62. Xhuma · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 62:9–62:11

E premtja është dita e xhumasë, dita e tubimit të myslimanëve për namaz. Kjo ditë më përpara quhej "jevmul arnbeti" - dita e mëshirës.

Dy rekate farz të namazit të xhumasë, janë obligim për besimtarët në bazë të këtij teksti Kur'anor. Namazin e parë të xhumasë, Pejgamberi e fali kur shkoi në Medinë, ku qëndroi disa ditë në Kubaë dhe prej andej hyri në Medine ditën e xhumasë dhe e fali xhumanë për herë të parë në shtëpinë e Salim bin Avfit.

Kur thërret ezani për namazin e xhumasë, myslimanët duhet t'i lënë të gjitha punët e tjera e të shkojnë në namaz, por jo duke u ngutur e ngarendur me këmbë (fizikisht), por me qëllim e zemër (shpirtërisht). Ezani i përmendur këtu nënkupton ezanin epse në kohën e Pejgamberit ka qenë thirrë vetëm një ezan, që thirret kur imami është në hutbe, e jo ai që thiret më herët, sepse në kohën e Pejgamberit ka qenë thirrë vetëm një ezan, kurse në kohën e Othmanit, halifit të tretë, kur zgjerohet qyteti i Medinës dhe myslimanët nuk dinin kohën e saktë të xhumasë, thirrej edhe një ezan pak më heret.

Në një ditë xhumaje, kur Pejgamberi ishte në hutbe duke e këshilluar xhematin, vjën një karvan devesh prej Shamit me ushqim e me gjëra të tjera të nevojshme për medinasit. Zakonisht kur vinte ndonjë karvan i tillë përcillej me daulle për të lajmëruar banorët, por edhe si lojë e dëfrim. Kështu, njerëzit e lëshuan dëgjimin e hutbes, duke menduar se e kanë kryer detyrën, pse namazi falej para hutbes dhe shkojnë te ajo tregti e te ajo daulle, e mbesin duke dëgjuar nja dymbëdhjetë veta ose pak më shumë. Për këtë arsye shpallet ky ajet dhe u tërhiqet vërejtja se furnizuesi më i mirë është Zoti, edhe pse furnizoheshin me anën e atyre karvaneve.

Namazi i xhumasë është obligim për të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh disa kushte që janë parashtuar më vonë.

Dita e xhumasë është ditë e tubimit më të madh gjatë javës në një namaz që e falin së bashku, e nuk është ditë e ndejes, andaj thuhet gjallëroni pasi të kryhet namazi. Rreth ditës së lavdishme të xhumasë, namazit të saj etj., ekzistojnë shumë hadithe në përmbledhjet e muhadithinëve, Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Xhumuatu. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 62:11

Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët në lidhje me atë që ndodhi një ditë xhumaje, kur Profeti ﷺ ishte duke mbajtur hytben në xhami. Në këtë kohë, njerëzit dëgjuan për një karvan plot me mallra tregtie, që kishte ardhur në Medinë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë.” - Kështu, ata filluan të largoheshin nga xhamia, duke e lënë Profetin ﷺ duke mbajtur hytbe. Në këtë mënyrë, ata treguan mungesë të theksuar edukate dhe respekti ndaj Profetit ﷺ dhe ndaj një adhurimi të rëndësishëm, siç është falja e xhumasë. Kështu e kanë shpjeguar disa tabiinë, mes të cilëve Ebu Alije, Haseni, Zejd Ibn Eslemi, Katadja etj. Mukatil Ibn Hajjani pretendon se ky karvan me mallra ishte i Dihjetu Ibn Halifes, përpara se të pranonte Islamin, dhe shoqërohej me daulle. Sapo e dëgjuan, për - veç një pakice, të gjithë njerëzit u larguan nga xhamia, për të shkuar te karvani i sapo - ardhur, duke e lënë Profetin e Allahut në

