47. Muhammed · Ajeti 19 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 47:1–47:19

Ata që vetë nuk besuan, por penguan edhe të tjerët nga besimi, veprat e mira të tyre, siç janë bujaria, bamirësia etj., janë të humbura, sepse s'ka kush që t'ua vlerësojë. E atyre që besuan, bënë vepra të mira, i besuan Kur'anit, Zoti u falë gabimet dhe u ndihmon në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Myslimanët janë të urdhëruar që në luftë ta luftojnë ashpër armikun derisa ta dobësojnë krejtësisht, atëherë robërit ose t'i lirojnë pa kompensim ose me të. Lufta e myslimanëve kishte për qëllim të dihet se kush është i denjë në rugën e Zotit dhe kush është i luhatshëm, ashtu që radhët e myslimanëve të pastrohen, përndryshe Zoti vetë kishte mundësi t'i zhdukë idhujtarët.

Besimtarët e rënë në luftë e fitojnë shpërblimin e Zotit, xhennetin, ndërsa jobesimtarët që e urrejnë Kur'anin, edhe veprat i kanë të asgjësuara. Sipas Sejid Kutbit, "habeta" dotë thotë "fryerje". Kafsha që kullot barë të keq fryhet dhe pëlcet, shkatërrohet, kështu janë edhe veprat e kufarëve, fryhen, duken të mëdha, por në fund zhduken.

Thuhet: shembulli i xhennetit të premtuar, e nuk thuhet: xhenneti i premtuar! Përse Përjetimet e kënaqësive në xhennet, siç ka thënë Pejgamberi janë ato që nuk i ka parë kush me sy, nuk i ka dëgjuar kush me veshë dhe nuk mund t'i marrë asnjë njeri me mend, e sikur të thuhet për ato kënaqësi e begati ashtu siç janë, ne nuk do të mund t'i kuptonim, andaj Zoti mëshirues bën një krahasim me ato të mira e begati të dynjasë, të cilat ne i kuptojmë dhe i përjetojmë, përndryshe ato nuk janë të tilla, por shumë më të mira. Përmendet vera që është e lezetshme, e shijshme, e jo si kjo e dynjasë e pa shije dhe që të bën të dehur.

Ata që e dëgjonin Pejgamberin, por nuk kuptonin asgjë dhe i pyesnin shokët më të dijshëm të Pejgamberit se çka foli ai, ishin munafikët, të cilët kishin besuar vetëm formalisht e jo me zemër. Kur'ani bën ndikim në besimtarët e sinqertë duke ua shtuar edhe më shumë besimin dhe dashurinë për Zotin.

Pejgamberi nuk bën mëkat, por pasi që pozita dhe karakteri i tij është shumë i lartë, ndonjë vepër që për neve si njerëz të rëndomtë është e mirë, për te mund të konsiderohet e metë, andaj i thuhet kërko falje për ndonjë të metë, ose të mos keshë fare të metë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 47:16–47:19

Allahu i Lartësuar na tregon rreth munafi - këve dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilën e

