42. Shura · Ajeti 31 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 42:19–42:31
Allahu është shumë i mëshirshëm dhe i butë ndaj robërve të vet, të mirë qofshin ose të këqij: furnizon me ushqim, i lehtëson në momentin e llogarisë dhe të përgjegjësisë, nuk i ngarkon çka nuk munden, nuk ngutet kundër kundërshtarit dhe nuk ia humb shpresën atij që shpreson, nuk refuzon lutjen dhe nuk ia këput ymytin, pra është mëshirues në të gjitha çështjet.
Kush bën vepra më qëllim të shpërblimit në ahiret, Allahu ia shton të mirat, kurse kush punon vetëm për këtë jetë, Allahu i jep aq sa dëshiron Vetë, e jo sa kërkon ai. Sikur të mos ishte vendim i kahershëm i Zotit të shtyjë ndëshkimin deri në botën tjetër, idhujtarët që pos Allahut adhuruan zota të tjerë, do t'i shkatërronte përnjëherë, por mjafton që ata do të jenë të trishtuar për shkak të veprave të tyre të këqija, e besimtarët të kënaqur nëpër kopshte të xhennetit.
Pejgamberi ynë, Muhammedi, urdhërohet t'u thotë se nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, përveç dashurisë së akraballëkut, pra ata do të duhej ta donin atë pse e kishin të afërt, do të duhej t'a respektonin për hir të farefisnisë e të mos e torturonin. Ka mendime se me akraballëk nënkuptohet familja e ngushtë e pejgamberit: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Huseini, por derisa ajeti është i shpallur në Mekë, fjala është për akraballëkun në përgjithësi.
Muhammedi edhe po të kishte dashur, nuk ka pasur mundësi të trillojë gënjeshtër ndaj Allahut, sepse Ai do t'ia mbyllte gojën.:
Sikur Allahu t'u jepte begati më të madhe njerëzve, ata do shfrenoheshin, prandaj Ai i furnizon me masë ashtu si di vetë. Në një hadithi kudsij thuhet: "Ka nga robërit e Mi që meritojnë vetëm begatinë, sepse sikur t'i varfëroja, ata do ta humbnin fenë e vet, kurse ka të tjerë që meritojnë vetëm varfërinë, sepse sikur t'i pasuroja do ta humbnin fenë e vet" (merfuë prej Enesit, shënon Ibni Kethir).
Sipas mendimit të disa dijetarëve, ajeti njëzet e nëntë lejon mundësinë e ekzistimit të gjallesave në yje të larta e të largëta, pos melaikeve, gjallesa që u përngjajnë atyre të qiejve e të tokës. Këtë mendim e mbështesin në ajetin në fjalë. Sipas mendimit të Sabuniut, përpos njeriut, mund të ketë në hapësirën e gjerë edhe krijesa të tjera. Përsa i përket njeriut, unë (Sabuniu) kam mendim të prerë se ai nuk gjendet tjetërku vetëm në sipërfaqën e tokës, pse Zoti ka thënë: "Në të do i të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni" (ajet i Kur'anit, A'rafë, 25).: Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t'ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrisin në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:29–42:31
- “Nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës, bashkë me gjallesat e shpërndara në to” - Prej shenjave treguese të madhështisë, pushtetit absolut dhe sundi - mit të Tij të çdo gjëje janë edhe këto që përmenden në ajet. Këtu përfshihen mele - kët, xhindët, njerëzit dhe të gjitha krijesat e tjera, që kanë shpirt, me larmishmërinë e tyre në format, ngjyrat, gjuhët dhe natyrën. Allahu i Madhëruar i ka shpërndarë ato në të gjitha anët e qiejve dhe të Tokës - “Me fuqinë e Tij, Ai mund t’i grumbu - llojë ato kur të dëshirojë. ” - Megjithëse ato krijesa të shumta janë shpërndarë ane - kënd qiejve dhe Tokës, i Madhëruari ka për t’i mbledhur të gjithë në Ditën e Kijametit, të parët dhe të fundit. Të gjithë do ta dëgjojnë Thirrësin dhe Ai do t’i gjykojë me drejtësi. - “Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja ...” - Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, pa