këmbë në minber. Për këtë ndodhi kanë ardhur dëshmi të sakta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabiri, i cili rrëfen: 2680. “I Dërguari i Allahut ishte duke mbajtur hytbe, kur në Medinë vjen një karvan. Sapo dë - gjuan për të, njerëzit shkuan drejt tij, përveç dymbëdhjetë burrave. Atëherë u shpall: "Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë." [Buhariu dhe Muslimi.] Hafizi Ebu Jeala sjell prej Xhabir Ibn Abdilah hadithin, në të cilin ai thotë: 2681. “Në kohën që Profeti ﷺ po mbante hytbe ditën e xhuma, një karvan mbërriti në Medinë. Shokët e të Dërguarit të Allahut shkuan me shpejtësi drejt tij, aq sa me të Dërguarin e Zotit mbetën vetëm dymbëdhjetë burra. I Dërguari i Allahut tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse do të ishit larguar të gjithë dhe nëse nuk do të mbetej asnjëri prej jush, kjo luginë do t’ju përpinte në zjarr.” Atëherë u shpall ky ajet: “Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë.”. Mes atyre dymbëdhjetë burrave që qëndruan ishte Ebu Bekri dhe Umeri, - Allahu qoftë i kënaqur me ta!” 143 Thënia: “... duke të lënë ty në këmbë” është provë që dëshmon se imami e mban hytben e xhumasë duke qëndruar në këmbë. Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Xhabir Ibn Samra, i cili thotë: 2682. “Profeti, (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) mbante dy hytbe, mes të cilave ulej. Gjatë tyre, ai lexonte Kuran dhe përkujtonte njerëzit.” 144 Këtu është diçka, që duhet theksuar. Kjo histori që u tregua, ndodhi në kohën kur i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e mbante hytben e xhumasë pas faljes së namazit, siç e ka sjellë Ebu Daudi në kapitullin e haditheve mursel, me senedin e tij nga Ebu Muadh Bukair Ibn Mearuf, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Mukatil Ibn Hajanin të thotë: “I Dërguari i Zotit e falte namazin e xhumasë para se të mbante hutben, siç vepronte në dy Bajramet. Një ditë, kur Profeti (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të!) ishte duke mbajtur hutbe, pasi kishte falur namazin e xhumasë, një burrë hyri dhe tha: “Ka ardhur Dihje Ibn Halife me mall tregtie!”. Kështu, me të mbetën vetëm një grup i vogël besimtarësh.” - “Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia.” - Shpërblimet e Allahut në jetën e ahiretit janë shumë më të mëdha dhe më të mira sesa kënaqësitë dhe tregtia e kësaj dynjaje. - “Allahu është Furnizuesi më i mirë! ” - Për ata që i mbështeten Allahut siç duhet dhe e kërkojnë rizkun në kohën dhe mënyrën e duhur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 62:9–62:11

- “O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen!” - Allahu i Lartësuar i urdhëron robtë e Tij besimtarë që të jenë të pranishëm në namazin e xhumasë, madje të nxitojnë për këtë. Ai urdhëron që ata t’i përgjigjen thirrjes për këtë namaz, duke nxituar e duke u kujdesur që ai të jetë angazhimi më i rëndësishëm i asaj dite. Kësisoj, fjala “nxitoni” në ajet nuk nënkupton rendjen me vrap apo të ecurit me nxitim, që janë të ndaluara të bëhen, por ka për qëllim përkushtimin maksimal ndaj namazit të xhumasë. I Lartësuari na urdhëron që, sapo të thirret ezani, ta ndërpresim tregtinë dhe angazhimi ynë i vetëm të jetë pjesëmarrja në aktivitetin e ditës së xhuma. Allahu i Lartësuar na mëson se përgjigjja ndaj kësaj ftese është më e mirë dhe më e begatshme se angazhimi me tregti. Nuk lejohet kurrsesi braktisja e këtij namazi, i cili është një nga detyrimet më të forta.