shprehnin kur dëgjonin fjalët e Profetit ﷺ dhe nuk arrinin t’i kuptonin ato: - “Prej tyre ka që bëjnë sikur të dëgjojnë, por, kur largohen prej teje, u drejtohen të dit Urue e u thonë: “Çfarë tha ai pak më parë?” - Domethënë, pyesnin sahabët: “Çfarë tha ai pak më parë?” Kjo tregon që mendja e tyre nuk e kapte se çfarë thoshte Profeti ,ﷺ dhe fjalët e tij nuk ndikonin në zemrat e tyre. - “Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta.” - Atyre u mungonte edhe aftësia për të kuptuar, edhe qëllimi i mirë për të gjetur të vërtetën, të drejtën dhe udhëzimin. - “Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton edhe më shumë udhë - zimin në rrugën e drejtë ... ” - Atyre ua shton besimin, i përforcon në fe dhe i bën të palëkundur në udhëzimin e tyre. - “... dhe i bën të devotshëm. ” - Domethënë, i frymëzon dhe forcon ata që të ecin në rrugën e drejtë. - “Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas ... ” – Kijameti do të vijë befas për krijesat, pa e ditur kush. - “... ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. ” - Tashmë kanë ardhur shumë prej shenjave, që tregojnë afrimin e tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm. E afërta ka ardhur. Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut.” [Nexhm 56, 57]. Ose: “U afrua Ora dhe Hëna u ça. Megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme.”” [Kamer 1, 2]. “Erdhi urdhri i Allahut (Kijameti), prandaj mos e kërkoni ngutjen e tij! ... ” [Nahl 1]. Ose: “Gjithnjë e më shumë po u afrohet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe shmangen .” [Enbija 1]. Gjithashtu, dërgimi i Profetit të Allahut në këtë botë është prej shenjave të Kijametit, sepse ai është vula e të gjithë të dërguarve dhe lajmëtarëve të Zotit, ai, nëpërmjet të cilit Allahu i Madhëruar përmbushi fenë e drejtë dhe të vërtetë, i solli të plota argumentet dhe faktet e Tij për të gjithë botën. Buhariu sjell nga Sehl Ibn Saadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) hadithin: 2396. “E pashë të Dërguarin e Allahut që i bëri dy gishtat e tij bashkë, - pra, gishtin e mesit dhe gishtin tregues, - dhe tha: “Unë dhe Kijameti jemi dërguar si këta të dy.” Pra, shumë afër njëri tjetrit. - “E si presin t’u bëjnë dobi këshillat, kur Kijameti të ketë ardhur?! ” - Si mund të përkujtojnë mësimet mohuesit dhe si do t’u bëjnë dobi mesazhet e Zotit, kur të vijë Kijameti? Ajo është dita kur atyre nuk do t’u bëjë asnjë dobi reflektimi edhe besimi në Zot. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atë ditë do të sillet Xhehenemi. Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?” [Fexhr 23]. Ose: “Ata do të thonë: “Ne besojmë tani në të (Kuranin, Muhamedin). ” Por si mund ta arrijnë atë (besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët, kur më parë e mohonin dhe hamendësonin duke u endur larg (së vërtetës).” [Sebe 52]. - “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! ” - Ky është një pohim nga Allahu i Lartësuar, ku Ai tregon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. - “Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret! ” - Sipas një hadithi të saktë, Profeti i Allahut ﷺthoshte shpesh: 2397. “All-llahum-megfir li ħatieti ue xhehli, ue isrâfi fi emri, ue mâ ente ea’lemu bihi min -ni, All -llahum-megfir li hezeli ue xhed -di, ue ħatai ue amdi, ue kul - lu dhâlike indi. ” (O Zot, më fal mua, gjynahet e mia, paditurinë time dhe teprimet në çështjet e mia. M’i fal ato që Ti i di më mirë sesa unë! O Zot, më fal ato që i bëj nga shkujdesja dhe ato që i bëj i vetëdijshëm, ato që i bëj gabimisht dhe dhe ato me qëllim. Të gjitha këto janë tek unë.” Gjithashtu, në hadith të saktë thuhet se Profeti (a.s.) thoshte gjithmonë në fund të

namazit: 2398. “ All-llâhum-megfir lî mâ kad-demtu ue mâ aħ -ħartu, ue mâ esrartu ue mâ ea’lentu, ue mâ ente e'alemu bihi min-ni. Ente Ilâhi, lâ Ilâhe il -lâ ente! . / O Allah, m’i fal gjynahet e mëparshme dhe të tashmet, ato që kam fshehur e ato që kam bërë haptazi, por edhe ato që Ti i di më mirë se unë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje!” Sërish në hadith të saktë vjen se ai thoshte: 2399. “O njerëz, pendohuni sinqerisht tek Zoti juaj, sepse unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai më shumë se 70 herë gjatë ditës.” Ebu Ja’la sjell hadithin nga Ebu Bekër Essidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2400. “Thoni vazhdi - misht: Lâ ilâhe il-lall-llah dhe kërkoni falje. Bëjini sa më shpesh këto. Iblisi i mallkuar ka thënë: “Pa dyshim, njerëzit u shkatërruan nga gjynahet dhe më shkatërruan mua duke thënë: “ Lâ ilâhe il -lall-llah” dhe duke kërkuar falje. Kur pashë diçka të tillë, unë i shkatërrova ata nëpërmjet epsheve dhe shfrenimeve dhe ata mendojnë se janë të udhëzuar në rrugën e drejtë.” Nga Ebu Sedi El Hudrij është përcjellë të ketë thënë: “Iblisi i tha Zotit t ë lartësuar: “Betohem n ë krenarinë dhe madh ështinë Tënde, se kam për t ë vazhduar pa nd ërprerë ti devijoj robërit e tu nga e v ërteta për sa kohë i kanë shpirtrat ende n ë trupa!” - Zoti tha: “Beto - hem në krenarinë dhe madhështinë Time, se kam për të vazhduar ti fal gjynahet e tyre për sa kohë vazhdojnë të më kërkojnë falje.” 52. Hadithet q ë tregojnë për vlerën e lart ë të istigfarit janë të shumta. - “Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqë - ndrimin tuaj. ” – Pra Ai është i gjith ëdijshëm për lëvizjet tuaja gjatë ditës dhe për qëndrimin e prehjen tuaj gjat ë natës. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën.” [En’am 60]. Ose: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendpre - hjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6]. Ky është shpjegimi i ibn Xhurejxhit dhe e ka përzgjedhur gjithashtu Ibn Xheriri. Nd ërsa n ga Ibnu Abasi p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm p ër l ëvizjet e veprat tuaja n ë jetën e dynjas ë dhe për vendqëndrimin tuaj në ahiret.” Nd ërsa nga Suddiju p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm për lëvizjet e veprat tuaja në jetën e dynjasë dhe për vendqëndrimin tuaj në varret tuaja.” Por shpjegimi i par ë është më i duksh ëm, dhe Allahu e di më mirë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 47:19

