54. Kamer · Ajeti 55 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 54:33–54:55
Kur erdhën melekët në formë të djelmoshave të rinj e të bukur te Luti, ai i priti mirë si mysafirë, por populli i tij u vërsul ndaj tyre, duke ia rrethuar shtëpinë dhe deshi t'ia thyej derën. Atëherë doli Xhibrili dhe me skajin e krahut të vet ua mëshoi fytyrës dhe ua verbëroi sytë.
Pasi përshkruhen ndëshkimet kundër popujve të mëparshëm arrogantë, Kur'ani u drejtohet kufarëve, duke u thënë se ju nuk jeni më të rëndësishëm se të parët, e përse bëni kryelartësi, a mos keni të shkruar ndonjë garanci në librat qiellorë?
Ajeti 45: "Do të thyhet ai grumbull idhujtarësh dhe do të marrin ikën", është një nga mrekullitë e Kur'anit, sepse Allahu e lajmëron Pejgamberin për atë fshehtësi që do të ndodhë më vonë. Ashtu edhe ngjau në luftën e parë, ku u ballafaquan myslimanët me idhujtarët, në Luftën e Bedrit.
Çdo gjë në këtë botë është e krijuar në mënyrë precize, me një qëllim të caktuar dhe ushtron një funksion të rëndësishëm, edhe pse për shumë sende, njerëzit nuk dinë asgjë. Çështja e krijimit nuk parashtron ndonjë përgatitje a mund, përsa i përket fuqisë së Zotit, sepse sendi që ia drejton dëshirën, ai kryhet sa çel e mshel sytë.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i surës "El Kameru". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 54:47–54:55
- “S’ka dyshim se keqbërësit janë në humbje dhe në huti të madhe.” - Allahu i Lartësuar na tregon se keqbërësit janë të humbur nga e vërteta dhe janë në ‘ Su’ur’,81 pra, të hutuar e të larguar nga rruga e Xhenetit, për shkak të dyshimeve dhe hamendësimeve të kota. Ata janë në kundërshtime të shumta. Kjo përfshin të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, qofshin ata mohues apo bidatçinj të rrymave të shumta të devijuara nga e vërteta. - “Atë ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr, do t’u thuhet: “Vuani dënimin në Sekar!”. - Ashtu sikurse ishin të zhytur në humbje, dyshime e hamendësime, ashtu do të zhyten në zjarrin e ndezur fort. Ashtu sikurse ishin të zhytur në rrugët e humbjes, ata do të tërhiqen në zjarrin e Xhehenemit për fytyrat e tyre, ashtu të hutuar dhe pa e ditur se ku janë duke u çuar. Atyre do t’u thuhen fjalë, të cilat do t’ua shtojnë edhe më tepër dhimbjen dhe tmerrin: “Vuajeni dënimin në Sekar!”.” Më pas i Lartësuari thotë:
- “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi.” [Furkan 2], ose: “Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, i Cili krijoi dhe përsosi, i Cili përcaktoi e orientoi, ...” [Ea’la 1 - 3]. Kështu, Allahu i Lartësuar i përcaktoi gjërat në kaderin e Tij dhe i udhëzoi krijesat në përmbushjen e atyre që Ai dinte dhe përcaktoi. Me këtë ajet të mrekullueshëm, imamët e sunetit argumentohen për saktë - sinë e besimit në kaderin e Allahut të Lartësuar, i Cili ka përcaktuar gjithçka në lidhje me krijesat e Tij. Kështu, me diturinë e Tij absolute, Ai i dinte gjërat përpara se ato të ekzistonin, pastaj i shkroi ato, përpara se t’i nxirrte në krijim, dhe pastaj çdo gjë u krijua dhe përcaktua sipas asaj që Zoti e shkroi, bazuar në diturinë e Tij. Ata argumentohen me këtë ajet dhe të tjera ajete të ngjashme dhe hadithe të sakta, kundër grupeve të humbura, siç janë kaderitë, të cilët u shfaqën rreth fundit të kohës së