48. Fet'h · Ajeti 17 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 48:1–48:17

Sipas një numri të komentatorëve të Kur'anit me këtë "fet'h", pushtim, çlirim, hapje, ka për qëllim çlirimin e Mekës. Disa komentatorë të tjerë, të mbështetur edhe në hadithin që shënon Buhariu, thonë: fjala me këtë çlirim është paqja dhe marrëveshja e Hudejbisë, në të cilën janë radhitur një mori ngjarjesh të rëndësishme siç janë: besëlidhja (Bej'atur Ridvan), kontrata që e lidhi Pejgamberi me kurejshitët, pranimi i fesë islame nga një numër i madh etj.

Në shumë vende në Kur'an, për ngjarjet që do të ndodhin më vonë vjen folja e kohës së shkuar, sikurse edhe këtu: "fetahna" dhe jep të kuptohet për një punë të kryer, e derisa kjo është thënie e Zotit, të ndodhurit dhe realizimi i çështjes së premtuar është aq i vërtetë e i sigurt si të ishte kryer më parë.

Me atë zgjërim të bashkësisë islame, duke çliruar vend pas vendi, njerëzit do ta pranojnë fenë islame, nuk do të mbesin asish që Muhammedit i thoshin po na i fyen zotat, po na e prish fenë dhe në shtetin islam nuk do të ketë asish që bëjnë mëkat, duke adhuruar idhuj, pra Muhammedi do të rehatohej prej mëkatarëve të hershëm dhe prej mëkatarëve të mëvonshëm. E me ajetin ku thuhet: për t'i falur mëkat.. ishte për qëllim këtë gjendje.

Pejgamberllëkut të Muhammedit i bashkohet edhe sundimi, ngritet lart autoriteti i fesë islame, stabilizohen zemrat e myslimanëve edhe në momentet më të vështira të luftës, dhe ashtu plotësohen të gjitha të mirat prej të lumit Zot.

Ushtritë e Zotit janë: engjëjt, vërshimet, stuhitë, vullkanet, etj., dhe me to e sulmon atë që do, por nga urtësia e vet, në planin e Tij ka paraparë obligim luftën për njerëz, Ai e di më së miri fundin e çdo sendi.

Në Hudejbi, myslimanët i dhanë besën Pejgamberit se do ta sakrifikojnë jetën për fenë islame, andaj kur ia shtrinë dorën për atë besë Muhammedit, në të vërtetë ata ia shtrinë dorën Zotit.

Beduinët përreth Medinës, të cilët vitin e Hudejbisë nuk shkuan me të kur shkoi Pejgamberi dhe besimtarët për Umre, duke menduar se ata nuk do të kthehen më të gjallë prej kurejshitëve idhujtarë të Mekës, u përpoqën të arsyetohen se i penguan familja dhe pasuria. Kur myslimanët çliruan Hajberin, beduinët tradhtarë u përpoqën të marrin pjesë në prenë e luftës, por vendimi i Zotit ishte se preja e Hajberit u takon vetëm atyre që i kishin dhënë besën Pejgamberit në Hudejbi, e askujt tjetër. Atyre u tha Kur'ani se do të thirren në luftë kundër një populli të fortë e të ushtruar për luftë, të cilin do ta luftoni derisa ta pranojnë fenë islame, kuptohet ishin idhujtarë prej të cilëve nuk pranohet xhizja as kurrgjë tjetër, pos dorëzimit total, dhe atëherë do të shihet sinqeriteti i tyre.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 48:16–48:17

- “Atyre beduinëve që ngelën pas, thuaju: “Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që ose do të luftohen, ose do të dorëzohen. ” - (Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme, në lidhje me popullin që është përshkruar si “luftarakë e të fuqishëm’, megjithatë kjo çështje nuk është e ndonjë rëndësie të madhe. Ajo që ka rëndësi është që urdhrit të Allahut të Lartësuar është detyrë që t’i bindesh dhe ta zbatosh, sado e fortë të jetë ushtria, me të cilën do të përballen besimtarët. Për sa kohë që muslimanët janë në të vërtetën dhe luftojnë në mbështetje të së vërtetës, që të lartësohet fjala e Allahut

