50. Kaf · ajete 35–45

سورة ق
35

لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ

Lehum ma jesha’une fiha we ledejna mezidun

Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi t’i fryhet surit, të ringjallen dhe të ngrihen, të paraqiten për llogari meleku përcjellës thotë: “O Zot, shënimet për veprat e tij me të cilat më obligove t’i ruaj, ja, janë gati. Atëherë Zoti i urdhëron ata dy melekë që njëri e përcillte e tjetri dëshmonte, ta hedhin në xhehenem secilin jobesimtar kryefortë, që ka penguar shumë nga punët e mira, që ka qenë i shfrenuar dhe ka dyshuar në Zotin, duke i shoqëruar edhe ndonjë zot tjetër. Kur zullumqari përpiqet të arsyetohet, se dreqi e ka mashtmar, dreqi që ka qenë shok i tij i thotë Zotit: Unë nuk e kam humbur me dhunë, ai vetë me dëshirën e vet ka qenë i humbur. Zoti iu thotë: Tashti mos u grindni para Meje, sepse Unë në dynja ua kam tërhequr vërejtjen për këtë rrezik; Unë nuk i bëj padrejtësi askujt, por fjala Ime nuk thyhet. Kur pyetet xhehenemi, se a ka ende vend ai përgjigjet se është mbushur përplot. Besimtarëve të mirë e të ruajtur xheneti iu afrohet e shohin dhe iu thuhet: Këto të mira janë nga ato që iu janë premtuar, tashti hyni se jeni të shpëtuar prej zjarrit, keni përshëndetje prej Allahut, prej melekëve, jepni selam njëri-tjetrit në shenjë gëzimi, se këtu jeni përgjithmonë, këtu keni ç’të dëshironi, e pos këtyre të mirave, keni edhe më shumë, e ajo më shumë është se do të shihni Zotin xh. sh.
36

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَشَدُّ مِنۡهُم بَطۡشٗا فَنَقَّبُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ هَلۡ مِن مَّحِيصٍ

We kem ‘ehlekna kablehum min karnin hum ‘esheddu minhum betshæn fenekkabu fil-biladi hel min mehisin

E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?

37

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلۡبٌ أَوۡ أَلۡقَى ٱلسَّمۡعَ وَهُوَ شَهِيدٞ

‘Inne fi dhalike ledhikra limen kane lehu kalbun ‘ew ‘elka es-sem’a we huwe shehidun

Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.

38

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ

We lekad halekna es-semawati wel-’erde we ma bejnehuma fi sitteti ‘ejjamin we ma messena min lugubin

Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.

39

فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ ٱلۡغُرُوبِ

Fasbir ‘ala ma jekulune we sebbih bihemdi rabbike kable tulu’i esh-shemsi we kablel-gurubi

Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd.

40

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَأَدۡبَٰرَ ٱلسُّجُودِ

We minel-lejli fesebbihhu we ‘edbare es-suxhudi

Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).

41

وَٱسۡتَمِعۡ يَوۡمَ يُنَادِ ٱلۡمُنَادِ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ

We estemi’ jewme junadil-munadi min mekanin karibin

Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.

42

يَوۡمَ يَسۡمَعُونَ ٱلصَّيۡحَةَ بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُرُوجِ

Jewme jesma’une es-sejhete bil-hekki dhalike jewmul-huruxhi

Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).

43

إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيۡنَا ٱلۡمَصِيرُ

‘Inna nehnu nuhji we numitu we ‘ilejnal-mesiru

S'ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.

44

يَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلۡأَرۡضُ عَنۡهُمۡ سِرَاعٗاۚ ذَٰلِكَ حَشۡرٌ عَلَيۡنَا يَسِيرٞ

Jewme teshekkakul-’erdu ‘anhum sira’æn dhalike heshrun ‘alejna jesirun

Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.

45

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ

Nehnu ‘a’lemu bima jekulune we ma ‘ente ‘alejhim bixhebbarin fedhekkir bil-kur’ani men jehafu wa’idi

Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkatërrimi i zullumqarëve që ishin më të fuqishëm, se kundërshtarët e Kuranit dhe të Muhamedit a.s., të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë dënimit, por nuk ia dolën, do të duhej të jetë këshillë për atë që ka mend dhe që përcjell çështjet me vëmendje. Jehuditë thonin, se Zoti e filloi krijimin e botës ditën e dielë dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kurani e refuzoi si të pabazë. Muhamedi a.s. urdhërohet të mos iu vërë veshin thënieve të tyre, sepse Zoti e di më së miri atë që thonë ata, i thuhet se ti ke për detyrë t’i këshillosh e t’i qortosh, e jo t’i fusësh me dhunë në Fenë Islame, këshilloje atë që i frikësohet dënimit me zjarr. I thuhet madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd me dy rekate namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, e falu edhe natën edhe pas namazeve, farzeve. Para Miraxhit ishin obligim dy rekate namaz para mëngjesit dhe dy para mbrëmjes, ishte bukur obligim edhe namazi gjatë natës. Natën e Miraxhit u bënë obligim pesë kohët e namazit në mesin e të cilave edhe ai i sabahut dhe i ikindisë, që faleshin edhe më parë. Israfili është ai që thërret për ringjallje, thirrjen e tij e dëgjojnë të gjithë njësoj, toka hapet e njerëzit dalin duke u ngutur për tubim, i cili për Zotin është shumë i lehtë. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Kaf. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar! Përmend jobesimtarët e Mekës, të cilët nuk e besuan, as Kuranin, as botën tjetër dhe përshkruan gjendjen e tyre si do të jetë në xhehenem. Mandej përmend edhe gjendjen e besimtarëve dhe të mirat e kënaqësitë e tyre, që do t'ua dhurojë Zoti në botën tjetër. U bëhet një rrëfim i shkurtër disa ngjarjeve të pejgamberëve dhe popujve të tyre, që ekzistonin në lashtësi. Përfundon duke sqaruar qëllimin definitiv të krijmiit të njerëzve dhe të xhinëve, e që është njohja e drejtë e Zotit, adhurimi, sinqeriteti ndaj Tij me të gjitha mundësitë materiale e shpirtërore. Quhet: “Suretu Edh Dharijati”- Erërat që ngrejnë pluhur, sepse në fillim të sures Zoti betohet për rëndësinë e tyre.