30. Rum · Ajeti 32 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 30:20–30:32
Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit i janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit: krijimi i njerëzve i që veprojnë në lëmenjë të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj: krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut: krijimi i qiejve e i tokës, i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, i natës për gjumë e i ditës për punë, i vetëtimës I që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi, i stabilizimit të qiejve e tokës, e edhe i ringjalljes i pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi, idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë i shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin që robi të jetë i barabartë me zotëriun, e si u merr mendja që krijesat, çfarëdo qofshin, t'i konsiderojnë për zota dhe t'ia barazojnë Zotit" i Duhet lënë manash bestytnitë e injorantëve, e duhet përqëndruar fuqishëm në fenë e Allahut, i i e cila është natyrë e lindur për çdo njeri, pra feja islame është natyrë e njeriut, e derisa të gjithë njerëzit janë të krijuar të një natyre, atëherë është fe për të gjithë dhe, sikur njeriu të mos nxitej nga dikush për ndonjë rrugë tjetër, ai vetvetiu do ta përqafonte fenë e vet në të cilën është i lindur, i prirur, fenë islame.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 30:30–30:32
- “Përkushtohu me gjithë qenien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit.” - Përkushtohu me tërë qenien tënde dhe ji i vazhdueshëm e i palëkundur në fenë tënde, fenë e Ibrahimit, që ishte besimdrejtë dhe larg çdo idhujtarie. Kjo është feja në të cilën të udhëzoi Zoti yt, fe të cilën Ai e përkreu plotësisht. Përveç kësaj, kjo fe është tërësisht në përputhje me natyrshmërinë e pastër, në të cilën Zoti yt i krijoi krijesat. Njerëzit janë krijuar në fillim me një natyrë të pastër e të prirur për të njohur Zotin e gjithësisë, për ta besuar Atë si një të vetëm dhe për ta adhuruar vetë Atë, siç u shtjellua në tefsirin e ajetit: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne
s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?” Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë (drejt nesh) .” [Araf 172 - 174]. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ijad Ibn Humari, se Profeti a.s ka thënë: 2060. “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë i krijova robërit e Mi me besim të drejtë ( hunefa), por atyre iu vërsulën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre, duke ua bërë haram atë që unë ua bëra hallall. ” Do të përmendim në vijim hadithe, në të cilat tregohet se Allahu i Madhëruar i krijoi robërit me një natyrë të pastër, që e do Islamin, pra, dorëzimin ndaj një Zoti të vetëm, por atyre u vërsulen shejtanët dhe i devjojnë, duke i futur në fe të kota e të gabuara, si ajo jehude, e krishtere apo zjarrputizmi. - Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. - Disa mëtojnë se kjo fjali, edhe pse është një fjali dëftore, në fakt është një urdhër. Kështu, kuptimi i saj është: Askush të mos e tjetërsojë natyrshmërinë e pastër, në të cilën Zoti i krijoi njerëzit! Kjo i ngjan fjalës së Allahut kur Ai flet për Qaben: “Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. ...” [Al Imran 98]. Domethënë, kush hyn në të duhet të mos cenohet dhe duhet të jetë i qetë e i sigurt. Ky është një shpjegim i mirë dhe i saktë. Ndërsa të tjerë kanë thënë se kjo është një fjali dëftore dhe si e tillë duhet kuptuar. Ajo na jep një mesazh të qartë se Allahu i Madhëruar i ka krijuar të gjitha krijesat me një natyrë të pastër dhe të drejtë. Të gjithë lindin të tillë, me këtë natyrshmëri të pastër, të prirur të besojë një Zot të vetëm e t’i dorëzohet Atij. Nuk ka asnjë ndryshim mes njerëzve në këtë natyrshmëri, në të cilën i ka krijuar Zoti. Për këtë arsye, Ibn Abasi, Nehaiju, Seid Ibn Xhubejri, M uxhahidi, Ikrime, Katade dhe Dahaku, duke shpjeguar këtë ajet, kanë thënë se ka kuptimin: Askush nuk mund ta tjetërsojë fenë e Allahut. Edhe Buhariu e shpjegon kështu, duke sqaruar se fjalët “ ed-din” (fe) dhe “ el fitra” (natyrshmëri) tregojnë Islamin. Pra, askush nuk mund të tjetërsojë fenë islame, fe në të cilën Allahu i brumosi njerëzit. