وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mysafirët që iu paraqitën Ibrahimit ishin: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, por të personifikuar si njerëz, djem të rinj, e meqë ishin engjëj, thuhet mysafirët e ndershëm. Ata e përshëndetën Ibrahimin me fjalë të mira, e ai i përshëndeti edhe më mirë, por vetmevete tha: njerëz të panjohur. Si mikpritës i mirë, pa u hetuar fare, doli te familja, përgatiti një viç të pjekur dhe ua solli pranë. E kur ata nuk shtrinë dorën të marrin nga ai, Ibrahimi në mënyrë të kulturuar e njerëzore iu tha: Përse nuk po hani, dhe me vete ndjeu një farë frike. Po ata i thanë të mos ketë frikë dhe e lajmëruan, se do ta ketë një djalë, që do të bëhet i dijshëm. Kur dëgjoi gruaja e tij atë lajm u habit, thirri me zë të lartë duke i rënë fytyrës me shuplaka e duke thënë: Unë jam e plakur dhe beronjë.- Ata i thanë se ai është vendimi i Zotit që di gjithçka. I treguan Ibrahimit, se kanë ardhur ta gurëzojnë popullin e Lutit, i cili kishte kaluar çdo kufi të normave njerëzore, kurse Lutin me dy vajzat e tij e shpëtuan.