50. Kaf · Ajeti 21 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 50:1–50:21
Shkronja "kafë" është sikurse edhe shkronjat e tjera në fillim të sureve, por mund të jetë edhe simbol i ndonjë fshehtësiee emër i Allahut, betim, emër i sures dhe jep të kuptojmë për mrekullinë e Kur'anit.
Kur'ani është libri më i lavdishëm, por idhujtarët çuditeshin se si njeriu mund të vijë pejgamber, si është e mundshme ringjallja pas vdekjes.
Për çdo pjesë të trupit të njeriut, të cilën ia ha toka, ekziston evidencë e saktë, asgjë nuk është e humbur, as numri, as emri, as pjesa e tretur në dhë.
Njerëzia duhet ta vështrojnë me vemendje fuqinë dhe mjeshtërinë e Zotit Krijues, si në qiellin e bekuar e të përsosur, i cili nuk ndryshon, ashtu edhe në tokën që kohë pas kohe merr pamje të ndryshme nga bimët dhe pemët e saj, të cilat përveç që janë stoli e saj, janë edhe ushqim për njerëz. Veçohet në të përmendur trungu i hurmës, ngase është mbret i pemëve.
Edhe popujt e mëparshëm nuk u besuan pejgamberëve për ringjallje. Po Ai Zot që për herë të parë bëri krijimin pa kurrfarë lodhjeje, a nuk është në gjendje ta bëjë ringjalljen?! Por atyre puna e ringjalljes u dukej shumë e madhe.
E Që Zoti thotë: Unë e krijova njeriun dhe e di se ç'i qarkullon në trurin e tij, e jam më afër se edhe rrahja e fundit e damarit të qafës së tij. Jam më afër edhe se dy melekët që i rrinë njëri në anën e djathtë e tjetri në anën e majtë dhe sa fjalë që flet ai, ata ia shkruajnë se janë aty pranë. E kur t'i vijë agonia e vdekjes, ai do ta shohë të vërtetën, do ta shohë gjendjen e jetës së ardhshme, prej së cilës gjithnjë ka ikur, duke mos dashur ta pranojë. Dhe kur i fryhet Surit për ringjallje, secilin njeri, i mirë qoftë ose i keq, e përcjell një melek, e një dëshmon për veprat që ka bërë dhe i thuhet: Ke qenë krejt gafil, e tash ta hoqëm atë që ta pat mbuluar zemrën, dëgjimin dhe të parit, e shikimi yt sot është shumë i mprehtë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 50:16–50:22
- “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth pushtetit të Tij të plotë e absolut mbi njeriun dhe për faktin se Ai është Krijuesi i njeriut dhe se dituria e Tij është përfshirëse e të gjitha çështjeve të robërve, aq sa Allahu i Lartësuar di edhe ato vesvese që vërtiten brenda zemrave, kraha - rorëve dhe shpirtrave të bijve të Ademit, qofshin ato të mira apo mendime të këqija, rreth çdo çështjeje. Është transmetuar një hadith i saktë nga Profeti i Allahut, se ai ka thënë: 2472. “Allahu i Lartësuar ia ka falur umetit tim ato gjëra që vërtiten në shpirt e në mendje, nëse nuk i flet ose nuk i vepron ato .” [Buhariu dhe Muslimi]. - “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet.” - Pra, melekët e Allahut të Lartësuar janë më afër tek njeriu sesa damari i qafës, sikurse thotë Allahu në ajetin tjetër, në lidhje me atë që është në agoninë e vdekjes: “E ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni), Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni.” [Uakia 85]. Domethënë, janë mele - kët e Tij. Gjithashtu, i Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Ne e zbritëm Mesazhin (Kuranin) dhe sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij.” [Hixhr]. Janë melekët ata që e zbresin dhikrin, pra, Kuranin, me lejen dhe urdhrin e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Po kështu, melekët janë më afër njeriut, sesa damari i qafës së tij, sepse Allahu i Lartë - suar dhe Krenar ua ka dhënë këtë mundësi atyre. Melekët qëndrojnë shumë pranë njeriut dhe e nxisin atë për punë të mira, sikundër shejtani nuk i ndahet dhe e nxit njeriun për ligësi. Gjithashtu, Profeti na ka njoftuar se “... shejtani lëviz në trupin e njeriut ashtu