44. Duhan · Ajeti 59 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 44:30–44:59

Zoti xh. sh. i jepë kurajë Muhammedit se atë dhe besimtarët e tij do t'i shpëtojë prej torturave të idhujtarëve, siç e pat shpëtuar popullin beni israil prej faraonit.

Idhujtarët nuk besonin në ringjallje dhe për të mbrojtur bindjen e vet, kërkonin prej Muhammedit të ringjallë ndonjë nga të parët e tyre. Nuk mendonin se për shkak të krimit dhe të zullumit, Zoti kishte shkatërruar para tyre popuj që ishin shumë më të fortë, si atë të Tubeit - sundues i Jemenit, etj.

Zoti nuk e krijoi këtë botë shkel e shko, e krijoi me një qëllim të ckatuar, andaj duhet vepruar sipas porosive të Tij, pse në ditën e gjykimit, nuk mund ta ndihmojë askush tjetrin, pos ata që i mëshiron Allahu.

Kemi përmendur edhe më parë se pema zekum do të jetë ushqim i atyre në xhehenem. Ebu Xhehli, në shenjë talljeje me Kur'anin dhe Muhammedin, përgatit mazë dhe hurma e verë dhe u tha shokëve të vet, urdhëroni, kjo është ai zekumi që po e përmend Muhammedi. Në Luftën e Bedrit, Zoti e mposhti, ashtu që myslimanët e mbytën. Sigurisht ai do të ushqehet me zekumin e përmendur.

Këtu përmenden disa nga të mirat e xhennetit, të cilat do t'i gëzojmë përmenden ashtu si ne mund t'i kuptojmë, e ato do të jenë shumë më të mira.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i Suretud Duhanë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 44:51–44:59

Pasi na tregoi gjendjen e të dëshpëruarve dhe të ndëshkuarve, Allahu i Madhëruar na përshkruan gjendjen e fatbardhëve, të lum - turve. Pikërisht, një nga arsyet përse Kurani është quajtur “ methanij” (i përsëritshëm), është sepse sa herë që tregon gjendjen e të ndëshkuarve, ai sjell për kontrast përshkri - min e të përgëzuarve dhe shpërblimin e tyre. Çështje të kundërta përmenden bashkë e përballë njëra-tjetrës. - “Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt ...” - Ata të cilët ishin të devot - shëm e iu frikësuan Allahut të Madhëruar në dynja, duke zbatuar urdhëresat dhe larguar ndalesave në emër të dashurisë për Zotin dhe madhërimit të Tij, për ta i Lartë - suari thotë se: “... do të jenë në një vend të sigurt”. Pra, në ahiret, ata do të jenë në këtë vend të sigurt të përjetësisë. Këtu bëhet fjalë pikërisht për Xhenetin, në të cilin ata janë të sigurt, të qetë, të paprekshëm nga vdekja, vend, nga i cili kurrë nuk kanë për të dalë e për t’u larguar. Atje do të jenë tërësisht të sigurt e të patrazuar nga frika se mund të largohen dhe nxirren prej tij. Janë të sigurt nga çdo lloj frike tjetër e nga çdo lloj dëshpërimi, ankthi dhe lodhje. Ata janë të sigurt nga shejtani i mallkuar, kurthet e tij

dhe nga çdo sprovë, bela dhe fatkeqësi, që u duhej të kalonin në jetën e kësaj dynjaje. - “Në kopshte e burime që rrjedhin. ” - Ky shpërblim vjen përkundër ndëshkimit të të mjerëve, të cilët do të hanë prej pemës së Zekumit dhe do të pinë prej ujit të përvëluar. - “Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë ... ” - “Sundus” është lloji më cilësor i mëndafshit, prej të cilit janë bërë rrobat më të bukura, më të përkryera, si këmishat etj. Ndërsa “istebrak” janë veshjet zbukuruese me shkëlqim, që mbahen mbi rrobat e zakonshme. - “... e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit.” - Ata qëndrojnë të ulur përballë njëri-tjetrit në shtretër të zbukuruar. Askush nuk i kthen shpinën tjetrit. - “Kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha. ” - Të gjitha këto mirësi, që u përmendën më sipër, do të shoqërohen edhe nga mirësia e madhe, që do t’u japë Zoti: gra të bukura, hyri symëdha, të cilat i Madhëruari i përshkruan në një ajet tjetër: “Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” [Rahman 56 – 60]. Po kështu, në të njëjtën sure: “Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atë - herë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mo - honi?! Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind.” [Rahman 72 – 74]. - “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdo lloj frute e do të ndihen të sigurt. ” - Çfarëdo frute që të kërkojnë, do ua sjellin, që ata t’i shijojnë dhe të kënaqen, duke qenë tërësisht në paqe dhe të sigurt nga çdo lloj frike dhe nga meraku se mos ndoshta u ndërpriten apo u ndalen të tilla mirësi. Madje, sa herë që ata i dëshirojnë, atyre u sillen pikërisht ashtu si ata i duan. - “Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë.” - Ajo ishte vdekja, e cila i ndau me dynjanë. Ndërsa në ahiret dhe në Xhenet nuk kanë për ta provuar më kurrë vdekjen. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ﷺka thënë: 2358. “Ditën e Kijametit, Vdekja do të sillet në formën e një dashi me brirë dhe do të theret mes Xhenetit dhe Zjarrit. Pastaj do të thuhet: “O banorë të Xhenetit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje! O banorë të Zjarrit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje!” Abdur-Razaku sjell hadithin nga Ebu Hurejra dhe Ebu Said el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2359. “Banorëve të Xhenetit do t’u thuhet: “Ju do të jeni gjithmonë të shëndetshëm dhe kurrë nuk do të sëmureni. Ju do të jetoni pafundësisht dhe kurrë nuk do të vdisni. Ju do të kënaqeni dhe lumturoheni mes mirësive, dhe kurrë nuk do të dëshpëroheni. Ju do të jeni përjetë të rinj dhe kurrë nuk keni për t’u plakur dhe kurrë nuk do t’ju zbehet hijeshia.” Hadithin e shënon Muslimi. Ebul Kasim Tabaraniu sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se: 2360. “... njëherë, Profetin ﷺ e pyetën: “A flenë ndonjëherë banorët e Xhenetit?” Ai tha: “Gjumi është vëllai i vdekjes dhe banorët e Xhenetit nuk vdesin.” - “Ai i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.” - Allahu i Madhëruar u dhuroi mirësi dhe kënaqësi të mrekullue - shme e të përjetshme, si edhe i ruajti prej ndëshkimit të dhimbshëm në skutat e zjarrit. Kështu, ata arritën lumturinë që synonin dhe Zoti i shpëtoi nga çdo gjë, së cilës i druheshin, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Kjo është dhuratë nga Zoti yt. Ky është shpëtimi i madh! ” - Në hadith të saktë vjen se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2361. “Punoni, afrohuni, drejtohuni, por dijeni mirë se askënd nga ju nuk ka për ta futur në Xhenet puna e vet.” - “As ty, o i

Dërguari i Allahut?” - e pyetën. Ai tha: “As mua, përveç nëse më përfshin Allahu në mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij.” - “Ne ua bëmë të lehtë atë në gjuhën tënde, që të mund të përkujtojnë. ” - Ne e lehtësuam Kuranin, që të jetë në gjuhën tënde dhe të popullit tënd, e cila është gjuha më e qartë, e pasur dhe e lartë, më e ëmbla, më e lehta, më qartësuesja e mesazheve të rëndësishme. Allahu i Madhëruar e solli këtë gjuhë të zgjedhur, “... që të mund të përkujtojnë”, pra, të kuptojnë dhe të punojnë me diturinë që mësojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj qartësie, disa njerëz e mohuan, iu kundërvunë me inat dhe kryeneçësi mesazhit, prandaj dhe Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të tij, duke e ngushëlluar dhe duke i premtuar triumfin dhe lartësimin, por edhe duke kërcënuar të gjithë ata që e kundërshtojnë: - “Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. ” - Ata do ta mësojnë se kujt do t’i takojë fitorja dhe lartësimi në të dyja jetët. Ajo të takon ty, o Muhamed, të gjithë vëllezërve të tu profetë dhe lajmëtarë të Zotit dhe të gjithë besimtarëve të sinqertë dhe punëmirë, që ju pasojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadele 21], ose: “ Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë. Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret Mallkimi dhe një vendbanim i keq. - ” [Gafir 51, 52]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Duhan dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për të gjitha mirësitë, bujarinë dhe dhuratat e Tij. Vetëm në dorën e Tij është suksesi për gjithçka, ndihma dhe mbrojtja nga çdo devijim dhe vetëm Atij i mbështetemi tërësisht dhe ia besojmë çështjet tona.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 44:51–44:59

