49. Huxhurat · Ajeti 18 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:11–49:18

Në këto disa ajete u tërhiqet vërejtja atyre që kanë besuar me gojë, por besimi i tyre nuk ka depërtuar sa duhet thellë në zemrat e tyre.

Besimtari i sinqertë nuk bën të dyshojë, të ketë bindje të keqe, nuk bën ta përgojojë tjetrin pas sysh, sepse ajo është aq e urrejtur siç është e urrejtur ngrënia e mishit të njeriut, të vëllait, të të vdekurit. Nuk bën të hulumtojë e të dijë për gjërat intime të tjetrit ose për ndonjë të metë të tij. Pejgamberi ka thënë: "'... Ai që përcjell çështjet intime të vëllait të vet, Allahu përcjell atë në çështjet intime, e atë që Allahu e përcjell në to, ia zbulon edhe nëse janë ato në mes mureve të shtëpisë së tij". (Hafidh ebu Ja'la).

Ajeti sipas së cilit kuptohet se të gjithë njerëzit rrjedhin prej një babe e prej një nëne dhe se të gjithë janë të ndarë në popuj e në fise, për tu lehtësuar sa më shumë njohjen e njëri-tjetrit dhe afrimin e njerit me tjetrin, e jo për t'u larguar e përçarë ndërmjet vete, është parim themelor i orientimit dhe i besimit islam se të gjithë njerëzit janë vëllezër.

Ndarja në popuj e në fise ka për qëllim që të dihet prejardhja e secilit, por edhe pse origjina e njeriut është e pranishme ndër popuj dhe në ligje, ajo nuk ka vlerë kur paraqitet, lidhja edhe më e rëndësishme, kur paraqitet besimi - imani, sikurse kur lind dielli, yjet nuk duken më.

"Ai që dëshiron të jetë më i ndershmi, le të respektojë mësimet e Allahut!" (Shejh Zade).

Beduinët, por jo hipokritët, nga Beni Esad erdhën në Medinë shprehën deklaratën islame i dhe i thanë Pejgamberit se të kemi ardhur të gjithë që, jemi me familje dhe nuk të kemi luftuar ty si të luftuan të tjerët. E me këtë donin që Pejgamberi t'u ndihmojë materialisht. Kur'ani vërtetoi se imani i sinqertë është shkalla më e lartë nga vetë deklarata islame. Besimtarë i vërtetë është: i vendosuri pa luhatje, luftëtari me mall e me shpirt.

Ata ia përmendin Muhammedit se ia kishin parë hajrin që u bënë myslimanë, e Pejgamberi u tha mos më lavdëroni mua, falënderonie Allahun që ju ndihmoi të orientoheni në rrugën e drejtë, se Allahut nuk mund t'i fshehet asgjë, Ai i di të gjitha të fshehtat.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Huxhuratë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:14–49:18

Allahu i Lartësuar i qorton beduinët të cilët, sapo pranuan Islamin dhe pretenduan se kishin arritur gradën e imanit të sinqertë e të plotë, ndërkohë që besimi ende nuk kishte zënë vend mirë në zemrat e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: - “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, pra - ndaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.” - Nga ky ajet i bekuar është nxjerrë si mësim se imani ka një kupti m më specifik sesa Islami. Ky është mendimi dhe shpjegimi i dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit. Për këtë na tregon hadithi i Xhibrilit (a.s.), ku Profeti u pyet rreth Islamit, pastaj rreth imanit, dhe pastaj rreth ihsanit. Pra, fillimisht u pyet për Islamin, që ka një kuptim të gjerë, pastaj rreth imanit, që ka një kuptim më specifi k se Islami, dhe më pas u pyet rreth ihsanit, që është edhe më

