54. Kamer

سورة الـقمـر 55 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ

U afrua Ora dhe u ça Hëna![341]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[341] Kjo është një shenjë e afrimit të Orës së Kiametit. Vargu aludon për një mrekulli të famshme të Profetit Muhamed (a.s.), të regjistruar në shumë transmetime autentike të shokëve të tij. Ajo erdhi pas një këmbënguljeje të vazhdueshme të paganëve të Mekës, që Profeti t’u tregonte një shenjë mrekullie në ditët e hershme të misionit të tij.
2

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ

E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ

Ata e mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ

Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t’i prapësuar (nga e keqja),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ

një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ

Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Ditën kur do t’i thërrasë Lajmëtari[342] në diçka të tmerrshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[342] Pra, engjëlli Israfil që i fryn bririt të ringjalljes dhe i fton njerëzit të japin llogari.
7

خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ

Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ

duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ

Para tyre (i) ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë (Nuhun), i thoshin “i çmendur”, e pengonin dhe e kërcënonin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ

Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ

Dhe Ne i hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونٗا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٖ قَدۡ قُدِرَ

dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٖ وَدُسُرٖ

Ndërsa Nuhun e bartëm në një barkë (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءٗ لِّمَن كَانَ كُفِرَ

e cila lundronte nën Sytë[343] Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun a.s.) i cili u mohua.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[343] Pra, nën mbikëqyrjen dhe kujdesin Tonë.
15

وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةٗ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Ne e kemi bërë atë[344] si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[344] Përmbytjen e popullit të Nuhut.
16

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

كَذَّبَتۡ عَادٞ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِي يَوۡمِ نَحۡسٖ مُّسۡتَمِرّٖ

Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٖ مُّنقَعِرٖ

e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ

Edhe fisi Themud i përgënjeshtroi paralajmërimet Tona.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٗا مِّنَّا وَٰحِدٗا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٍ

Ata (themudasit) thanë: “Vallë, a të ndjekim një njeri nga mesi ynë? Atëherë do të ishim vërtet në rrugë të humbur dhe të çmendur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٞ

Vallë, vetëm atij mes nesh t’i dërgohet Shpallja? Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

سَيَعۡلَمُونَ غَدٗا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ

(Të dërguarit iu tha): “Nesër do ta marrin vesh ata se, kush është gënjeshtari mendjemadh!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةٗ لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ

Ne po u dërgojmë devenë[345] për t’i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe bëhu i durueshëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[345] Shih vargun 64 të sures 11 dhe shënimin përkatës.
28

وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٖ مُّحۡتَضَرٞ

Dhe lajmëroji ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ

Por ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ

Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ

Ne dërguam mbi ta një ulërimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ

Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ

Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ

falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ

Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ

Ata i kërkuan t’ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ

Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ

“Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ

Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ

por ata i mohuan të gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mbërthyem ata, ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ

Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të mirë se këta (popuj të shkatërruar më parë), apo ju keni ndonjë paprekshmëri në librat e shpallur?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ

Vërtet thonë ata: “Ne jemi grup i pathyeshëm”?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ

Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’ia mbathë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ

Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ

Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ

Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t’u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ

Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.[346]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[346] Pra, Allahu i Madhëruar e ka krijuar gjithçka sipas paracaktimit të Tij, të shënuar në Librin e Ruajtur Hyjnor (Leuhi Mahfûdh).
50

وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ

Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

وَكُلُّ شَيۡءٖ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ

Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

وَكُلُّ صَغِيرٖ وَكَبِيرٖ مُّسۡتَطَرٌ

Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَهَرٖ

Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ

në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A