40. Gafir · Ajeti 12 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 40:1–40:12
Kur'ani është shpallje e Zotit fuqiplotë e të gjithdijshëm. Zoti është që shlyen mëkatet, që pranon pendimet, që dhuron të mira pa masë. Është edhe ndëshkues i rreptë kundër kokëfortëve, por si po shihet, është më shumë mëshirues se sa ndëshkues.
Njeriu nuk duhet mashtruar me ato kënaqësi që i përjetojnë jobesimtarët në këtë jetë, ato janë pak dhe të përkohshme. Edhe popujt e hershëm si ai i Nuhut e të tjerë, nuk i besuan pejgamberët, u përpoqën t'i mposhtin, ta asgjësojnë të vërtetën, po i gjeti më e keqja, e ashtu do t'i gjejë edhe mekasit.
Melaiket më të larta e besojnë, e madhërojnë Allahun, e disa njerëz e mbajnë veten lart, andaj do të jenë në zjarr.
Melaiket e lusin për besimtarët që t'u falë gabimet dhe t'i shpërblejë me xhennet, por e lusin edhe për familjet e tyre, ashtu që të jenë edhe më të kënaqur kur t'i kenë pranë vetes.
Melaiket janë kujdestarë të Arshit dhe të çdo gjëje, ata rregullojnë të gjitha çështjet në ekzistencë sipas urdhërit të Zotit.
Idhujtarët nuk deshën ta besojnë Zotin një, sa ishin në këtë jetë, andaj kundër vetes tërhoqën urrejtjen e Zotit, e kot është mjerimi kur ta shohin dënimin.
Dy vdekje janë: të vdekur para se të lindën dhe kur merr fund jeta në këtë botë. Dy ngjallje janë: kur njeriu lindet dhe kur ringjallet pas kësaj jete.
Idhujtarët është dashur ta dinë sa ishin në dynja, se vetëm Zoti është Ai që komandon me çdo gjë, e jo idhujt, pendimi i tyre në botën tjetër është i kotë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 40:10–40:14
- “Mohuesve do t’u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush, kur ftoheshit të beso - nit e ju refuzonit, ishte më e madhe se urrejtja juaj sot ndaj vetvetes.”. - Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesit e besimit të drejtë. Kur të përballen me ndëshkimin, tmerrin e të cilit nuk do të mund ta durojnë, ata kanë për të urryer veten e tyre me nj ë urrejtje t ë pashembullt. Ata do të urrejnë vetveten, për shkak të veprave të këqija në jetën e kësaj dynjaje. Janë ato vepra shkak për flakjen e tyre në zjarr. Atëherë, melekët do t’i thërrasin dhe do t’u bëjnë me dije se urrejtja e Allahut të Lartësuar kundër tyre në dynja, kur ata refuzonin të vërtetën dhe besimin e pastër, ishte shumë më e madhe sesa urrejtja e tyre ndaj vetvetes, tashmë në ditën e përjetimit të ndëshkimit. - “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë.” - Kjo i ngjan ajetit tjetër, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni.” [Bekare 28]. Ibn Mesudi ka thënë se kuptimi është që: Ditën e Kijametit, kur ata të qëndrojnë përpara Allahut Krenar dhe të Lartësuar, mohuesit do të kërkojnë të rikthehen në jetën e dynjasë, por atyre nuk do t’u përgjigjet kush dhe kurrsesi nuk do t’u jepet mundësia të rikthehen. Allahu i Lartësuar është i Gjithë - ditur dhe Ai e di mirë se ata, edhe nëse do të ktheheshin në jetën e kësaj dynjaje, do të bënin të njëjtat vepra, duke refuzuar të vërtetën. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të riktheheshim edhe një herë (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim argu - mentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë.” Por atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënje - shtarë.” [Enam 27, 28]. Kur ata të hidhen në Zjarr dhe të përjetojnë dhimbjen e përvëli - mit, kur të dëgjojnë osh timën e tmerrshme të tij, kur të goditen me topuzë të hekurt dhe të vuajnë shtrëngimin e vargonjve të zjarrtë, atëherë do të kërkojnë edhe më fort të kthehen në dynja, sikurse thotë i Lartësuari në ajetet e tjera: “Atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë, aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrte mësim dhe ju erdhi edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini tani frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmës.” [Fatir 37]. Ose: “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni!” [Muminun 107, 108]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon se ata do të thonë: “O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë.” Vërej me kujdes këtë përpjekje të tyre në përzgjedhjen e fjalëve të lutjes, që ata i drejtojnë Zotit. Pra, sikur ata thonë: “O Zot, Ti, me pushtetin Tënd madhështor, na dhurove jetën dy herë. Fillimisht na e dhe jetën pasi ne nuk ekzistonim, më pas na bëre të vdesim dhe përsëri na ktheve në jetë. Pra, Ti ke fuqi për gjithçka. Tashmë, ne i pranojmë gjynahet dhe gabimet tona, e pranojmë faktin se ne ishim të padrejtë me vetveten në jetën e kësaj dynjaje: - “Ne i pranojmë gjynahet tona tani. Prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” - A do t’i përgjigjesh lutjes sonë dhe të na kthesh sërish në dynja, sepse Ti ke plotë -
sisht fuqi që të na kthesh në atë jetë dhe ne të mos bëjmë më nga ato vepra të këqija, që bëmë dikur. Më pas, nëse ne refuzojmë sërish të vërtetën dhe bëjmë vepra të këqija, atëherë ne, vërtet do t ë ishim të padrejtë e keqbërës. Por ata dëshpërohen kur përgji - gjja u vjen negative dhe mësojnë se nuk ka asnjë mundësi për të ndodhur diçka e tillë. Më pas, duke treguar shkakun e përgjigjes negative për të mos u kthyer më në dynja, Allahu i Madhëruar na tregon se ky është vendimi i drejtë për ta, sepse natyrat e tyre janë të prishura dhe, si të tilla, ata nuk e pranojnë të vërtetën, madje e urrejnë atë. Ata kurrsesi nuk mund të afrohen me të vërtetën. - “Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm, ju e refuzonit, ndërsa kur i bëheshin ortakë Atij, ju e pranonit. ” - Pra, sikur u thotë që: ju kështu jeni dhe kështu do të jeni sërish, edhe nëse ktheheni në dynja, sikurse thotë Krenari i Lartësuar në ajetin tjetër: “Por, edhe sikur të kthehe - shin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënje - shtarë.” [Enam 28]. - “Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit!” - Ai është Gjykatësi i Drejtë, i Cili nuk bën kurrë padrejtësi. Është pikërisht Ai që udhëzon atë që Ai dëshiron dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron; është Ai që fut në mëshirën e Tij atë që Ai përzgjedh dhe e ndëshkon atë që Ai e gjykon me drejtësinë dhe diturinë e Tij. Nuk ka të adhuruar me meritë përveçse Allahu, që është Një dhe pa ortak. - “Është Ai që ju tregon shenjat e Tij …” - Ai ju tregon pushtetin e Tij absolut për të krijuar gjithçka, si në botën qiellore, ashtu edhe në botën tokësore, që ju të dëshmoni. Të gjitha janë shenja madhështore, të cilat tregojnë për faktin se Krijuesi i tyre është absolut, Ai është Shpikësi, që i krjoi ata pa asnjë model të mëparshëm. - “... dhe ju zbret rizkun prej qiellit ... ” - Ky është shiu, nëpërmjet të cilit mbijnë bimët dhe pemët, të cilat ju i dëshmoni me shqisat tuaja dhe përfitoni prej tyre. Ato janë aq të shumta e të larmishme në shijet, aromat, format, pamjet, ngjyrat e tyre, edhe pse vaditen nga i njëjti ujë. Është pushteti madhështor i Allahut, i Cili bëri të mundur këtë larmishmëri në krijesat e Tij, por jo të gjithë e shohin dhe e kuptojnë: - “... por askush nuk e përkujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të pe - nduar.” - Këto shenja shërbejnë si treguese të madhështisë së Krijuesit veçse për atë kategori, për të cilën Zoti thotë që: kthehen tek Ai të penduar, me zemër të hapur për të vërtetën dhe për ta pranuar atë. - “Atëherë, drejtojuni Allahut me lutje të sinqertë e me përkushtim, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! ” - Të jeni të sinqertë në adhurimet që ia përkushtoni Allahut të Lartësuar, duke synuar me to veçse kënaqësinë e Tij dhe duke i përmbu - shur ato plotësisht, ashtu siç urdhëron dhe porosit Ai. Kundërshtojini idhujtarët në rrugën që ata ndjekin. Ju keni rrugën tuaj, atë që vetë Zoti e ka përcaktuar për ju. Në një hadith të saktë, Abdullah Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen se: 2298. “Profeti i Allahut thoshte vazhdimisht në fund të namazeve farze: Lâ ilâhe il-l’Allllâhu uaĥdehû lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul ĥamdu ue hue alâ kul -li shej’in ķadîr. Lâ ĥaule ue la ķu -uete il-lâ bil-lâh, lâ ilâhe il-l’All-llâhu ue lâ nea'budu il -lâ ij -jâhu, lehun-ni'metu ue lehul fađlu ue lehuth - thenâul ĥasen. Lâ ilâhe il -l’All-llâhu muħliŝîne lehud-dine ue leu kerihel kâfirûn. (S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdërimi; Ai është i Plot - fuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë ndryshim i gjendjes dhe nuk ka fuqi për ndonjë gjë veçse me vullnetin e Allahut! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi më i bukur! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë
jobesimtarët!” Po ashtu, nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2299. “Lutjuni Allahut të Lartësuar dhe Bujar dhe të jeni të sigurt për përgjigjen e Tij. Dijeni se Allahu i Lartësuar nuk i përgjigjet lutjes që del nga një zemër e hutuar.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 40:10–40:12
