37. Safat · Ajeti 113 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 37:83–37:113
Rreth veprës dhe jetës së Ibrahimit janë dhënë shpjegime edhe në sure të tjera të Kur'anit, por në çdo rrëfim për të si dhe për pejgamberët tjerë, ka diçka që nuk është thënë në rrëfimin tjetër, andaj edhe pse duket si përsëritje, në realitet nuk është ashtu.: Këtu përmendet rasti kur Ibrahimi i shikon yjet, ashtu siç e kishin zakon ata kinse të zbulojnë të fshehtën nëpërmjet tyre, e edhe Ibrahimi gjoja se zbuloi se do të jetë i sëmurë, andaj nuk shkoi me ta në kremte, e kishte vendosur të mbetet vetë dhe t'i thyej idhujt. Thuhet se ishin shtatëdhjetë e dy statuja të stolive të ndryshme, madje edhe të arit. Popilli vinte e vendoste para statujave lloje të ndryshme ushqimesh si flijim në mënyrë që atyre t'u shtohet bereqeti, andaj ai (atyre u thoshte: "pse s' po hani?" Ne një sopatë që kishte me vete Ibrahimi i theu ato dhe i kur i pa ashtu të thyera, populli gati u çmend. Ata vendosin ta djegin, por Zoti e shpëton. Pasi largohet prej atij populli, e lut Zotin t'i falë ndonjë fëmijë e Ai i fal Ismailin. Për fëmijën që do t'i i lindet, Zoti e gëzon me tri myzhde: do të jetë djalë, do të arrijë moshën për të qenë i vetëdijshëm në sjellje I dhe do të jetë i dëgjueshëm. Kur arrin Ismaili t'i bashkohet në punë babait të vet, Ai frymëzohet prej Zotit se do të duhej therrur djalin. Ibrahimi i tregon ëndrrën, por kërkon edhe mendimin e djalit, ashtu që puna t'i vijë më lehtë. Vërtet, djalë I i dëgjueshëm, i mbështetur se do t'i japë durim Allahu, babait të vet i tha zbatoje urdhërin e Zotit. Ibrahimi i dashur i Zotit, mbeti përkujtim i dalluar ndër të gjithë njerëzit, andaj të gjithë e nderojnë, e lavdërojnë dhe shnrahin mirënishia Pas një kohe ia fal Zoti edhe një djalë, Is-hakun, prej gruas Sare, e nëna e Ismailit e kishte emrin Haxhere. Këtu jepet shenjë se prej pasardhësve të tij do të ketë njerëz shumë të mirë, por edhe të këqinj, e ky është një fakt se prej të mirit lindet edhe i keqi, por kjo nuk është e metë as turp për të mirin.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 37:99–37:113
- “Ai (Ibrahimi) tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s). Pasi Allahu i Lartësuar e ndihmoi kundër mohuesve dhe e bëri triumfues mbi ta dhe pasi e humbi shpresën se ata mund ta pasonin dhe të besonin, edhe pasi panë gjithë ato shenja të shumta dhe të jashtëzakonshme, ai vendosi të largohej dhe të mos jetonte me ta: - “O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë!” - Më jep fëmijë, që të jenë të bindur ndaj Teje dhe që të jenë pasues të mirësisë, ndryshe nga populli im. Kështu, ata fëmijë e pasardhës do të ishin tashmë familja dhe populli i tij. Ata do të zëvëndësonin popullin e tij mohues të së vërtetës, nga të cilët ai u largua. - “Ne e gëzuam atë me një djalë të butë ...” - Bëhet fjalë për Ismailin (paqja e Zotit qoftë me të!), sepse ai ishte fëmija i parë me të cilin u përgëzua Ibrahimi (a.s). Ismaili ishte më i madh se Is’haku në moshë, dhe ky është një mendim unanim i muslima - nëve, madje edhe i ithtarëve të Librit, në librat e të cilëve thuhet tekstualisht se Ismaili (a.s) i lindi Ibrahimit kur ai ishte në moshën 86-vjeçare ndërsa Is’haku (a.s) lindi kur Ibrahimi ishte 99 vjeç. Tek ata gjitha - shtu përmendet se Allahu i Lartësuar e urdhëroi Ibrahimin që të bënte kurban birin e tij “të vetëm”. Ndërsa në një kopje tjetër thuhet: “birin e tij parak” ose “të parëli - ndurin”, siç quhej. Ata, padrejtësisht, duke mashtruar dhe trilluar, shtuan pas kësaj fjale, fjalën “Is’haku”. Por, kjo është e pamundur, sepse kjo bie ndesh me