sahabëve. Le të përmendim disa hadithe, që lidhen me këtë çështje të rëndësishme dhe që shpjegojnë këtë ajet të mrekullueshëm. Kështu, Ahmedi sjell këtë hadith nga Ebu Hurejra: 25 30. “Idhujtarët kurejshë shkuan tek Profeti dhe filluan të polemizonin me të, në lidhje me kaderin e Zotit. Atëherë, zbriti ky ajet: “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” Kështu e shënojnë Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Zerarate se: 2531. “Profeti lexoi këtë ajet: “...Vuajeni dënimin në Sekar!”. Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” Pastaj tha: “Ky ajet flet për ata njerëz nga umeti im, në fundin e kohës, që nuk do të besojnë kaderin e Allahut. (Pra, në faktin se Allahu ka përcaktuar të mirën dhe të keqen dhe gjithçka që ekziton dhe është krijuar.)” 82 Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri se Profeti i Allahut ﷺka thënë: 2532. “Në çdo umet janë shfaqur mexhusë, dhe mexhusët e umetit tim janë ata të cilët thonë se nuk ka kader. Nëse sëmuren, mos i vizitoni ata, dhe nëse vdesin, mos shkoni në xhenazen e tyre.” 83 Në hadith të saktë vjen: 2533. “Mbështe-tju Allahut dhe mos u trego i dobët dhe i pafuqishëm. Nëse të godet diçka thuaj: ‘Ky është kaderi i Allahut dhe Ai bëri atë që dëshiroi’. Dhe mos thuaj: ‘Sikur ta bëja kështu e ashtu...” sepse fjala “ sikur” i hap rrugën punës së shejtanit të mallkuar.” Në hadith tjetër të saktë nga Muslimi, i cili e sjell nga Abdullah Ibn Amri, Profeti i Allahut ka thënë: 2534. “Allahu i Lartësuar shkroi përcaktimin e çdo krijimi, pesëdhjetë mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën. Dhe (shton Ibn Uehbi) Arshi i Tij ishte mbi ujë.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që e vlerëson si hasenun sahihun garib. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ubadeh Ibn Uelid Ibn Ubadeh, i cili thotë së i ka treguar babai: 2535. “Shkova tek Ubade kur ai ishte shumë i sëmurë. Në fakt, po shihja tek ai vdekjen, prandaj i thashë: “Më këshillo dhe përpiqu të më japësh një këshillë të fortë.” Ai tha: “Më ulni. Pasi e ngritën që të qëndronte ulur, tha: “O bir! Nuk ke për ta shijuar ëmbëlsinë e imanit dhe nuk ke për të arritur realisht diturinë e vërtetë rreth Zotit, derisa të besosh që kaderi vjen prej Zotit.” Unë i thashë: “O babai im! E si mund ta mësoj unë cili është kaderi i mirë apo kaderi i keq?” – “Ke për ta mësuar nëse je i bindur se ajo që nuk të ka goditur, kurrë nuk ka pasur mundësi të të godasë dhe ajo që të goditi, kurrë nuk ka pasur mundësi të mos të të godiste. O bir! Unë e kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: “E para gjë që krijoi Zoti ishte lapsi. Pastaj atij i tha: ‘Shkruaj!’ Dhe në atë çast u shkrua çfarë do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit. O bir! Nëse vdes dhe nuk e ke këtë besim në zemër, ke për të hyrë në zjarr.” 84 Më pas i Lartësuari thotë: - “Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” - Në këtë ajet, Allahu i Lartë - suar na tregon se vullneti, dëshira dhe vendimi i Tij janë supreme dhe zbatohen pashmangshmërisht në krijesat e Tij, ashtu sikurse na njofton se kaderi i Tij zbatohet ndër ta. Vërej me kujdes kur Ai thotë:
“Puna Jonë është e shpejtë ...”, pra, ajo realizohet me një urdhër të vetëm, që nuk ka nevojë të përforcohet me një urdhër të dytë, sepse nuk vonohet as sa një pulitje sysh. Sa e bukur është ajo fjalë, që ka thënë një poet: “Nëse Allahu dëshiron diçka, / mjafton të thotë ‘Bëhu!’, / një fjalë e vetme është ajo, / dhe në çast ajo bëhet.” - “Ne i shkatërruam ata që ishin si ju ...” - Popujt e shkuar ishin të ngjashëm me ju, sepse njëlloj si ju refuzuan profetët, duke i quajtur trillues kotësirash dhe të pavërte - tash. - “... por a ka ndonjë që merr mësim? ” - A ka ndonjë që merr mësim nga ndëshkimet poshtëruese, që Zoti derdhi mbi ata të mjerrë? - “Çdo gjë që bënë ata gjendet e shë - nuar.” - Është shënuar me përpikmëri në libra, të cilët janë në duart e melekëve, - paqja e Zotit qoftë mbi ta! - “Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta. ” - Çdo gjë e vogël dhe e madhe që keni bërë është e shkruar dhe ruajtur në ato fletë. Imam Ahmedi sjell nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 2536. “O Aishe! Kujdes nga ato gjynahe të vogla në dukje, sepse edhe për to ka shkrues të vendosur nga Allahu.” [Nesaiu dhe Ibnu Maxhe].85 - “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj ...” - Kjo gjendje është ndryshe nga gjendja e fat - zinjve, të cilët janë në dyshime dhe pasiguri, në lidhje me rrugën e tyre, të cilët do të flaken në zjarr përmbys, mbi fytyrat e tyre. - “Në një vend të kënaqshëm ... ” - Në atë vend, ku Allahu i Lartësuar ka vendosur të gjitha nderimet, bujarinë, mirësitë e shumta dhe kënaqësinë e Tij për robërit e zgjedhur e besimtarë. - “... te një Sundues i Plotfuqishëm. ” - Tek Mbreti Madhështor, Krijuesi dhe i Plotpushtetshmi, për të përmbushur gjithçka që fatlumët Xhenet linj dëshirojnë. Imam Ahmedi sjell një fjalë nga Abdullah Ibn Amri, i cili ia atribuon Profetit “ :ﷺGjykatësit e drejtë do të jenë tek Allahu në minbere prej drite në të djathtën e Rrahmanit - dhe të dyja duart e Tij janë të djathta. Janë ata të cilët mbajnë drejtësi në gjykimin e tyre, në familjet e tyre dhe në çdo gjë që u ngarkohet.” Këtë hadith e sjellin Muslimi dhe Nesaiu. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kamer. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja, vetëm Ai të ruan nga çdo e keqe dhe devijim.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 54:41–54:55
- “Edhe palës së Faraonit i patën ardhur paralajmërime. Ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç dënon Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi.” – Për Faraonin dhe familjen e tij erdhën shumë paralajmërime dhe shenja. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata Musain (a.s.), të cilit i foli drejtpërdrejt dhe i dha mrekulli të shumta, që të shërbenin si prova për Faraonin dhe rrethin e tij. Ai u çoi fakte të pamohueshme, që i dëshmuan veç ata. Megjithatë, ata përsëri mohuan, prandaj Allahu i ndëshkoi, ashtu siç ndëshkon Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm: Ai i mbyti në det Faraonin me gjithë ushtrinë e tij. Qëllimi i kujtimit të gjithë këtyre historive të profetëve me popujt e tyre mohues, është paralajmërimi për njerëzit që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe nuk pasojnë rrugën e tij. Prandaj i Lartësuari thotë më pas: - “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën...” – A mos janë më të mirë këta që mohojnë udhëzimin e më të mirit të profetëve të Zotit, Muhamedit (a.s.), sesa