51. Dharijat · Ajeti 60

سورة الذاريات
Përkthimi Sherif Ahmeti
60

فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ

Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rrëfimet për pejgamberët dhe për popujt e tyre të padëgjueshëm kanë si qëllim të joshin zemrën e Muhamedit a.s. ndaj sjelleve të këqija të popullit të tij. Popullin e Nuhut e ndëshkoi me përmbytje në det, të Hudit me një erë të stuhishme, të Salihut me një krismë të hatashme. Allahu që me fuqinë e Tij të fortë ngriti qiellin, shtroi tokën për të jetuar në të, krijoi çdo send të dy gjinive, është i vetmi Krijues, prandaj duhet t’i largohemi besimeve të kota dhe duhet t’i mbështetemi vetëm tek Allahu Një. Edhe popujt e parë i përgënjeshtruan pejgamberët sikur t’ia kishin lënë njëri-tjetrit porosi; por jo, ata ishin popull i rrebeluar. Ti, i thuhet Muhamedit a.s., nuk je fajtor, ti këshilloji pandërprerë besimtarët, se këshilla jote ka efekt. Zoti nuk i krijoi xhinë e njerëz për tjetër por vetëm që ta adhurojnë, ta respektojnë, ta njohin se është Një, e nuk ka kurrfarë nevoje prej tyre, ata janë të nevojshëm për Të. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Edh-Dharijat. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar! Pas përshkrimit të tmerrit, i cili do t’i kaplojë ata që nuk besuan me rastin e Kijametit dhe të Ditës së Gjykimit përshkruhet jeta e këndshme dhe e kënaqshme e atyre që besuan, që vepruan mirë dhe e merituan xhenetin, e përshkruhet edhe kënaqësia për bashkimin e prindërve me fëmijët e tyre, si dhuratë e Zotit. Pejgamberi urdhërohet ta vazhdojë këshillën e vet e të mos iu vërë veshin kundërshtimeve të kundërshtarëve, të jetë i durueshëm se ndihma e Zotit është në anën e tij. Quhet: “Suretut Tur”- kaptina e Turit, sepse Allahu betohet me atë kodër në të cilën i foli Musait dhe si e tillë ajo kodër gëzon një famë të madhe ndaj të gjitha kodrave të tjera të botës.