67. Mulk

سورة الـملك 30 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Xhuzi 29
1

تَبَٰرَكَ ٱلَّذِي بِيَدِهِ ٱلۡمُلۡكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Tebarekel-ledhi bijedihil-mulku we huwe ‘ala kulli shej’in kadirun

Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ

el-Ledhi halekal-mewte wel-hejæte lijebluwekum ‘ejjukum ‘ehsenu ‘amelæn we huwel-’azizul-gafuru

Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ طِبَاقٗاۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلۡقِ ٱلرَّحۡمَٰنِ مِن تَفَٰوُتٖۖ فَٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ هَلۡ تَرَىٰ مِن فُطُورٖ

el-Ledhi haleka seb’a semawatin tibakæn ma tera fi halki er-Rehmani min tefawutin farxhi’il-besere hel tera min futurin

Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

ثُمَّ ٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ كَرَّتَيۡنِ يَنقَلِبۡ إِلَيۡكَ ٱلۡبَصَرُ خَاسِئٗا وَهُوَ حَسِيرٞ

Thumme erxhi’il-besere kerretejni jenkalib ‘ilejkel-beseru hasi’æn we huwe hesirun

Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَلَقَدۡ زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِمَصَٰبِيحَ وَجَعَلۡنَٰهَا رُجُومٗا لِّلشَّيَٰطِينِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابَ ٱلسَّعِيرِ

We lekad zejjenna es-sema’e ed-dunja bimesabihe we xhe’alnaha ruxhumæn lilshshejatini we ‘a’tedna lehum ‘adhabe es-sa’iri

Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَلِلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

We lilledhine keferu birebbihim ‘adhabu xhehenneme we bi’sel-mesiru

Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

إِذَآ أُلۡقُواْ فِيهَا سَمِعُواْ لَهَا شَهِيقٗا وَهِيَ تَفُورُ

‘Idha ‘ulku fiha semi’u leha shehikæn we hije tefuru

Kur të hidhen aty, do të dëgjojnë ulërimën e tij, ndërkohë që ai vlon*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ ٱلۡغَيۡظِۖ كُلَّمَآ أُلۡقِيَ فِيهَا فَوۡجٞ سَأَلَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَذِيرٞ

Tekadu temejjezu minel-gajdhi kullema ‘ulkije fiha fewxhun se’elehum hazenetuha ‘elem je’tikum nedhirun

gati për të shpërthyer me furi. Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t’i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

قَالُواْ بَلَىٰ قَدۡ جَآءَنَا نَذِيرٞ فَكَذَّبۡنَا وَقُلۡنَا مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ كَبِيرٖ

Kalu bela kad xha’ena nedhirun fekedhdhebna we kulna ma nezzelel-lahu min shej’in ‘in ‘entum ‘illa fi delalin kebirin

“Po - do të përgjigjen ata - na kanë ardhur vërtet paralajmërues, por ne i quajtëm ata gënjeshtarë dhe thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë; ju jeni në një humbje të madhe”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَقَالُواْ لَوۡ كُنَّا نَسۡمَعُ أَوۡ نَعۡقِلُ مَا كُنَّا فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ

We kalu lew kunna nesma’u ‘ew na’kilu ma kunna fi ‘eshabi es-sa’iri

Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فَٱعۡتَرَفُواْ بِذَنۢبِهِمۡ فَسُحۡقٗا لِّأَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ

Fa’terefu bidhenbihim fesuhkæn li’shabi es-sa’iri

Kështu, ata do ta pranojnë gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e Zjarrit Flakërues!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٞ

‘Innel-ledhine jehshewne rebbehum bil-gajbi lehum megfiretun we ‘exhrun kebirun

Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَأَسِرُّواْ قَوۡلَكُمۡ أَوِ ٱجۡهَرُواْ بِهِۦٓۖ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We ‘esirru kawlekum ‘ew exhheru bihi ‘innehu ‘alimun bidhati es-suduri

Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

أَلَا يَعۡلَمُ مَنۡ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ

‘Ela ja’lemu men haleka we huwel-letiful-habiru

E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ ذَلُولٗا فَٱمۡشُواْ فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رِّزۡقِهِۦۖ وَإِلَيۡهِ ٱلنُّشُورُ

Huwel-ledhi xhe’ale lekumul-’erde dhelulæn famshu fi menakibiha we kulu min rizkihi we ‘ilejhi en-nushuru

Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

ءَأَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يَخۡسِفَ بِكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ

‘E’emintum men fi es-sema’i ‘en jehsife bikumul-’erde fe’idha hije temuru

A jeni të sigurt se kush është në qiell nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

أَمۡ أَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ حَاصِبٗاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ كَيۡفَ نَذِيرِ

‘Em ‘emintum men fi es-sema’i ‘en jursile ‘alejkum hasibæn feseta’lemune kejfe nedhiri

A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

وَلَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

We lekad kedhdhebel-ledhine min kablihim fekejfe kane nekiri

Edhe ata që ishin para jush i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e tyre. Eh, sa i ashpër ka qenë ndëshkimi Im!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ فَوۡقَهُمۡ صَٰٓفَّٰتٖ وَيَقۡبِضۡنَۚ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱلرَّحۡمَٰنُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءِۭ بَصِيرٌ

‘Ewelem jerew ‘ilat-tejri fewkahum saffatin we jekbidne ma jumsikuhunne ‘illa er-Rehmanu ‘innehu bikulli shej’in besirun

A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ جُندٞ لَّكُمۡ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ إِنِ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ

‘Emmen hadhal-ledhi huwe xhundun lekum jensurukum min duni er-Rehmani ‘inil-kafirune ‘illa fi gururin

Kush është ai, që mund t’ju ndihmojë si një ushtri e tërë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي يَرۡزُقُكُمۡ إِنۡ أَمۡسَكَ رِزۡقَهُۥۚ بَل لَّجُّواْ فِي عُتُوّٖ وَنُفُورٍ

‘Emmen hadhal-ledhi jerzukukum ‘in ‘emseke rizkahu bel lexhxhu fi ‘utuwin we nufurin

Kush janë ata, që do t’ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato? Por ata janë zhytur në kryeneçësi e mendjemadhësi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

أَفَمَن يَمۡشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجۡهِهِۦٓ أَهۡدَىٰٓ أَمَّن يَمۡشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

‘Efemen jemshi mukibbæn ‘ala wexhhihi ‘ehda ‘emmen jemshi sewijæn ‘ala siratin mustekimin

A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

قُلۡ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُمۡ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

Kul huwel-ledhi ‘enshe’ekum we xhe’ale lekumu es-sem’a wel-’ebsare wel-’ef’idete kalilæn ma teshkurune

Thuaju: “Është Ai që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e falënderoni!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

قُلۡ هُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

Kul huwel-ledhi dhere’ekum fil-’erdi we ‘ilejhi tuhsherune

Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We jekulune meta hadhal-wa’du ‘in kuntum sadikine

Ata thonë: “Atëherë, kur (do të vijë) ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Kul ‘innemal-’ilmu ‘indel-lahi we ‘innema ‘ena nedhirun mubinun

Thuaju: “Dijenia (për këtë) i përket vetëm Allahut, kurse unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

فَلَمَّا رَأَوۡهُ زُلۡفَةٗ سِيٓـَٔتۡ وُجُوهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَقِيلَ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَدَّعُونَ

Felemma re’ewhu zulfeten si’et wuxhuhul-ledhine keferu we kile hadhal-ledhi kuntum bihi tedda’une

Kur të shohin dënimin për së afërmi, fytyrat e atyre që mohuan do të zymtohen dhe, atëherë, do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni kërkuar të shpejtohej!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَهۡلَكَنِيَ ٱللَّهُ وَمَن مَّعِيَ أَوۡ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ ٱلۡكَٰفِرِينَ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ

Kul ‘ere’ejtum ‘in ‘ehlekenijel-lahu we men ma’i ‘ew Rehimena femen juxhirul-kafirine min ‘adhabin ‘elimin

Thuaj: “Mendoni: në qoftë se Allahu më shkatërron mua dhe ndjekësit e mi apo na mëshiron, kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

قُلۡ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ءَامَنَّا بِهِۦ وَعَلَيۡهِ تَوَكَّلۡنَاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Kul huwe er-Rehmanu ‘amenna bihi we ‘alejhi tewekkelna feseta’lemune men huwe fi delalin mubinin

Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi; ne Atë besojmë dhe tek Ai mbështetemi e ju, sigurisht, do ta merrni vesh se kush do të jetë në humbje të plotë”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَصۡبَحَ مَآؤُكُمۡ غَوۡرٗا فَمَن يَأۡتِيكُم بِمَآءٖ مَّعِينِۭ

Kul ‘ere’ejtum ‘in ‘esbehe ma’uukum gawræn femen je’tikum bima’in ma’inin

Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A