siç lëviz gjaku në venat e tij.” [Buhariu]. - “Dy melekë qëndrojnë pranë tij ...” - Bëhet fjalë për dy melekët, të cilët shkruajnë punët e njeriut. - “... në të djathtë dhe në të majtë, të gatshëm.” - Domethënë, duke pritur të vëmendshëm, të kujdesshëm për çdo vepër të robit, që ta shkruajnë. - “Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues në gatishmëri. ” - Çdo fjalë që nxjerr biri i Ademit, gjen pranë një regjistrues në gatishmëri. Pra, për çdo fjalë, është dikush që e pret për ta shkruar. Shkruajtësit nuk lënë asnjë fjalë apo vepër pa e shkruar. Imam Ahmedi transmeton nga Bilal Ibn Harith el Muzeni (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2473. “Vërtet, ndodh që dikush thotë një fjalë, e cila sjell kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe që robi nuk mendon se do të arrijë ndonjë gradë shpërblimi, por, pikë - risht për të, Allahu i Lartësuar dhe Krenar e shkruan kënaqësinë e Tij për këtë rob, deri në ditën e takimit me Të. Po ashtu, me të vërtetë, ndodh që dikush thotë një fjalë, e cila sjell zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe që robi as nuk e mendon se do të ndë - shkohet, por, pikërisht për të, Allahu i Lartësuar dhe Krenar ka për ta shkruar zemërimin kundër tij, deri në ditën e takimit me Të.” Alkame gjithmonë thoshte: “Eh, sa e sa fjalë më ka ndaluar që t’i them ky hadithi i Bilal Ibn Harithit.” Tirmidhiu e ka vlerësuar si hadith të saktë. Thuhet se Imam Ahmedi po rënkonte nga dhimbjet gjatë sëmundjes së tij, por kur iu transmetua prej Tauusit se: “meleku shkruan gjithçka, madje edhe rënkimin e dhimbjeve”, atëherë imam Ahmedi pushoi së rënkuari, derisa vdiq (Allahu e mëshiroftë!). - “Kur të vijë agonia e vdekjes me të vërtetën: Kjo është ajo së cilës i largo - heshe!” - Këto fjalë i drejtohen njeriut, besimtar apo mohues qoftë. Një hadith i saktë thotë se: 2474. “Kur Profetit ﷺ iu afrua vdekja, ai fshihte djersët nga fytyra e tij dhe thoshte: “Sub’hanallah, me të vërtetë vdekja vjen me agoninë e saj!” Më pas, i Lartësuari thotë: “Kjo është ajo, së cilës i largoheshe!” Pra, njeriu nuk mund t’i shmanget dot vdekjes. Sado të përpiqet të ikë prej saj, ai ka për t’u përballur me të. - “Ditën kur t’i fryhet Surit, ajo do të jetë dita e dënimit! ” - Ajo është Dita e Kija - metit. Profeti i Allahut ka thënë: 2475. “E si të kënaqem me jetën, ndërkohë që Meleku i
Bririt e ka vendosur bririn në gojën e tij dhe ka ngritur ballin, për të pritur që t’i jepet lejë për t’i fryrë atij?!” E pyetëm: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?” Ai tha: “Thoni: Hasbunall-llahu ue ni’mel uekil (Na mjafton Allahu dhe Ai është më i miri mbështetës dhe kujdestar!)”. Dhe njerëzit thanë: “Hasbunall-llahu ue ni’mel uekil!” - “Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet. ” - Një melek ka për ta çuar drejt vendit të tubimit, kurse një melek tjetër do të dëshmojë për të, në lidhje me punët e tij. Ky është kuptimi i shfaqur prej ajetit të nderuar dhe ky është shpjegimi që ka pëlqyer Ibn Xheriri. Nga Jahja Ibn Rafi’u, ‘ Meula’ i Thekifit, përci - llet se ka thënë: “Kam dëgjuar Uthman Ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që të mbajë hytbe dhe lexojë këtë ajet: “Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet.”, dhe të thotë: “Pra, një udhrrëfyes, që ta çojë drejt Allahut të Lartë - suar dhe një dëshmitar, i cili do të dëshmojë për punët e tij. Po kështu kanë thënë edhe Muxhahidi, Katade edhe Ibn Zejdi. - “Ti ke qenë i papërgatitur për këtë ditë.” - Ti ishe tërësisht i pavëmendshëm në lidhje me këtë ditë, e cila është Dita e Kijametit. - “Ne tani po ta heqim perden dhe shiki - mi yt sot është shumë i qartë. ” - Shikimi yt është shumë