44. Duhan
سورة الدخان 59 ajetePërkthimi Hasan Nahi
Texhvid
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ
Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar[306]. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ
Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ
me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ يَلۡعَبُونَ
Por ata argëtohen duke dyshuar.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ
Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ
që do t’i mbulojë njerëzit, (e do t’u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ
(Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ
E si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ
e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët”?!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ
Edhe sikur t’ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ
Ditën, kur do t’i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
۞ وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ
Përpara tyre Ne vumë në sprovë popullin e Faraonit, kur u pat ardhur i Dërguari fisnik,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
(i cili u tha): “Më sillni robërit e Allahut,[307] sepse Unë jam për ju një i dërguar i besuar!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ
Dhe mos u madhëroni mbi Allahun, sepse unë po ju sjell provë të qartë!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ
Unë kërkoj mbështetje në Zotin tim dhe Zotin tuaj, që të mos më vrisni me gurë!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ
Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ
Dhe ai iu lut Zotit të vet: “Ky është vërtet një popull keqbërës!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
(Allahu i tha): “Ec bashkë me robërit e Mi natën, sepse ata[308] do t’ju ndjekin!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ
Lëreni pas detin e hapur, se ata, me siguri, do të fundosen si ushtri”!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ
Eh, sa e sa kopshte dhe burime i lanë ata,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ
sa ara të mbjella dhe ndërtesa fisnike,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ
dhe sa begati, në të cilat kënaqeshin!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ
Kështu, Ne ua lamë trashëgim ato një populli tjetër.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ
Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ
Ne i shpëtuam bijtë e Israilit nga dënimi poshtërues*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
prej Faraonit, që ishte tiran, njeri që kalonte çdo kufi të së keqes.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ne i zgjodhëm ata, me qëllim mbi popujt e tjerë (të asaj kohe)*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ
dhe u dhamë shenja, në të cilat ka sprova të qarta.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ
E megjithatë, jobesimtarët thonë:*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ
“Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Na i risillni, pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ
A janë këta më të mirë se populli i Tubbas apo ata para tyre? Ne i shkatërruam ata, sepse ishin vërtet punëmbrapshtë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ
Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t’u zbavitur!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Me të vërtetë, Dita e Gjykimit, është e caktuar për të gjithë ata.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Atë Ditë, i afërmi nuk mund ta ndihmojë aspak të afërmin e as ata vetë nuk do t’i ndihmojë kush,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ
Si tunxh i shkrirë ajo do të vlojë në barkun e tij,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ
(Engjëjve do t’u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe çojeni në mes të zjarrit flakërues!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ
Pastaj, për dënim, hidhni mbi kokën e tij ujë të valuar (duke i thënë):*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ
“Shijoje këtë, o njeri “i fuqishëm” dhe “fisnik”!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ
Ja, ky është dënimi për të cilin ju dyshonit!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ
Punëdrejtët, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
të veshur në petka mëndafshi të hollë dhe armaç, të ulur përballë njëri-tjetrit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ
Po, kështu do të jetë, dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri sybukura.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ
Aty do të kërkojnë çfarëdo frutash që të dëshirojnë e do të jenë të sigurt.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ
Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i shpëtojë prej dënimit të zjarrit flakërues.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Kjo do të jetë dhunti prej Zotit tënd. Kjo është fitorja madhështore!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ
Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ
Andaj ti prit, se edhe ata vetë po presin!*