49. Huxhurat · Ajeti 10 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:1–49:10

"O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni njëherë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por Pejgamber i Zotit, o i dërguar i Zotit. Njëfarë Thabit bin Kajs kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: "Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi i im'" dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi pyeti për të se ku është që nuk po e shoh" Vajtën e i treguan e ai tha: "Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat'" treguan Pejgamberit, e ai tha: "Jo, ai është xhennetli". Zërin duhet ta keni të ulët kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi.

Myslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajm, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë.

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: "Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi, e pranon fenë islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit se Harithi deshi të më mbysë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjell zeqatin, ndaj, kuptohet se Velidi kishte gënjyer.

Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubej, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit: mos m'u afro se era e gomarit që i ke hipur po më mundon. Një ensar i ka thënë: era e gomarit të Pejgamberit është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:9–49:10

Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që gjithmonë të synojnë pajtimin mes grupeve të besimtarëve, që janë në konflikt: - “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata!” - Vëreni me kujdes se si Allahu i Lartësuar, edhe kur janë në konflikt ose luftë, përsëri i ka quajtur ‘mu’minin’ (besimtarë), madje, edhe nëse mes tyre ndodhin vrasje. Bazuar në këtë ajet, Buhariu dhe të tjerë argumentojnë se gjynahu, sado i madh qoftë ai, qoftë edhe vrasje e besimtarit, nuk të nxjerr prej imanit, ndryshe nga ajo që pretendojnë havarixh-ët dhe ata që i pasojnë, si mutezilit-ët dhe të tjerë. Kështu është transmetuar në hadith të saktë, të cilin e sjell Buhariu prej Hasenit, që përcjell nga Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili ka thënë: 2440. “Profeti i Allahut ishte duke mbajtur një ditë një hytbe, dhe së bashku me të në minber ishte Haseni, biri i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Profeti i Allahut po vështronte herë drejt tij e herë drejt njerëzve, dhe pastaj tha: “Ky biri im është zotëri. Shpresoj në Allahun e Lartësuar që ai të pajtojë dy grupe të mëdha besimtarësh, që janë në konflikt.” Dhe ndodhi pikërisht ashtu siç tha Profeti i Allahut. Përmes këtij djaloshi të zgjedhur, pasardhësit të Profetit e tëronab iotjap rausëtraL i uhallA ,ﷺ Shamit dhe banorët e Irakut, pas një periu - dhe të gjatë luftrash dhe betejash të tmerr - shme mes tyre. I Lartësuari thotë në vijim: - “Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut!” - Pra, derisa të kthehet në të drejtën, të vërtetën, në zbatimin e asaj që udhëzon Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij; derisa të dëgjojë të vërtetën dhe t’i bindet vendimit të drejtë. Është transmetuar në hadith të saktë nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2441. “Ndihmoje vëllain tënd, qoftë kur ai është i padrejtë, qoftë kur atij i bëhet padrejtësi.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Mirë atë që e ndihmojmë kur i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmojmë tjetrin që bën padrejtësi?” Profeti i Allahut tha: “Ta ndaloni nga padrejtësia. Kjo është ndihma që i jep atij.” Imam Ahmedi sjell nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili ka thënë se 2442. “... njëherë iu tha Profetit “ :ﷺ Përse nuk shkon njëherë tek Abdullah Ibn Ubeji (munafiku)?” Dhe Profeti ﷺ shkoi tek ai. Profeti ishte duke ecur hipur mbi gomar, ndërsa muslimanët po e ndiqnin duke ecur bashkë me të. Ata po ecnin në një tokë ranore, pa bimësi në të. Kur Profeti ﷺmbërriti tek Ubeji, ky i fundit i drejtohet Profetit dhe i thotë: “Mos u afro se, për Zotin, më jep mundim era e gomarit tënd!” Atëherë, një burrë prej ensarëve, që e shoqëronte Profetin ,ﷺ iu drejtua atij dhe i tha: “Betohem në Allahun se gomari i Profetit të Allahut mban aromë më të mirë se aroma jote.” Atëherë, duke u zemëruar për zotërinë e tyre, disa burra prej fisit të Ubejit u zemëruan dhe e shfaqën zemërimin e tyre. Po kështu vepruan edhe mbështetësit e folësit, të cilët dolën në mbrojtje të shokut të tyre dhe mes tyre pati përplasje, derisa pati gjuajtje me shkopinj, grushta dhe këpu - cët e tyre. Na është transmetuar se, në lidhje me ta, është zbritur edhe ky ajet: “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata!” Kështu e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. - “Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajti - min e tyre me drejtësi dhe paanësi!” - Pra, mbani drejtësi mes tyre, në lidhje me gjithçka që ata kanë vepruar ndaj njëri - tjetrit. Gjykimin ta bëni me paanësi dhe drejtësi për të gjitha palët. - “Allahu i do të drejtët.” - Ibn Ebu Hatimi transmeton nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti i Allahut

