فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zotin nuk e preokupon asnjë çështje nga tjetra, prandaj Ai do të shqyrtojë punën e njerezve e të xhinëve, të cilët janë përgjegjës për veprat. E ata nuk kanë fuqi të ikin prej përgjegjësisë që kanë para Zotit, e as prej dënimit. Kjo gjendje ka të bëjë me Ditën e Kijametit. Gabuan ata që fjalën “Sultan” e komentuan me “dituri” dhe menduan, se njeriu do të mund të arrijë në qiell me ndihmën e diturisë. Qielli është diçka tjetër, e hëna dhe yjet janë diçka tjetër; prandaj nëse mund të shkohet në hënë dhe në ndonjë yll tjetër, nuk do të thotë se është shkuar në qiell. Në këto disa ajete përshkruhet gjendja e mjerueshme e atyre, që nuk besuan Zotin dhe bënë punë të këqija. Kur thuhet nuk pyetet askush për mëkatin e tij, kuptohet se mëkatarët janë të njohur nga vetë forma e tyre, pse kanë fytyra të nxira, sy të skuqur etj.