نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Nun wel-kalemi we ma jesturune
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë*
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Nun wel-kalemi we ma jesturune
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë*
مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ
Ma ‘ente bini’meti rabbike bimexhnunin
se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.*
وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ
We ‘inne leke le’exhræn gajre memnunin
Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer*
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
We ‘inneke le’ala hulukin ‘adhimin
se ti je me virtyte madhore.*
فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ
Fesetubsiru we jubsirune
Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata[374] do ta shohin,*
بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ
Bi’ejjjikumul-meftunu
se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.*
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ
‘Inne rebbeke huwe ‘a’lemu bimen delle ‘an sebilihi we huwe ‘a’lemu bil-muhtedine
Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.*
فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Fela tuti’il-mukedhdhibine
Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!*
وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ
We ddu lew tud/hinu fejud/hinune
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.*
وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ
We la tuti’ kulle hellafin mehinin
Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,*
هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ
Hemmazin meshsha’in binemimin
shpifaraku, që përhap thashetheme,*
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Menna’in lilhajri mu’tedin ‘ethimin
penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,*
عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
‘Utullin ba’de dhalike zenimin
të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,*
أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ
‘En kane dha malin we benine
vetëm se është i pasur dhe ka shumë djem.*
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
‘Idha tutla ‘alejhi ‘ajatuna kale ‘esatirul-’ewweline
Kur i lexohen shpalljet tona, ai thotë: “Këto janë vetëm përralla të të lashtëve!”*
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ
Senesimuhu ‘alel-hurtumi
Ne do t’ia damkosim hundën!*
إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ
‘Inna belewnahum kema belewna ‘eshabel-xhenneti ‘idh ‘eksemu lejesrimunneha musbihine
Ne i kemi vënë në provë ata (banorët e Mekës), ashtu siç i sprovuam të zotët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i vilnin frutat*
وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ
We la jestethnune
e nuk patën thënë “Në dashtë Zoti”!*
فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ
Fetafe ‘alejha ta’ifun min rabbike we hum na’imune
Kështu, kopshtin e goditi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata po flinin*
فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ
Fe’esbehet kalsserimi
dhe gdhiu si i kositur.*
فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ
Fetenadew musbihine
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:*
أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ
‘Eni egdu ‘ala herthikum ‘in kuntum sarimine
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëse doni t’i vilni frutat!”*
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ
Fanteleku we hum jetehafetune
Dhe u nisën duke pëshpëritur:*
أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ
‘En la jedhulennehal-jewme ‘alejkum miskinun
“Të mos lejojmë asnjë të vobekët që të hyjë në kopshtin tonë!”*
وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ
Wegadew ‘ala herdin kadirine
Ata u nisën herët, të vendosur në atë që thanë.*
فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ
Felemma re’ewha kalu ‘inna ledallune
Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;*
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
Bel nehnu mehrumune
madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”*
قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ
Kale ‘ewsetuhum ‘elem ‘ekul lekum lewla tusebbihune
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”*
قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Kalu subhane rabbina ‘inna kunna dhalimine
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”*
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ
Fe’ekbele ba’duhum ‘ala ba’din jetelawemune
Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.*
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
Kalu ja wejlena ‘inna kunna tagine
“Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!*
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
‘Asa rebbuna ‘en jubdilena hajræn minha ‘inna ‘ila rabbina ragibune
Zoti ynë mund të na japë një kopsht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”*
كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
Kedhalikel-’adhabu we le’adhabul-’ahireti ‘ekberu lew kanu ja’lemune
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!*
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
‘Inne lilmuttekine ‘inde rabbihim xhennati en-na’imi
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.*
أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ
‘Efenexh’alul-muslimine kalmuxhrimine
Vallë, a t’i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!*
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Ma lekum kejfe tehkumune
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!*
أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ
‘Em lekum kitabun fihi tedrusune
A keni ndonjë libër, që ju premton,*
إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
‘Inne lekum fihi lema tehajjerune
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!*
أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ
‘Em lekum ‘ejmanun ‘alejna baligatun ‘ila jewmil-kijameti ‘inne lekum lema tehkumune
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?*
سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Selhum ‘ejjuhum bidhalike za’imun
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.*
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ
‘Em lehum shureka’u felje’tu bishureka’ihim ‘in kanu sadikine
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t’i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.*
يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ
Jewme jukshefu ‘an sakin we jud’awne ‘ila es-suxhudi fela jesteti’une
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!*
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ
Hashi’aten ‘ebsaruhum terhekuhum dhilletun we kad kanu jud’awne ‘ila es-suxhudi we hum salimune
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).*
فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Fedherni we men jukedhdhibu bihedhal-hedithi senestedrixhuhum min hejthu la ja’lemune
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.*
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
We ‘umli lehum ‘inne kejdi metinun
Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!*
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ
‘Em tes’eluhum ‘exhræn fehum min megremin muthkalune
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?*
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ
‘Em ‘indehumul-gajbu fehum jektubune
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?*
فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ
Fasbir lihukmi rabbike we la tekun kesahibil-huti ‘idh nada we huwe mekdhumun
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!*
لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ
Lewla ‘en tedarekehu ni’metun min rabbihi lenubidhe bil-’ara’i we huwe medhmumun
Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!*
فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Faxhtebahu rebbuhu fexhe’alehu mine es-salihine
Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.*
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ
We ‘in jekadul-ledhine keferu lejuzlikuneke bi’ebsarihim lemma semi’u edh-dhikre we jekulune ‘innehu lemexhnunun
Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”*
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
We ma huwe ‘illa dhikrun lil’alemine
Por Kurani është vetëm këshillë për botët.*
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.