55. Rrahman · ajete 42–45

سورة الـرحـمـن
42

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

43

هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Hedhihi xhehennemu elleti jukedhdhibu bihal-muxhrimune

Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.

44

يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ

Jetufune bejneha we bejne hemimin ‘anin

Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.

45

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zotin nuk e preokupon asnjë çështje nga tjetra, prandaj Ai do të shqyrtojë punën e njerezve e të xhinëve, të cilët janë përgjegjës për veprat. E ata nuk kanë fuqi të ikin prej përgjegjësisë që kanë para Zotit, e as prej dënimit. Kjo gjendje ka të bëjë me Ditën e Kijametit. Gabuan ata që fjalën “Sultan” e komentuan me “dituri” dhe menduan, se njeriu do të mund të arrijë në qiell me ndihmën e diturisë. Qielli është diçka tjetër, e hëna dhe yjet janë diçka tjetër; prandaj nëse mund të shkohet në hënë dhe në ndonjë yll tjetër, nuk do të thotë se është shkuar në qiell. Në këto disa ajete përshkruhet gjendja e mjerueshme e atyre, që nuk besuan Zotin dhe bënë punë të këqija. Kur thuhet nuk pyetet askush për mëkatin e tij, kuptohet se mëkatarët janë të njohur nga vetë forma e tyre, pse kanë fytyra të nxira, sy të skuqur etj.