vetë tekstin që ndodhet në librat e tyre. Në fakt, ata e futën fjalën Is’hak në këtë tekst, sepse Is’haku është paraardhësi i tyre, ndërsa Ismaili është paraardhësi i arabëve. Pa dyshim, ata e bënë diçka të tillë veçse për smirë, prandaj dhe shtuan në tekst: “Bëj kurban birin tënd të vetëm, Is’hakun”. Kur atyre u thuhet se Is’haku nuk mund të quhet “biri i vetëm”, sepse Ismaili ishte më i madh se ai në moshë, ata sjellin një arsyetim të kotë, duke mëtuar se kjo është thënë për arsye se në atë kohë ai ishte biri i vetëm që qëndronte pranë Ibrahimit, pasi Ismaili tashmë ishte larg së bashku me nënën e tij, në zonën e Mekës. Por sigurisht, ky është një interpretim devijues dhe i pavërtetë, pasi fjala ‘Bir i vetëm’ i thuhet veçse atij që ka
një fëmijë të vetëm të lindur. Ismaili ishte i pari fëmijë që pati Ibrahimi. Fëmija i parëlindur, sipas ligjit të tyre, ka disa veçori dhe i takojnë disa të drejta më shumë se fëmijët që vijnë më pas. Gjithashtu, duhet theksuar se urdhri për të bërë kurban fëmijën e parë e të vetëm është një sprovë shumë më e madhe për prindin. Përveç kësaj, ky është Libri i Allahut, Kurani, dhe ai na tregon qartë se fëmija që do të bëhej kurban ishte Ismaili. Fillimisht, Allahu i Lartësuar na tregoi se ai e përgëzoi Ibrahimin me një djalë ‘Halim’, dhe më pas tregoi se ishte pikërisht ai që do të bëhej kurban. (Kështu, Ai na tregon pjesët e kësaj historie dhe veçanërisht historinë e kurbanit, hap pas hapi. Pasi përmend faktin se Ibrahimi pa ëndrrën, Ai na tregon dorëzimin e plotë të Ismailit ndaj urdhrit të Allahut. Pastaj na tregon se si Ismaili iu bind edhe urdhrit të të atit dhe momentin e dorëzimit të tij për t’u bërë kurban. Më pas tregohet vendosmëria e Ibrahimit që ta bënte kurban birin e vet, duke zbatuar urdhrin deri në fund. Përfundimisht, Ibrahimi u thirr prej Zotit: “O Ibrahim! Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh. Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Paqja qoftë mbi Ibrahimin! Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.”) 216 Pasi shtjelloi historinë e Ismailit, i Lartësuari thotë: “Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë.” Në ajete të tjera, Allahu i Lartësuar na bën me dije se, kur melekët e përgëzuan Ibrahimin për lindjen e Is’hakut, thanë: “... ne kemi ardhur të të japim lajmin e mirë për një djalë të ditur!”” [Hixhr 53]. Pra, e cilësoi Is’hakun si ‘djalë i ditur’. Gjithashtu: “E shoqja, që rrinte në këmbë, qeshi. Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin.” Hud 71]. Kështu, atij iu dha një përgëzim se gjatë jetës së tyre, pra, të Ibrahimit dhe Sarës, do t’u jepej edhe një nip, i cili do të quhej Jakub. Ai do të kishte pasardhës dhe fëmijë të shumtë. E përmendëm edhe më parë se do të ishte e pamundur që të jepej një përgëzim i tillë, pra, që do t’i lindte Is’haku, dhe pas tij të jepej përgëzimi tjetër që do të lindte Jakubi, që do të kishte edhe ai pasardhës të shumtë, dhe pastaj të urdhërohej që ta bënte kurban Is’hakun në moshë të vogël. Si është e mundur që kjo të konsiderohej sprovë për Ibrahimin, ndërkohë që më herët Allahu i Lartësuar i pati dhënë një premtim se ata do të jetonin, pra, Is’haku do të jetonte dhe atij do t’i vinte Jakubi dhe pasardhës të shumë?!! Pra, është e pamundur që urdhri për kurban të jetë dhënë në lidhje me Is’hakun. Ismaili në këtë ajet është quajtur: i butë dhe i dhemshur, dhe duket qartë se ky përshkrim është tejet i përshtatshëm dhe kuptimplotë në kontekstin e sprovës së madhe të kurbanit. Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur ai (djali) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin ...” - Pra, është pikërisht koha kur ai u rrit dhe shoqëronte të atin në çdo punë.