specifik se dy të parët. Kështu, kur beduinët pretenduan se kishin iman, që është një gradë më lart se pranimi i Islamit, atyre iu dha një mësim: “Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.”” Këta nuk ishin munafikë, ndryshe nga çfarë thonë disa. Nëse do të ishin munafikë, ajeti do t’i demaskonte, ashtu sikurse ka ndodhur në vende të tjera në Kuran, si ajetet e sures Berae (Teube). Ajeti thjesht i edukoi këta njerëz, duke u thënë: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’”. Pra, ju ende nuk keni arritur në besimin real dhe të vërtetë, për të cilin pretenduat. - “Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërgua - rit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja.” - Ai nuk do t’jua ulë aspak shpërblimin për veprat tuaja, siç thuhet në ajetin tjetër: “ Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. Çdokush është peng i punës së vet.” [Tur 21]. - “Allahu është Falës i madh e Mëshirë - plotë.” - Për ata që pendohen sinqerisht dhe kthehen të bindur tek Ai. - “Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten ...” - Besimtarë të vërtetë e të plotë në imanin e tyre janë ata të cilët kurrë nuk lëkunden a të dyshojnë në vërtetësinë e asaj që besojnë, por qëndrojnë të patundur në fe. Ky besim i konsoliduar e i patundur i bëri që të: - “... luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në rrugën e Allahut. ” – Ata sakrifi - kojnë çdo gjë të vyer e të shtrenjtë, për hir të Zotit. - “Këta janë besimtarët e vërtetë. ” - Këta janë të vërtetë në fjalën e tyre, nëse thonë se janë besimtarë, e jo disa beduinë, që thjesht janë dorëzuar së jashtmi, por zemrat e tyre ende nuk kanë besuar. Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2465. “Në jetën e dynjasë, besimtarët janë në tri kategori: 1. Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe pastaj nuk lëkunden ose dyshojnë, por luftojnë me pasurinë dhe jet ën e tyre në rrugën e Zotit; 2. ata që njerëzit u beso jnë pasurinë e jetën e tyre; 3. ata të cilët, kur joshen nga dëshirat e pangopura, i lënë ato për hir të Allahut Krenar dhe të Madhëruar.” 66 Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj ...” - Mos vallë, ju do t’i tregoni Allahut të Madhëruar për atë që gjendet e fshihet brenda zemrave tuaja?! - “... ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu di gjithçka?!” - Allahut nuk i fshihet asnjë thërmijë në tokë e në qiell, qoftë edhe më e vogël se ajo. - “Ata të lavdërohen ty që u bënë musli - manë.” - Disa beduinë iu lëvduan Profetit dhe ia quajtën sikur i kishin bërë nder atij që pranuan Islamin, që pasuan rrugën e tij dhe që po ndihmonin kauzën e tij. Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë këtë pretendim: - “Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos më thoni se më keni bërë nder mua!” - Dobia e Islamit kthehet tek vetë ju. Nëse keni pranuar Islamin, thjesht i keni bërë mirë vetes suaj dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për këtë mirësi që ju ka dhuruar: - “Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë.” - Nëse pretendimi se keni besuar është i vërtetë, dijeni se është Allahu Ai që duhet t’ia dini për falemi - nderit, ta lavdëroni dhe t’i jeni mirënjohës Atij për këtë mirësi që ju dhuroi. Kështu u tha Profeti ensarëve Ditën e Hunejnit: 2466. “O populli i ensarëve! A nuk ju gjeta të humbur dhe Allahu ju udhëzoi në rrugën e drejtë nëpërmjet meje? A nuk ishit të përçarë dhe Allahu ju bashkoi nëpërmjet meje? A nuk ishit të varfër dhe Allahu ju pasuroi nëpërmjet meje? ...” Sa herë që Profeti thoshte këto pyetje, ata përgjigjeshin: “Allahu dhe i Dërguari i tij janë më meritorë për mirënjohje.” 67 Hafizi Ebu

