57. Hadid · Ajeti 29 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:16–57:29
Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit.
Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë.
Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme, është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgjedhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh.
Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë.
Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm aa më të cilin, nëse përdoret drejt, arrogantët dhe rrebelët shtypen e mbretëron drejtësia në tokë, e prej tij ka edhe dobi të tjera.
Është mëshirë e madhe e Zotit që dërgoi pejgamberë një pas një, e prej beni israilëve si më vonë e dërgoi Isain me Inxhilë dhe ithtarët e tij, të mësuar prej Inxhilit ishin të butë e të mëshirshëm, por nga butësia e tepërt, e për t'u afruar edhe më shumë te Zoti, tejkaluan në murgësi (njerëz që braktisin të mirat e kësaj jete si martesën etj.). Por njeriu është i materializuar, andaj nuk mund të jetojë pa ia plotësuar kushtet edhe anës materiale, brenda kufijve të duhur, e nuk munden ta ruajnë as ata si duhet atë braktisje të jetës.
Ithtarët e librit thoshin se pejgamberllëku dhe shpallja e librit qiellor është veçori e tyre, e jo edhe e popujve të tjerë, e ajeti i fundit jep të kuptohet se çdo gjë është në duar të Allahut: Ai e dallon me të mira atë që do. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Hadidë''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:22–57:29
Allahu i Lartësuar na tregon rreth përca - ktimit të Tij të hershëm në lidhje me kriji - min e Tij, përpara se t’i nxjerrë në jetë të gjitha krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Nuk ndodh asnjë nga sprovat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër, që para se të ekzistojnë.” - Çdo fatkeqësi që ndodh në gjithësi, në botë dhe në vetet tuaja, të gjitha janë në Libër, që para se të ekzistojnë, përpara se të shfaqen ose të ndodhin. Ky është njëri kuptim. Gjithashtu, ka mundësi që folja “ekzistojnë” të përfshijë të gjitha krijesat. Kështu, kupti - mi do të ishte: “Nuk ndodh asnjë nga spro - vat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër që para se të ekzistojnë.” Pra, që para se krijesat t’i nxirrnim në jetë dhe t’i bënim bënim të ekzistonin. Ky është një mendim më i saktë dhe gjithëpërfshirës, siç ka thënë Ibn Xheriri. Katadja ka thënë se: me sprovat në tokë janë për qëllim thatësira dhe mungesat e prodhimit. Ndërsa fatkeqë - sitë në vetet tona janë dhimbjet, sëmundjet dhe belatë. Ai thotë gjithashtu: Na është transmetuar se çdokush që goditet qoftë edhe me një gërvishtje nga një gjëmb ose me ndonjë plagë në trup, kjo ndodh veçse për shkak të ndonjë gjynahu. Megjithatë, është e sigurt se ajo që Allahu e fal është shumë e shumë më tepër.” Ky ajet i mreku - llueshëm e i bekuar është nga argumentet më të forta kundër ‘kaderijve’, të cilët mohojnë dijen e hershme të Zotit. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Ndërkohë, Muslimi në Sahih-un e tij sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri, i cili thotë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2600. “Me të vërtetë, Allahu përcaktoi gjithçka për krijesat 50 mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën, ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë.”. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kjo për Allahun është e lehtë.” - Allahu i Lartësuar i dinte gjërat përpara se t’i kri - jonte ato dhe e shkroi se si ato do të ekzi - stonin, për t’i nxjerrë pikërisht në kohën kur është shkruar që të ekzistojnë. E gjitha kjo është e lehtë për Allahun Krenar dhe të
Lartësuar, sepse Ai është i Gjithëditur për atë që ishte, për atë që është, për atë që do të jetë në të ardhmen dhe për atë që nuk ekziston, nëse do të ishte, si do të ishte. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar ...” - Ne ju njoftuam për diturinë Tonë të përhershme dhe për faktin se Ne e dimë gjithçka që para se të ndodhë, i kemi shkruar të gjitha këto gjëra përpara se ato të ekzistojnë dhe kemi përca - ktuar gjithçka rreth krijimit dhe ekzistencës, për një qëllim: “të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar”, që ta dini mirë se ajo që ju ka goditur, kurrë nuk mund të ndodhte që të mos ju godiste, ndërsa ajo që nuk ju ka goditur, kurrë nuk do të mund t’ju godiste. Kështu të mos ndjeni keqardhje për atë që ju ka ikur, sepse nëse Allahu do ta kishte përcaktuar, ajo do t’ju vinte. - “... e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ju ka dhënë.” - Pra, të mos gëzoheni tepër e të mburreni me atë që Allahu ju ka dhënë; të mos lëvdoheni te njerëzit me ato mirësi që ju ka dhuruar Allahu juve, sepse kjo nuk është për meritën tuaj dhe as me investimin dhe lodhjen tuaj, por është diçka që e ka përcaktuar Allahu i Lartësuar në kaderin e Tij dhe e bëri Ai që të jetë pjesë e rizkut tuaj. Kështu, mos i shfrytëzoni mirë - sitë që ju ka dhuruar Zoti për të shtuar vetëkënaqësinë, vetëlëvdimin dhe arrogancë mbi njerëzit. - “Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve .” - Domethënë, atë që është mendjemadh dhe i përçmo n njerëzit. Kështu, gëzimin për mirësitë që na i ka dhuruar Zoti, ta kthejmë në mirënjohje ndaj Tij. me mënyrat që Zoti i ka përcaktuar dhe pëlqen. Ndërsa trishtimin për fatkeqësitë ta kthejmë në durim, i cili e ka shpërblimin të pamatë. - “Që tregohet koprrac dhe po për ko - prraci i porosit njerëzit.” - Ata të cilët nuk e japin atë pasuri që kanë detyrë ta japin, madje dhe i nxisin njerëzit për të qenë dorë - shtrënguar, ata në fakt e kanë thyer urdhrin e Zotit dhe janë larguar nga bindja ndaj Tij dhe për këta i Lartësuari thotë: - “E kush kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishëm.” - Ai që i kthen shpinën urdhrave të Allahut dhe bindjes ndaj Tij , le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishë m, siç thotë në ajetin tjetër: “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjo - hës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdë - ruar”.” [Ibrahim 7, 8]
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:28–57:29
- "O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - E kemi përmendur edhe më herët një hadith të saktë nga Ebu Musa el Eshariu, që thotë se besimtarëve nga mesi i ithtarëve të Librit, që besuan dhe pasuan Islamin, do t’u jepet shpërblim dy herë, sikurse folëm në shpjegimin e ajetit 54 të sures Kasas. Kështu, në Sahih është hadithi i Amir Shabiut nga Ebu Burdete, ky nga Ebu Musa el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) , se Profeti i Allahut ka thënë: “Janë tri kategori njerëzish, të cilëve u jepet shpërblimi dy herë: 1. Ata ithtarë të Libri që besuan profetin e tyre dhe mua; 2. një skllav, i cili i jep hakun edhe Allahut, edhe zotërisë së tij; 3. një burrë, i cili ka një skllave, të cilën e edukon mirë, pastaj i jep asaj lirinë dhe më pas martohet me të.” [Buhariu dhe Muslimi]. Said Ibn Xhubejri ka thënë: “Kur ithtarët e Librit u lëvduan se atyre do t’u jepet shpërblimi dyfish, Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet, në të cilën flet për këtë umet: "O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij ...” Pra, do t’ju dhurojë dyfish prej mëshirës së Tij. Përveç kësaj, shtoi: “... ju dhuron dritë, që të ecni me të ...” Kuptimi: Do t’ju jap udhëzim të qartë, nëpërmjet të cilit të shihni rrugën dhe të mos jeni të verbër dhe të paditur, por të keni dritën e dijes dhe qartë - sisë në rrugën e drejtë. Gjithashtu premtoi se: “... ju fal gjynahet.”. Pra, Allahu i Ma - dhëruar, përveç faktit që do t’u japë dyfish prej mëshirës, e dalloi këtë umet me dritën dhe me faljen e gjynaheve e mbulimin e të metave.” Kështu e ka sjellë Ibn Xheriri. Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “ O ju që keni besuar! Nëse tregoni devotshmëri ndaj Allahut, Ai do t’ju mu - ndësojë të dalloni të vërtetën, do t’jua mbu - lojë të këqijat dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Zoti i mirësive të pafund. ” [Enfal 29]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2604. “Shembulli juaj dhe i jehu -dëve dhe krishterëve është me një një burrë, i cili morri me mëditje punëtorë dhe u tha: “Kush do të punojë për mua nga namazi i sabahut, deri në gjysmën e ditës, që t’i jap një kirat shpërblim?” Kështu, punuan jehudët. Pastaj tha: “Kush do të punojë për mua nga na - mazi i drekës, deri në namazin e ikindisë, që t’i jap një kirat shpërblim?” Kë-shtu punuan të krishterët. Pastaj tha: “Kush do të punojë për mua nga namazi i ikindisë, deri në perë - ndimin e diellit, që t’i jap dy kirate shpërblim?” Dhe jeni ju, që e pranuat këtë punë. Të krishterët dhe jehudët u zemëruan dhe thanë: “Ne punuam më shumë, por morëm më pak shpërblim!” Ai tha: “Mos vallë, ju bëra ndonjë padrejtësi dhe ju mbajta hakun, që ju premtova?!” - “Jo”, - thanë ata. Atë - herë tha: “Atëherë, kjo është mirësia ime, të cilën ia dhuroj kujt të dua.” Kështu e shënon Buhariu. - “Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e
Allahut.” - Ibn Xheriri shpjegon: Dome - thënë, le të binden se ata nuk mund ta pe - ngojnë kurrë atë që Allahu i Lartësuar dëshiron t’ia dhurojë dikujt, apo që t’i japin dikujt që Allahu i Madhëruar dhe i Drejtë ka vendosur e dëshiron që ta privojë. Kështu ndodh, sepse: - “E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” - Pra, çdo gjë është në dorën e Zotit dhe Ai e shpërndan mirësinë dhe bujarinë e Tij si të dëshirojë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Hadid. Vetëm Allahu i takon mirënjohja dhe lavdërimi. Vetëm Ai të ruan dhe mbron nga çdo devijim dhe ligësi.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:28–57:29
- “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, ” - Ka mundësi që këto fjalë t’u drejtohen ithtarëve të Librit, domethënë, atyre që besojnë dhe pasojnë Musain ose Isain (a.s.). Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që të punojnë sipas besimit të vërtetë. Ai i urdhëron që të kenë drojë ( takua) ndaj Tij, duke iu larguar gjynaheve dhe mosbindjes, dhe të besojnë të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.). Nëse veprojnë kështu, Allahu ka për t’i shpërblyer dyfish, prej mëshirës së Tij: një shpërblim për besimin e tyre në profetët e shkuar dhe një shpërblim për besimin e tyre në Profetin e Fundit, Muhamedin (a.s.). Por ka mundësi, gjithashtu, që ky urdhër t’u drejtohet të gjithëve, qofshin ithtarë të Librit ose jo. Ky shpjegim është madje më i dukshëm. Kësisoj, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit për besim dhe drojë ( takua) ndaj Tij. Ai i urdhëron për pasimin e plotë të fesë së drejtë, me themelet dhe degëzimet e saj, si në veprat e jashtme e të dukshme, ashtu edhe për veprat e fshehta dhe të padukshme. Nëse e zbatojnë këtë urdhër, i Lartësuari u premton dyfish prej mirësisë dhe mëshirës së Tij. Madhësinë e këtij shpërblimi nuk e di askush, veç Allahut të Lartësuar. Një shpërblim është për besimin dhe një shpërblim për takua-në; ose një shpërblim për zbatimin e urdhrave dhe një shpërblim për lënien e harameve. Po ashtu, ka mundësi që “ju jep dyfish” të ketë kuptimin: “ju jep shpërblime të shtuara herë pas here”. Por jo vetëm kaq, sepse Allahu i Madhëruar thotë në vijim: - “...ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet.” - Përveç shpërblimit të shumëfishuar, Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë dituri udhëzim dhe dritë, që të ecni mes territ të injorancës. Më shumë akoma, Ai do t’ju falë gjynahet dhe do t’ju mbulojë të metat. - “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Prandaj, asnjërit të mos i duken shumë këto premtime për Allahun, që zotëron mirësi të pakufishme, të cilat kanë përfshirë qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet mes tyre. Çdo krijesë është rrethuar nga mirësitë e Tij dhe nuk bën dot pa to as sa një pulitje sysh, madje as më pak se kaq. - “Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut...” – Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ithtarëve të Librit: ata nuk kanë asnjë lloj mundësie që të përcaktojnë mirësinë e Allahut, se kujt t’i jepet ajo e kujt jo. Le ta mësojnë mirë, se nuk janë ata, me dëshirat e tyre të sëmura, që përcaktojnë se kujt duhet t’i jepet mëshira e Zotit e kujt
jo. Ata të mjerë, sikurse tregon i Madhëruari, thonë: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!”, por i Madhëruari tha: "Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Pra, të mos vazhdojnë me ëndrra të kota dhe me gjykimet e tyre të padrejta. Le ta dinë se vetëm ata që besojnë Muhamedin (a.s.) dhe kanë takua, Allahu do t’u japë dyfish nga mëshira e Tij, do t’u dhurojë dritë e falje gjynahesh, ndryshe nga ç’trillojnë ithtarët e Librit. Ai do t’i shpërblejë punëmirët, edhe nëse këtë e urrejnë arrogantët e pabindur. Le ta kuptojnë ata të vetëmashtruar se: - “E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” - Allahu e dhuron mirësinë e Tij sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute. Bujaria e Tij është e madhe dhe askush nuk mund ta kufizojë atë.