dhe të shkatërrohet e kota, kjo ka rëndësi. Nuk ka dyshim se, nëse muslimanët janë mbështetësit e të vërtetës, Allahu i Madhë - ruar ka për t’i bërë ata më të fortë se të gjithë të fortët dhe të ashprit në luftë. Allahu do t’i ndihmojë muslimanët, që ta lartësojë fenë dhe fjalën e Tij. Të tillë ishin musli - manët vërtet, derisa mposhtën - me lejen e Allahut - Persinë dhe Romën, Sindin dhe Kinën, viset e Egjiptit e berberët, të gjithë së bashku. Ata shkuan deri në Andaluzi dhe larg në perëndim. Ata ishin më të fortët se çdo ushtri, me të cilën u përballën, sepse Allahu ishte me ta. Ky është kuptimi i për - gjithshëm i ajetit. (Ndërsa për një shtjellim më të hollësishëm, themi se ky ajet u drej - tohej beduinëve, të cilët i bënë bisht Profetit dhe luftërave që ai zhvilloi. Pikërisht ata do të thirreshin që të luftonin kundër një populli të ashpër dhe të rreptë në luftë, që jetonin në kohën e tyre, siç ishin fisi i Hauazinit, Thekifit ose Benu Hanife e të tjerë, që njiheshin si të ashpër në luftime.) 54 - “... ose do të luftohen, ose do të dorëzo - hen.” - Allahu i Lartësuar ligjëroi për ju lufën kundër tyre dhe kështu do të vazhdojë. Juve ju është premtuar ose fitore mbi ta, ose ata do të pranojnë Islamin dhe të hyjnë në fenë tuaj pa luftë dhe me përzgjedhjen e tyre të lirë. Këto janë dy mundësitë. - “Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë ...” - Nëse ju i përgjigjeni thirrjes për luftë në rrugën e Zotit, “Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë. ...” - “... e nëse nuk dilni, - sikurse nuk dolët edhe më parë ... ” - Pra, sikurse bëtë në kohën e Hudejbijes, kur nuk mbështetët Profetin e Allahut, - “Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” - Më pas, Allahu i Lartësuar na përmend justifikimet e pranueshme të mosmarrjes pjesë në luftë. - “Por nuk marrin gjynah të verbërit, të çalët e të sëmurët. ” - Disa janë pamundësi të vazhdueshme, siç është rasti i të verbërit ose atyre që çalojnë shumë. Disa të tjera janë pamundësi kalimtare, sikurse është rasti i sëmundjes, që kalon dhe njeriu shërohet prej saj. Kjo kategori justifikohet, derisa të shërohen. Më pas, Allahu i Lartësuar dhe Krenar nxit besimtarët për luftë në rrugën e Tij dhe për bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij: - “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj.” - Ky është shpërblimi i bamirësve, durimtarëve e luftëtarëve në rrugën e Zotit. - “E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm. ” - Sa për ata të cilët heqin dorë nga xhihadi dhe i përkushtohen rehatisë dhe stolive të kësaj jete, Allahu i Lartësuar do t’u japë ndëshkim në jetën e kësaj dynjaje, duke shijuar poshtërimin dhe nënçmimin, ndërsa në ahiret do të kenë zjarrin dhe ndëshkimin e ashpër në të. Allahu është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 48:16–48:17

Më sipër, Allahu i Madhëruar foli për ata të cilët nuk morën pjesë në xhihad së bashku me Profetin (a.s.), dhe për këtë nxorën justifikime të kota. Aq të pafytyrë ishin, saqë po të dilte rasti ku, së bashku me ushtrinë muslimane, të mund të merrnin plaçkë lufte pa bërë luftë, kërkonin që të përfitonin edhe ata. Ata donin të merrnin

pjesë thjesht në ndarjen plaçkës e jo të jepnin kontribut në luftë. Por Allahu i Madhëruar, duke dashur të nxjerrë në shesh qëllimet e tyre të ulëta, tha: - “Atyre beduinëve që ngelën pas, thuaju: “Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që ose do të luftohen, ose do të dorëzohen.”” - Do të vijë dita që, kur Profeti apo ata që do të jenë në vend të tij (si kalifët e drejtë), t’ju thërrasin për luftë kundër një populli të fuqishëm. Populli për të cilin aludohet këtu mund të ishin persët, romakët ose të tjerë si ata, për sa i përket fuqisë ushtarake. Por kur të ndodhte kjo, para atyre popujve do të ishin vetëm dy mundësi: ose luftë, ose të dorëzoheshin duke pranuar Islamin, pasi për shkak të fuqisë së tyre, ata nuk pranonin të jepnin xhizjen, si alternativë e tretë. Megjithatë, pas fitoreve të muslimanëve, ata e kuptuan se tashmë ishin të pafuqishëm kundrejt muslimanëve, prandaj u ngelën dy mundësitë e tjera: ose të pranonin Islamin, ose të jepnin xhizjen. Kjo qe prova e Allahut të Madhëruar për munafikët, që të shihej si do të vepronin: - “Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë...”. - Nëse do t’i bindeshin thirrjes për luftë, do të fitonin një shpërblim të mirë, të cilin Allahu e ka vendosur për ata që luftojnë në rrugën e Tij. Por, në të kundërt: - “...e nëse nuk dilni, - sikurse nuk dolët edhe më parë, - Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm”.” – Nëse do të vepronin sikurse më parë, duke i bërë bisht ftesës së Profetit për të luftuar në rrugën e Zotit, atëherë i priste një ndëshkim i dhembshëm. Ky ajet është edhe vlerësim i lartë i kalifëve të drejtë pas Profetit (a.s.), të cilët udhëhoqën luftën kundër fuqive të mëdha të asaj kohe, si Persia, Roma etj. Ai tregon se bindja ndaj urdhrit të tyre për luftë ishte e detyrueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar na bën të ditur kategoritë që lejohen të mos marrin pjesë në xhihad: - “Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët.” - Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësisë dhe paaftësisë së tyre fizike. - “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj....” - Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke përmbushur urdhëresat e tyre, Allahu do t’i fusë në kopshtet e Xhenetit, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që ua kënaq sytë. - “...E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” - Ndërsa ata që i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhembshëm. Lumturia është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, ndërsa dëshpërimi është rezultat i drejtpërdrejtë i kundërshtimit të tyre.

← Fet'h 48:17