- “Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt, Në kopshte e burime që rrjedhin.” - Ky është shpërblimi i të devotshmëve, të cilët i ruhen zemërimit dhe

ndëshkimit të Allahut të Madhëruar. Ata zbatojnë urdhrat dhe nuk cenojnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto i kryejnë me sinqeritet për Krijuesin e tyre dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Për këtë meritojnë jo vetëm shpëtimin nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit, por edhe shpërblime të mëdha. Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta, prandaj u dhuron begati të pafundme. Ata do të pushojnë të lumtur nën hije të dendura, mes pemëve plot fruta, pranë burimeve gurgulluese të mrekullueshme e çlodhëse. Lumenjtë do të rrjedhin pranë ndërtesave e kopshteve të tyre dhe kudo ku ata i dëshirojnë që të jenë. I Madhëruari i ka përshkruar kopshtet e Xhenetit si “kopshte mirësie”, për të treguar se çdo gjë në to është e mrekullueshme dhe lumturisjellëse. Kopshtet e atjeshme janë vetë mirësia, në çdo aspekt, dhe nuk mund të cenohen nga asgjë e keqe, që mund të dëmtonte sadopak atë mrekulli. - “Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri -tjetrit.” - Veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi jeshil, të punuar trashë ose hollë, ashtu si e dëshirojnë. Kështu do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, tërësisht të kënaqur, të qetë e të rehatuar, të mbushur me dashuri, me komunikim të këndshëm dhe edukatë të lartë. Mes këtyre mirësive të plota dhe kënaqësive të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar do t’i martojë ata me gra të bukura dhe të hijshme, shumë tërheqëse dhe të dashura. Ai thotë: - “Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha.” - Ato janë aq tërheqëse, saqë sytë mbërthehen tek ato dhe nuk shqiten më prej tyre. Teksa i vështron, mendja turbullohet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ato janë të përkryera dhe të magjepsin me çdo detaj të bukurisë së tyre. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar si ‘hyri symëdha’, sepse sytë e tyre janë të mëdhenj dhe shumë të bukur. - “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt." - Atje ata do të kërkojnë fruta, të cilat kanë nga një shembull përkatës në dynja, por edhe fruta që nuk kanë shembull në dynja. Sa herë që dëshirojnë ndonjë lloj frute, ajo u serviret pa lodhje dhe pa vështirësi. Kur të shijojnë këto mirësi, ata do të jenë - ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar – të sigurt, të patrazuar nga meraku apo frika se kjo gjendje ndoshta do të përfundojë. Ata janë të sigurt, gjithashtu, nga frika se mos dëbohen jashtë atyre mirësive apo se mos u vjen sërish vdekja, siç thotë i Madhëruari më pas: - “Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai (Allahu) i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.” - Atje nuk do të provojnë më vdekje, kurrën e kurrës, sepse përndryshe i Madhëruari nuk do ta përjashtonte vdekjen e provuar në jetën e dynjasë. Me këtë përgëzim, mirësitë mbi ta do të përkryhen, pasi për ta do të jetë e përjetshme çdo gjë të cilën ata e pëlqejnë. - “Kjo është dhuratë nga Zoti yt.” – Të gjitha mirësitë e dhëna dhe ruajtja nga ndëshkimi janë thjesht mëshirë, bujari e dhuratë nga Allahu i Madhëruar. Është Allahu i Madhëruar Ai që i mëson të bëjnë vepra të mira dhe të sinqerta, nëpërmjet të cilave arrihen mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Është po Ai që, pastaj, i shpërblen dhe u dhuron mirësi, të cilat nuk mund t’i mendojnë kurrë apo t’i arrijnë me forcat e tyre. - “Ky është shpëtimi i madh!” - E ku ka fitore më të madhe se arritja e kënaqësisë së Allahut, futja në Xhenetin e bujarisë së Tij, si dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Allahut. - “Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, që të mund të kujtojnë (mësimet e Zotit) .” - Allahu e lehtësoi përfitimin prej Kur'anit, duke e shpallur në gjuhën arabe, e cila është absolutisht gjuha më shprehëse, më e pasur dhe më e bukura e të gjitha gjuhëve. Ai lehtësoi shqiptimin dhe këndimin e Kur'anit, ashtu siç lehtësoi edhe të kuptuarit e tij. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: “...që të mund të

kujtojnë”. Pra, të kujtojnë porositë e Tij, duke kryer ato gjëra që Ai ka urdhëruar dhe duke u ruajtur nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar. - “Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. ” - Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!

← Duhan 44:59