34. Sebe · Ajeti 33 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 34:15–34:33
Sebe'ë quhej një popull sipas emrit të të parit të tyre, e që kishin vendbanimet e tyre në Jemen. Ai popull kishte një vendbanim shumë të begatshëm që shtrihej në një luginë dhe në të dy anët e saj kishte kopshte me lloj-lloj frutash. Ata do të duhej falënderuar Zotin për ato begati, por nuk i dëgjuan as pejgamberët dhe nuk falënderuan, andaj i vërshoi uji i pendës dhe u shkatërroi çdo të mirë. Madje, Zoti u kishte mundësuar që prej Jemenit të shkojnë në Sham, duke pushuar fshat më fshat, pse ato ishin të afërta dhe ashtu të tregtojnë sa më lehtë. Mirëpo, duke parë se edhe më të varfërit kishin mundësi të udhëtonin, meqë nuk nevojitej ndonjë përgatitje e fortë, kjo pasanikëve nuk u shkoi për shtati, andaj e përbuzën atë të mirë të Zotit dhe Ai i shpartalloi.
Djalli ka qenë betuar se do t'i mashtrojë njerëzit sa të mundet, e në disa raste ia arriti qëllimit edhe pse nuk ka pushtet mbi ta, por duke i mashtruar me sende të kota. Zoti gjithnjë i ka ditur dhe i di të prishurit, por mashtrimi i shejtanit e qet në shesh atë që e ka ditur Ai, Adhuruan zota që s'kanë asgjë në dorë, pse edhe pejgamberët nuk do të mund të bënin shefaatë, vetëm pas lejes së Zotit, e zotat e tyre kurrë., Pejgamberi ynë nuk ishte i dërguar vetëm për arabët, por për mbarë botën, e megjithatë disa talleshin, duke thënë se kur do të vijë kijameti? Ai vjen në çastin e caktuar dhe zullumqarët do të fyejnë njëri-tjetrit dhe do të përpiqen t'ia hudhin fajin njëri-tjetrit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 34:31–34:33
Allahu i Lartësuar na tregon për këmbëngu - ljen e mohuesve në kalimin e kufijve, në refuzimin e besimit të vërtetë, në mohimin e këtij Kurani madhështor dhe mosbesimin e ringjalljes dhe llogarisë së drejtë përpara Zotit.
- “Ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as këtë Kuran dhe as ndonjë tjetër që ka ardhur para tij.” - Allahu i Lartësuar i kërcënon ata duke u kujtuar atë ditë të tmerrshme, kur ata do të qëndrojnë të përulur, të poshtëruar, të përçmuar përpara Tij dhe në atë gjendje të mjerueshme do të çirren dhe grinden me njëri-tjetrin. - “Eh, sikur veç t’i shihje keqbërësit, kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën njëri-tjerit!” - Kështu do të polemizojnë dhe do të mallkojnë njëri - tjetrin atë ditë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata që ishin më të dobët do t'u thonë prijësve të tyre: “Po të mos ishit ju, ne me siguri do të kishim qenë besimtarë!” - Me këto fjalë, pasuesit do t’u drejtohen udhëheqësve dhe parisë së tyre, të cilët u prinë në dynja drejt mohimit dhe refuzimit të të vërtetës. Ata thonë: “Po të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë! Po të mos na pengonit ju nga rruga e vërtetë, ne do të pasonim profetët dhe do të besonim në shpalljet që ata sollën nga Zoti.” Por paria e tyre, që kaluan kufijtë në jetën e kësaj dynjaje, do të thonë: - “Kryeneçët do t'u thonë atyre që ishin më të dobët : “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë, kur ai ju erdhi? ” - Ne nuk kemi bërë asgjë më tepër, përveçse ju ftuam, kurse ju na pasuat. Ne nuk ju sollëm asnjë argument, por ju i braktisët argu - mentet e sjella nga profetët, për shkak se ndoqët dëshirat tuaja. Kjo ishte zgjedhja juaj e lirë, pa asnjë imponim nga askush. - “Jo, por ju ishit keqbërës .” - Më pas, pasuesit vijojnë dhe thonë: - “Ata që ishin të dobët do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, ishin mashtrimet tuaja natë e ditë. ” - Ju na mashtronit dhe na bënit të ëndërronim, përmes intrigave dhe kurtheve tuaja, natën dhe ditën, për të na bindur se ishim në rrugë të mbarë. Kurse tani po e shohim se gjithçka ishte e kotë dhe ato premtime ishin veçse mashtrime. - “Ju na urdhëronit të mohonim Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. ” - Ju na urdhë - ronit e udhëzonit që t’i shoqëronim Allahut zota si të barabartë me Të dhe të adhuronim diçka tjetër, veç Tij. Ju shpiknit lloj -lloj dyshimesh dhe trillimesh, nëpërmjet të cilave na devijuat nga e vërteta dhe na bëtë që të ndiqnim rrugën tuaj të kotë. - “Kur ta shohin dënimin, ata do ta fshe - hin dëshpërimin e vet.” - Si pasuesit, ashtu edhe të pasuarit shfaqin pendimin e thellë për atë që kanë kryer në këtë dynja. Por Allahu i Lartësuar na tregon fundin e tyre të dhimbshëm: - “Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. ” - Ua lidhin duart me zinxhirë pas qafave të tyre. - “Ata do të dënohen veçse për atë që kanë bërë.” - Ne ju shpaguajmë në varësi të punëve tuaja. Secilit i japim ndëshkimin që meriton, në masën që ai meriton. I Madhë - ruari thotë: “... Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. [Araf 38]. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 2021. “Me të vërtetë, kur banorët e Xhehenemit shtyhen për të hyrë në të, ai ka për t’i pritur ata me flakët e tij përvëluese. Kur ata i përfshin vala flakë - ruese, nuk mbetet mish në trupin e tyre pa rënë poshtë në këmbët e tyre.”195