ka thënë: 2443. “Ata që mbajnë drejtësi dhe paanësi në gjykimin e tyre në jetën e kësaj bote, do të jenë, në Ditën e Gjykimit, mbi poltrone prej diamanti dhe perlash, përpara të Gjithëmëshirshmit Krenar dhe të Lartësuar. Ky është shpërblimi i tyre, për shkak të drejtësisë dhe paanësisë në gjykimin e tyre në jetën e dynjasë.” Kështu e sjell dhe Nesaiu, dhe ky është një isnad i mirë, i fortë, me përcjellës, që i plotësojnë kushtet e transmetuesve të haditheve të sakta. Na ka transmetuar Abdullah Ibn Jezidi, me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2444. “Ata që gjykojnë me drejtësi dhe paanësi, kanë premtim tek Allahu i Lartësuar, se në Ditën e Kijametit, do të jenë mbi poltrone drite, në të djathtën e Arshit të Zotit. Janë ata të cilët mbajnë drejtësi në gjykimin e tyre. Ata janë të drejtë në përmbushjen e të drejtave të familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që i kanë nën përkujdesje.” Kështu e sjellin Muslimi dhe Nesaiu. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Besimtarët janë vëllezër.” - Që të gjithë janë vëllezër në fe, në besimin që i bashkon, sikurse ka thënë Profeti i Allahut: 2445. “Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën padrejtësi atij, nuk e dorëzon dhe nuk e braktis atë (kur ka nevojë për mbështetje).” Në hadith të saktë vjen: 2446. “Allahu do të jetë gjithmonë në ndihmë të robit të Tij, për sa kohë robi do të vazhdojë të jetë në ndihmë të vëllait të vet.” Po kështu, në hadith të saktë shënohet: 2447. “Shembulli i besimtarëve në dashurinë e tyre, mëshirën e përkujdesin e ndërsjelltë, është një trup i vetëm, ku sa herë që ankohet një gjymtyrë, i gjithë trupi qëndron zgjuar dhe ka temperaturë.”. - “Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj ...” - Pajtojini dy grupet që janë në konflikt. - “... dhe kini frikë Allahun.” - Kini frikë Zotin dhe jini të devotshëm në të gjitha çështjet tuaja. - “... që të mëshiroheni!” - Ky është një premtim i sigurt nga Zoti i Lartësuar, për mëshirimin e të gjithë atyre që i frikësohen ndëshkimit dhe qëndrojnë brenda kufijve të Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:9–49:10

- “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata!” - Kjo është një dispozitë që i ndalon besimtarët nga padrejtësia apo lufta ndaj njëri -tjetrit. Nëse dy grupe besimtarësh nisin luftë kundër njëri-tjetrit, është detyrë për besimtarët e tjerë që ta shuajnë këtë sherr të madh. Të gjithë e kanë detyrë që të pajtojnë palët në konflikt, duke shfrytëzuar çdo rrugë e mjet të lejuar për arritjen e këtij qëllimi të lartë. Nëse ia arrijnë t’i pajtojnë, kjo është mirësi e madhe. Por: - “Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut!” - Luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa të kthehen në kufijtë e vendosur nga Zoti dhe të sqaruar nga Profeti i Tij. Allahu i Madhëruar urdhëron gjithmonë për të bërë mirë dhe për t’iu larguar të ligës dhe, pa dyshim, një ndër ligësitë më të mëdha është lufta mes besimtarëve dhe përçarja e tyre. - “Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi!” - Ky është urdhër për rregullim të marrëdhënieve mes besimtarëve, por duke mbajtur drejtësinë e pa cenuar asnjë palë. Allahu i Madhëruar e ka theksuar një kusht të marrëveshjes, duke thënë: “me drejtësi”, sepse shpesh palët mund të bien dakord dhe të pajtohen, por duke shkelur të drejtën e njërës palë. Të tilla marrëveshje nuk janë të porositura nga Allahu i Drejtë dhe i Urtë. Drejtësia e kërkon që të mos i jepet përparësi njërës palë, në kurriz të tjetrës, për çfarëdolloj shkaku, si mund të jetë afërsia farefisnore apo ndonjë tjetër, që sjell devijimin nga drejtësia. - “Allahu i do të drejtët. ” - Allahu i do të drejtët në gjykimet e tyre mes njerëzve, në çdo çështje që u ngarkohet apo për të cilën u kërkohet gjykim. Madje, këtu mund të

