42. Shura · Ajeti 53 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 42:49–42:53
Edhe në ajetet e tjera të Kur'anit është thënë se vetëm Allahu është Ai që e di se çka fshihet në barkun- mitrën e nënës, e këtu në këtë ajet theksohet se çdo gjë në botë ndodh dhe zhvillohet sipas vullnetit të Zotit, pra edhe çështja e lindjes së fëmijëve. Në këtë ajet përmenden katër gjendje të prindërve përkitazi me fëmijët: dikujt i fal vetëm vajza, dikujt vetëm djem, dikujt edhe vajza edhe djem, e dikujt as djem as vajza dhe kështu gjendjet e tilla nuk janë çështje rasti, por çështje të diktuara nga dija, plani dhe urtësia e Zotit fuqiplotë.
Sikurse edhe pejgamberëve të tjerë që Zoti u dha shpallje Muhammedit i thotë se edhe ty të dhamë shpalljen që është si shpirt, sepse shpallja jote, Kur'ani, ngjall zemrat si shpirti që ngjall trupin kur i bashkohet. Madje, i thuhet Muhammedit se më parë nuk ke ditur as çka është shpallja, as çka është besimi i drejtë, e Kur'ani është dritë që udhëzon: ti me anën e Kur'anit udhëzon për në rrugën e drejtë.
Në këto ajete të fundit, jepet një sqarim se si Zoti i madhëruar u ofroi dituri, njohje, shpallje, frymëzim njerëzve në këto tri mënyra:
- Në mënyrë frymëzimi: njeriu frymëzohet në shpirtin e vet për ndonjë punë a ide dhe e di se ai ngacmim shpirtëror është prej Zotit, pse është frymëzim për mirë e mbarë. Nëse ngacmimi është për ndonjë punë të keqe, ai është cytje nga djalli.
Për punë ose ide të mbara e të mira, janë frymëzuar pejgamberët e edhe njerëz të tjerë të mirë, si nëna e Musait, nëna e Isait, ai besimtari i familjes së faraonit e shumë të tjerë. Të gjithë të frymëzuarit e kuptojnë se është udhëzim prej Zotit, andaj në zbatimin e detyrës me të cilën udhëzohen, nuk shprehin kurrfarë luhatshmërie, por të vendosur zbatojnë, f.v. Ibrahimi deshi ta therë djalin, nëna e Musait e hodhi atë në lumë, Musai i ra me shkop detit dhe u fut në të etj.
Kur është fjala për frymëzimin e gjallesave të tjera si të bletës, të thneglës, të pupëzës etj., aty ka të bëhet me një lloj instinkti të tyre, e kur është fjala për sendet e ngurta, si toka, qielli etj.,atëherë frymëzimi ka të bëjë me gjendjen e tyre.
Muhammedi është frymëzuar në këtë mënyrë shumë herë rreth shpjegimit të domethënies së ndonjë ajeti,të ndonjë hadithi kudsij ose të ndonjë pune tjetër,që për neve është hadith prej tij,por kjo mënyrë e frymëzimit, nuk ka të bëjë me Kur'anin.
- Në mënyrën pas perdës: Pejgamberi e dëgjon fjalën e Zotit, por jo në aso kushtesh sikundër i flasim ne njëri-tjetrit dhe sikundër e dëgjojmë ne njëri-tjetrin. Kjo bëhet në një gjendje të jashtëzakonshme, në një gjendje jashtë suazave të mundësisë dhe të aftësisë së njeriut, andaj edhe thuhet "pas perdes". Fjalën e Zotit e dëgjoi Musai në kodrën Tur, kurse Muhammedi e dëgjoi natën e Miraxhit, por as kjo mënyrë nuk është e Kur'anit, sepse Pejgamberi dëgjon fjalët e Zotit, i kupton dhe duhet të veprojë ashtu si porositet, e nuk është i obliguar t'i thotë ato fjalë që i dëgjon, por vetëm t'i kuptojë e të veprojë sipas tyre.