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 34:31–34:33
Allahu i Madhëruar na tregon se koha e dënimit ka për të ardhur dhe do të përmbushet atëherë kur Ai të dëshirojë. Në vijim, Ai na përmend gjendjen e këtyre të mjerëve, që kërkojnë përshpejtimin e asaj dite. Zoti na tregon gjendjen e tyre kur të qëndrojnë para Tij për të dhënë llogari, si krerët e mohimit ashtu edhe pasuesit e tyre në humbje. Nëse do të shohësh këtë pamje, do të shohësh vërtet një pamje shumë të madhe dhe të frikshme. Ata i flasin dhe mallkojnë njëri tjetrin. - Dhe ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as në këtë Kur’an dhe as në ndonjë (Libër) që ka ardhur para tij.” Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën (fajsuese) njëri-tjerit! Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” - Pasuesit u drejtohen prijësve mendjemëdhenj dhe arrogantë dhe u thonë: Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë! Ishit ju që na penguat nga imani dhe na e zbukuruat mohimin e Zotit. Kështu, ne ju pasuam në rrugën tuaj. Qëllimi i këtyre fjalëve është që të tregojnë se dënimi duhet të ekzekutohet veçse mbi krerët, e jo mbi pasuesit. - Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët (e të përbuzur) : “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur? - Ata u tregojnë dhe sqarojnë pasuesve se të gjithë ishin pjesmarrës në krim: Mos, vallë, ju detyruam me forcë, që ju të mos pasoni udhëzimin, pasi ai ju paraqit i qartë? Jo, në asnjë mënyrë: - Jo, por ju ishit keqbërës (dhe rrefuzuat të besoni) .” - Ishit ju vetë, që zgjodhët të lirë, që të refuzoni besimin. Askush nuk ju detyroi me forcë për ta bërë diçka të tillë. Edhe pse ne jua zbukuruam rrugën tonë, ne nuk kishim fuqi mbi ju. - Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim (besimin e drejtë në) Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. - Ajo që na mashtroi dhe na bëri që ju të na devijoni nga rruga e drejtë ishte pikërisht përpjekja juaj e vazhdueshme natë e ditë që të na e zbukuroni të kotën dhe mohimin e Zotit, duke thënë se kjo është e vërteta dhe rruga e logjikshme. Nga ana tjetër, ju e shëmtonit të vërtetën në sytë tanë, duke na treguar se ajo ishte e gabuar dhe jo e logjikshme. Kështu vazhduat me intrigat dhe kurthet tuaja kundër nesh, derisa arritët të na mashtroni dhe të na devijoni nga rruga e drejtë. Megjithatë, të gjitha këto biseda e polemika mes tyre në Zjarr nuk kanë për t'u sjellë ndonjë dobi. Ata thjesht distancohen nga njëri tjetri, shprehin urrejtjen ndaj njëri tjetrit dhe dëshpërimin e madh mes tyre. Për këtë arsye: - Kur ta shohin dënimin ata do ta fshehin (për pak) dëshpërimin e vet. - Atëherë, ata do të heqin dorë nga ato polemika boshe me shpresën e kotë se mund t'i shpëtojnë nga dënimi, pasi tashmë u bëhet e qartë se ata janë fajtorë e nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. Ata e kuptojnë se janë fajtorë dhe mbushen me dëshpërim. Secili nga ata do të dëshironte sikur të kishte pasuar të vërtetën dhe të kishte braktisur të kotën. Kjo është ajo që fillimisht e fshehin në vetvete, sepse kanë frikë të shfaqin haptaz dhe të turpërohen, duke pranuar padrejtësitë e tyre. Por në momente të tjera gjatë Kijametit dhe në kohën kur do të hynë në Zjarr, ata do ta shfaqin haptaz këtë pendesë dhe keqardhjen për padrejtësitë e tyre, siç thotë i Lartësuari: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë, së bashku me Profetin!” Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit)
pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhtar për njeriun." [Furkan 27 – 29]. "Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. Kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!" [Mulk 10]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. - Ata prangosen ashtu si një i burgosur, për t'u poshtëruar në burgun e tij. I Madhëruari thotë: "Ata që mohojnë Librin (Kuranin) dhe mesazhet që u kemi dhënë të dërguarve Tanë, shpejt do ta kuptojnë të Vërtetën, atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr." [Gafir 70 – 73]. - Ata do të dënohen veçse për atë (të keqe) që kanë bërë. - Ky ndëshkim i rëndë dhe ato zinxhirë poshtërues janë shpërblimi i merituar për atë që kanë bërë, pra, për kufrin, poshtërsitë, mosbindjen ndaj Zotit dhe kalimin e kufijve.