51. Dharijat · ajete 16–28

سورة الذاريات
16

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ

‘Ahidhine ma ‘atahum rebbuhum ‘innehum kanu kable dhalike muhsinine

Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.

17

كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ

Kanu kalilæn minel-lejli ma jehxha’une

Ata qenë të cilët pak flinin natën.

18

وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

We bil-’eshari hum jestegfirune

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.

19

وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ

We fi ‘emwalihim hekkun lilssa’ili wel-mehrumi

Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).

20

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ

We fil-’erdi ‘ajatun lilmukinine

Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

21

وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

We fi ‘enfusikum ‘efela tubsirune

Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?

22

وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ

We fi es-sema’i rizkukum we ma tu’adune

E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.

23

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ

Fewerebbi es-sema’i wel-’erdi ‘innehu lehekkun mithle ma ‘ennekum tentikune

Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në erërat, që sipas urdhrit të Tij fryjnë dhe ngrejnë pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpalljen të pejgamberëve, Mikaili për furnizimin me shira, Israfili kujdestar që i fryn Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit, i cili do të tubojë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Qielli plot rrugë ka si qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta. Fjalët e idhujtarëve rreth Muhamedit a.s. ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar, e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar, sepse trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyesnin, kur është Dita e Gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr. Për xhenetlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e flinin pak, në kohën e syfyrit lusnin Zotin t’ua falë mëkatet dhe nga vulheti dhe bujaria e vet iu jepnin ndihmë të varfërve e nevojtarëve. Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.
24

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

Hel ‘etake hedithu dejfi ‘ibrahimel-mukremine

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?

25

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

‘Idh dehalu ‘alejhi fekalu selamæn kale selamun kawmun munkerune

Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"

26

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ

Feraga ‘ila ‘ehlihi fexha’e bi’ixhlin seminin

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.

27

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Fekarrebehu ‘ilejhim kale ‘ela te’kulune

Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"

28

فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

Fe’ewxhese minhum hifeten kalu la tehaf we beshsheruhu bigulamin ‘alimin

Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.