51. Dharijat

سورة الذاريات 60 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا

Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë.

2

فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا

Për retë që bartin shiun e rëndë.

3

فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا

Për anijet që lundrojnë lehtë.

4

فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا

Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.

5

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ

S'ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt.

6

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ

Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë patjetër.

7

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ

Për qiellin plot rrugë.

8

إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ

Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,

9

يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ

Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zbrapsur.

10

قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ

Mallkuar qofshin gënjeshtarët!

11

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ

Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).

12

يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ

E pyesin: "Kur është dita e gjykimit?"

13

يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ

Dita kur ata digjen në zjarr.

14

ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ

Përjetojeni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t'ju shpejtohet.

15

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

Të devotshmit janë në kopshte e burime.

16

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ

Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.

17

كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ

Ata qenë të cilët pak flinin natën.

18

وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.

19

وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ

Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).

20

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ

Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

21

وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?

22

وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ

E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.

23

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ

Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në erërat, që sipas urdhrit të Tij fryjnë dhe ngrejnë pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpalljen të pejgamberëve, Mikaili për furnizimin me shira, Israfili kujdestar që i fryn Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit, i cili do të tubojë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Qielli plot rrugë ka si qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta. Fjalët e idhujtarëve rreth Muhamedit a.s. ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar, e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar, sepse trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyesnin, kur është Dita e Gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr. Për xhenetlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e flinin pak, në kohën e syfyrit lusnin Zotin t’ua falë mëkatet dhe nga vulheti dhe bujaria e vet iu jepnin ndihmë të varfërve e nevojtarëve. Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.
24

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?

25

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"

26

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.

27

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"

28

فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.

29

فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ

E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind!"

30

قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ

Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi".

31

۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Ai (Ibrahimi) tha: "E ç'është puna juaj, o ju të dërguar?"

32

قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ

Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!"

33

لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ

Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!

34

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ

(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).

35

فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).

36

فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.

37

وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mysafirët që iu paraqitën Ibrahimit ishin: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, por të personifikuar si njerëz, djem të rinj, e meqë ishin engjëj, thuhet mysafirët e ndershëm. Ata e përshëndetën Ibrahimin me fjalë të mira, e ai i përshëndeti edhe më mirë, por vetmevete tha: njerëz të panjohur. Si mikpritës i mirë, pa u hetuar fare, doli te familja, përgatiti një viç të pjekur dhe ua solli pranë. E kur ata nuk shtrinë dorën të marrin nga ai, Ibrahimi në mënyrë të kulturuar e njerëzore iu tha: Përse nuk po hani, dhe me vete ndjeu një farë frike. Po ata i thanë të mos ketë frikë dhe e lajmëruan, se do ta ketë një djalë, që do të bëhet i dijshëm. Kur dëgjoi gruaja e tij atë lajm u habit, thirri me zë të lartë duke i rënë fytyrës me shuplaka e duke thënë: Unë jam e plakur dhe beronjë.- Ata i thanë se ai është vendimi i Zotit që di gjithçka. I treguan Ibrahimit, se kanë ardhur ta gurëzojnë popullin e Lutit, i cili kishte kaluar çdo kufi të normave njerëzore, kurse Lutin me dy vajzat e tij e shpëtuan.
38

وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.

39

فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ

E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur!"

40

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ

E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.

41

وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ

Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,

42

مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ

e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.

43

وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ

Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.

44

فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhrin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.

45

فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ

Dhe nuk mundën as të ngriten e as t'i kundërvihen.

46

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.

47

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.

48

وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ

Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.

49

وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).

50

فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.

51

وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t'ju tërheq haptazi vërejtjen.

52

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ

Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"

53

أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ

A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.

54

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ

Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.

55

وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.

56

وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.

57

مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata.

58

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ

All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.

59

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ

S'ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.

60

فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ

Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rrëfimet për pejgamberët dhe për popujt e tyre të padëgjueshëm kanë si qëllim të joshin zemrën e Muhamedit a.s. ndaj sjelleve të këqija të popullit të tij. Popullin e Nuhut e ndëshkoi me përmbytje në det, të Hudit me një erë të stuhishme, të Salihut me një krismë të hatashme. Allahu që me fuqinë e Tij të fortë ngriti qiellin, shtroi tokën për të jetuar në të, krijoi çdo send të dy gjinive, është i vetmi Krijues, prandaj duhet t’i largohemi besimeve të kota dhe duhet t’i mbështetemi vetëm tek Allahu Një. Edhe popujt e parë i përgënjeshtruan pejgamberët sikur t’ia kishin lënë njëri-tjetrit porosi; por jo, ata ishin popull i rrebeluar. Ti, i thuhet Muhamedit a.s., nuk je fajtor, ti këshilloji pandërprerë besimtarët, se këshilla jote ka efekt. Zoti nuk i krijoi xhinë e njerëz për tjetër por vetëm që ta adhurojnë, ta respektojnë, ta njohin se është Një, e nuk ka kurrfarë nevoje prej tyre, ata janë të nevojshëm për Të. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Edh-Dharijat. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar! Pas përshkrimit të tmerrit, i cili do t’i kaplojë ata që nuk besuan me rastin e Kijametit dhe të Ditës së Gjykimit përshkruhet jeta e këndshme dhe e kënaqshme e atyre që besuan, që vepruan mirë dhe e merituan xhenetin, e përshkruhet edhe kënaqësia për bashkimin e prindërve me fëmijët e tyre, si dhuratë e Zotit. Pejgamberi urdhërohet ta vazhdojë këshillën e vet e të mos iu vërë veshin kundërshtimeve të kundërshtarëve, të jetë i durueshëm se ndihma e Zotit është në anën e tij. Quhet: “Suretut Tur”- kaptina e Turit, sepse Allahu betohet me atë kodër në të cilën i foli Musait dhe si e tillë ajo kodër gëzon një famë të madhe ndaj të gjitha kodrave të tjera të botës.