- “Ai (Ibrahimi) i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. Çfarë mendon ti?” - Ai e njoftoi fillimisht birin e tij në lidhje me këtë ëndërr, në mënyrë që të ishte më e lehtë për të, si dhe për të provuar durimin, qëndrueshmë - rinë, vullnetin dhe përkushtimin e Ismailit në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, por edhe në bindjen ndaj të atit. - “Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar!” - Pra, zbatoje atë për të cilën të ka urdhëruar Allahu, pra, dhe më bëj kurban. - “Në dashtë, Allahu unë do të jem i durueshëm.” - Pra, me ndihmën e Allahut, unë do të bëj durim, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu Krenar dhe i Lartë - suar. Dhe vërtet, ai e mbajti premtimin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të!), siç thotë Allahu i Lartësuar: “ Përmendju në Libër edhe Ismailin! Ai qe shumë besnik në premtime dhe ishte i dërguar dhe Profet (i dalluar). Ai e urdhëronte familjen e vet për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin dhe Zoti ishte i kënaqur prej tij. ” [Merjem 54, 55]. - “E kur të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys ...” - Pra, ata të dy u bindën, u nënshtruan për të zbatuar urdhrin Allahut të Lartësuar. Ibrahimi vijoi që të përmbushte urdhrin që i dha Zoti i Lartësuar, po ashtu edhe Ismaili u dorëzua për të përmbushur bindjen ndaj Allahut dhe bindjen ndaj të atit. Mendo pak për këtë bindje të pashembullt dhe medito në fjalën e të Madhëruarit: “... dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys.” Pra, e uli birin e vet me fytyrë përmbys, në mënyrë që të mos e shikonte fytyrën e të birit gjatë atij momenti të jashtëzakonshëm. Ismaili (a.s) kishte veshur një këmishë të bardhë dhe i tha: “O babai im! Unë nuk kam rrobë tjetër që të më qefinosësh, përveç kësaj, prandaj ma ruaj këtë, që të mund të më qefinosësh me të.” Kështu, në momentin kur ai po përpiqej që t’ia hiqte kemishën, nga pas dëgjoi një zë, që i thërriste: - “O Ibrahim! ” - Ibrahimi kthehu kokën dhe aty pa një dash i bardhë me brirë të mëdhenj, që qëndronte pranë tij. Ibn Abasi thotë: “Edhe ne vazhdimisht kemi synuar që të zgjedhim desh të tillë për kurban.” - “Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. ” - Pra, tashmë u arrit ajo që synohej dhe e përmbushe atë që t’u kërkua nëpërmjet ëndrrës. Në momentin kur e përgatite dhe e ule poshtë birin tënd për ta bërë kurban, ti e kalove provën. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. - Kështu i largojmë Ne fatkeqësitë dhe sprovat nga ata të cilët u binden urdhëresave Tona. Ne u japim atyre rrugëzgjidhje për çdo vështirësi. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.” [Talak 2, 3] . Nëpërmjet kësaj historie dhe këtij ajeti, një grup dijetarësh të usulit janë argumentuar për çështjen: “A lejohet abrogimi i një dispozite përpara se ajo të përmbushet dhe të ekzekutohet?” Pra, a konsiderohet abrogim nëse kjo ndodh përpara se ajo dispozitë fillon të ekzeku - tohet dhe të hyjë në fuqi? Dijetarët e kanë pohuar diçka të tillë, ndryshe nga çfarë kanë thënë disa mutezilë, dhe ajeti tregon qartë diçka të tillë. Allahu i Lartësuar e ligjëroi për Ibrahimin që ai të bënte kurban djalin e tij, pastaj e anuloi këtë ligj, edhe pse ai nuk u përmbush deri në fund, duke e zëvëndësuar kështu me bërjen kurban të dashit. Qëllimi i ligjërimit të urdhrit të parë ishte që të shpërblente të dashurin e Tij të madh, Ibrahimin, për durimin e pashembullt dhe të jashtëzakonshëm që tregoi dhe bindjen e plotë ndaj urdhëresës, prandaj i Lartësuari tha: - “Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe.” - Ky urdhër për ta bërë kurban djalin e tij ishte një sprovim i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Këtij urdhëri, Ibrahimi iu bind pa asnjë ngurrim. Ai iu dorëzua plotësisht urdhrit të
