë dhe natën për prehje e qetësim, sikurse thuhet në Kuran: “Betohem për ditën, kur ajo e zbardh atë (Tokën), dhe për natën, e cila e mbulon atë” [Shems 3, 4]. Ose: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, dhe për ditën, kur ajo shkëlqen...”. [Lejl 1, 2]. Ose: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka.” [Duha 1, 2]. Ajete të tilla janë të shumta në Kuran. - “Është Ai që e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit ...” - Edhe këto fakte janë të ngjashme me ato të sipërpërmendurat. Ato i bashkon fakti që ato qëndrojnë përballë njëra -tjetrës dhe tregojnë për fuqinë absolute të Allahut në krijimin e gjërave të kundërta: jetës dhe vdekjes, dritës dhe errësirës, natës dhe ditës etj. Ai e nxjerr bimën nga një farë, dhe anasjelltas, nga bima bën që të dalin farat; Ai bën që veza të dalë nga pula dhe pula nga veza; Ai bën që njeriu të dalë nga një pikë lëngu dhe po Ai e bën që ky lëng të krijohet dhe të dalë nga njeriu; Ai bën që nga prindër mohues të dalin fëmijë besim - tarë dhe nga prindër besimtarë të lindin mohues (ose një besimtar të bëhet mohues dhe një mohues i besimit të bëhet besimtar). - “... dhe që e ngjall tokën pasi është shkretuar. Po kështu do të nxirreni të gjallë edhe ju .” - Ose siç thotë në ajetin tjetër: “Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat, nga të cilët ju hani. Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime (uji).” [Ja sin 33, 34]. Ose: “O njerëz! Nëse ju dyshoni në ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj
prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë (Fuqinë Tonë). Ne e bëjmë që të rrijë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar (për lindje). Pastaj Ne ju nxjerrim si foshnja (pastaj ju japim jetë) në mënyrë që të arrini moshën e pjekurisë. Ka prej jush që vdesin herët, e disa të tjerë jetojnë deri në pleqëri të thellë, aq sa të mos dijnë asgjë nga dija që kanë pasur. Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët) , mbufatet gjelbë - rohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit dhe se është Ai që ka fuqi për gjithçka. Nuk ka dyshim se Ora (Kijameti) do të vijë patjetër dhe Allahu do t’i ngjallë të gjithë ata që janë në varre (të vdekurit).” [Haxh 5 - 7]. Ose: “Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. Kur erërat bartin re të mëdha, Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur dhe atje e zbresim shiun, nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni.” [Araf 57].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 30:17–30:19
- I madhëruar qoftë Allahu (dhe madhërojeni Atë), kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë (dhe lavdërojeni Atë), gjatë natës dhe në drekë. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe mangësi. Ai është i Lartësuar dhe i Madhëruar, prandaj asnjë krijesë nuk mund të jetë e ngjashme me të. Ky ajet është një urdhër që krijesat ta lartësojnë dhe madhërojnë atë mëngjes e mbrëmje, në kohën e mbrëmjes dhe të paradites. Këto janë vaktet e 5 namazeve të ditës, kur Allahu i urdhëron robërit e Tij që t’i bëjnë Atij tesbih (subhanall-llah) dhe t’i thurin hamde (el hamdu lil -lah). Në këtë urdhër hyn dhikri i detyrueshëm, domethënë, falja e 5 kohëve të namazit të detyrueshëm; por edhe dhikri i pëlqyeshëm, siç janë namazet e pëlqyeshme, dhikri pas namazeve dhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. Fakti që Allahu i Lartësuar i ka përmendur këto kohë në mënyrë të veçantë tregon se dhikri dhe adhurimi gjatë këtyre kohëve (5 vaktet e namazit dhe koha para lindjes së djellit dhe para perëndimit të tij) është më i mirë dhe i dobishëm sesa dhkri në kohë të tjera. Kështu, edhe tesbihu dhe tahmidi është shumë më i vyer dhe i shpërblyeshëm se në kohë të tjera. Madje, çdo adhurim, edhe nëse në të nuk përmenden fjalët ‘ subhanallah’ (tesbihu) dhe ‘ elhamdulilah (tahmidi) konsiderohet tesbih për Allahun, nëse bëhet me sinqeritet dhe përkushtim vetëm për Të. Madje, ky është tesbih dhe tahmid me vepra, duke treguar me adhurimet e tua se Allahu është i Pastër dhe shumë i Lartësuar, që të ketë shokë dhe të barabartë në meritën e adhurimit. Me veprat dhe adhurimet e tua, ti tregon se askush prej krijesave nuk meriton sinqeritetin dhe kthimin me përunjësi, por është vetëm Zoti që e meriton atë. - Ai e nxjerr të gjallin prej të vdekurit... - Ashtu siç e nxjerr bimën e gjallë nga toka e vdekur, e nxjerr sythin nga kokrra e pajetë, e nxjerr pemën e madhe nga një farë, e nxjerr zogun e vogël nga veza, e nxjerr besimtarin nga mohuesi që është i vdekur etj. - dhe të vdekurin prej të gjallit. - E kundërta e asaj që u përmend më sipër. - Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar.. - Kështu, Ai ia lëshon asaj shiun kur ajo është e thatë, e shkretë dhe pastaj e sheh se si ajo bymehet dhe fillon të gëlojë nga bimësia e larmishme dhe e bukur. - ...dhe po ashtu do të nxirrenitë gjallë edhe ju (prej varrezave). - Kështu do të nxirreni të gjallë nga varret tuaja. Ky është një argument shumë i qartë, i prerë dhe shumë lehtë i kuptueshëm se Ai që e ngjall dhe i jep jetë tokës, pasi ajo është e shkretë, e thatë, e pajetë në të, Ai ka për t’i ringjallur edhe të vdekurit nga varret e tyre. Nga ana logjike, nuk ka asnjë dallim në të dyja rastet dhe nuk ka kuptim mohimi dhe mospranimi i njërit, kur tjetrin e dëshmon dhe e sheh në realitet.