hyjë edhe drejtësia në familje apo në trajtimin e fëmijëve. Në një hadith të saktë të Profetit (a.s.) thuhet: “Të drejtët do të jenë tek Allahu në poltrona prej drite. Këta janë njerëzit që gjykojnë me drejtësi në familjet e tyre dhe për çdo çështje me të cilën ngarkohen.” - “Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj...” - Vëllazëria është një lidhje e fortë dhe e pazgjidhshme, që Zoti ka bërë mes besimtarëve. Çdo njeri në lindje apo perëndim të botës, që e beson drejt Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar, ai është vëlla i besimtarëve. Për këtë vëllazëri mes tyre, çdo musliman duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e vet dhe të urrejë për vëllain e tij atë që e urren për veten e vet. Prandaj edhe Profeti (a.s.), duke treguar detyrimet e plotësimit të vëllazërisë në besim, thotë: “Mos kini smirë njëri -tjetrin, mos bëni hile ndaj njeri -tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin dhe askush të mos bëjë tregti mbi tregtinë e vëllait të tij besimtar! Jini robër të Zotit, vëllezër të njëri -tjetrit! Besimtari është vëlla i besimtarit! Ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e tradhton, nuk e lë në baltë dhe nuk e përçmon atë.” Profeti (a.s.), gjithashtu, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa që forcon dhe mban vetveten”, - dhe, duke thënë këtë, ka gërshetuar gishtat. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë urdhëruar që të përpiqemi e të punojmë për të kryer detyrimet ndaj besimtarëve dhe çdo gjë tjetër që sjell harmoni, dashuri, dhembshuri e afrimitet mes tyre. Kështu për shembull, nëse mes disa besimtarëve ndodhin keqkuptime e konflikte, të cilat shkaktojnë urrejtje, përçarje dhe largim zemrash, besimtarët e tjerë janë të urdhëruar që t’i pajtojnë vëllezërit e tyre. Ata duhet të përpiqen me çdo mënyrë, për të larguar urrejtjen dhe përçarjen mes tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron për devotshmëri, për plotësim të urdhëresave dhe largim nga ndalesat, në emër të dashurisë për Të dhe si bindje, nënshtrim e madhërim të Tij. Nëse ne plotësojmë urdhrin për devotshmëri dhe porosinë për detyrimet ndaj muslimanëve, Allahu i Lartësuar na premton mëshirë. Në fund të ajetit, Ai thotë: - “...dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni!” - Nëse të përfshin mëshira e Zotit, ke gjetur gjithë mirësinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo tregon se shpërfillja e të drejtave të besimtarëve është një nga shkaqet më të mëdha të privimit nga mëshira e Allahut. Nga këto ajete nxirren edhe dobi të tjera: 1. Lufta mes besimtarëve bie ndesh me vëllazërinë e tyre në besim, prandaj konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha. 2. Vëllazëria në Islam nuk asgjësohet tërësisht, edhe nëse mes besimtarëve ka luftë e vrasje. Allahu i Madhëruar i quan ata besimtarë kur thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë mes njëri -tjetrit...”. Pra, ata vazhdojnë të jenë besimtarë muslimanë dhe mes tyre qëndron ende lidhja e besimit, por ata kanë rënë në një gjynah shumë të madh. Po kështu trajtohet çdo gjynah i madh, poshtë idhujtarisë e mohimit të Zotit: vepruesi i tyre nuk del nga Islami. Vepruesi i gjynaheve, veç shirkut e kufrit, konsiderohet si vëlla në Islam, por është i rrezikuar nga ndëshkimi për gjynahet e tij. Ky është besimi i pasuesve të Traditës profetike dhe i Xhematit. 3.Rregullimi i marrëdhënieve mes muslimanëve dhe pajtimi i tyre, duke respektuar drejtësinë, është detyrë që duhet plotësuar. 4. Në rast konflikti mes muslimanëve është detyrë lufta kundër palës që nuk pranon të ulet në bisedime për vendosjen e drejtësisë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Profetit të Tij, derisa ata të nënshtrohen. Nëse ata gjykojnë jo me ligjin e Zotit, por propozojnë ndonjë zgjidhje e cila nuk mund të pranohet fetarisht, Ajo refuzohet e u kthehet mbrapsht. 5. Ajeti lejon që t’i luftojmë ata muslimanë që nuk shtrohen për të gjykuar sipas ligjit të

Zotit në konfliktet e tyre, ndoshta edhe t’i vrasim ata, por nuk na lejohet të prekim gjë prej pasurive të tyre. Pra, edhe pse na është lejuar luftimi e vrasja e tyre, kur e drejta arrihet veçse në këtë mënyrë, përsëri pasuritë e tyre janë të paprekshme, sepse ata vazhdojnë të trajtohen si muslimanë.

← Huxhurat 49:10