përjashtim, është pasojë veçse e veprave tuaja të këqija. - “... kurse për shumë të tjera, Ai ju fal. ” - Për s humë të këqija që keni vepruar, i Madhëruari ju përfshin në faljen e Tij të paanë dhe nuk ju ndëshkon. I Lavdëruari thotë në një ajet tjetër: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Megjithatë, kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu shikon gjithçka nga robërit e Vet.” [Fatir 45]. Në një hadith të saktë thuhet: 2336. “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Për çdo shqetësim e ankth që e kap besimtarin, për çdo lodhje e mundim, madje edhe për një gjemb që e shpon, Allahu ka për t’i falur gjynahet e tij.” Ibn Ebu Hatimi sjell një rrëfim prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili thotë: 2337. “A doni tju tregoj për ajetin më të mirë në Librin e Allahut, për të cilin na ka treguar Profeti i Allahut?” Ai lexoi fjalën e Allahut: “Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja, kurse për shumë të tjera, Ai ju fal. ”, dhe tha: “Do të ta shpjegoj unë këtë, o Ali. Çdo gjë që ju godet, si sëmundje, ndëshkime apo bela në jetën e dynjasë, vjen prej asaj që keni bërë me duart tuaja, pasi Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Butë, që t’ju dënojë për to në ahiret. Ndërsa për ato gjynahe që Ai jua fal dhe nuk ju dënon në këtë jetë, Ai është shumë më Bujar, që të kthehet pas faljes e t’ju ndëshkojë për to në ahiret.” 33 Nga Dahhaku përcillet të ketë thënë: “Nuk dimë të ketë ndodhur që ndonjë njeri ta ketë mësuar Kuranin, dhe pastaj ta harrojë atë, përveçse për shkak të gjynaheve.” Pastaj, pasi lexoi fjalën e Allahut: “Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja dhe për shumë të tjera, Ai ju fal.” Dahhaku tha: “E ku ka fatkeqësi më të madhe sesa të harrosh Kuranin?!” 34 - “Ju nuk mund t’i shpëtoni dënimit në Tokë dhe nuk mund të gjeni ndonjë ndihmës e mbrojtës tjetër përveç Allahut.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 42:30–42:31
- “Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja...” - Allahu i Lartësuar na tregon se çdo fatkeqësi dhe sprovë që na ndodh në jetë, qoftë në shëndet, në pasuri apo te fëmijët tanë, ndodh për shkak të gjynaheve që kemi bërë. Çdo goditje në gjërat tona të shtrenjta është pasojë e veprave tona të këqija. Megjithatë, Allahu i Lartësuar fal dhe toleron shumë. Ai thotë: - “...dhe për shumë të tjera, Ai ju fal.” - Ato gjëra që Allahu i Lartësuar i fal janë më të shumta sesa ato për të cilat Ai sjell ndëshkime. Allahu i Lartësuar kurrë nuk u bën padrejtësi robve, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Thotë i Madhëruari: “Sikur Allahu t’i merrte në përgjegjësi njerëzit për atë që bëjnë, nuk do të linte në faqen e dheut asnjë krijesë”. Allahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm dhe i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë ata dhe ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Tij duke u fshehur në tokë. Por i Urti i toleron dhe u jep mundësi për të reflektuar dhe për t’u kthyer nga rruga e humbjes, siç thotë më pas: - “Ju nuk mund t’i shpëtoni dënimit në Tokë...” – Kuptimi: Ju nuk mund ta bëni pushtetin dhe forcën e Zotit të paaftë mbi ju. Të paaftët dhe të pafuqishmit jeni ju, që jetoni në tokë. Ju nuk mund të pengoni asnjë urdhër që i Madhëruari jep për t’u zbatuar në qiej dhe në tokë. - “...dhe nuk mund të gjeni ndonjë ndihmëtar e mbrojtës tjetër përveç Allahut.” - Nëse Sunduesi i vetëm dhe absolut i qiejve dhe i tokës urdhëron ndëshkimin tuaj, askush nuk mund t’ju marrë në mbrojtje prej Tij. Askush nuk
mund t’ju mundësojë të arrini të mirat apo të shpëtoni nga të këqijat!