36. Ja Sin · Ajeti 32 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 36:13–36:32

Kur'ani nuk e cek se cili fshat ishte dhe kush ishin ata të dërguar te ai popull, sepse shembulli: ka për qëllim të parashtrojë çështjen ashtu që t'u shërbejë si përvojë njerëzve, e nuk ka rëndësi për detaje të mëtejme. Megjithatë, disa mufesirinë folën se fshati ishte Entakije, të dërguarit ishin Sadku, Maduku dhe Shemuni, ndërsa ai njeri i mirë që erdhi prej skajit të qytetit, ishte njëfarë i Habib Nexhari.

Në këtë ngjarje, në të cilën dy të dërguar shkojnë në një vendbanim dhe e thërrasin atë popull në rrugë të drejtë, duket kokëfortësia e atij populli se si nuk i dëgjon, madje përpiqen që të gjitha fatkeqësitë t'ia veshin ardhjes së tyre, se si u kërcënohen se do t'i mbysin me gurë etj. Të dërguarit gjithnjë kanë pasur ndonjë përkrahje të denjë, siç ishte ai që erdhi prej skajit të qytetit dhe e dha jetën për hir të së vërtetës, por e fitoi xhennetin dhe si besimtar i mirë e i sinqertë, e ankoi qëndrimin e popullit të vet, i dhimbsej pse nuk e kuptoi të mirën që ua dhuroi Zoti, por mbeti jashtë rrugës.

Për shkak se ai popull e mbyti atë njeriun e mirë, Zoti e urdhëroi Xhebrailin që me një britmë të fuqishme t'i bëjë të gjithë të vdekur, e këtë do të duhej ta kuptonin edhe idhujtarët mekas, të cilët nuk e dëgjonin Pejgamberin, se edhe atyre mund t'u ngjajë ashtu, e në fund kanë për t'u përgjigjur para Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 36:30–36:32

- “Mjerë robërit! ” - Mjerë ata, për ndë - shkimin ku e çuan veten e tyre! Ditën e Kiametit, kur t’ju vijë ndëshkimi, ata do të shohin rezultatin e shpërfilljes së shpalljeve të Allahut dhe mosmadhërimit të Tij. Por atë ditë nuk u vlen aspak dëshpërimi dhe pendimi. Ajo është dita kur ata do të përjetojnë ndëshkimin e dhimbshëm, sepse: - “Sa herë që u vjen ndonjë i dërguar, ata veç tallen me të! ” - Ata i mohonin dhe talleshin me ta, duke refuzuar padrejtësisht shpalljet prej Zotit, me të vërtetën e sigurt. - “A nuk shohin ata se sa breza para tyre i shkatërruam, të cilët kurrë nuk u kthyen?!” - A nuk morën mësim nga histo - ria e popujve të shkuar, të cilët Zoti i shkatërroi pikërisht për shkak të refuzimit të së vërtetës dhe profetëve? A nuk mjaftonte të kuptonin se ata popuj nuk patën më mundësi të ktheheshin në jetën e kësaj dynjaje? Allahu i Lartësuar na tregon fjalët që gjithmonë kanë thënë popujt mohues: “Nuk ka asgjë tjetër përveç jetës sonë në këtë botë. Në të do të vdesim e do të jetojmë (brez pas brezi) dhe kurrë nuk kemi për t'u ringjallur.” [Muminun 37] Janë disa (siç dehrijunët), që besojnë se njeriu kthehet në dynja herë pas here, dhe kështu vazhdon jeta në të, por Allahu i Lartësuar u përkujton që, nëse askush nga popujt e shkuar nuk është kthyer në jetën e kësaj dynjaje, atëherë si do të jetë e mundur që të kthehen këta? - “Por secili prej tyre do të sillet para Nesh.” - Të gjithë popujt e shkuar dhe ata të ardhshmit, të gjithë do të tubohen përpara Zotit për llogarinë e drejtë, që do të japin përpara Tij dhe Ai ka për të shpërblyer secilin për veprat që ka paraqitur në këtë dynja, qofshin ato të mira apo të këqija. Kur ndodh Kijameti, nuk ka më kthim në jetën e kësaj dynjaje, për të rregulluar ndonjë gjë ose ose për të besuar Zotin.210

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 36:31–36:32

- A nuk shohin ata se sa e sa breza para tyre i shkatërruam, dhe ata kurrë nuk u kthyen (në dynja)?! - A nuk shohin këta të mjerë se çfarë u ndodhi popujve të parë, të cilët, ashtu si ju, i mohuan profetët e Zotit? Allahu i shkatërroi dhe zbriti mbi ta dënimin e Tij të ashpër dhe të gjithë ata u shfarosën dhe u zhdukën. Ata nuk u kthyen më në këtë dynja dhe kurrë nuk kanë për t'u kthyer, por Allahu ka për t'i ringjallur pas vdekjes së tyre për t'u llogaritur dhe shpërblyer për atë që bënë. Për këtë arsye, tha: - Dhe secili prej tyre - të gjithë do të sillen para Nesh (për gjykim). - Të gjithë do të qëndrojnë përpara Zotit, që Ai të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, që nuk bën dhe nuk lejon asnjë padrejtësi, as sa një grimcë: "S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij." [Nisa 40].

← Ja Sin 36:32