ata popuj të shkuar që mohuan profetët e tyre?! Zoti na i tregoi në Kur'an shkatërrimin e të gjithë atyre që refuzuan profetët dhe shpalljet e Tij? Nëse janë më të mirë se mohuesit e mëparshëm dhe nëse janë të sigurt nga ndëshkimi, atëherë le të rinë të qetë, me mendimin se nuk do t’i prekë e njëjta gjë. Por, sigurisht, çështja nuk qëndron kështu. Një gjë është e sigurt: edhe nëse mund të mos jenë në gjendje më të keqe se ata, në gjendje më të mirë kurrsesi nuk janë. - “...apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?” – A mos kanë ndonjë premtim nga Allahu, të shpallur në librat e profetëve, që i garanton se janë të shpëtuar nga ndëshkimi i Tij? Kjo, sigurisht, nuk është e vërtetë, madje është e pamundur, qoftë në aspektin logjik, qoftë duke u bazuar në tekstet e shpalljeve të Zotit. E si mundet që, keqbërësve të shfrenuar t’u jepet siguri nga shpalljet e Zotit, të mbushura me drejtësi dhe urtësi? Kjo nuk ka asnjë lidhje me urtësinë e Zotit. Aq më pak, kur bëhet fjalë për refuzimin e më të mirit, më të zgjedhurit e më të dalluarit të profetëve. Atëherë, nëse nuk keni ndonjë premtim nga Zoti, a mos ndjeni siguri në forcat tuaja? Allahu i Madhëruar thotë: - “Mos vallë po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?”” - Le ta dinë se edhe kjo mundësi nuk ekziston. Allahu i Madhëruar ua bën të qartë fundin e tyre kur thotë: - “Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar).” - Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse njoftoi i
Gjithëdituri e i Gjithëpushtetshmi. Allahu i Madhëruar e poshtëroi grupin e tyre më të madh në Bedër. Atë ditë u vranë shumë krerë të kufrit dhe armiq të Profetit (a.s.). Kështu, Zoti e ndihmoi Profetin e Tij, fenë e Tij dhe adhuruesit e Tij besimtarë. Por nuk do të ishte ky fundi i dënimit për të mjerët. Ata i pret një ditë e madhe, dita kur do të tubohen të parët dhe të fundit, si ata që vuajtën dënim në jetën e dynjasë, ashtu edhe ata që jetuan përkohësisht deri në afatin që Zoti i kishte caktuar: - “Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” - Kijameti është koha e premtuar për ringjalljen dhe llogarinë e tyre. Atë ditë do të marrin të plotë shpërblimin sipas veprave. Atë ditë, çdokujt do t’i jepet ajo që meriton dhe e drejta do të shkojë në vend. Ndëshkimi i Kijametit është më i madh, më i rëndë, më i vështirë dhe më i tmerrshëm se çdo përfytyrim. - “S’ka dyshim se idhujtarët keqbërës janë në humbje dhe në zjarr të madh.” - Keqbërës janë ata që e teprojnë me vepra të këqija e krime. Ata merren me idhujtari, poshtërsi dhe gjynahe të rënda. Këta të mjerë kanë humbur nga e vërteta në këtë dynja. Ata janë të humbur qoftë në diturinë e tyre, qoftë në veprat që bëjnë. Ata nuk kanë dijen e sigurt si të jetojnë dhe ta adhurojnë Zotin dhe nuk bëjnë veprat që Zoti i pëlqen dhe i urdhëron që t’i kryejnë, të cilat Ai i ka bërë shpëtuese nga ndëshkimi i dhembshëm në dynja dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, ata i pret ndëshkimi në këtë jetë, në Ditën e Gjykimit dhe në ditën kur zjarri i ndezur fort t’ua përvëlojë lëkurën dhe trupin e do t’u depërtojë deri në zemër. I Madhëruari thotë: - “Atë Ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr,...” - Ata do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Xhehenem, duke u poshtëruar. Dhimbja që do të përjetojnë në fytyrat e tyre do të jetë më e madhe se dhimbja në pjesë të tjera. Kështu do të poshtërohen dhe nënçmohen ata në Xhehenem. Atyre do t’u thuhet: - “do t’u thuhet: “Vuajeni dënimin në Sekar (Zjarrin përvëlues) !”