Bekër el Bezzar sjell prej Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) rëfimin: 2467. “Fisi Benu Esed erdhën tek Profeti dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne kemi pranuar Islamin. Kur arabët të luftuan, ne nuk të luftuam.” Profeti ﷺ u tha: “Ju jeni njerëz dijepakët dhe shejtani po flet nëpërmjet gojës suaj.” Atëherë zbriti ky ajet: “Ata të lavdërohen ty që u bënë musli - manë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos më thoni se më keni bërë nder mua! Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzi - min në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë.”. Ky rrëfim, - shton Bezzari - ka ardhur vetëm përmes kësaj rruge transme - timi. Në vijim, Allahu i Lavdëruar pohon sërish faktin se Ai është i gjithëditur për të gjitha krijesat dhe se asgjë që ekziston dhe asnjë vepër e krijesave nuk i fshihet shikimit të Tij. I Madhëruari thotë: - “S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës. Allahu sheh gjithçka që ju punoni.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Huxhurat. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja dhe vetëm në dorën e Tij është suksesi për gjithçka. E lus të Madhëruarin që t’i udhëzojë drejt hapat tanë dhe të na prijë drejt të saktës dhe të vërtetës. Vetëm tek Ai e kemi shpresën që ta përfundojmë këtë punë, në formën që Ai e dëshiron dhe kënaqet!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:14–49:18

- “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.”” - Allahu i Madhëruar na tregon se çfarë thanë beduinët, të cilët hynë në Islam në kohën e Profetit (a.s.), por pa qenë të qartë dhe pa bërë ato vepra që kërkon imani i vërtetë. Megjithatë, ata përsëri deklaronin se kishin një besim të plotë. Atëherë, Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim të madh, duke u thënë: - “Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.” – Kuptimi: Mos pretendoni se keni arritur gradën e imanit të plotë, me të gjithë elementët e tij. Por mund të thoni “Hymë në Islam” dhe mjaftohuni me këtë, sepse besimi ende nuk ka zënë vend në zemrat tuaja. Ju thjesht keni besuar nga frika, nga ndonjë shpresë apo për arsye të tjera si këto. E tillë ishte gjendja e beduinëve, të cilët më pas u pajisën me besim të plotë, madje luftuan në rrugën e Zotit. - “Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja....”. - Nëse i bindeni Allahut dhe Profetit të Tij, me kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija, Allahu i Madhëruar nuk ka për t’jua pakësuar veprat tuaja, as sa një thërrmijë. Përkundrazi, Ai ka për t’jua dhënë shpërblimin të plotë, të vogla apo të mëdha qofshin veprat tuaja. - “...Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë”.” - Allahu është Gafurun – Falës i Madh për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar dhe të bindur.

