56. Vakia

سورة الواقيـة 96 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ

Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ

ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

خَافِضَةٞ رَّافِعَةٌ

Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجّٗا

Kur Toka të dridhet fuqishëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسّٗا

malet të thërrmohen copë-copë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

فَكَانَتۡ هَبَآءٗ مُّنۢبَثّٗا

e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجٗا ثَلَٰثَةٗ

ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ

njerëzit e së djathtës[353] - sa të nderuar do të jenë fatlumët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[353] Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e djathtë.
9

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ

njerëzit e së majtës[354] - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[354] Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e majtë ose nga pas shpine.
10

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ

dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ

Ata janë të afërtit (tek Allahu),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

në kopshtet e kënaqësisë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Shumica e tyre janë prej të lashtëve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَقَلِيلٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ

ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

عَلَىٰ سُرُرٖ مَّوۡضُونَةٖ

Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ

të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ

Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

بِأَكۡوَابٖ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٖ مِّن مَّعِينٖ

me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ

e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَفَٰكِهَةٖ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ

e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

وَلَحۡمِ طَيۡرٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ

dhe mish shpendësh që ua ka ënda.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَحُورٌ عِينٞ

Për ata ka edhe hyri symëdha,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ

të ngjashme me margaritarët e ruajtur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

si shpërblim për atë që kanë punuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا تَأۡثِيمًا

Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

إِلَّا قِيلٗا سَلَٰمٗا سَلَٰمٗا

por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ

E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

فِي سِدۡرٖ مَّخۡضُودٖ

Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

وَطَلۡحٖ مَّنضُودٖ

dhe bananeve të mbushura me fruta,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَظِلّٖ مَّمۡدُودٖ

nën hije të gjera,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

وَمَآءٖ مَّسۡكُوبٖ

pranë një uji rrjedhës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

وَفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ

dhe mes frutave të llojllojshme,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

لَّا مَقۡطُوعَةٖ وَلَا مَمۡنُوعَةٖ

të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

وَفُرُشٖ مَّرۡفُوعَةٍ

dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyritë),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءٗ

të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا

dhe i kemi bërë ato virgjëresha,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

عُرُبًا أَتۡرَابٗا

të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

për njerëzit e së djathtës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Janë shumë nga të lashtët*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

وَثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ

e shumë edhe nga të mëvonshmit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ

Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

فِي سَمُومٖ وَحَمِيمٖ

Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

وَظِلّٖ مِّن يَحۡمُومٖ

dhe nën hijen e një tymi të zi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

لَّا بَارِدٖ وَلَا كَرِيمٍ

e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ

Ata, para kësaj, jetonin në luks*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ

dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda[355],*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[355] Veçanërisht idhujtari.
47

وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ

Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

do të tubohen në një ditë të caktuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ

Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٖ مِّن زَقُّومٖ

me siguri që do të hani nga pema e zekumit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

me të cilën do të mbushni barkun.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ

Pastaj do të pini ujë të valuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ

madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ

Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ

Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ

A e keni parë farën që e hidhni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ

A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ

Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ

që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ

Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ

A shihni atë që mbillni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ

Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ

Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ

(e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ

madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ

A e shihni ujin që pini?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ

Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ

Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ

A e shihni zjarrin që e ndizni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ

Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ

Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

۞ فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ

Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٞ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ

- e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٞ كَرِيمٞ

se ky është vërtet një Kuran i nderuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

فِي كِتَٰبٖ مَّكۡنُونٖ

në Librin e ruajtur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
79

لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ

Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
80

تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
81

أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ

Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
82

وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ

dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
83

فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ

Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
84

وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ

para syve tuaj,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
85

وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ

- ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
86

فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ

përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
87

تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
88

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
89

فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ

do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
90

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
91

فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

(ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
92

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ

Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
93

فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ

ai do të gostitet me ujë të valuar*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
94

وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ

dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
95

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ

Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
96

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A