Allahut për ta zbatuar atë, duke treguar bindje të plotë dhe nënshtrim të palu - hatshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “... Ibrahimit - i cili i plotësoi të gjitha detyrimet (e Zotit) ” [Nexhm 37]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh. ” - Sufjan eth - Theuriu përcjell nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) këtë shpjegim të ajetit: “Pra, me një dash të bardhë dhe me brirë, i cili ishte lidhur në një shkurre.” Kurse Ibn Abasi ka thënë: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Ibn Abasit! Vallahi, në fillimet e Islamit e arritëm kokën e atij dashi, i cili ishte varur për brirësh në ‘mizabin’ e Qabes, pra, në lugun e ujit të Qabes, tashmë i tharë tërësisht.” Ibn Abasi ka thënë gjithashtu: “Atij i doli një dash prej Xhenetit, i cili kishte kullotur 40 vjeshta.” Ibn Is’haku sjell një ngjarje, që e tregon Muhamed Ibn Ka’ab El -Kuradhi, e cila ndodhi gjatë kohës ku ai vizitoi Umer Ibn Abdul-Azizin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Kjo është një ngjarje që ndodhi kur ai takoi kalifin e muslimanëve dhe udhëtoi së bashku me të në Sham. Ai e pyeti Umer Ibn Abdul-Azizin në lidhje me çështjen: a ishte Ismaili apo Is’haku ai që flijohej? Umeri i tha që kjo ishte një çështje që ai nuk e kishte hulumtuar hollësisht, por që mendonte se ai ishte Ismaili. Më pas ai dërgoi lajmës që të thërrisnin një jehud të Shamit, që kishte pranuar Islamin, madje të përmirësuar në fe. Ai shihej si një prej dijetarëve të jehudëve në kohën e tij. Umer Ibn Abdul -Azizi e ftoi atë dhe unë, - thotë Muhamed Ibn Ka’abi, - isha në prani të Umer Ibnu Abul -Azizit, kur ai e pyeti atë: “Cili prej dy bijve të Ibrahimit u urdhërua që të bëhej kurban?” Ai tha: “Ismaili! Beto - hem në Allah, o Udhëheqësi i besimtarëve, që ai ishte Ismaili, dhe jehudët e dinë mirë këtë çështje. Por ata ju kanë smirë ju arabëve dhe nuk mund ta pranojnë kurrsesi që ishte pikërisht ati juaj i hershëm, Ismaili, ai që Allahu i Lartësuar urdhëroi që të bëhej kurban. Ata nuk mund ta pranojnë që kjo mirësi, që e përmendi Zoti dhe ky durimtar i jashtëzakonshëm dhe i pashembullt, të ishte Ismaili. Për këtë arsye, ata e mohojnë një fakt të tillë dhe pretendojnë se kurbani ishte Is’haku, pasi Is’haku është paraardhësi i tyre.” Sidoqoftë, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata të zgjedhur! Të gjithë ata ishin të pastër, të mirë dhe të bindur ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar. I Lartësuari thotë: - “Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Paqja qoftë mbi Ibrahimin! Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. ” - Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë. ” - Ky lajm i mirë iu dha pas historisë së flijimit me Ismailin. (Vetëm kur Ibrahimi u kthye në tokën e Ken’anit, atij i erdhi lajmi nga melekët për lindjen e Is’hakut. Kur ata e përgëzuan për këtë fëmijë, së bashku me të ishte edhe Sara, gruaja e tij, e cila qeshi dhe goditi fytyrën me duart e saj, nga çudia për këtë përgëzim, sikurse përmendet në ajete të tjera në Kuran. Fakti që kur i dhanë për - gëzimin për Is’hakun, me të ishte dhe Sara (dhe dihet se Sara nuk ka qenë ndonjëherë në Hixhaz, pra, në Mekë), kjo tregon se lajmi për Is’hakun iu dha Ibrahimit në viset e Ken ’anit. Konteksti i ajetit e tregon kuptueshëm këtë fakt. Në ajet tregohet se përgëzimin për lindjen e Is’hakut dhe për faktin se ai do të ishte një profet i nderuar, ndodhi pas historisë së kurbanit, e cila kishte lidhje me Ismailin. Gjithashtu, po të mendosh me kujdes në faktin se Ibrahimi, përveç përgëzimit për lindjen e Is’hakut, mori edhe sihariqin tjetër se Ishaku do të bëhej një profet i nderuar, do të kuptosh se edhe ky është nga argumentet që tregojnë se fëmija që Ibrahimi u urdhërua ta bënte kurban ishte Ismaili dhe jo Is’haku (paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata!), sepse kur Zoti e përgëzon se do t’i lindë Is’haku dhe se ai do të ishte një profet i nderuar, nuk ka kuptim që më pas të urdhërohej që ta bënte
atë kurban.) 217 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjyna - he.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije) . Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për një farë kohe) , por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”.” [Hud 48].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 37:83–37:113
- Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi. - Një nga njerëzit që ishin si Nuhu, - profetë e adhurues të sinqertë për Zotin, - ishte edhe Ibrahimi (a.s). Edhe ai ishte profet i dërguar nga Zoti, për t'i ftuar krijesat në rrugën e drejtë. Edhe atij iu pranuan lutjet. Ai ishte Ibrahimi, i dashuri i Allahut, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të! - Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. - Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë. Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij. - Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?” - Kjo ishte një pyetje qortuese dhe ftesë për t'i bërë të mendonin mirë në argumentet që u ishin ofruar, të cilat tregonin kotësinë e adhurimeve të idhujtarëve. - Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" - Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha: - Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve dhe tha: “Unë jam i sëmurë.” - Në hadith të saktë është thënë se: "Nuk ka gënjyer kurrë Ibrahimi, përveçse në tri raste: Kur tha “unë jam i sëmurë" (sepse donte që të mos dilte me ta, dhe kështu të mund të thyente putat); kur tha: “I theu i madhi i tyre” (kur e pyetën që të tregonte kush i theu idhujt e tjerë); dhe kur tha: "Kjo është motra ime", kur e pyetën për gruan e tij Sarën.” E rëndësishme, ai i tha këto fjalë sepse dëshironte t'u shmangej dhe të mund ta realizonte planin e tij për thyerjen e idhujve. Dhe, në fakt, Ai ia arriti qëllimit. - Ata i kthyen shpinën dhe u larguan. - Atëherë, ai e shfrytëzoi rastin dhe: - Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?” Ç'është me ju, që nuk po flisni?" - Duke nxituar fshehtas drejt tyre, u afrua dhe, duke i përçmuar, u tha: “A nuk po hani ju? Pse nuk flisni? Si është e mundur që ju të jeni të adhuruarit e njerëzve?!” Idhujt janë më të mangët sesa kafshët, të cilat edhe hanë, edhe mund të nxjerrin zë. Ndërsa idhujt janë sende që as hanë e as flasin. - Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë. - Ai filloi t'i godiste fort
dhe shpejt, derisa i bëri copa e pluhur, përveç idhullit më të madh, që e la për të përmbushur një plan të tijin, kur ata t'i drejtoheshin atij për atë ndodhi. - Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë. - Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?” – thanë ata. – “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59.] Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?" - Ai (Ibrahimi) tha: “Po dhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”. - Si e adhuroni atë që vetë me duart tuaja e gdhendni dhe, nga ana tjetër, i braktisni argumentet e Zotit dhe adhurimin e Tij si një të vetëm?! - Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni. - Ju jeni tërësisht të varur prej Tij dhe keni nevojë që Ai t'ju udhëzojë e të bëni vepra të mira. Dijeni mirë se vetëm duke e adhuruar Allahun mund t'ia arrini që të plotësoni nevojën tuaj për udhëzimin e plotë, që vetëm Ai e jep. Megjithatë, ata përsëri vendosën që ta dënonin. - Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues! - Ndërtoni një vatër të lartë e të ngritur nga toka dhe ndizni zjarr. Pastaj: "...hidheni në zjarrin përvëlues! Ky është dënimi për atë që shkaktoi thyerjen e idhujve.’ - Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”. - Kështu, ata donin ta ndëshkonin me dënimin më të tmerrshëm, me djegie për së gjalli. Por Allahu i Madhëruar thotë: "...por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit." Allahu ua ktheu kurthin mbi kokat e tyre dhe e shndërroi zjarrin e Ibrahimit në freski dhe paqe për të. Pasi ata bënë këtë dhe Ibrahimi u solli argumente të mjaftueshme për kotësinë e shirkut të tyre, nuk i mbeti gjë tjetër për të bërë me ta, prandaj: - Ai (Ibrahimi) tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” - Unë kërkoj strehë te Zoti im, ndaj do të shkoj drejt tokave të bekuara të Shamit. Unë shpresoj që Ai do të më drejtojë në çdo gjë të mirë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 48]. Pastaj filloi t'i lutej Zotit: - O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë! - Domethënë, më dhuro pasardhës punëmirë! E gjitha kjo ndodhi pasi Ibrahimi e humbi shpresën nga populli i tij dhe pa se në të nuk kishte hajër. Kështu, ai e luti Zotin që t'i dhuronte një djalë të mirë, që Allahu ta bënte të dobishëm gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij. Allahu iu përgjigj lutjes së tij: - Ne e gëzuam atë me një djalë të butë (ismailin). - Ky ishte padyshim Ismaili (a.s), sepse pas tij u përmend përgëzimi për Is'hakun. Për Is'hakun, Allahu thotë: "Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin." Pra, është e pamundur që të ishte Is'haku ai që do të bëhej kurban dhe në të njëjtën kohë ta përgëzonte se pas Is'hakut do të lindte Jakubi. Kjo tregon se djali që Ibrahimit do t'i kërkohej që ta bënte kurban, ishte Ismaili e jo Is'haku. Allahu i Madhëruar e përshkroi Ismailin (a.s) si një djalë të dhembshur, të durueshëm, me moral të mirë, të përmbajtur e me zemër të madhe, që i falte edhe ata të cilët e mundonin: - Dhe kur ai (djali) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai (Ibrahimi) i tha:
“O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. - U rrit djaloshi i dhembshur, derisa arriti moshën që të vrapojë. Kjo është mosha kur fëmija duhet shumë nga prindërit, sepse nuk ka nevojë për shumë shërbime dhe sjell vetëm kënaqësi. Pikërisht në këtë moment erdhi edhe sprova e madhe e pashembullt. Profeti Ibrahim i tha djalit të vet: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban." Pra, pashë ëndërr në gjumë se Allahu më urdhëroi që të të bëj kurban për Të. Dihet se ëndrra e profetëve është realitet. - Çfarë mendon ti? - Si mendon? Ti e di se kur Allahu jep një urdhër, ai duhet përmbushur patjetër. Atëherë, Ismaili durimtar dhe i bindur, duke treguar se ishte i kënaqur me vendimin e Zotit për të dhe duke qenë bamirës dhe respektues i prindit, tha. - Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! - Zbatoje atë urdhër që të dha Zoti yt, sepse: - Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar. - I tha të atit se do ta nënshtronte veten për të bërë durim. Mbi të gjitha, këtë e lidhi ngushtë me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa ndihmën dhe lejen e Allahut. - E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys. - Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: "... e shtriu (Ismailin) përmbys." Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste: - Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim ! Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. - Iu tha: "Tashmë ti e përmbushe ëndrrën." Ti e nënshtrove veten dhe bëre çdo gjë për ta zbatuar urdhrin e Zotit, deri te momenti i kalimit të thikës në qafën e tij!” - Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. - Ky është shpërblimi i atij që ka arritur gradën e ihsanit në adhurimin e Zotit. Kështu janë ata të cilët i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, kundrejt dëshirave dhe qëllimeve të tyre. - Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit – pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë: - Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh. - Pra, në vend të Ismailit, Ibrahimi tani do të bënte fli një dash të madh. Ai kurban ishte madhështor, sepse ishte në vend të Ismailit dhe sepse u bë një prej adhurimeve më të rëndësishme për Allahun, që do të vazhdonte deri në Kijamet. - Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. - Emrin e tij e bëmë të famshëm në brezat e mëvonshëm, ashtu siç ishte i famshëm dhe i lavdëruar ndër të parët. Nuk do të ketë ndonjë kohë
dhe brez, kur kujtimi dhe figura e Ibrahimit (a.s.) të mos jetë e dashur dhe e respektuar për njerëzit. - Paqja qoftë mbi Ibrahimin! - Kjo është një përshëndetje për Ibrahimin, ashtu siç thuhet edhe në një ajet tjetër: "Thuaj (o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur (për mesazhin e tij)!" - Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. - Ky është shpërblimi i muhsininëve, domethënë, i atyre që e plotësuan gradën e ihsanit në adhurimet që i përkushtuan Zotit dhe me bamirësinë ndaj krijesave. Allahu gjithmonë do t'u sjellë çlirim atyre në çdo vështirësi dhe fitorja është gjithmonë në krahun e tyre. Ata do të jenë përherë të lavdëruar dhe me emër të mirë ndër njerëz. - Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. - Ishte nga ata besimtarë që besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar që të besohet, me gradën më të plotë të imanit, gradën e sigurisë së plotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Kështu, i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur." [En'am 75]. Më pa, Allahu i Madhëruar i dha një përgëzim tjetër. Ky ishte përgëzimi për Is'hakun, pas të cilit do të vinte Jakubi. Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut – profet e një prej njerëzve punëmirë. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi se do t'i jepej Is'haku, i cili do të jetonte dhe do të bëhej me një djalë, Jakubin, prej të cilit do të vinin pasardhës të tjerë. Ata do të ishin profetë të zgjedhur. Siç shihet, këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme. - Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe. - Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t'u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t'i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is'hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.). Ndërsa Is'haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is'hakut. Megjithatë, "... por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe." Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: "Ne e bekuam atë dhe Is’hakun...". Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.