55. Rrahman · Ajeti 78

سورة الـرحـمـن
Përkthimi Sherif Ahmeti
78

تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ

I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që zbatojnë urdhrat e Zotit dhe largohen prej atyre që Ai i ka ndaluar, i kanë nga dy xhenete, përkundër kriminelëve që sillen vërdallë, sa në zjarr e sa në ujë të valë. Në Kuran emri xhenet përmendet në numrin njëjës, në shumës dhe në dyjësi. Për arsye se pallatet, drunjtë e pemëve, gjelbrimet janë të ngjitura njëra pas tjetrës, thua se është një xhenet, ndërsa nga gjerësia, llojllojshmëria e pemëve dhe numri i shumtë i vendeve, duket se janë shumë xhenete, e aty gjenden begati të mira, që e kënaqin shpirtin dhe trupin, thua se janë dy xhenete. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Suretur Rrahmani”. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!