53. Nexhm · ajete 52–62

سورة الـنحـم
52

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ

We kawme nuhin min kablu ‘innehum kanu hum ‘edhleme we ‘etga

Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.

53

وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ

Wel-mu’utefikete ‘ehwa

Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.

54

فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ

Fegashshaha ma gashsha

E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.

55

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ

Febi’ejji ‘ala’i rabbike tetemara

Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?

56

هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ

Hadha nedhirun mine en-nudhuril-’ula

Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.

57

أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ

‘Ezifetil-’azifetu

E afërta është afruar (kijameti).

58

لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ

Lejse leha min duni Ellahi kashifetun

Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!

59

أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ

‘Efemin hadhal-hedithi ta’xhebune

A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?

60

وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ

We tedhekune we la tebkune

E po qeshni dhe nuk po qani?!

61

وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ

We ‘entum samidune

Madje edhe e zëni në asgjë.

62

فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩

Fasxhudu lillahi we a’budu

Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ai që ia ktheu shpinën Fesë Islame ishte Velid ibni Mugire, të cilin e kishte përqeshur një shok idhujtar pse po e lavdëronte Kuranin. E kur i tha, se po i frikësohem azabit të ahiretit,- ai i tha se unë do ta bart mëkatin tënd, nëse më jep pak nga pasuria jote. Ky i dha pak, mandej ia ndërpreu. Ndoshta është fjala se ai, Velidi dha pak për Kuranin kur e lavdëroi, por u tërhoq dhe ndërpreu lavdin. Mund të jetë shkas i zbritjes së këtij ajeti edhe ndonjë rast tjetër. Zoti vërteton, se asnjë njeri nuk mund ta bartë mëkatin e tjetrit, e nëse nuk i besojnë Kuranit, këtë ligj e kanë pasur të shkruar edhe në librin e Musait e të Ibrahimit. Nuk duhet kuptuar se përveç mundit të vet njeriut nuk do t’i takojë ndonjë e mirë nga ndokush tjetër, pse kjo është drejtësi e tjetër është drejtësia, dhe tjetër është mirësia e bujaria. Shpërblimi që i jepet punëtorit përtej sasisë së caktuar për atë punë është bujari, është mirësi, e nuk është ndonjë padrejtësi. Gjithashtu ndonjë e mirë, si lutje, sadaka, hajratë etj. për hir të shpirtit të prindërve, të ndonjë shoku, të ndonjë që të ka mësuar për mbarë, nuk është e huaja për të, që të mund të thuhet se njeriut i takon vetëm