58. Muxhadele · ajete 17–19

سورة المجادلة
17

لَّن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Len tugnije ‘anhum ‘emwaluhum we la ‘ewladuhum minel-lahi shej’æn ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune

Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.

18

يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيَحۡلِفُونَ لَهُۥ كَمَا يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍۚ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

Jewme jeb’athuhumu Ellahu xhemi’æn fejehlifune lehu kema jehlifune lekum we jehsebune ‘ennehum ‘ala shej’in ‘ela ‘innehum humul-kadhibune

Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.

19

ٱسۡتَحۡوَذَ عَلَيۡهِمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَأَنسَىٰهُمۡ ذِكۡرَ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱلشَّيۡطَٰنِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Estehwedhe ‘alejhimu esh-shejtanu fe’ensahum dhikrel-lahi ‘ula’ike hizbu esh-shejtani ‘ela ‘inne hizbe esh-shejtani humul-hasirune

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.