41. Fusilet · Ajeti 18 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 41:1–41:18

Kur'ani i shpallur prej Zotit Mëshirues është begati e madhe për njerëz, është libër që shkoqit të gjitha çështjet e jetës në mënyrë shumë të qartë. Qëllimi i tij është që njerëzit t'i vërë në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Mirëpo, idhujtarët edhe pse Kur'ani ishte në gjuhën e tyre arabe, nuk deshën ta dëgjojnë me vëmendje, e aq më tepër thoshin se nuk po na hyn në zemër, nuk po e dëgjojmë me vesh dhe refuzuan mësimet e tij.

Përmendet krijimi i tokës brenda dy ditëve, rregullimi i begative të saj siç janë kodrat që mbajnë ekuilibrin e tokës, lumenjtë, bimët dhe i të gjitha atyre që i nevojiten jetesës së gjallesave në të për dy ditë, e edhe krijimi e regullimi i qiejve për dy ditë, ashtu që i tërë krijimi është kryer për gjashtë ditë, si përmendet edhe në ajete të tjera të Kur'anit.

Për tokën përmenden dy periudha, ajo e krijimit të materies dhe ajo e rregullimit të saj. Për qiejt përmendet thënia: Pastaj, mandej (thumme) e që mund të mendohet se qiejt u krijuan pas tokës. Kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: fjala, pastaj, mandej (thumme), nuk ka qëllim periodik kohe të mëvonshme, por ka për qëllim renditje në të përmendur që do të thotë: përmendet i një send e pastaj përmendet edhe një send që të dy janë të një kohe, vetëm se njëri përmendet pas tjetrit. Ose krijimi i materies së tokës dhe të qiellit u bë më parë, kurse rregullimi i tokës i më vonë. Ditët e përmendura sigurisht kanë të bëjnë me periudha për të cilat di vetëm Zoti.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 41:13–41:18

- “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." - Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur dhe i thotë: “Thuaju, o Muhamed, idhujta - rëve, të cilët nuk pranojnë Shpalljen dhe të vërtetën që po u kumton: Nëse ju i ktheni shpinën mesazhit që ju kam sjellë prej Allahut të Lartësuar, atëherë unë ju para - lajmëroj për ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut mbi ju. Ai do të godasë ashpër, ashtu sikurse përfshiu popujt e shkuar, të cilët refuzonin të dërguarit e Zotit: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.". Me këtë kërcënohen të gjithë ata që janë në të njëjtën rrugë të refuzimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. - “Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë: “Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë.” - Profetët u dërguan ndër ta dhe në popujt rreth e rrotull tyre, në çdo kohë, siç thotë i Lartësuari: “Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf! Para dhe pas tij, pati paralajmë - rues të shumtë. ” [Ahkaf 21]. Ai dërgoi pro - fetë, lajmëtarë, që të urdhëronin për të adhuruar Allahun si një të vetëm dhe pa ortakë. I dërgoi ata si përgëzues të të gjithë besimta - rëve, të bi ndurve me mirësitë e Zotit dhe si paralajmërues dhe kërcënues për ata që refuzonin ftesën e Zotit. Megjithatë, ata nuk besuan, përkundrazi i morën profetët për gënjeshtarë dhe për gënjeshtra mesazhet që ata sollën nga Zoti. Ata refuzuan të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas tyre. Ata thanë: “Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë.” Pra, sipas tyre, të dërguarit duhet të ishin prej melekëve dhe jo prej njerëzve. - “Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” - Ne nuk e besojmë atë që keni sjellë ju, sepse ju jeni thjesht dhe

