55. Rrahman

سورة الـرحـمـن 78 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱلرَّحۡمَٰنُ

I Gjithëmëshirshmi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ

ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ

ka krijuar njeriun*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ

dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ

Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ

Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ

Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ

që ju të mos e shkelni atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ

Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ

Ai e ka bërë Tokën për krijesat.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ

Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ

ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![347]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[347] Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.
14

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ

Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ

ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ

(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[348]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[348] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.
18

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ

Ai i ka lëshuar dy dete[349] që të takohen,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[349] Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.
20

بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ

por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ

Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ

Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ

Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ

e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ

Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ

O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ

O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ

Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ

Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ

Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[350]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[350] Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre.
40

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ

Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ

Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ

Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ

(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ

Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ

Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ

Ata[351] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[351] Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte.
55

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ

Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ

Ato do të jenë si rubinë dhe korale.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ

A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ

Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

مُدۡهَآمَّتَانِ

Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ

Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ

Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ

Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ

(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ

Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[352] as njerëz, as xhinde.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[352] Banorëve të dy kopshteve më të ulëta.
75

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ

Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ

Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A