- “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut!” – Për të ditur një çështje është e domosdoshme të njohësh plotësisht kuptimin e saj dhe ta pranosh atë me zemër. Kështu, kur urdhërohemi që të dimë diçka, kjo do të thotë që ta njohim mirë kuptimin e saj dhe ta pranojmë me zemër atë. Gjithashtu, që dija të quhet e plotë, duhet të punosh e të veprosh sipas asaj dijeje. Në ajet, dituria për të cilën Allahu i Madhëruar urdhëron që ta marrim dhe përvetësojmë është ajo për njëshmërinë e Tij. Kjo dituri është detyrim individual për çdo njeri, domethënë që askush nuk shpëton prej këtij detyrimi, kushdo qoftë ai. Të gjithë janë nevojtarë për këtë lloj njohurie. Rrugët e marrjes së diturisë mbi njëshmërinë e Allahut janë disa: 1. Me meditim. Kjo do të thotë të meditosh thellë rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut të Madhëruar, të cilat janë tregueset më të mëdha dhe më të qarta për madhështinë, lartësinë dhe pushtetin e Tij absolut. Ato e nxisin dhe e edukojnë njeriun që të përpiqet maksimalisht për ta adhuruar Atë si të Një të vetëm. Njohja e thellë me emrat, cilësitë dhe veprat e përkryera, madhështore, të bukura dhe të urta të Allahut, bëjnë që ta duash Atë me gjithë shpirt, ta madhërosh dhe t’i nënshtrohesh, duke u distancuar nga çdo adhurim tjetër. 2. Siguria në faktin se Allahu është i vetmi Krijues, Furnizues dhe Administrues i çdo çështjeje në gjithësi. Ai kujdeset për krijesat e Tij në çdo çështje. Kush fiton siguri se Ai është i vetmi Krijues dhe Rregullues i çështjeve në dynja dhe ahiret, atëherë është i sigurt se po Ai duhet të jetë i vetmi të Cilit duhet t’ia kushtosh adhurimin. 3. Pranimi i faktit se Allahu i Madhëruar është burimi i vetëm i çdo mirësie të dynjasë dhe ahiretit, i mirësive të dukshme dhe ato të fshehta. Kjo bën që zemra të lidhet fort pas Tij, të mbushet me dashurinë