vetëm njerëz, sikurse dhe ne. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës ...” - Ata kaluan kufijtë, me kryelartësi, duke thyer çdo urdhër të Zotit dhe duke u treguar të pabindur ndaj Tij. - “... dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?”.” - Ata u mburrën me forcën e trupave të tyre dhe fuqinë, që Zoti u kishte dhënë, duke mëtuar kështu se mund të mbroheshin edhe përballë ndëshkimit, me të cilin profetët i kërcënonin. - “A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. ” - Pra, a nuk e dinë ata se Ai, i Cili krijoi forcën e tyre dhe ua dhuroi atyre, Ai që krijoi gjithçka, a nuk është Ai më i fortë se ata? A nuk mendojnë për këtë fakt? Pa dyshim që Ai i Cili i krijoi ata dhe forcën e tyre është më i fortë sesa krijesat. Duke treguar fuqinë e Tij, i Madhëruari thotë: “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” [Dharijat 47]. Me kryeneçësinë dhe injorancën e tyre, ata sfiduan Ngadhënjimtarin e Fuqiplotin dhe refuzuan shpalljet, mesazhet dhe mrekullitë e Tij, po ashtu edhe të dërguarit e Tij. - “Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme ...” - Ishte një erë e furishme shumë e fortë dhe e ftohtë, e cila lëshonte një zhurmë të tmerrshme, në mënyrë që ndëshkimi i tyre të ishte i ngjashëm me kryeneçësinë dhe mburrjen e tyre, kur treguan forcën. - “... për disa ditë shkatërruese ...” - Ishin ditë të njëpasnjëshme, siç thotë në ajetin tjetër. “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Hakka 6, 7]. Ajo ishte një stuhi e furishme, e acartë dhe me një uturimë të tmerrshme. - “... për t’i bërë ata të ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; ...” - Ajo vazhdoi, derisa i shfarosi nga i pari, deri tek i fundit. Kështu, ata i ndoqi pas poshtërimi në jetën e kësaj dynjaje, por edhe ndëshkimi i dhimbshëm në ahiret, prandaj i Lartësuari thotë: - “... por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues ...” - Pra, do të jetë akoma dhe më poshtërues sesa ndëshkimi që përjetuan në dynja. - “... dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” - Në jetën tjetër, ata nuk do të ndihmohen, sikurse nuk u ndihmuan edhe në jetën e dynjasë, kur nuk pati ndonjë që të mund t’i shpëtonte prej ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut të Lartësuar. - “Sa u përket popullit të Themudit, - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë shpjegojnë se: “ hedejnahum”, domethënë që: ua qartësuam të vërtetën. Pra, bëhet fjalë për qartësimin e të vërtetës. Ndërsa Theuriu shpjegon se, fjala “hedejnahum” ka kuptimin: “ deaunâhum”, dome - thënë, i ftuam ata t’i nënshtroheshin të vërtetës. Në vijim, i Lartësuari thotë: “... por ata parapëlqyen verbërinë kundrejt udhëzi - mit.” Kështu, kuptimi është: Ne ua qartë - suam të vërtetën, me gjuhën e profetit të tyre, Salihut (a.s), por ata e kundërshtuan atë dhe të vërtetën që ai u kumtoi, si dhe vranë Devenë e Allahut, të cilën Allahu i Lartësuar e solli si shenjë dhe mrekulli, për të treguar se Salihu (a.s.) ishte i dërguari i Tij besnik dhe se mesazhi i tij ishte i vërtetë. - “... prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues ...” - Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ata një gjëmim dhe britmë, një tronditje të llahtarshme, një dënim poshtërues dhe të dhimbshëm. - “... për shkak të asaj që kishin vepruar.” - Ky ndëshkim u erdhi për shkak të kundërshtimit të profetëve dhe ftesës së tyre për të besuar. - “Por Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin ruajtur. ” - Kuptimi: Nga mesi i tyre, Ne shpëtuam ata që besuan, të cilët nuk i preku asnjë e keqe. Domethënë, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata së

bashku me profetin e tyre, Salihun (paqja dhe bekimet e Zotit qoftë mbi të!). Ai i shpëtoi ata për imanin e tyre, për devotshmërinë ndaj Tij dhe për pasimin e profetit, që Ai dërgoi ndër ta.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 41:17–41:18

- “Sa u përket (popullit të) Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë,...” - Themudi është një popull i njohur, që ka jetuar në El Hixhr dhe në rrethinat e saj. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i ftuar në teuhid dhe për t’i ndaluar nga shirk-u. Ai u solli atyre si mrekulli një deve të madhe dhe i urdhëroi që t’i ndanin ditët me devenë për shfrytëzimin e ujit dhe burimeve të tij: një ditë për devenë, një ditë për ta. Një ditë pinin ujë dhe ditën tjetër pinin nga qumështi i devesë, edhe pse nuk shpenzonin gjë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ajo thjesht ushqehej në tokën e Zotit. Siç shihet, kjo qe një shenjë shumë e qartë për të gjithë atë popull, shenjë e cila nuk u linte atyre asnjë justifikim. - “...por ata parapëlqyen verbërinë (e zemrës) kundrejt Udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar.” – Allahu i Lartësuar ua tregoi qartë rrugën e vërtetë, dhe ky fakt përforcohet në këtë ajet, ku thuhet: “Ne ua treguam udhën e drejtë”. Të gjithë popujve që u dërgoi profet Allahu i Lartësuar ua qartësoi plotësisht të vërtetën dhe u solli mrekulli, që të mos kishin më asnjë justifikim për mosbesimin, por në rastin e Themudit, mrekullia ishte aq e dukshme dhe aq e qartë, sa çdokush e pa dhe e dëshmoi, i madh dhe i vogël, burra e gra. Megjithatë, për shkak të ligësisë dhe padrejtësisë së tyre, ata dëshiruan më shumë verbërinë kundrejt udhëzimit, deshën kufrin

dhe padrejtësinë kundrejt besimit dhe bamirësisë, zgjodhën injorancën dhe shirkun kundrejt diturisë dhe adhurimit të Zotit si Një dhe të Vetëm. Pra, Allahu i Lartësuar nuk u bëri ndonjë padrejtësi atyre. - “Por Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin ruajtur (nga të këqiat).” - Allahu i Lartësuar e shpëtoi Salihun (a.s.) dhe besimtarët të cilët e pasuan atë, duke u ruajtur nga shirk-u dhe poshtërsitë.

← Fusilet 41:18