66. Tahrim

سورة التحريم 12 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَۖ تَبۡتَغِي مَرۡضَاتَ أَزۡوَٰجِكَۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Ja ‘ejjuha en-nebiju lime tuherrimu ma ‘ehellel-lahu leke tebtegi merdæte ‘ezwaxhike wel-lahu gafurun Rehimun

O Profet! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu, duke kërkuar t’u bësh qejfin grave të tua?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

2

قَدۡ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمۡ تَحِلَّةَ أَيۡمَٰنِكُمۡۚ وَٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ

Kad feredel-lahu lekum tehillete ‘ejmanikum wel-lahu mewlakum we huwel-’alimul-hekimu

Allahu ka përcaktuar një mënyrë për t’u liruar nga betimet tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.

3

وَإِذۡ أَسَرَّ ٱلنَّبِيُّ إِلَىٰ بَعۡضِ أَزۡوَٰجِهِۦ حَدِيثٗا فَلَمَّا نَبَّأَتۡ بِهِۦ وَأَظۡهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ عَرَّفَ بَعۡضَهُۥ وَأَعۡرَضَ عَنۢ بَعۡضٖۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتۡ مَنۡ أَنۢبَأَكَ هَٰذَاۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

We ‘idh ‘eserre en-nebiju ‘ila ba’di ‘ezwaxhihi hedithæn felemma nebbe’et bihi we ‘edhherehu Ellahu ‘alejhi ‘arrefe ba’dehu we ‘a’rede ‘an ba’din felemma nebbe’eha bihi kalet men ‘enbe’eke hadha kale nebbe’enijel-’alimul-habiru

Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo. Kur i Dërguari ia tregoi asaj të fshehtën, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Mirinformuari”.

4

إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدۡ صَغَتۡ قُلُوبُكُمَاۖ وَإِن تَظَٰهَرَا عَلَيۡهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوۡلَىٰهُ وَجِبۡرِيلُ وَصَٰلِحُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ

‘In tetuba ‘ila Ellahi fekad segat kulubukuma we ‘in tedhahera ‘alejhi fe’innall-llahe huwe mewlahu we xhibrilu we salihul-mu’uminine wel-mela’iketu ba’de dhalike dhehirun

Nëse ju të dyja[372] ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t’ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[372] Vargu bën fjalë për dy nga gratë e Profetit Muhamed (a.s.), Hafsanë dhe Aishen, të përfshira në ngjarjen e përhapjes së sekretit të Profetit (a.s.).
5

عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبۡدِلَهُۥٓ أَزۡوَٰجًا خَيۡرٗا مِّنكُنَّ مُسۡلِمَٰتٖ مُّؤۡمِنَٰتٖ قَٰنِتَٰتٖ تَٰٓئِبَٰتٍ عَٰبِدَٰتٖ سَٰٓئِحَٰتٖ ثَيِّبَٰتٖ وَأَبۡكَارٗا

‘Asa rebbuhu ‘in tellekakunne ‘en jubdilehu ‘ezwaxhæn hajræn minkunne muslimatin mu’uminatin kanitatin ta’ibatin ‘abidatin sa’ihatin thejjibatin we ‘ebkaræn

Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, besimtare, të bindura, të kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (të Allahut), agjëruese, të martuara më parë ose të virgjëra.

6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَأَهۡلِيكُمۡ نَارٗا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُ عَلَيۡهَا مَلَٰٓئِكَةٌ غِلَاظٞ شِدَادٞ لَّا يَعۡصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ku ‘enfusekum we ‘ehlikum naræn wekuduha en-nasu wel-hixharetu ‘alejha mela’iketun giladhun shidadun la ja’sunel-lahe ma ‘emerehum we jef’alune ma ju’umerune

O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.

7

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَعۡتَذِرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine keferu la ta’tedhirul-jewme ‘innema tuxhzewne ma kuntum ta’melune

O ju, që nuk keni besuar! Mos u shfajësoni sot (në Ditën e Gjykimit), sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë.

8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu tubu ‘ila Ellahi tewbeten nesuhæn ‘asa rebbukum ‘en jukeffire ‘ankum sejji’atikum we judhilekum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu jewme la juhzi Ellahu en-nebije wel-ledhine ‘amenu me’ahu nuruhum jes’a bejne ‘ejdihim we bi’ejmanihim jekulune rebbena ‘etmim lena nurena we egfir lena ‘inneke ‘ala kulli shej’in kadirun

O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.

9

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Ja ‘ejjuha en-nebiju xhahidil-kuffare wel-munafikine we egludh ‘alejhim we me’wahum xhehennemu we bi’sel-mesiru

O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!

10

ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمۡرَأَتَ نُوحٖ وَٱمۡرَأَتَ لُوطٖۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَيۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَٰلِحَيۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ يُغۡنِيَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَقِيلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّٰخِلِينَ

Derebel-lahu methelæn lilledhine keferu eimre’ete nuhin we eimre’ete lutin kaneta tehte ‘abdejni min ‘ibadina salihejni fehanetahuma felem jugnija ‘anhuma minel-lahi shej’æn we kile edhula en-nare me’a ed-dahiline

Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t’i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”

11

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

We derebel-lahu methelæn lilledhine ‘amenu eimre’ete fir’awne ‘idh kalet rabbi ebni li ‘indeke bejtæn fil-xhenneti we nexhxhini min fir’awne we ‘amelihi we nexhxhini minel-kawmi edh-dhalimine

Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”

12

وَمَرۡيَمَ ٱبۡنَتَ عِمۡرَٰنَ ٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتۡ بِكَلِمَٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتۡ مِنَ ٱلۡقَٰنِتِينَ

We merjeme ebnete ‘imranel-leti ‘ehsenet ferxheha fenefehna fihi min ruhina we seddekat bikelimati rabbiha we kutubihi we kanet minel-kanitine

Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë[373] (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte nga të devotshmit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[373] “nga shpirti Ynë”: pra, nga shpirti që është krijesa Jonë (e Allahut).