i qartë. Ditën e Kijametit çdokush do të shohë qartë gjithçka. Mo - huesit, të cilët kanë refuzuar fenë e Zotit në dynja, në Ditën e Kijametit do ta besojnë plotësisht të vërtetën, por tashmë nuk u sjell asnjë dobi ky besim. Allahu Krenar dhe i Lartë-suar thotë: “Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, ditën kur do të vijnë te Ne! Por sot keqbërësit janë në humbje të thellë.” [Merjem 38]. Ose: “Veç sikur të mund t’i shohësh mëkatarët kur, kokëulur para Zotit të tyre, thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë, që të bëjmë vepra të mira. Tani ne jemi tërësisht të bindur”.” [Sexhde 12].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 50:19–50:22
- "Kur të vijë agonia e vdekjes me të vërtetën (robit do t'i thuhet): Kjo është ajo së cilës i larghoheshe. " - Ky është një kërcënim për çdo mohues apo neglizhent ndaj të vërtetës. Allahu i Lartësuar na kujton momentin kur agonia e vdekjes afrohet, për ta përjetuar me të gjithë dimensionin e saj. Në ato çaste, çdokujt do t’i shfaqet realiteti i pamohueshëm i ahiretit. Askush që përjeton ato çaste nuk mund ta mohojë më dhe as të shpëtojë prej saj. Gjatë jetës së dynjasë, çdokush i frikësohet këtij momenti, por përpara vjen një ditë më e vështirë, dita kur i fryhet Surit. - “Ditën kur t’i fryhet Surit, ajo do të jetë Dita e Dënimit!” - Ajo është dita kur kriminelët jobesimtarë do të ballafaqohen me atë që u kërcënohej, ndërsa besimtarët do të shohin shpërblimin që u është premtuar. - “Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet.” – Çdo njeri, atë ditë, do të shoqërohet nga dy melekë. Njëri është meleku që e përcjell drejt vendqëndrimit të Ditës së Kijametit, prandaj askush nuk mund të shmanget e të mos shkojë në këtë vendqëndrim të frikshëm. Meleku tjetër është dëshmitari, i cili i ka ruajtur me besnikëri të gjitha veprat e robit dhe do të dëshmojë me vërtetësi. Atë ditë dalin në pah veprat e mira dhe të këqija, që tregon për drejtësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Lartësuar për krijesat. Ai ua ruan të gjitha veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi për to. Ky është një fakt që njerëzit duhet ta kujtojnë vazhdimisht, por shumica e tyre rrinë neglizhentë dhe të papërgatitur, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ti (do t'i thuhet njeriut) ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë....” - Kështu i thuhet Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë fjalë të ashpra dhe poshtëruese. Pra: “Ti ishe ai që mohove këtë të vërtetë dhe nuk u përgatite për të.” - “...Ne tani po ta heqim perden... ” - Tani po ta heqim perden e zemrës dhe të syve, që ta shohësh dhe ta vuash atë që e ke mohuar dhe shpërfillur. Për shkak të perdes së mohimit, që të mbuloi zemrën, gjumi yt qe i thellë dhe shpërfillja e së vërtetës u bë e vazhdueshme. Kështu që, erdhi koha që tani ta përjetosh gjithçka realisht. - “...dhe shikimi yt sot është shumë i qartë.” – Kuptimi: Sot do të shohësh tmerrin dhe ndëshkimin që të pret. Ky ajet mund të merret edhe si këshillë, që Allahu i Lartësuar i drejton robit në këtë dynja, që ai të udhëzohet. Robi në dynja është shpërfillës i kësaj të vërtete dhe do të përmendet vetëm kur të vijë Dita e Premtuar. Por ajo ditë është koha kur asgjë nuk të bën më dobi dhe kur nuk mund të
arrish më gjërat që i ke lënë të ikin. Për këtë arsye, le të nxitojnë të mençurit për të bërë punë të mira, duke zbatuar udhëzimet e Zotit të tyre të dashur dhe të mëshirshëm, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi asgjë. Ky është një paralajmërim i hapur, që njeriu të marrë masat për t’i shpëtuar ndëshkimit të përgatitur për jobesimtarët dhe shpërfillësit e udhëzimeve të Zotit.