- Në mënyrë të frymëzimit përmes engjëllit të dërguar prej Zotit: Kjo është mënyra e shpalljes së Kur'anit, është mënyra më e vështirë për Pejgamberin, sepse Pejgamberit i duhet domosdo të bëjë shndërrime kimike në vetë gjendjen e tij trupore, në të vërtetë, fuqinë dhe kompetencën e merr shpirti, pse meleku është krijesë e lartë, atij mund t'i afrohet vetëm ndcnjë qenie që është e lartë. Të njeriu qenie e tillë është shpirti dhe ashtu vetëm në atë gjendje Pejgamberi është i aftë të pranojë atë që ia komunikon meleku. Është gjendje e rëndë dhe e vështirë, por është më e sigurta. Në këtë mënyrë iu shpall Pejgamberit i tërë Kur'ani. Xhibrili ia tha fjalët që i dëgjoi prej Zotit dhe Muhammedi ishte i obliguar t'i thotë ato fjalë ashtu si ia tha Xhibrili, e ai pra është Kur'ani.
Xhibrili iu ka paraqitur Muhammedit në formë të njeriut, i cili e ka udhëzuar dhe e ka mësuar, por ajo nuk është Kur'ani, sepse në atë rast Muhammedi nuk ka pasur nevojë të bëjë ndonjë shndërrim në qenien e vet, ka qëndruar ashtu normal si ka qenë gjithnjë, kështu që ajo nuk është gjendje e përshtatshme për t'iu shapllur Kur'ani. Pra i tërë Kur'ani është i shpallur vetëm sipas mënyrës së tretë.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Shura. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 42:51–42:53
- “Allahu nuk i ka folur njerëzve, përveçse me anë të Shpalljes ...” - Këto janë mënyrat, që Allahu i Lartësuar ka zgjedhur për t’u kumtuar mesazhet e Tij njerëzve. Kështu, disa herë Allahu i Lartë - suar e jep mesazhin e Tij duke e h edhur atë drejt e në zemrën e P rofetit. Ai hedh në shpirtin e Profetit ﷺ diçka, për të cilën ai nuk ndien as dyshimin më të vogël se ajo është prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ibn Hibani sjell hadithin nga Ibn Mesudi, i cili tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 2342. “Me të vërtetë, Shpirti i Shenjtë fryu në shpirtin tim se askush nuk ka për të vdekur pa e marrë të plotë riskun dhe exhelin e vet. Prandaj frikësojuni e ruajuni Allahut dhe bëni lutje sa më të përmbledhura!” - “... ose pas një perdeje ...” - Siç ndodhi në rastin kur Musai 37 (paqja e Zotit qoftë mbi të!) i kërkoi Allahut të Madhëruar që ta shihte, por e mësoi se kjo nuk ndodh në këtë jetë. Në hadith të saktë, Profeti i Allahut i tha Xhabir Ibn Abdullahit, duke i treguar se çfarë bëri Allahu i Madhëruar me të atin, i cili ra dëshmor në luftën e Uhudit: “Allahu i Madhëruar nuk i ka folur askujt ndryshe, veçse pas një perdeje. Ndërsa babait tënd i foli drejtpërdrejt.” Sidoqoftë, hadithi flet për diçka që ndodh në jetën e berzah-ut, kurse ajeti flet për jetën në këtë botë. - “... ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall - me lejen e Tij - atë që Ai do. ” - Sikurse vinte Xhibrili ose melekë të tjerë, me mesazhe drejtuar Profetit tonë dhe profetëve në përgjithësi, – paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata! 38 - “Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti. ” - Allahu është i Lartësuar dhe di në detaje për gjithçka. Ai është i Urtë në çdo fjalë dhe vepër të Tij, në çdo vendim dhe ligj të vendosur. - “Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. ” - Fjala “Shpirt” (Ruh) tregon Kuranin. - “Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën udhëzojmë në rrugë të drejtë prej robërve Tanë atë që Ne dëshirojmë. ” - Ti nuk kishe njohuri të hollësishme rreth tyre dhe rreth asaj që Allahu të shpalli në këtë Kuran. Allahu i Lartësuar e bëri këtë Kuran: “... dritë, me të cilën udhëzojmë në rrugë të drejtë prej robërve Tanë atë që Ne dëshi - rojmë.” Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaju: “Ai, për besimtarët, është udhëzim e shërim. Ndërsa ata që nuk besojnë, i kanë veshët të shurdhuar, dhe për ta ai është verbëri. Këta janë njëlloj si të thirren prej një vendi të largët”.” [Fussilet 44]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë ...” - Edhe ti, o Muhamed, udhëzon në rrugë të drejtë, domethënë, u tregon krijesave se cila është rruga e drejtë. Kjo shtjellohet më pas:
- “Në rrugën e Allahut ...” - Kjo është rruga e Allahut, të cilën Ai që e ligjëroi për krijesat e Tij dhe urdhëroi që ta adhurojnë Atë dhe të jetojnë sipas asaj rruge. - “... të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. ” - Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës, Pronari, Sunduesi dhe Mbretëruesi në to, Administruesi i çështjeve të krijesave. Ai është Gjykuesi më i drejtë dhe askush nuk mund të kontestojë refuzojë dhe të ngushtojë atë që ai ka vendosur të zbatohet në këtë gjithësi që ka krijuar. - “Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” - Tek Ai kthehen të gjitha çështjet, Ai i shtjellon ato dhe gjykon me drejtësinë e Tij. Allahu i Madhëruar është i Pastër, i Dëlirë dhe larg çdo të mete, që i përshkruajnë të padrejtët, refuzuesit e besi - mit të vërtetë dhe shpalljeve të Tij. I lartë - suar qoftë Ai, me lartësimin më të madh! Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Shura. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja dhe të gjitha adhurimet, për mirësitë që Ai jep. Vetëm me mirësinë e Tij vjen suksesi dhe vetëm tek Ai e gjejmë mbështetjen dhe ndihmën.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 42:51–42:53
Mohuesit e Zotit dhe të profetëve të Tij thoshin: “Pse të mos na flasë vetë Zoti, ose të na sjellë ndonjë shenjë të madhe?!” Kjo qe vërtet një arrogancë nga ana e tyre. Kësaj kërkese të paturpshme, Allahu i Lartësuar i përgjigjet duke treguar se cilat janë format e ardhjes së Shpalljes hyjnore: - “Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të (frymëzimit të) shpalljes,..” – Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e jep mesazhin e Tij duke e hedhur atë drejt e në zemrën e profetit, pa i folur drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësinë e Melekut të Shpalljes (Xhibrilit a.s.) apo të melekëve të tjerë. Kjo është njëra formë e Shpalljes. Forma e dytë është: - “...ose pas një perdeje ...” - Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i flet vetë profetit, por pas perdes. Pra, profeti e dëgjon Krijuesin e tij, por nuk e sheh Atë. Kështu iu shpall revelata Musait (a.s.), i cili u quajt edhe “ Kelîmur-rahmân” (ai të cilit Mëshiruesi i foli). Po këtë mënyrë iu shpall Muhamedit (a.s.) detyrimi i pesë namazeve ditore, kur u ngjit në qiell Natën e Israsë dhe të Mi’râxhit. Mënyra e tretë e Shpalljes është: - “....ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall – me lejen e Tij – atë që Ai do..” - Allahu i Lartësuar dërgon te profeti një lajmëtar prej melekëve, si Xhibrili apo ndonjë melek tjetër, dhe i përcjell atij çfarë Ai dëshiron. Këtu, Allahu i Lartësuar bën dy cilësime shumë të rëndësishme, kur thotë, së pari: “ me lejen e Tij”, pra, jo kur dhe si dëshiron meleku apo njeriu, por kur dhe si dëshiron Allahu. Së dyti, Ai cilëson: “ atë që Ai do ”, pra, atë që do Zoti dhe jo atë që do meleku apo njeriu. - “Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti.” - Allahu i Madhërishëm është më i Larti në Qenien e Tij, më i Larti dhe i Madhërishmi në cilësitë dhe emrat e Tij, më i Larti dhe i Urti në veprat e Tij. Para krenarisë dhe madhështisë së Tij është nënshtruar çdo krijesë. Të gjithë janë krijesa të varfra, të nënshtruara dhe nevojtare për mëshirën dhe përkujdesin e Tij dhe vetëm Allahu është i Lartësuari, i Madhërishmi, që nuk ka nevojë për asgjë. Askush nuk është i përafërt apo i ngjashëm me Allahun. Ai është Urti, që gjithçka e vendos në vendin që i takon. Urtësia e Tij është absolutisht e plotë si në aspektin e krijimit, ashtu edhe në aspektin e ligjeve, që Ai u solli njerëzve përmes librave dhe profetëve të Tij. - “Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh.” – Kuptimi: Ashtu sikurse u dhamë mesazhe profetëve para teje, edhe ty po të shpallim këtë Kur'an madhështor. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin Rûh - Shpirt, sepse ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e njerëzve nuk mund të jetojnë pa Kur'anin. Ky libër u jep jetë zemrave dhe, nëpërmjet tij, njerëzit përfitojnë nga mirësitë e dynjasë dhe të fesë. Kur'ani është një mirësi thjesht e dhuruar nga Zoti për profetin e Tij dhe për besimtarët, pa asnjë përpjekje prej tyre, prandaj i Lartësuari thotë: - “Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani,...” - Kuptimi: Para Shpalljes së Kur'anit, ti nuk dije gjë rreth librave të mëparshëm të shpallur nga Allahu i Lartësuar. Ti nuk kishe dijeni për imanin dhe as për ligjet fetare të kaluara, të përcaktuara nga Zoti për profetë dhe popuj të ndryshëm. Ti ishe thjesht një ummij, që nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, është Allahu Ai që të përzgjodhi ty për të të dhuruar këtë libër madhështor, këtë dritë, me të cilën njerëzit shohin dhe gjejnë rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm. - “...por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë..” - Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit shohin të ndriçuar rrugën për të shkuar tek Allahu i Dashur dhe i Lartësuar. Drita e Kur'anit largon errësirat e kufrit, të idhujtarisë dhe të
çdo lloj devijimi. Ai është drita që e shpëton robin nga errësirat dhe greminat e dëshirave të shfrenuara dhe të poshtra, që sjellin veçse shkatërrim dhe dëshpërim. Nëpërmjet Kur'anit, adhuruesit e Allahut shohin qartë realitetin e kësaj bote dhe e trajtojnë gjithçka ashtu sikurse e meriton. Ai është rruga e drejtë e Allahut, dhe nuk ka rrugë tjetër që të afron tek Ai, veç asaj që është e ndriçuar nga ky libër. - “Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë,..” - Allahu i Lartësuar e përgëzon dhe inkurajon Profetin e Tij, duke i kujtuar se edhe ai si profet është udhëzues për në rrugën e drejtë. Udhëzimi që bën një profet është qartësimi i plotë i rrugës së drejtë, me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, duke nxitur njerëzit për ta ndjekur këtë rrugë. Pjesë e udhëzimit që bën profeti është, gjithashtu, edhe sqarimi i rrugëve të së keqes dhe thirrja për t’u larguar prej tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar përcakton më mirë se cila është rruga e drejtë: - “...Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë.” - Rruga e drejtë është rruga që Allahu, Krijuesi dhe Sunduesi i qiejve dhe Tokës e solli dhe e bëri të qartë për njerëzit, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë. Vetëm kjo është rruga që të çon tek Ai dhe të fut në Xhenetin e mirësive. Për këtë arsye, le të zgjedhë gjithësecili rrugën dhe fjalët ku bazohet. Por le të kujtojë edhe një fakt shumë të rëndësishëm: - “ Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet..” - Le të kujtojmë vazhdimisht se, do të vijë një ditë, kur të gjitha veprat tona do të llogariten nga i Drejti e i Gjithëdituri. Nëse kemi punuar mirë dhe sipas besimit të drejtë të bazuar në Librin e Allahut, shpërblimi ynë do të jetë Xheneti dhe kënaqësia e përjetshme pranë Krijuesit. Por nëse kemi shpërfillur Shpalljen e Allahut dhe nuk kemi punuar me sinqeritet, atëherë fundi do të jetë Xhehenemi - Allahu na ruajtë prej tij! Këtu përfundon tefsiri i sures Esh-shûrâ. Falënderimi dhe lavdia e plotë i qoftë Allahut të Madhërishëm, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas, për lehtësimet dhe dhuratat e Tij bujare!