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Ebu Hurejrës, se Profeti i Allahut ka thënë: 2061. “Çdo foshnjë lind në fitra, - në një transmetim tjetër thuhet: “në besim të pastër Islam”, - por prindërit e tij ia ndërrojnë natyrshmërinë dhe e bëjnë çifut, të krishterë ose mexhus, ashtu siç lind bagëtia, e plotë pa cene. A keni parë ndonjë të tillë që të jetë me cene?” Pastaj lexoi: “... natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Kjo është feja e drejtë.” Imam Ebu Xhafer Ibn Xheriri sjell hadithin nga El Esued Ibn Seri’ i fisit Beni Sadi, i cili rrëfen: 2062. “Unë kam marrë pjesë së bashku me Profetin e Allahut në katër beteja. Njëherë, disa ushtarë, pasi vranë armiqtë e armatosur, vranë edhe fëmijët e tyre. Kur Profeti i Allahut mori vesh për këtë ngjarje të rëndë, u zemërua shumë dhe tha: “Ç’janë këta njerëz, që vrasin fëmijë?!” Një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Po a nuk ishin ata fëmijë idhujtarësh?!” Profeti i Allahut iu përgjigj: “A nuk janë më të mirët nga mesi juaj fëmijë idhujtarësh?!” Më pas tha: “Mos vrisni fëmijë, mos vrisni fëmijë! Çdo njeri lind me natyrë të pastër dhe vazhdon të jetë i tillë deri në momentin kur fillon të flasë dhe të kuptojë; atëherë prindërit e kthejnë atë në hebre ose të krishterë.” - “Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë. ” - Përkushtimi dhe kapja fort pas Sheriatit të shpallur prej Zotit dhe natyrshmërisë së pastër është feja e drejtë dhe rruga e mbarë, por shumica e njerëzve nuk e njohin dhe i kthejnë shpinën asaj, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103]. Ose: “Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe
nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En’am 116. 117]. - “Kthehuni tek Ai (me pendim e bindje) !” - Kthehuni me bindje, të dorëzuar dhe të penduar në rrugën e drejtë. - “Kijeni frikë Atë ...” - Frikësojuni ndëshkimit të Tij dhe gjithmonë kujtoni e ndieni mbikëqyrjen e Tij, në çdo fjalë e vepër, në çdo gjendje e kohë. - “... dhe faleni rregullisht namazin - pra përkryejeni këtë adhurim madhështor për Zotin, në shenjë bindjeje e adhurimi madhështor për Të, e mos u bëni si idhujtarët ...” - Besojeni Allahun si Një e të Vetëm dhe përkushtojani të gjitha adhurimet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Atë. Me zbatimin dhe të jetuarit sipas besimit të drejtë synoni veçse kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Jezid Ibn Ebu Merjemi, i cili rrëfen se, njëherë, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kaloi pranë Muadh Ibn Xhebelit dhe i tha: “Çfarë e mban lart e të fortë këtë umet (muslimanët)?” Muadhi u përgjigj: “Janë tri gjëra, të cilat janë shpëtimtaret: (1) ihlasi (sinqeriteti), që në fakt është “ el fitra”, pra, natyra e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit; (2) namazi, i cili në fakt është e gjithë feja dhe besimi; (3) bindja e plotë ndaj Zotit dhe Profetit (el ta’atu ), e cila siguron pacenueshmërine dhe mbrojtjen (e fesë dhe besimit).” Umeri i tha: “Të vërtetën ke thënë!” - “... si ata të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në sekte, ku secili sekt i gëzohet idesë së vet. ” - Mos u bëni si ata idhujtarë, të cilët u përçanë dhe u larguan nga besimi i pastër dhe rruga e drejtë. Ata u ndanë në grupacione e fraksione, duke u larguar nga bazat e fesë së vërtetë e duke tjetërsuar mësimet e udhës së drejtë. Mos u bëni as si ata që besonin një p jesë të fesë dhe mohonin një pjesë të saj, duke u shndërruar në grupe e parti të shumta. Edhe ky umet është përçarë në grupacione të shumta, ashtu si popujt para tyre. Të gjitha ato grupacione janë në humbje, përveç njërit. Të shpëtuarit janë vetëm ata që pasojnë traditën e Profetit dhe qëndrojnë të bashkuar e të kapur fort pas Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit. Ata i marrin këto mësime të pastra dhe i kuptojnë saktë, ashtu siç i kuptuan brezat e parë të këtij umeti, sahabët, tabiinët dhe imamët e diturisë. Kështu vazhdojnë të palëkundur në këto baza të pastra që nga kohët e hershme, deri në kohët e sotme, siç thotë hadithi që Hakimi sjell në Mustedrak-un e tij, se Profeti është pyetur për grupin e shpëtuar: 2063. “Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Janë ata që pasojnë rrugën, në të cilën jam unë sot dhe shokët e mi.” 142