për Të dhe të nënshtrohet për ta adhuruar vetëm Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. 4. Dëshmitë që shohim apo dëgjojmë rreth mirësive që kanë miqtë dhe të dashurit e Allahut, të cilët e kanë plotësuar me zemër njësimin e Zotit të Madhëruar. Zoti i ka begatuar ata me mirësi të shumta në dynja e ahiret dhe u ka dhuruar fitore kundër armiqve. Ndërsa idhujtarët dhe armiqtë e Zotit, të profetëve dhe të besimtarëve, nga ana tjetër, Ai i ndëshkon dhe poshtëron në dynja dhe ahiret. Këto dëshmi nga realiteti e përforcojnë diturinë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin, me të gjitha llojet e tij. 5. Njohja e cilësive të idhujve dhe bindja se ata janë të mangët nga të gjitha këndvështrimet, të varfër dhe nevojtarë në veten e tyre. Ata nuk zotërojnë asnjë mundësi për të bërë dobi apo dëm, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ata nuk mund të dhurojnë jetë apo ta marrin atë dhe nuk mund të ringjallin krijesat pas vdekjes, për t’i marrë në përgjegjësi. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë apo t’u dhurojnë fitore adhuruesve të tyre. Ata nuk mund të japin asnjë grimë mirësie apo të largojnë një grimë vështirësie. Kjo njohuri e përforcon sigurinë se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin, lutjet, përkushtimin e nënshtrimin ndaj tij, veç Allahut të Vetëm dhe të Pakrahasueshëm 6. Të gjitha shpalljet hyjnore janë unanime dhe kategorike në lajmin se Allahu është i vetmi Zot që meriton adhurimin. 7. Njerëzit më të zgjedhur, më të ditur, më të mençur, më të përkryer dhe me dhuntitë më të shumta, kanë dëshmuar se Zoti është i Vetëm, Një, i Pashoq dhe i vetmi që meriton të adhurohet. 8. Shenjat e shumta që Zoti ka vendosur në natyrë dhe në vetet tona, të cilat tregojnë se Ai është Një, i Vetëm e i Pashoq si në krijimin, zotërimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, ashtu edhe në meritueshmërinë e adhurimit. Ato fakte dëshmojnë madhështinë, përpikmërinë dhe urtësinë e Krijuesit, që do të thotë se Allahu është i vetmi që meriton ta duash, ta madhërosh, t’i nënshtrohesh dhe të shpresosh tek Ai. Këto janë disa nga mënyrat e përdorura më shpesh nga Allahu i Madhëruar, me të cilat Ai na mëson se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Nëse do të meditonim me kujdes vetëm qoftë edhe në njërën prej tyre, do të arrinim siguri të plotë dhe të patundshme se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Ndërsa po t’i arrish bashkë të gjitha këto mënyra të njohjes, pa dyshim që siguria e robit rreth kësaj çështjeje bëhet e palëkundshme, duke u ngulitur mirë në zemrën e tij. Atë nuk mund ta trondisin dyshimet dhe as supozimet e kota, por veçse ia shtojnë edhe më shumë bindjen dhe sigurinë. Po t’u shtojmë këtyre rrugëve një portë të madhe të njohurive e mirësive, Kur'anin madhështor, atëherë suksesi bëhet i padiskutueshëm. Meditimi në ajetet kuranore dhe në mesazhet tyre është një rrugë shumë e gjerë për marrjen e njohurisë së teuhidit. Në Kur'an jepen hollësi të kësaj njohurie, si dhe argumente e fakte që nuk mund të gjenden tjetërkund. 12 - "Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret!” – Kuptimi: Kërkoji falje Allahut për gabimet e tua! Kërkimi i faljes bëhet duke zbatuar ato vepra që Zoti i ka bërë shkaqe për faljen e gjynaheve, si: pendimi i sinqertë, lutja e sinqertë për falje gjynahesh, veprat e fjalët e mira që fshijnë gjynahet, largimi nga gjynahet, falja e atyre që të bëjnë padrejtësi etj. Për shkak të imanit të tyre, besimtarët kanë të drejta dhe detyrime ndaj njëri-tjetrit. Ndër këto detyrime është që besimtari të lutet dhe të kërkojë falje për besimtarin dhe për gabimet e tij. Kërkimi i faljes sjell për të fshirjen e gjynaheve dhe largimin e ndëshkimit prej tij. Gjithashtu, një ndër detyrimet kundrejt muslimanit është që të duash për të atë që dëshiron për veten tënde dhe të urresh për të atë që e urren dhe nuk e dëshiron për veten tënde. Besimtari e urdhëron besimtarin për çdo gjë që mundëson mirësinë dhe lumturinë e tij, dhe e ndalon nga çdo gjë që është në dëm të tij.

Gjithashtu, ai e fal dhe e toleron atë për gabimet dhe për ndonjë mangësi që ka. Muslimani përpiqet që të forcojë unitetin dhe të bashkojë zemrat e muslimanëve, të sheshojë mosmarrëveshjet, të ulë gjakrat dhe të largojë urrejtjen mes tyre, dukuri këto që sjellin armiqësi dhe përçarje. Pa dyshim, armiqësitë mes muslimanëve bëjnë që gjynahet e tyre të shtohen dhe të zmadhohen. - “Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqëndrimin tuaj.” - Allahu i Madhëruar di gjithçka për veprimet tuaja, për lëvizjet apo moslëvizjet, për vajtjet dhe ardhjet tuaja. Përveç kësaj, Ai do t’ju shpërblejë për punët tuaja të mira, madje duke ua shtuar ato, me bujarinë e Tij.

← Muhammed 47:19