Ai është, gjithashtu, Rrahim - Mëshirëplotë me ta, sepse u jep sukses të pendohen dhe ua pranon pendimin e tyre. - “Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut.” - Besimtarë të vërtetë janë ata që plotësojnë dy kushte: 1. Kanë besimin e plotë dhe të sinqertë tek Allahu, që sjell punë të mira dhe largon nga të këqijat. 2. Luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Allahut, pasi çdokush që lufton jobesimtarët dëshmon për iman të plotë, që ka zënë vend në zemrën e tij. Ai që lufton për përhapjen e Islamit dhe fton të tjerët për të zbatuar ligjin e Zotit në jetën e tyre, pa dyshim që, së pari, i ka plotësuar këto kërkesa për veten e vet. Ndërsa ai që nuk ka fuqi të luftojë për përhapjen e fesë së Zotit dëshmon për dobësinë e imanit të tij. Duke treguar një kusht të domosdoshëm për një besim të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: ... e mandej nuk luhaten”. Zemrën dhe veprat e robit i rregullon vetëm besimi i sigurt dhe i patundur në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet, pa pasur as më të voglin dyshim. - "Këta janë besimtarët e vërtetë.” - Të vërtetët janë ata të cilët besimin e tyre e pasqyrojnë me vepra të mira, ashtu si e kërkon besimi i pastër dhe i vërtetë. Vërtetësia e besimit është një pretendim shumë serioz. Në fakt, çdokush që ka një pretendim duhet që ta mbrojë atë me fakte, nëse është i vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për besimin, i cili është porta e lumturisë në dynja dhe në ahiret, jo çdokush që e pretendon, e ka arritur vërtet. Vetëm ai që kryen detyrimet që kërkon besimi, me vepra e fjalë, vetëm ai ka pretendim të pranueshëm ose vetëm ai është besimtar i vërtetë. Nëse dikush nuk i plotëson këto kushte, atëherë pretendimi i tij se ka besim nuk qëndron. Pretendimi i tij nuk ka asnjë vlerë për krijesat, sepse besimin në zemër e vlerëson veçse Allahu i Madhëruar. Në fakt, pretendimi se ke apo jo besim në zemër është një lloj mungese edukate me Allahun e Lartësuar. A thua se po i mëson Allahut se çfarë ke në zemër! Ky është një mendim i gabuar për Allahun. 27 Kështu, i Madhëruari thotë: - “Thuaju: “Vallë, ju do t’i tregoni Allahut për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe kur Allahu Di gjithçka?! ”” - Dija e Allahut ka përfshirë gjithçka, pa përjashtim, mes të cilave edhe ato që fsheh zemra, besim apo mohim qoftë, mirësi apo ligësi. I Lartësuari i di të gjitha ato me imtësi dhe do t’i shpërblejë me drejtësi. Nëse ke punuar mirë, do të fitosh mirësi, e nëse ke punuar keq, do të marrësh atë që meriton. - “Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m'u lavdëroni mua, ...” - Ata që dëshmojnë për veten se kanë iman të plotë, ndërkohë nuk janë të tillë, mund ta bëjnë për disa arsye, një prej të cilave është pandehma se kështu do t’ia bëjnë të njohur besimin e tyre Allahut të Madhëruar, ndërkohë që Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, prandaj kjo sjellje e tyre është e ulët dhe e panevojshme. Arsye tjetër është që t’i tregojnë Profetit (a.s.) se kanë besuar jo për të fituar ndonjë gjë për veten e tyre, por për t’i bërë nder Profetit. Me fjalët e tyre, ata sikur po ia kujtonin Profetit nderin që po i bënin duke e besuar dhe u bërë pasues të fesë së tij. Kjo sigurisht qe diçka jo e këndshme, që nuk u takonte ta bënin përpara Profetit të Zotit. Në fund të fundit, nëse imani qe i vërtetë në zemrat e tyre, kjo ishte bamirësi e Allahut për ta. Ishte vetëm Allahu që ua dhuroi atë mirësi e çdo mirësi tjetër që kishin. Ashtu sikurse është Allahu i vetmi që i krijon, i furnizon dhe u dhuron njerëzve mirësi të dukshme e të padukshme, po ashtu Ai është i vetmi që u dhuron atyre imanin dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Mirësia e Islamit, e të besuarit dhe e udhëzimit në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe dhe më e rëndësishme që Ai u

dhuron njerëzve. Prandaj vetëm Atij i duhet shprehur falënderimi dhe mirënjohja e plotë, siç thotë i Madhëruari: - “...sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”. Pastaj i Madhëruari thotë: - “S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës.” - Allahu është i Gjithëditur për çështjet e fshehta, që krijesat nuk i dëshmojnë dhe as i dinë. Ai e di çfarë fshihet në thellësitë e errëta të oqeanit, Ai e di çfarë fsheh nata dhe çfarë zbulon dita. Allahu di për çdo pikë shiu, madje edhe ku ajo zbret. Ai di edhe për çdo thërrmijë rëre. Allahu e di çfarë fshihen në gjokse dhe çdo çështje të fshehtë tjetër, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [El en’am 59]. - “Allahu sheh gjithçka që ju punoni. ” - Allahu që ju vështron në çdo gjendje e punë, do t’jua japë shpërblimin për to të plotë, ashtu siç e gjykon Ai, me mëshirën e Tij të gjerë dhe me urtësinë e Tij të madhe. Përfundoi edhe tefsiri i sures Huxhurat, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Allahut. Ty, o Allah, dhe vetëm Ty të takon lavdia! Ti je Bujari dhe Bamirësi më i madh e Mëshirëplotë!

← Huxhurat 49:18