44. Duhan

سورة الدخان 59 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

حمٓ

Ha, Mim.

2

وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3

إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ

Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.

4

فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ

Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.

5

أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ

Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

6

رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

(E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

7

رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ

Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.

8

لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.

9

بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ يَلۡعَبُونَ

Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.

10

فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ

Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.

11

يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ

Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.

12

رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ

(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.

13

أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ

Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?

14

ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ

Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".

15

إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ

Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.

16

يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ

(Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.

17

۞ وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ

Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.

18

أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

(U pat thënë): "Të m'i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju."

19

وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.

20

وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ

Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni).

21

وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ

E nëse nuk më besoni, atëherë m'u hiqni (më lini të lirë)!

22

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ

E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminel".

23

فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ

(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.

24

وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ

Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet.

25

كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Sa kopshte e kroje kanë lënë!

26

وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ

Edhe ara të mbjella e vende të bukura.

27

وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ

Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.

28

كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ

Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.

29

فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ

Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti betohet në Kuranin, në librin që sqaroi se cila është rruga e drejtë dhe cila e gabuar. Nata që zbriti Kurani ishte Nata e Kadrit, zbriti në qiellin e dynjasë përnjëherë, pastaj ia zbriti Pejgamberit Xhebraili pjesë-pjesë. Quhet natë e bekuar, sepse është natë e të gjitha të mirave për dynja e për ahiret. Zoti, nga mëshira e vet dërgoi pejgamberë dhe shpalli libra, duke ua tërhequr njerëzve vërejtjen për pasojat, që mund t’i godasin. Sipas Ibni Mes’udit kurejshitët e kundërshtuan shumë Pejgamberin a.s., e ai e luti Zotin t’i ndëshkojë. Lutja iu pranua dhe ata i kapi një skamje e uri e madhe, saqë kur shikonin qiellin e shihnin si tym. E lutën Pejgamberin të kërkojë prej Zotit shi dhe ai e luti dhe iu ra shi, por ata sërish iu kthyen të mbrapshtës. Sipas Ibni Abasit: tymi i përmendur në këtë ajet është parashenjë e Kijametit, që do të ndodhë më vonë, e besimtari do të vuajë prej tij, sikur i bie flama, jobesimtari dhe munafikët do të kenë kokëdhembje të madhe, tymi do t’iu hyjë në bark e do t’iu dalë për hundësh, për veshësh dhe nga prapa. Tregimi i faraonit dhe i popullit të tij përmendet si shembull i pasojave të zullumit dhe se për zullumqarët nuk pikëllohet askush. Thuhet se për besimtarin qajnë, edhe toka, edhe qielli. Në tokë qan vendadhurimi dhe vendveprimi i mirë, ndërsa në qiell vendi ku ngrihej vepra e mirë dhe thevabi. Ka mendime se ato qajnë edhe për atë që vdes në gurbet e jashtë familjes.
30

وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese,

31

مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ

Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.

32

وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.

33

وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ

Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.

34

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ

E këta (populli yt) me siguri do të thonë:

35

إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ

"S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!"

36

فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!

37

أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ

A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.

38

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ

Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim.

39

مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.

40

إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ

S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre.

41

يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.

42

إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi.

43

إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ

Është e vërtetë se pema e Zekumit,

44

طَعَامُ ٱلۡأَثِيمِ

do të jetë ushqim i mëkatarëve.

45

كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ

Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet.

46

كَغَلۡيِ ٱلۡحَمِيمِ

Ashtu si vlon uji i valë.

47

خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit.

48

ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ

Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.

49

ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ

(I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.

50

إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ

E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.

51

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ

Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.

52

فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Janë në xhennete e në burime që rrjedhin.

53

يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.

54

كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ

Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).

55

يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ

Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.

56

لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ

Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.

57

فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.

58

فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.

59

فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ

(Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i jep kurajë Muhamedit a.s., se atë dhe besimtarët e tij do t’i shpëtojë prej torturave të idhujtarëve, siç e pat shpëtuar popullin e Beni Israilëve prej faraonit. Idhujtarët nuk besonin në ringjallje dhe për të mbrojtur bindjen e tyre kërkonin prej Muhamedit a.s. të ringjallë ndonjë nga të parët e tyre. Nuk mendonin, se për shkak të krimit dhe të zullumit Zoti kishte shkatërruar para tyre popuj, që ishin shumë më të fortë se ata, si atë të Tubeit - sundues i Jemenit etj. Zoti nuk e krijoi këtë botë shkel e shko, e krijoi me një qëllim të caktuar, prandaj duhet vepruar sipas porosive të Tij, pse në ditën e Gjykimit, nuk mund ta ndihmojë askush tjetrin, pos ata që i mëshiron Allahu. Kemi përmendur edhe më parë se pema zekumit do të jetë ushqim i atyre në xhehenem. Ebu Xhehli në shenjë talljeje me Kuranin dhe Muhamedin a.s., përgatiti mazë dhe hurma e verë, dhe iu tha shokëve të vet urdhëroni, kjo është ai zekumi që po përmend Muhamedi a.s. Në Luftën e Bedrit Zoti e mposhti, ashtu që muslimanët e vranë. Sigurisht ai do të ushqehet me zekumin e përmendur. Këtu përmenden disa nga të mirat e xhenetit, të cilat do t’i gëzojmë, përmenden ashtu si ne mund t’i kuptojmë, e ato do të jenë shumë më të mira.