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 30:31–30:32
- Kthehuni tek Ai (me pendim e bindje) , kijeni frikë Atë, faleni rregullisht namazin... - Ky është një shpjegim më i hollësishëm për mënyrën se si ta kthejmë fytyrën drejt Zotit. Kjo bëhet me kthim te Zoti i penduar, i nënshtruar ndaj Tij, duke drejtuar të gjithë forcat për të kënaqur Atë. Kjo presupozon që trupi t’i bindet asaj që gjendet në zemër. Me fjalë të tjera, duhet përkushtim për të përmbushur të gjitha adhurimet, qofshin ato që shfaqen haptaz, qoftë ato që bëhen fshehtaz dhe brenda në zemër. Gjithashtu, kthimi tek Zoti nuk mund të realizohet veçse duke iu larguar edhe gjynaheve, si atyre të dukshme e të shfaqura, ashtu edhe atyre të fshehura. Prandaj i Lartësuari thotë: "...kijeni frikë Atë dhe faleni rregullisht namazin...". Kështu, kthimi i fytyrës drejt fesë së Zotit bëhet përmes kryerjes së urdhëresave dhe largimit nga ndalesat. Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë faljen e namazit, sepse falja e namazit të mundëson një kthim të sinqertë tek Zoti me nënshtrim e përunjësi, si dhe të mundëson arritjen e devotshmërisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: "...fale (rregullisht) namazin! Me të vërtetë, namazi të largon nga veprat e këqija dhe padrejtësitë." . Kjo do të thotë se falja rregullisht e namazit të mundëson devotshmërinë. Pastaj thotë: "Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve). Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju. " [Ankebut 45]. Kjo është një nxitje për kthim të vazhdueshëm tek Zoti, duke e përmendur Atë në çdo gjendje. Në vijim, i Lartësuari thotë: - ...e mos u bëni si idhujtarët... - Mes ndalesave, Ai përmendi ndalesën më të rëndësishme që, nëse robi nuk i largohet atij, nuk i pranohet asnjë punë, pra, shirkun. Ai tha: "...e mos u bëni si idhujtarët..." Shirku bie ndesh tërësisht me kthimin tek Allahu, në bazë të së cilës është sinqeriteti me Allahun në çdo drejtim. Në vijim, duke folur për gjendjen e shëmtuar të idhujtarëve, Allahu i Madhëruar thotë: - ...të cilët e përçanë fenë e tyre... - Feja e Zotit është një e vetme, - sinqeritet i plotë në adhurimin e Allahut si një i vetëm, - por këta idhujtarë u përçanë dhe u ndanë në grupacione. Prej tyre ka që adhurojnë idhujt
dhe putat, e të tjerë adhurojnë Hënën dhe Diellin. Ka të tjerë që adhurojnë evlijatë dhe njerëzit e mirë. Prej tyre ka që janë jehudë e të tjerë janë krishterë. - ...dhe u ndanë në grupe... - Çdo grup i shirkut i qëndron besnik vetëm doktrinës së vet, duke hedhur poshtë çdo grup tjetër, madje duke i luftuar ata. - ..ku secili grup i gëzohet idesë së vet. - Secili grup gëzohet me njohuritë që ka, edhe pse janë në kundërshti me diturinë e profetëve. Thjesht u gëzohen ideologjisë së tyre dhe mendojnë se ajo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është e kotë. Kjo është një këshillë e qartë për muslimanët, që të mos përçahen dhe të largohen nga e vërteta. Ata nuk duhet të përçahen për çështje jo të qarta. Nuk duhet që, për kundërshtime të justifikueshme, ata të gjykojnë njëri tjetrin si të humbur dhe të largohen nga njëri tjetri. Ata duhet të kuptojnë se përçarja mes muslimanëve është një nga veprat më të synuara të shejtanit dhe një nga kurthet e tij, me të cilat ai i lufton muslimanët. Nga ana tjetër, puna për bashkimin e muslimanëve është një nga veprat më të mira, madje nga llojet më të pëlqyera të xhihadit në rrugën e Zotit dhe një nga veprat që të afrojnë më shumë tek Allahu i Lartësuar. Në ajetet më sipër, Allahu i Lartësuar përmendi kthimin tek Ai me pendim përulje e nënshtrim, ose atë që quhet “el inabeh”. Kjo është e lëvdueshme kur bëhet me zgjedhje si në kohë vështirësish, ashtu edhe në kohë qetësie, si në kohë sprove, ashtu edhe në kohë mirësie e begatie. Ndërsa në ajetet në vijim ai përmend atë që quhet el-inabeh idtirarije, pra, kthim i detyruar, që ndodh veçse në rast vështirësie e ngushtësie. Në këtë rast, kur vështirësia mbaron, me të përfundon edhe kthimi tek Zoti. Sigurisht ky lloj kthimi është i padobishëm. I Lartësuari thotë: