30. Rum · Ajeti 40 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 30:33–30:40

Njerëzit kur gjenden në vështirësi e lusin Zotin e kur çlirohen e harrojnë ose adhurojnë edhe tjetër. Ata janë përbuzës ndaj të mirave të Zotit. Besimtarët nuk guxojnë të jenë të disponuar kur kanë furnizim të bollshëm e të jenë të dëshpruar kur kanë skamje, sepse ata duhet kuptuar se ajo është punë e Allahut, i cili sipas urtësisë së Vet, jep me bollëk dhe nuk jep. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri, ti jepju të afërmve, të varfërve, atyre në kurbet, e mos ke frikë skamjen.

Ata që mendojnë se do ta shtojnë pasurinë e tyre me kamatë, janë në rrugë të gabuar, se Allahu nuk i jep bereqet asaj pasurie, fundi i saj është shkatërrimi. Bereqet e shtim i jep asaj pasurie që jep për hir të Zotit në shenjë bamirësie, lëmoshe etj. Të kota janë mbështetjet e idhujtarëve I në zota, që nuk kanë asgjë në duar.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 30:38–30:40

- “Prandaj, jepja të afërmit atë që i takon ...” - Domethënë, bamirësinë dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore. - “Po ashtu edhe të varfrit ...” - Domethënë, atij që nuk ka asnjë pasuri, me të cilën të përmbushë nevojat e veta, ose ka fare pak, aq sa nuk i mjafton. - “... edhe udhëtarit! ” - Bëhet fjalë për udhëtarin që ka nevojë për mbështetje e ndihmë për të përfunduar udhëtimin e tij. - “Kjo është shumë më e mirë për ata që kërkojnë kënaqësinë e (shikimit në fytyrën e) Allahut.” - Domethënë, për ata që synojnë të arrijnë kënaqësinë e shikimit në fytyrën e Zotit në Ditën e Kijametit. Kjo është kënaqësia më e madhe dhe qëllimi më i lartë. - “Ata janë të shpëtuarit. ” - Të shpëtuar në dynja dhe në ahiret. - “Ajo pasuri, nga pasuritë e njerëzve, që e jepni me qëllimin për ta shtuar , nuk ka për t'u shtuar nga Allahu. ” - Ai që e jep një dhuratë, me qëllimin që njerëzit t’ia kthejnë me më shumë sesa ka dhënë, ai nuk ka shpërblim tek Zoti. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi, Dahhaku, Katade etj. Kjo lloj vepre, - thotë Dahaku, - edhe pse mund të jetë e lejuar, nuk ka shpërblim prej Zotit. Allahu i Madhëruar e ndaloi në mënyrë të veçantë Profetin ﷺ nga një veprim i tillë. Domethënë, ajo ishte e ndaluar për Profetin ﷺ ,por jo për të tjerët. Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij në një ajet tjetër: “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” [Mudethir 6]. Kuptimi i ajetit , sipas njërit prej shpjegi - meve të sjella rreth tij, është: Mos i bëj mirësi askujt me qëllimin që ai të ta kthejë bamirësinë me diçka më shumë se ajo!”. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një urdhër të veçantë vetëm për Profetin ﷺ . Shpërblimi shpresohet vetëm për atë që e jep për të arritur pastërtinë tek Zoti. - “Kurse për pasurinë që e jepni si zekat me qëllim që të kënaqni Allahun, atyre do t'u shumëfishohet shpërblimi. ” - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ka thënë: 2065. “Kur dikush jep sadaka diçka me vlerë sa një hurmë e vogël, të fituar me punë të ndershme, - dhe Allahu pranon veçse të mirën - Allahu ia pranon atë me të djathtën e Tij, e pastaj ia zmadhon, kujdeset dhe e përmirëson atë për sadaka - dhënësit, - ashtu siç kujdeseni ju për foshnjën e sapo ndarë nga gjiri, - derisa ajo (sadakaja) rritet e bëhet sa një mal.” 143 - “Është Allahu Ai që ju ka krijuar ju, që ju ka dhënë rizkun ...” - Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi. Ai e nxjerr njeriun nga barku i nënës lakuriq e të paditur, me shikim, dëgjim, fuqi dhe aftësi të dobëta, pastaj ia forcon të gjitha këto, i dhuron mirësi të shumta, pasuri, zotërim e pushtet, aftësi për të arritur e fituar të mira e begati. Imam Ahmedi sjell një hadith prej dy bijve të Halidit, të cilët tregojnë: “Shkuam njëherë tek Profeti ﷺ , kur ai ishte duke rregulluar diçka, dhe e ndihmuam atë. Atë ditë, ai na tha: 2066. “Kurrë mos e humbni shpresën për rizkun e Zotit, për sa kohë jeni ende në jetë. A nuk e shihni se si njeriun e lind nëna e vet, të kuq e pa asnjë rrobë, pastaj Allahu Krenar dhe i Lartësuar e furnizon?!” - “... që ju bën të vdisni e pastaj do t'ju ringjallë.” - Pasi të jetoni në këtë dynja aq sa Ai ka vendosur, ju keni për të vdekur. Më pas, Ai ka për t’ju ringjallur në Ditën e Kijametit. - “A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? ” - A është ndonjë

nga idhujt, që ju ia përshkruani Zotit si ortakë, që të mundet të bëjë diçka të tillë?! Jo, askush nuk mund të bëjë nga këto vepra, që vetëm Zoti i ka në dorë. Ai është i Vetmi që ka pushtetin për të krijuar e furnizuar krijesat, për të dhënë jetën dhe për të sjellë vdekjen, për të ringjallur krijesat në Ditën e Kijametit. - “I pastër dhe i lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë. ” - I Lartësuar, i Madhëruar, i Dëlirë e larg cdo të mete është Allahu. Ai nuk ka shok e partner, nuk ka të ngjashëm e të barabartë me të. Ai nuk ka fëmijë e as prindër. Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti (EsSamed). Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur. Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 30:40

Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për t’ju krijuar, furnizuar, për t'ju bërë të vdisni dhe që t'ju japë përsëri jetën. Asnjë dhe asgjë nga idhujt, që u luten idhujtarët, nuk kanë në dorë asgjë nga këto çështje. Atëherë, si mundet që ata t’i shoqërojnë Atij, që është i vetëm në gjithë pushtetin e Tij, diçka që është e mangët dhe nuk ka asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim? I lavdëruar dhe i madhëruar qoftë Allahu! I pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë të paditurit. Atë nuk e dëmton asgjë, por dënimi bie mbi ata që bëjnë shirk.

← Rum 30:40