- “Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini.” - Nëse e dini që shpërblimi i përgatitur tek Allahu është më i mirë dhe i përjetshëm dhe se kush i jep përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, ai ka dështuar dhe ka rënë në humbje të vërtetë, duke menduar se është duke fituar. Urdhri për lënien e shitblerjes vlen vetëm për kohën gjatë namazit, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut,...” - Pasi të falet namazi, mund të shpërndaheni për të kërkuar fitimin e ndershëm. Duke qenë se angazhimi me shitblerje mund ta hutojë besimtarin, Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta shpeshtojmë kujtimin e Tij, duke na treguar kështu atë që i mban zemrat tona gjallë: - “...por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!” - Duhet ta përmendim Allahun në çdo gjendje: kur jemi në këmbë, kur jemi ulur, kur jemi shtrirë apo të mbështetur. Nëse e bëjmë këtë, Ai premton se do të gjejmë shpëtim. Sigurisht, shpeshtimi i kujtimit të Allahut është një nga shkaqet më të mëdha të suksesit në çdo fushë. - “Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre,...” - Ata dalin me nxitim nga xhamia, të joshur nga kotësitë e kësaj dynjaje, duke e lënë mirësinë e vërtetë. Allahu i Madhëruar thotë: - “...duke të lënë ty në këmbë.” - Kjo ndodhi një ditë xhumaje, kur Profeti (a.s.) ishte duke mbajtur hytben në xhami. Në këtë kohë, njerëzit dëgjuan për një karvan plot me mallra tregtie, që kishte ardhur në Medinë, dhe filluan të largoheshin nga xhamia, duke e lënë Profetin duke mbajtur hytbe. Kështu, ata treguan mungesë të theksuar edukate dhe respekti ndaj Profetit (a.s.) dhe ndaj një adhurimi të rëndësishëm, siç është falja e xhumasë. Ata braktisën diçka që nuk duhet ta braktisnin kurrë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë!” – Shpërblimi me mirësi dhe begati për devotshmërinë ndaj Zotit, është shumë më i mirë sesa tregtia, lojrat dhe kotësitë. Është e vërtetë që nëpërmjet tregtisë arrihen disa dobi e mirësi, por ato janë shumë pak, madje të mundimshme, kur i krahason me mirësitë e shumta të ahiretit. Durimi në zbatimin e urdhrave të Allahut nuk duhet të mendohet kurrë si shkak i varfërimit, sepse Allahu i Lartësuar është Furnizuesi më i mirë. Ata që bëhen të devotshëm ndaj Allahut do të furnizohen prej andej nga nuk e mendojnë e nuk e llogarisin fare. Nga këto ajete nxirren shumë dobi: - Adhurimi i xhumasë është detyrim për secilin besimtar. Është detyrë, gjithashtu, përkushtimi në plotësimin e këtij adhurimi. - Dëgjimi i të dyjave pjesëve të hytbes së xhumasë është farz, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “...nxitoni për atje ku përmendet Allahu”, dhe është komentuar se këtu flitet për dy pjesët e hytbes. - Ligjshmëria e thirrjes së ezanit ditën e xhuma, madje urdhërimi për të. - Ndalesa e shitblerjes pas thirrjes së ezanit. Shitblerja gjatë kësaj kohe është haram, sepse ajo të pengon nga plotësimi i detyrimit. Kjo tregon se çdo çështje, edhe nëse në origjinë mund të jetë e lejuar, nëse në ndonjë gjendje të caktuar ajo të pengon nga kryerja e një detyrimi, atëherë ajo konsiderohet e palejueshme. - Në këto ajete urdhërohemi që të jemi të pranishëm në të dyja hutbet e ditës së xhuma dhe qortohet rëndë ai që nuk merr pjesë në to. Në mënyrë indirekte, kuptohet gjithashtu se gjatë dy hytbeve është detyrë heshtja dhe përqendrimi në dëgjimin e ligjëratës. - Ajetet na mësojnë se si duhet të veprojë robi i cili, kur thirret në adhurimin e Allahut, gjen vështirësi në veten e vet, sepse joshet nga argëtimet dhe kënaqësitë e kësaj dynjaje, përfshi edhe tregtinë. Në të tilla raste, ilaçi më i mirë për t’u bërë i

qëndrueshëm në adhurimin e Allahut, duke mos u kotur në plotësimin e dëshirave të nefsit, është që robi t’i kujtojë vetvetes mirësitë dhe begatitë e shumta që Allahu i Lartësuar premton për besimtarët që u japin përparësi veprave që kënaqin Atë, kundrejt epshit dhe dëshirave të tyre. Këtu përfundon tefsiri i sures Xhumua, dhe falënderimi i takon Allahut të Madhëruar!

← Xhuma 62:11