Allahu i Madhëruar na tregon për poshtërimin dhe dëshpërimin që i godet qafirët. Ata do të luten për të dalë nga Zjarri, duke kërkuar mëshirë. Por tashmë kjo do të jetë diçka e pamundur për ta, prandaj do të mbeten atje të poshtëruar. I Madhëruari thotë: - Mohuesve do t’u thuhet: - Këtu nuk është specifikuar se për cilët mohues bëhet fjalë, për t’i përfshirë të gjithë ata, duke filluar nga mohuesit e Zotit, mohuesit e librave të Tij, mohuesit e profetëve të Tij, të Ditës së Gjykimit etj. Kur ata të hidhen në Zjarr, do ta pranojnë se e meritojnë ndëshkimin në të. Për shkak të krimeve e padrejtësive, për shkak të gjynaheve dhe
peshës së tyre, ata do të urrejnë vetveten me urrejtjen më të madhe dhe do ta përçmojnë atë me përçmimin më të madh. Atëherë, ata do të bërtasin e ulërasin, por atyre do t’u thuhet: - “Urrejtja e Allahut ndaj jush, kur ftoheshit të besonit e ju refuzonit, ishte më e madhe se urrejtja juaj sot ndaj vetvetes”. – Kuptimi: Urrejtja dhe përçmimi i Allahut për ju ishte më i madh sesa urrejtja dhe përçmimi juaj tani për veten tuaj. Ai ju urreu dhe ju përçmoi kur profetët dhe pasuesit e tyre ju ftuan të besonit e të bënit punë të mira, duke sjellë argumente të shumta, të cilat e qartësojnë të vërtetën, por ju i mohuat dhe i shpërfillët ata. Kur ju dolët jashtë mëshirës së gjerë të Zotit, Ai vërtet ju urreu dhe ju përçmoi. Kjo urrejtje ishte më e madhe sesa urrejtja juaj për vetveten. Urrejtja e Bujarit të drejtë vazhdoi t’ju shoqërojë, derisa patët këtë përfundim. Edhe sot, në Ditën e Gjykimit, mbi ju godet zemërimi e ndëshkimi i Zotit, ndërkohë që besimtarët i përfshin kënaqësia e Zotit dhe shpërblimi i Tij. Këtë ditë, mohuesit do të dëshirojnë të kthehen edhe një herë në dynja: - “Ata do të thonë:“O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë...” - Këtu kanë për qëllim vdekjen e parë dhe atë mes dy fryrjeve të Surit, sikurse mendojnë disa, ose kanë për qëllim inekzistencën e tyre para se të vinin në jetë dhe vdekjen e tyre pasi jetuan në këtë dynja, siç mendojnë disa të tjerë: - “...dhe na ngjalle dy herë.” – Na dhe jetën e dynjasë dhe jetën e ahiretit. - “Ne i pranojmë gjynahet tona tani, prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” - Ata i thonë të dëshpëruar dhe të penduar këto fjalë, por kjo nuk u bën aspak dobi dhe nuk i shpëton nga ndëshkimi. Madje, ata do të poshtërohen edhe me fjalë, për shkak se nuk ndoqën rrugën e shpëtimit. Atyre u thuhet: - ““Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si Një të Vetëm, ju e refuzonit. Por kur i bëheshin ortakë Atij (në adhurim) , ju e pranonit.” - Kur ata ftoheshin për të adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për t’u distancuar nga shirku, e refuzonin me forcë këtë ftesë, madje tregonin neveri ndaj saj. Ndërsa kur adhurohej diçka tjetër veç Allahut, ata kënaqeshin dhe e pasonin atë rrugë. Kështu, - u thuhet atyre, - ajo që ju solli në këtë gradë ishte fakti se ju e refuzuat besimin e drejtë, duke u kënaqur me mohimin e Zotit. Ju ndoqët me përkushtim atë që është e keqe dhe shkatërrim për dynjanë dhe ahiretin tuaj, dhe e urryet atë që është e mirë dhe e dobishme për dynjanë dhe ahiretin tuaj. Ju parapëlqyet atë që shkakton dëshpërimin, fatkeqësinë, poshtërimin tuaj, dhe u treguat mospërfillës ndaj asaj që ju mundëson suksesin dhe arritjen e çdo mirësie. Në një ajet, i Madhëruari thotë: “Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë; e, nëse shohin rrugën e humbjes – kjo është rruga që e ndjekin ata. Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre .". [El ea'raf 146]. - “Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit. ” - Atij i takon lartësimi e madhërimi i plotë, në çdo drejtim. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, i Lartësuar në përcaktimet e gjykimet e Tij, i Lartësuar, Mbretërues e Nënshtrues i gjithçkaje. Prej lartësisë së përcaktimit dhe gjykimit të Tij është dhe drejtësia e Tij absolute, duke vendosur gjithçka në vendin e vet. Me drejtësinë e Tij, Ai kurrë nuk do t’i gjykojë e shpërblejë njëlloj të devotshmit me keqbërësit. Allahu është El Kebiru - i Madhërishmi. Atij i takon madhështia e krenaria e plotë, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai është i Lartësuar dhe larg çdo të mete e mangësie. Pra, nëse është Allahu i Madhërishëm e i Gjithëpushtetshëm Ai që ju gjykon me
përjetësi në zjarrin e Xhehenemit, atëherë ai gjykim nuk ndryshohet dhe askush nuk e kthen dot pas.