.” - Provojeni dhimbjen e zjarrit, flakëve të tij, vlimit dhe afshit të tij të nxehtë. Sekar është një emër i Xhehenemit. - “Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.” - “Çdo gjë” nënkupton gjithçka prej botës qiellore e tokësore. Allahu është Krijuesi i tyre dhe është i vetëm në pushtetin e Tij. Ai krijoi gjithçka pasi e përcaktoi me diturinë e Tij dhe pasi e shkroi lapsi i Tij. Çdo gjë Ai e përcaktoi në masë, kohë e çdo cilësi tjetër. Dhe e gjitha kjo është e thjeshtë për Allahun, prandaj i Lartësuari thotë: - “Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” - Nëse Allahu dëshiron diçka, i thotë “Bëhu!”, dhe ajo ekziston ashtu sikurse Ai e dëshiron, brenda një kohe të shkurtër sa lëvizja e shikimit, pa e penguar dot askush dhe pa hasur asnjë vështirësi a lodhje. - “Ne i shkatërruam ata që ishin si ju, por a ka ndonjë që merr mësim?” – Kuptimi: Allahu i Madhëruar i shkatërroi edhe popujt para jush, të cilët bënë të njëjta punë si ju dhe mohuan ashtu si mohuat edhe ju. A nuk nxirrni mësim se ligji i Allahut si për të parët, edhe për të fundit është i njëjtë? Me urtësinë e Tij, ashtu sikurse gjykoi që ata të ndëshkoheshin, po ashtu do të gjykojë edhe për ju, pasi nuk ka asnjë ndryshim mes jush. - “Çdo gjë që bënë ata gjendet e shënuar. Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta.” - Çdo gjë që ata kanë vepruar është e shkruar në rreshta, në librin e përcaktimit të Zotit. Çështja e caktimit të Zotit përmblidhet në këtë mënyrë: Allahu është i Gjithëditur. Ai di gjithçka që ndodh e që do të ndodhë. Çdo gjë që Allahu e kishte në diturinë e Tij të plotë e shkroi në Leuhi Mahfudh . Çdo gjë që Ai e dëshiroi të ishte, është, dhe atë që Ai nuk e dëshiroi të ishte, nuk është. Çfarë i ndodh njeriut, kurrë nuk mund të mos i
ndodhte, dhe ajo që nuk i ndodh, kurrë nuk do të mund t’i ndodhte. - “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj...” - Të devotshëm janë ata që i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, që ruhen nga idhujtaria, nga gjynahet e mëdha dhe të vogla. Këta do të jenë në kopshte dhe lumenj të Xhenetit. Atje do të gjejnë atë që syri s’e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra nuk e ka përfytyruar ndonjëherë. Atje ka pemë të mrekullueshme, lumenj që rrjedhin, kështjella të larta, shtëpi të këndshme, ushqim dhe pije të shijshme, hyri të hijshme dhe të bukura. Mes pyjeve, ka kopshte të lulëzuara e stolisura. Mbi të gjitha, atje do të gjejnë kënaqësinë e Mbretëruesit, Sunduesit të vetëm e Shpërblyesit të pamat, ashtu si dhe kënaqësinë e qëndrimit pranë Tij, sikurse thotë i Lartësuari: - “Në një vend të kënaqshëm, te një Sundues i Plotfuqishëm.” - Pas kësaj, mos pyet se çfarë do t’u dhurojë Zoti i tyre nga bujaria dhe mirësia e Tij. Ata do të përjetojnë lumturi të papërshkrueshme nga dhuratat e Zotit të tyre. E lusim Allahun të na bëjë prej tyre dhe të mos na privojë nga mirësitë që gjenden tek Ai për shkak të ligësive që ne bëjmë! Këtu përfundon tefsiri i sures Kamer. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë!