60. Mumtehine · Ajeti 13 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 60:10–60:13

Në marrëveshjen e Hudejbisë ndërmjet Pejgamberit dhe idhujtarëve, ka qenë përfshirë pika: kush shkon prej myslimanëve në Mekë, idhujtarët mekas nuk ishin të obliguar ta kthejnë atë, e kush u vjen myslimanëve nga banorët e Mekës, këta ishin të obliguar ta kthejnë. Erdhi Ymmi Kulsum binti Ukbete bin Muit si emigrante e shpërngulur te Pejgamberi, e pas saj erdhën ta kërkojnë dy vëllezërit e saj Amari dhe Velidi. thanë Pejgamberit t'ua kthejë sipas pikës që përmbante marrëveshja, e Pejgamberi u tha se ai kusht ka qenë për burra e jo për gra. Ky rast është shkas i zbritjes së ajetit në fjalë, e myslimanët nuk janë të obliguar t'i kthejnë gratë e shpërngulura te jobesimtarët, pasi të vërtetojnë se ato janë të sinqerta në besim. Besimtarja nuk është hallall për idhujtarin e as idhujtari nuk është hallall për besimtaren, andaj ato nuk kthehen. Myslimanët mund të martohen me to pasi ta kryejnë kohën e caktuar për pritje, e vlerën e kurorës t'ua kthejnë idhujtarëve, por edhe idhujtarët janë të obliguar t'ua kthejnë vlerën e kurorës grave të ikura prej myslimanëve e të shkuara te ta. Nëse ndonjë grua shkon të idhujtarët dhe ata nuk i kthejnë vlerën e kurorës, myslimanët, kur t'u vijë radha të paguajnë për gratë e idhujtarëve, ua ndalin vlerën e kurorës së asaj gruaje dhe ia japin burrit të saj.

Kur Pejgamberi çliron Mekën, vijnë edhe gratë të zotohen para tij për sinqeritetin e tyre në besim. Pejgamberi kërkon prej tyre të largohen prej zakoneve të kohës së injorancës dhe ua numëron disa kushte ashtu si urdhëron Kur'ani.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mumtehinetu. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 60:13

Zoti i Madhëruar e ndalon miqësimin, afërsinë e aleancën me jobesimtarët në fund të kësaj sureje, ashtu siç e ndaloi në fillim, duke thënë: - “O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun!” - Domethënë, me çifutët, të krishterët dhe të gjithë jobesimtarët, me të cilët Zoti është zemëruar, i ka mallkuar dhe meritojnë largimin nga mëshira e Tij. Si mund të shprehni afërsi, miqësi dhe mbështetje për ta, kur ata janë të privuar dhe e kanë humbur shpresën për shpërblimin dhe lumturinë e botës tjetër, sipas gjykimit të drejtë të Zotit të Madhë - ruar?! - “Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët, që nuk kanë shpresë për të vdekurit (se do të

ringjallen).” - Në lidhje me kuptimin e pje - sës: “... ashtu sikurse jobesimtarët, që nuk kanë shpresë për të vdekurit ...” kanë ardhur dy shpjegime. Sipas shpjegimit të parë, kuptimi është: “Ashtu sikurse mohuesit e kanë humbur shpresën se do të takohen me të afërmit e tyre pas vdekjes, sepse nuk be - sojnë në jetën tjetër.”. Ndërsa sipas shpjegi - mit të dytë: “... ashtu sikurse mohuesi do t’i humbë shpresat për shpërblimin e Zotit dhe mirësitë e Tij kur t’i paraqiten në varr dhe të njoftohet se kurrë nuk ka për t’i arritur ato.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Mumtehine. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 60:13

- “O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun! ” - O ju besimtarë, nëse e besoni vërtet Zotin tuaj, nëse vërtet synoni ta kënaqni Atë dhe të largoheni nga çdo gjë që e zemëron Atë, atëherë mos u miqësoni me njerëz të cilët i ka përfshirë zemërimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar është zemëruar me ta, për shkak të kufrit të tyre. - “Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët që nuk kanë shpresë për të vdekurit (se do të ringjallen).” - Ata janë të privuar nga mirësitë e ahiretit, të cilat as nuk kanë për

t’i parë me sy. Prandaj, bëhuni të kujdesshëm, që të mos afroheni me ta, duke i miratuar dhe i mbështetur në ligësinë e tyre, e në këtë mënyrë të privoheni edhe ju nga mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse ata. Kur ata të kalojnë në ahiret dhe të shohin të vërtetën, do ta kuptojnë qartë se nuk kanë pjesë në shpërblimin e atjeshëm. Kështu, ky ajet tregon se jobesimtarët nuk shpresojnë asnjë shpërblim në ahiret, ashtu sikurse do të ndodhë kjo realisht kur ata të kalojnë në ahiret. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Sipas një këndvështrimi tjetër, ajeti tregon që jobesimtarët e mohojnë ahiretin dhe refuzojnë ta besojnë se ai është i vërtetë. Gjithsesi, duke qenë se ata nuk besojnë në jetën tjetër dhe as për shpërblimin në të, mos u çudit aspak me përkushtimin e tyre ndaj veprave të këqija, që e zemërojnë Allahun dhe bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Këto vepra, që e kanë burimin nga mosbesimi në Ditën e Llogarisë, do t’i bëjnë ata të mjerë që të mbeten të pashpresë gjatë dhënies së shpërblimit në ahiret. Ashtu sikurse mohuesit e shohin të pamundur që të vdekurit do të ringjallen një ditë dhe do të llogariten me drejtësi para Zotit të tyre, ashtu ata do të mbeten të pashpresë në Ditën e Gjykimit për të marrë nga shpërblimi i Allahut. Përfundoi edhe tefsiri i sures Mumtehine. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

← Mumtehine 60:13